Ja debati i plotë në grupin parlamentar: Berisha, Topalli dhe Basha bashkë kundër reformës

25 Mars 2016, 11:41Politika TEMA

Për mbi tri orë, deputetët e PD-së kanë diskutuar mbi aksionin parlamentar dhe qëndrimet që do të mbajnë për Reformën në Drejtësi. Fillimisht ka qenë kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ai që ka bërë një përmbledhje të takimeve dhe mbështetjes që ka marrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sa i takon aksionit të opozitës në Parlament, kreu i PD-së është treguar i kujdesshëm në vendimmarrje, pavarësisht kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, i cili ka propozuar variantin që demokratët të bojkotojnë Parlamentin. Qëndrimin më të fortë në mbledhjen e grupit Basha e ka pasur për marrëdhënien që PD-ja do të mbajë në raport me shumicën në Komisionin e Reformës në Drejtësi.

Duke e cilësuar një terrorizëm kushtetues atë që maxhoranca po u bën kërkesave të opozitës për dërgimin e deputetëve me konflikt interesi në Kushtetuese, Basha ka theksuar se PD-ja do të kushtëzojë pjesëmarrjen e saj në reformë. Sipas tij, për aq kohë sa shumica qeverisëse shkel Kushtetutën, përfaqësuesit e opozitës nuk mund të marrin pjesë në një tryezë ku diskutohen ndryshimet kushtetuese.

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila jo në pak raste ka shprehur kundërshti për aksionet politike të Lulzim Bashës, ka mbështetur plotësisht vendimin e tij për të kushtëzuar pjesëmarrjen në Reformën në Drejtësi.

Ish-kryeministri Berisha ka kërkuar që opozita të jetë e kujdesshme në vendimin që do të marrë për marrëdhëniet me Parlamentin, ndërkohë që ka kërkuar nga përfaqësuesit e opozitës në tryezën e reformës të jenë të kujdesshëm për çdo nen që Rama ka propozuar për kapjen e Drejtësisë.

DEBATI NE GRUPIN E PD

Lulzim Basha: Të nderuar deputetë, fillimisht dua t’ju falënderoj për aksionin opozitar që keni zhvilluar në këto ditë që unë dhe tre deputetë të grupit kemi qenë në SHBA. Dua t’ju informoj se ka qenë një vizitë e jashtëzakonshme në të gjithë kuptimin e saj. Si drejtues i Partisë Demokratike, e kam ndjerë veten të privilegjuar përballë mirënjohjes dhe vlerësimit që zyrtarët amerikanë kanë shprehur për forcën tonë politike. Kemi zhvilluar takime me ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, nga e cila kemi marrë mbështetje të plotë për aksionin opozitar, por edhe për qasjen që kemi për dekriminalizimin dhe Reformën në Drejtësi. Gjithashtu me mjaft rëndësi ka qenë takimi me drejtorin për Ballkanin në Departamentin Amerikan të Shtetit, Thomas Yazdgerdi. Në këtë takim kemi shprehur gjithë shqetësimin e opozitës lidhur me personat e inkriminuar që kanë depërtuar në Parlament, si dhe kërkesën që kemi për largimin nga Parlamenti dhe mbarimin e mandatit të Armando Prengës. Përfaqësuesit e DASH na kanë siguruar se kanë informacione për të tillë individë dhe na kanë siguruar se për këto shqetësime të ngritura do të komunikojnë edhe me përfaqësuesin më të lartë të qeverisë shqiptare. Tani sa i takon Reformës në Drejtësi, unë jam informuar nga anëtarët e komisionit mbi zhvillimet që kanë ndodhur. Mirëpo ne nuk mund të jemi me dy standarde, në reformë japim dakordësi, ndërkohë që ata në Parlament injorojnë kërkesat tona për dërgimin e deputetëve të tyre në Kushtetuese. Pjesëmarrja jonë në tryezën e Reformës në Drejtësi do të kushtëzohet nga qëndrimi që ata do të mbajnë me kërkesat tona. Ne eksperimente me Reformën në Drejtësi se kështu duan ata nuk bëjmë. Si mundet ne të jemi në një tryezë, kur flitet për ndryshime kushtetuese në një kohë që ata e injorojnë Kushtetutën dhe nuk e respektojnë atë? Për këtë u kërkoj deputetëve të opozitës të jenë të qartë në komision dhe të deklarojnë se për aq kohë sa nuk do të ketë reflektim nga shumica për dërgimin e deputetëve të tyre në Kushtetuese, nuk mund të diskutojmë për reformë.

Jozefina Topalli: Kjo është diçka për të cilën bie edhe unë dakord. Se jemi duke mbajt një qëndrim në Parlament, ndërkohë që ata janë duke injoru çdo kërkesë dhe duke u sjellë në mënyrë arrogante. Nuk mund të ketë ndryshime kushtetuese nga ata që nuk kanë respekt dhe janë shkelësit kryesorë të Kushtetutës.

Lulzim Basha: Ajo që ata janë duke bërë është terrorizëm kushtetues. Kemi tri javë që u kërkojmë që të dërgojnë në Kushtetuese Valentinën dhe Rakipin, të dy të kapur në konflikt interesi. Dhe për çfarë duhet të flasim për Reformë në Drejtësi? Kur këta nuk kanë respekt për Kushtetutën? Ky është qëndrimi që do të kemi, edhe sa i takon marrëdhënies me Parlamentin, do të ashpërsojmë qëndrimet tona.

Arben Ristani: Unë mendoj se kjo lloj sjelljeje që kemi me Parlamentin nuk është efektive. Për aq kohë sa ata nuk kanë asnjë reagim përballë aksionit politik, unë jam i idesë që duhet të ndërpresim fare marrëdhëniet me Parlamentin. Personalisht gjykoj se bojkoti do të ishte rruga e duhur përballë një maxhorance të tillë. Ata kërkojnë konsensus për Reformën në Drejtësi, ndërkohë që injorojnë në mënyrë flagrante kërkesa bazike që ne kemi paraqitur.

Sali Berisha: Unë mendoj se duhet të jemi më të kujdesshëm në lidhje me qëndrimet që vendosim të mbajmë. Sidomos mbi ato që do të mbajmë për Reformën në Drejtësi. Përfaqësuesit tanë duhet të kundërshtojnë çdo nen që ka për synim kapjen e sistemit të Drejtësisë. Rama kërkon ta kontrollojë Drejtësinë, sepse ndryshe nuk e jep dot votën pro reformës, kjo është e qartë.

Arben Imami: Ajo që unë dua të theksoj për Reformën në Drejtësi është fakti që ne duhet të qëndrojmë solidë në parimet mbi mënyrën e ndërtimit të institucioneve. Nuk duhet që të ketë interferim të kompetencave mes institucioneve të Drejtësisë, të ruhen mandatet dhe jo të rrëzohen në varësi të oreksit të maxhorancës, të legjitimohet llogaridhënia institucionale. Me këtë dua të them që të mos ketë institucione që veprojnë tërësisht mbi institucionet e tjera, duke mos dhënë llogari askund. Gjithashtu jam kundër ekzistencës së dy institucioneve paralele. Të mos ketë dy prokurori, njësoj siç nuk mund të kemi dy parlamente, dy kryeministra, dy presidentë. Institucioni është institucion, ka tagrin e tij. Ata që janë përfaqësuesit tanë në komision të qëndrojnë fort te mbrojtja e parimeve bazë mbi të cilën ndërtohen institucionet e Drejtësisë.

Panorama

8 komente në “Ja debati i plotë në grupin parlamentar: Berisha, Topalli dhe Basha bashkë kundër reformës”

  1. DASH CUBAKU says:

    normal nuk e duan se kane duart e lyera me gjak te pafajshmish
    dhe hajdutllek mafie drog etj etj etj

    1. shqip says:

      biroja vendos; te dalim nga traktati se ne nuk i shkelim parimet. nismen tone e kane perkrahur edhe partite simotra ne mbare globin. reaksioni parlamentar socialist po intesifikon çdo dite e me teper propaganden e saj kunder partise sone heroike(shpellare) anetaret e k.q. te partise k.k.d.m.p( kush ka dru me pre) u shprehen nje zeri per largimin nga parlamenti. i derguari i kominternit sh. arben afgaristani, shprehu qarte mendimin parimor te partise, se shqupi nuk behet pale me reformen. kjo reforme eshte demaskuar nga ana e udheheqesit tone historik, sali ram berisha, si nje kapje e drejtesise nga drejtesia. vija jone talebano shpellare, nuk mund te pajtohet me kete reforme. rrofte zhin zhoni. rrofshin togat e plepave. lavdi vepres se ndritur te mullah salah barashav. qe allahu e dergofte ne ferr.

  2. Beni says:

    Hahahahahahahaha haha!

  3. delete says:

    Hajde prit hajer nga keta skorjet e PD-s. Shif kush eshte ne krye. Josefina, copa injorantes pa pike klasi por njeshi kategorise dru me pre. Pijaneci Ristani qe ne krye te KQZ fshiu bythen me Kushtetuten e shqiptareve. Dhe dyshja Sali-Lulezime qe shiten pa problem vatanin ke grekqiret. E shkreta Shqiperi ne dore te kujt ka ngel. Nga nje ane PD, nga nje ane PS, ne mes LSI. Edhe kanalet e ujrave te zeza jane me te pastra.

  4. spartaku says:

    Eshte e llogjikeshme.Ata nuk e duan reformen ne drejtesi,se jane te zhytur ne krime,kane duaret te lyera me gjakun e shqipetrareve te pafajshem.Ata jane hajdutet me te medhenje te globit.Krahasimi me ALKAPONEN e Amerikes eshte pak,ata jane me te rrezikshem.Vendi i tyre eshte vetem ne qeli,ne burgim te perjetshem.

  5. Moisi Golemi says:

    Ku eshte debati ketu?? Ata po mbeshtesin njeri-tjetrin. S’po kundershtonte kush. Debat quhet kur ka kundershtime, jo kur ka aprovime.

  6. genci says:

    Po afron dita e gjykimit ,prandaj nuk duan!

  7. sopiqoti says:

    “..Koncerti me daulle..” qe dhate ne seancen e kaluar vazhdoeni o trimat e xhaxhait te PD-s, ,se mire e keni.Pse e kushtezoni miratimin e Reformes ne Drejtesi? Mos valle ju djeg disave prej jush?Demokraci don te thote vote dhe vota e shumuces eshte vendim per pakicen,e cila ka per detyre te gjej hallka ligjore per te plotesuar kerkesat e sae.Kuvendi NUK MUND TE IMPONOHET nga zoteria e juaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje