VIDEO/ Filmi mbi Gërdecin: Ja si do duken aktorët që luajnë Shkëlzen Berishën dhe Diverolin

25 Mars 2016, 15:44Politika TEMA
VIDEO/ Filmi mbi Gërdecin: Ja si do duken aktorët që luajnë

Gërdeci ishte një tragjedi, një histori mes aferash dhe me shumë pikëpyetje të abuzimit të pushtetit, pas së cilës u strehuan edhe persona të kërkuar për trafik ndërkombëtar të armëve siç është rasti i Efraim Diverolit.

Dhe janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përmes “Hollywood”-it do të risjellë historinë e gansterëve të Gërdecit, më konkretisht të Diverolit dhe të Shkëlzen Berishës.

Warner Bros ka publikuar trajlerin e parë të filmit komik “War Dogs” me aktorët Johan Hill dhe Miles Teller, i cili bazohet në një histori të vërtetë.

Protagonistët në film janë dy të rinj të cilët bëhen tregtarë armësh për llogari të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përfituar dhe mbyllur kontrata shumë miliona dollarëshe dhe jetuar në jetë të nivelit të lartë, para se gjithçka të shembej.

Ky film i regjisorit të ciklit “Një nate Luanësh”, i përshtatet shumë shpirtit të filmit “Pain & Gain” apo “Ujku i Wall Street”. Ai vë në lojë me një histori që sigurisht është frustuese për personat që janë pjesë e saj, argëtuese për ata që kanë ambicie jashtë mundësive të tyre dhe e jashtëzakonshme për të gjithë të tjerët. Pjesa më e çmendur e gjithë kësaj çështje, është se ndryshe nga Hangover, ajo bazohet në një histori të vërtetë. Posteri i filmit është frymëzuar gjithashtu nga ai i filmit “Njeriu me Shenjë”.

Bazuar në një histori të vërtetë “War Dogs” ndjek dy shokë rreth të 20-ve (Hill dhe Teller) që jetojnë në Majemi. Gjatë luftës së parë në Irak, ata shfrytëzojnë një iniciativë pak të njohur të qeverisë e cila lejon bizneset e vogla të konkurrojnë për kontrata ushtarake të SHBA. Duke nisur pak e nga pak, ata arrijnë të fitojnë shumë para dhe fillojnë të bëjnë një jetë luksoze. Por të dy arrijnë maksimumin kur fitojnë një kontratë 300 milion dollarë për të furnizuar me armë ushtarët afganë një marrëveshje që i fut ata në biznes me njerëz shumë të dyshimtë, ku njëri prej tyre  rezulton të jetë edhe qeveria e ShBA.

Në skenarin e filmit, do të paraqitet “arroganca e madhe të një të riu i cili u pasurua shpejt”.

Po ku është roli i djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha?

Në qoshe të tavolinës qëndronte ulur një djalosh me sy të akullt si të peshkaqenit, i cili nuk fliste. Ishte djali i kryeministrit, një anëtar i “Familjes”, siç njihej rëndom tek shqiptarët. Marrëveshja për të cilën ndodhej atje, më pas do ta çonte Diverolin në burg. 2 milionë fishekët që duhet të dërgoheshin në Kabul nga Tirana, duhej më parë të ripaketoheshin për të hequr germat kineze të kutive origjinale. Shqiptarët i kishin këto rezerva municionesh për dekada të tëra, por gjurmët kineze do t’u shkaktonin “çunave” telashe me ligjin. Me njëmijë e një praktika korruptive, u bë e mundur që municionet të transferoheshin në Kabul,” bëhet e ditur në skenar.

Efraim Diveroli, u bë i njohur në Shqipëri si pronari i firmës që falsifikonte origjinën fishekëve kinezë në Gërdec e pas ripaketimit, ia dërgonte ushtrisë amerikane në Afganistan. Ai u arrestua në 2008-tën nga autoritetet amerikane për trafik armësh.

5 komente në “VIDEO/ Filmi mbi Gërdecin: Ja si do duken aktorët që luajnë Shkëlzen Berishën dhe Diverolin”

  1. Pilo Lala says:

    Ka shume skena qe jane interesante per Hollivudin.
    Vrasja e Kosta Trebickes.
    Mund te futet edhe Liri Berisha, gruaja e Berishes, qe kishte futur baxhanakun, djalin ne ate afere.
    Duket si gje me vlere qe ndihmon Shqiptaret per te pare kush eshte familja kriminale Berisha.

  2. RILINDJA ME BYTHE PERPJETE says:

    PASI KJO RILINDJE NUK PO ARRIN ASGJE PER TE BERE ,pos hashashit ne tere shqiperine,korupcion,vjedhje, varferi,vrassje kudo tani edhe edhe ky filme mbeti mangu na rrofsh oj rilindje

  3. mediu says:

    Shikoni ku kemi mbritur o njerez. hollivudi ben film, per gerdecin, djalin e saliut ,qe nuk njihte baxhanakun, dhe prokuroria shqipetare as nuk e ka thirrur Shkelzenin qoft edhe si deshmitare. Po fudulli i berishes deklaron se ska lidhje me gerdecin dhe diverolin. filmi bazohet ne nje ngjarje te vertete, po po te pyesesh Shkelzwnin apo Saliun ,kjo ngjarje nuk ka ndodhur,biles edhe po te kete ndodhur ate e ka shkaktuar edi rama ose ndokush tjeter ,se keshtu i shperndan pergjrgjesite saliu.

  4. SKENDERBEU says:

    NUK KA RILINDJE ORE IDIOTA AS BLU AS ROZE AS TE KUQ JANE TE GJITHE NJESOJ.MOTUA ESHTE GRABITE DHE LLOMOTIT TI MBUSHIM
    MENDJEN NJERZVE (DELEVE)

  5. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Po mire , ja u be dhe filmi .
    Cfare do te ndryshoje ?
    Asgje.
    Ne ndonje seance ne parlament , do fillojne perseri debatet fyerjet dhe talljet midis Berishes e te tjereve.
    Cudia me e madhe do te zgjase jo 3 , po vetem 1 dite ne parlament.
    Diten tjeter do harrohet.
    Shkelzeni do ta shohe vete filmin , do tallet dhe do kujtoje edhe njehere se nuk I hyn asnje gjemb ne kembe pavaresisht se cfare ben.
    Po keshtu edhe Mediu me te tjeret.
    Ky film , nuk do jete akuze per Shkelzenin Mediun e te tjeret , por tallje per familjet e viktimave dhe popullin shqiptar qe klasa politike e ka marre neper kembe gjithe keto vite.
    A I con njeri dot ne gjyq keta njerez ?
    Jo.
    Atehere gjerat e tjera s’kane rendesi.
    Nese kjo do jete komedi , per disa njerez do jete per te qeshur , por per familjet e viktimave do jete nje komedi “e zeze” dhe “vajtuese” sepse do sjelln nder mend ngjarje qe u moren te dashurit e tyre , dhe askush nuk vuri drejtesi , sidomos ata qe e premtuan per ta bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje