Aleksandër Meksi: 26 vjet nga revolta në stadiumin e Kavajës

25 Mars 2016, 09:31Politika TEMA
Aleksandër Meksi: 26 vjet nga revolta në stadiumin e Kavajës

Pas rënies së Murit të Berlinit dhe Bashkimit të dy Gjermanive ishte e qartë për këdo se sistemi komunist kishte falimentuar dhe përfundimisht edhe transformimet demokratike filluan në të gjitha vendet e ish- lindjes komuniste. Ky proces i filluar nga Gorbaçovi në mëmëdheun e komunizmit me dy parullat emblemë : transparencë e pjesëmarrje, shkallë-shkallë preku të gjitha këto vende. Veç Shqipëria komuniste e Ramiz Alisë dhe Partisë së Punës, që nuk perëndon, nuk tundej nga istikami.

Kavaja mund të quhet me plotë gojën si djepi i parë i kundërshtimit masiv të shqiptarëve ndaj regjimit komunist, ku të gjithë banorët e saj, me kurajë dhe guxim, e në mënyrë spontane apo thuajse të paorganizuar, filluan rezistencën apo revoltën reale. Dy muaj më parë, në mes të janarit, ishin shkodranët, demokratë të kahershëm që tentuan të rrëzonin bustin e gjakësorit Stalin, babait shpirtëror të komunistëve shqiptarë, që mburreshin ato vite se ishin besnikë të stalinizmit dhe enveristë. E patën lënë për në 14 janar, por Sigurimi një natë përpara ditës së caktuar bëri dhjetëra arrestime, i torturoi e gjymtoi në qelitë e veta, i dënoi, e ndonjëri prej torturave, vdiq vite më vonë.

Filloi pra të frynte e të ndihej era e ndryshimeve edhe në qëndrimin e njerëzve.
Në fund të muajit ndodhi në Tiranë grumbullimi i heshtur në sheshin përpara Pallatit të Kulturës, me pritjen se diçka do ndodhte. Pavarësisht kësaj, ajo prani e heshtur e banorëve të qytetit kryesor të vendit tregoi se njerëzit kërkonin e prisnin ndryshime. Pati dhe këtu arrestime e rrahje të të arrestuarve, duke i quajtur ata organizatorë, kur dihej mirë se të tillë nuk pati, por kuptohet mirë që për regjimin ata që dolën ishin kundërshtarë.
Ramiz Alia dhe të tijtë me raprezaljet që pasuan, treguan se nuk do të lejonin që ndokush të kërkonte demokratizimin e vendit si të tjerët, e aq më tepër largimin e komunistëve nga pushteti i dalë “nga gryka e pushkës”.

Në Kavajë qysh nga fundi i vitit ’89 pati fillesa protestash nëpër mbledhje me punonjësit e të dërguar nga qendra, pati edhe trakte kundër regjimit. Tentativa organizimesh pati dhe para marsit. Kjo ishte klima antiregjim që parapriu e përgatiti protestën në stadium. Atë e nxiti dhe fjala e përhapur se “ 5 minuta para fundit të ndeshjes ngrini dy gishta lart”. Nën këtë lajm disa të rinj bënë një trakt me thirrjen “Kushtrim” për t’u ngritur kundër regjimit e për ta rrëzuar atë me forcë.

Në mes të muajit mars në Tiranë erdhi lajmi se të dielën më 25, në ndeshjen e futbollit Besa me Partizanin do të ndodhte diçka, do të kishte një demonstratë. Pritëm, dhe të nesërmen lajmet erdhën, madje plot hollësira, pavarësisht heshtjes së mediave dhe institucioneve zyrtare. Për këtë ngjarje të pritshme regjimi nuk qëndroi indiferent, por dërgoi në qytet trupat speciale e sambistë. Kur ndeshja po mbaronte, tifozët kavajas që mbushnin krejt stadiumin filluan të hidhnin parulla kundër regjimit, libra të diktatorit në tokë dhe u përleshën me trupat e ardhur enkas, duke dhënë shembullin e një kuraje të vërtetë e vetëmohuese. Ishin parullat emblemë për ato vite: “Liri Demokraci”, “Enver Hitler”, “Poshtë Komunizmi” “Poshtë Diktatura” e të tjera me përmbajtje të qartë politike e kundër regjimit, të shoqëruara dhe me këngë patriotike.

Menjëherë ndërhyri policia e forcat speciale me të cilat u përleshën të rinjtë. Ndërkohë policia filloi të godiste pa dallim ata dhe të arrestonte disa prej tyre, at që ishin më aktivët dhe në krye të protestës.
Demonstrata pati dhe të nesërmen 26 mars për të kërkuar lirimin e të arrestuarve nga policia e Kavajës dhe të dërguar në Degën e Punëve të brendshme në Durrës. Duhet të shënojmë se në ato ditë në protesta ishin dhe gratë e vajzat e Kavajës.

Një protestë tjetër u zhvillua dhe më 29 mars kur u hap fjala se një nga të arrestuarit në Durrës, Ilir Rrugeja , kishte vdekur nga torturat, ndërsa vëllai i tij Rexhepi, ishte në gjendje të rëndë… Me atë rast gjithë qendrat e punës lanë punën dhe dolën në shesh, u shkua dhe në Durrës ku panë dhe dy djemtë që ishin gjallë, por me shenja të qarta të torturave.

Kjo gjendje tensioni politik e mosbindjeje ndaj regjimit në Kavajë vazhdoi gjatë gjithë vitit ‘90 në qytetin e Kavajës, madje dhe vetë dokumentacioni i kohës e quan “gjendje e rëndë”; pati edhe një të vdekur – dëshmori Josif Buda – pati të arrestuar e të torturuar barbarisht, por dhe të dënuari si Ilir Rrugeja me 1 vit burg, Qazim Karriqi dy muaj burg, Arjan Kazazi tre muaj burg, Fatmir Veliu dy muaj burg , Jak (Zija ) Shtini tre muaj burg, Selaudin Cara 6 muaj burg e shumë të tjerë që u ndaluan nga policia për disa ditë. Të gjithë ata iu nënshtruan terrorit psikik dhe torturave të egra nga hetuesit dhe sigurimsat, por nuk u përkulën.

Kjo frymë e një lëvizjeje antikomuniste për demokraci vazhdoi gjatë në Kavajë dhe sigurisht tërhoqi vëmendjen dhe simpatinë e shumicës së shqiptarëve. Shembulli i tyre i dha kurajë të tjerëve për të protestuar, i tregoi botës se shqiptarët duan ndryshime rrënjësore, çka rriti presionin ndërkombëtar ndaj Qeverisë së Partisë së Punës, që vazhdonte në rrugën e vet të gënjeshtrave mbi realitetin shqiptar. Ajo vazhdoi për muaj të tëra në forma të ndryshme deri sa u shpall pluralizmi dhe kulmoi më 25 dhjetor me mitingun e madh për të festuar themelimin e Degës së Partisë Demokratike në Kavajë, në prani të gjithë qytetit.

Ndodhitë e atij viti historik në qytetin e Kavajës mendoj se duhet të studiohen e të njihen me hollësi e saktësi, shkaqet e rrjedha e tyre, protagonistët, dhunuesit, dhe kjo jo vetëm mbi bazën e dëshmive të protagonistëve e të tjerëve që kanë dijeni, por edhe me paraqitjen e tyre në dokumentacionin zyrtar të regjimit, që flet qartë mbi to. Dhe kjo pa ndarë nga situata politike dhe ndodhitë në mbarë Shqipërinë.

Së fundmi një propozim personal për kryetarin e Bashkisë së Kavajës dhe Këshillin Bashkiak : Stadiumit të qytetit t’i vihet emri “ Stadiumi 25 Marsi ”.

16 komente në “Aleksandër Meksi: 26 vjet nga revolta në stadiumin e Kavajës”

  1. bingo says:

    po zoti meksi….prandaj shkembin e kavajers ja dhate durresit,,,per meritat qe ka kavaja…tani kujtoheni kur keni rene nga kali ju,se ne 20 vjet vetem dy gishtat keni ndertuar dhe e late ne harrese si fshatin me te humbur…

    1. Pilo Lala says:

      Bingo, mos e shaj kot Meksin. Ky nuk e ka idene cfare posti ka pasur, ka qene nje lolo, nje kukull.
      Meksi ka nje grua qe te ben pershesh po ja shave Meksin, se gjithe jeten nuk e ka ndaluar te shkoje me ke te doje.
      Burra si Meksi lindin rralle. Jane “nderi” i Laprakes.

  2. Nikoman says:

    Ore qe keni lajthitur ju, kjo kuptohet leht,shikoni endra naten dhe ishkruani diten. Njerzit kane halle te tjera ju tregoni barcaleta.

  3. Shqiptar says:

    Sa te jete gjalle familja berisha nuk ka demokraci ne shqiperi . Me anen e greqis dhe serbis sali serbi vrau preu theri shkatrroi nje kombe te gjithe Me pak fjale duhet eleminuar familja berisha

    1. e verteta says:

      Po ata si Aleksander Meksi dhe Imami., Ruli e Bode…pse jo?! Ishin pikerisht keta qe e tradhetuan demokracine dhe perqafuan krimin e korrupsionin, rrenuan Shqiperine dhe meshteten Sali Berishen. Keta jane skuthat e te ashtuquajtures demokraci. Ne litarin e drejtesise keto felliqsira se do vdesin pa i vrare ndergjegja.

  4. Bekim says:

    Betimi
    Tu vije turp juve qe flisni keq per nje burre fisnik e intelektual te shquar qe kreu reformen me te thelle sociale, ekonomike e politike te ndrrimit te socializmit ne demokraci. Ai punoi deri ne vitin 1997 me nder dhe ngeli njeri i irespektuar ne Shqiperi e jashte saj. Per njerez qe vazhdojne te qajne akoma per Enverin, rradhet e gjata per ushqime, tufezat dhe arezat ne kooperativat e mjerimit , ai eshte burre i keq se e transformoi legjislacionin tone drejte Europes perendimore. Ju po u djeg e verteta ne kete shkrim te zotit Meksi qe tregon realitetin mbi revolten qytetare shqiptare kunder diktatures, mizorive dhe mjerimit tone ne 45 vjet socializem. Ajo kohe vdiq dhe Z.Meksi eshte nje nder ata qe hodhi gurin e pare te themelit te demokracise se vertete shqiptare, te cilen e percudnoi Sali Berisha. Meksi u largua nga ai njeri qe ne 1997 e nuk u afrua me sepse e pa qe endrra e tij dhe e gjithe shqiptareve qe donin liri e demokraci te vertete u gllaberua nga Berisha.

  5. Bekim says:

    Bekimi
    O i ashtuquajtur Polo Lala. Meksi ben cdo mengjes nga nje si ti ne WC. Ti je nje funderine qe akoma nuk ke dale ne siperfaqe se je zhytur ne mut gjithe jeten, prandaj dhe vjell vetem mut. Sa per te tjetet qe vetem shajne duke perdorur anonimatin, nuk jane vecse minj gjirizesh qe nuk e shohin driten e diellit, driten e se vertetes se jabe nesuar te ushqehen me gjirizet e dynjase per te nxjerre nga goja vetem qelbesilleqe.ju jeni llumi i shoqerise, por anonimati u jep mundesine te flisji per hurra te fisem e intelektuale te medhenj si zoti Meksi, te silit nuk fo te guxonit ti thojit as miremengjes se ai eshte ne piedestalin me te larte re diturise,ndersa ju nuk mund te nxirni as koken nga gjirizi ku jeni zhytur nga poshtersite tua. Ju vrafte Zoti ! ! !

  6. Kavajsi says:

    Nuk takon fare ne renditjen e fakteve ashtu sic nuk takon fare ne si forme artistike. Shkrim Sataci e Plaku te Rrjedhur. Shkrimi ka kundershti dhe mungese logjike. E fillon e shkruan qe gjerat linden spontanisht dhe po vete e kundershton me poshte…:
    “Kavaja mund të quhet me plotë gojën si djepi i parë i kundërshtimit masiv të shqiptarëve ndaj regjimit komunist, ku të gjithë banorët e saj, me kurajë dhe guxim, e në mënyrë spontane apo thuajse të paorganizuar, filluan rezistencën apo revoltën reale.“
    Jo tentativa, por ishte cdo gje e organizuar or Plak Teveqel Ishte kaq e organizuar sa ato qe e organizuan, arriten te benin kete aksion madhor duke shfrytezuar ndeshjen e futbollit dhe tubimin masiv… dhe kaq… flaka filloj te shperndahej. Miku i jot Jak Shtini ka qene gjithmone nen urdherat e orjentimet e nje pale tjeter dhe ka qene vetem nje agjitator dhe “llapaqen“ i papermbajtur qe bente pune kunder regjimit gjithmone duke “Hedhur Gurin e fshehur Doren“ Demonstraten ku u vra i ndjeri …Toska nuk ishte spontane. Rrebelimi ne stadium nuk ishte spontan po i organizuar. Shkrimet ne gjimnaz nuk ishin spontane. Shtypja e trakteve nuk ishte spontane… E tjer. Satac, Idjot Teveqel Ti dhe gjithe Debilat qe deformoni te verteten.
    Shiko e lexo cfar shkruan me poshte:
    “Në Kavajë qysh nga fundi i vitit ’89 pati fillesa protestash nëpër mbledhje me punonjësit e të dërguar nga qendra, pati edhe trakte kundër regjimit. Tentativa organizimesh pati dhe para marsit. Kjo ishte klima antiregjim që parapriu e përgatiti protestën në stadium. Atë e nxiti dhe fjala e përhapur se “ 5 minuta para fundit të ndeshjes ngrini dy gishta lart”. Nën këtë lajm disa të rinj bënë një trakt me thirrjen “Kushtrim” për t’u ngritur kundër regjimit e për ta rrëzuar atë me forcë.“
    Lexo akoma me poshte or Super Idjot cfar shkruan me poshte:
    “Në mes të muajit mars në Tiranë erdhi lajmi se të dielën më 25, në ndeshjen e futbollit Besa me Partizanin do të ndodhte diçka, do të kishte një demonstratë. Pritëm, dhe të nesërmen lajmet erdhën, madje plot hollësira, pavarësisht heshtjes së mediave dhe institucioneve zyrtare. Për këtë ngjarje të pritshme regjimi nuk qëndroi indiferent, por dërgoi në qytet trupat speciale e sambistë….“ Do me thene qe nuk ka qene SPONTANE or Debil. Keto i falen Xhep Rrugies qe kerkon te beje kapital e mbijetoje por jo nje Kryeministri. Trongell…Emri “Besa“ i stadiumit eshte i mrekullueshem, plot simbolike e domethenje dhe ka te beje me historinedhe themelimin e atyre idealisteve qe duhet te kujtohen plot rrespekt dhe ne emer te EMRIT BESA qe luanin futboll duke e agjeruar ramazanin …shkrim i keq.

    1. per kavajsin> sa i perket ngjarjes historike e 25 Marsit 1990 ne stadiumin besa te kavajes midis ndeshjes besa-partizani komenti juaj nuk eshte as ne qiell as ne toke fotokppjues jo i kualifikuar se cfar problemi keni me z Meksi eshte ceshtja e juaj private por komenti mbi ngjarjen e stadiumit te shumzoje me xero!

  7. Kavajoti says:

    @kavajsi dukesh se si shkruan cervelja te paska kaluar tek bytha po i tregon ish shtetit mencuri dhe histori.Kurse per Rexhep Rrugeja nuk te kan informuar mire se me duket se po ngaterron kekun nga byreku nuk e ka xhep Rrugies nuk eshte as amerikan sa frances e as gjerman por eshte kavajes pure!Dhe mban dy dekorata nje pishtarit demokracise dhe ate te mirnjohjes se qytetit e respekton nje kavaje. kurse per prof Aleksander meksi ai rron ne paqe dhe eshte nje nga politikanet ne Shqiperi me i respektuar!!!

  8. Gazetar says:

    Tani keta djemte qe kane sakrifikuar per te perbysyr sistemin diktatorial ku behen valle? A ka mbetur ndonjeri i gjalle nga keta trima?
    Cfare kan perfituar keta djem nga ish shteti apo shteti? A ka pllake memoriale vendosur ne stadiumin besa kushtuar revoltes 25marsi1990 revolta e pare ne Shqiperi?A eshte e filmuar ngjarja e stadiumit nga kush?A ka shoqate 25marsi1990? kush jane dy vellezerit Rrugeja?

  9. Pershendetje une jam nje qytetare Kavajes dhe do ti pergjijgem vetem komentit gazetar qe me boni shum pershtypje.
    Une i njoh dy vellezerit Rrugeja jane kavajes puro me te vertete revolucionar dhe meritojn respekt nuk kan perfituar nga shteti asgje.
    Rexhepi vellai i madh ndodhet ne kavaje eshte i pa pune kurse Iliri ndodhet ne Itali e di qe kan nje shoqate ajo e 25marsi1990
    dhe kane vendosur nje pllake memoriale ne shtepi kushtuar 29marsi1990 kur dy vellezerit Rrugeja ishin duke u torturuar ne birucat e durresit kurse Ilirit i doli vdekja kur mbare kavaja ishte mbledhur tek shtepia e xha ganiut per te demostruar ne heshtje.
    Kurse per filmimin e revotles se stadiumit kane qene dy kamera e kam degjuar nga Iliri qe thoshte jemi te filmuar nga kamera e ministrise se mbrenshme dhe ajo e televiziorit shqipatre. me vjen keq per dy vellezerit Rrugeja qe shteti apo bashkia nuk i kan vleresua revolucionaret Rrugeja.

  10. horgitorrugeja says:

    Përshëndetje:Jam Rexhep Rrugeja .Gjithnjë në jetë kam dashur të përbadhem ballë për ballë me çdo njeri pasi në jetën time nuk i kam kurkujt borxh.Për çfar është shkruajtur në gazetën Tema nga z A Meksi nuk kam pasur dijeni .Kur më than që të kanë përmendur emrin dhe e lexova më bëri përshtypje fjalia (Rexhep Rrugeja kërkon ta bëjë kapital e mbijetoj).Nuk dij se si ta kuptoj këtë fjalë.Por padashur me qenëse më keni ngacmuar pa të drejtë dhe me anonim unë po të shkruaj për debatin e krijuar.Kapitali vendoset me punë shumë vjeçare dhe kur gjyshërit të kanë lënë trashëgim prona.Unë dhe shumë kavajës e dij shumë mirë se kush vuri kapital me tokat e bregdetit të Kavajës .Tokë në bregdet morën disa persona që jetojnë në Kavajë por dhe disa persona që jetojnë jashtë Atdheut disa nënpunës e disa politikanë.Ndërsa unë nuk kam marë sa edhe një metër të vetme pasi nu kam dashur, pasi tokën e bregdetit nuk ma la sa babai e as gjyshërit.Unë dhe të gjith shqiptarët u ngritëm për liri demokraci që prona të shkonte te i zoti fjala të ishte e lirë njerëzit të lëviznin lirshëm nga njëri vend i botës në tjetrin dhe jo të mbyteshin në det siç janë mbytur.Unë jam si shum shqiparë që nuk kam marë pronat e gjyshërve të mi që janë në:Bago,Momël,Gosë.Kemi marë vetëm një pjesë të tokës së gJyshërve atë në kodër .Jam te ata njerëz që nuk e kam rrahur gjoksin për historin e 90-tës.Por kur vura re se historinë po e deformonin, dhe po bënin historinë time dhe të vëllait tim pa fakte atëhere u bëra personazh i kësaj historie dhe me të drejtë.Dhe kam shkruajtur e folur nga viti 2005 pra pas 15 viteve kam duruar dhoj dhoj mashtrimesh .Historia don fakte edhe unë kam folur e shkruajtur me fakte.Unë kam pasur mundësi të kem miq politikanë por i jam shmangur vetë sepse kam kritikuar në tv e në gazeta e libra qeverisjen diktatoriale 28 vjeçare dhe është e drejta e imja por dhe e kujdo të shkruaj e të flasë me fakte historin dhe ti ngresh vlerat qytetit tënd nuk është mekat .Por të hek nga faqja e historisë vuajtjet dhe meritat e vetes time ,të vëllait tim e të familjes time edhe kjo qenka gabim apo ky është kapitali që mendoni ju..Atëhere ku është kapitali im dhe mbijetesa ime.Unë kam rrojtur me djersën time dhe me historinë time kurkujt si kam vjedhur gjë.Unë nuk jetoj me histori të rremë dhe nuk kam vendosur kapital me histori apo me prona të huaja me spiunlliqe e me servilizëm,pasi jam dhe sot i papunë nga që kritikoj qeverisjen diktatoriale 28 vjeçare.Prandaj kur të flisni për të tjerët flisni dhe jepni fakte.Besoj se të kam sqaruar dhe nëse don të më njohësh më mirë eja të pijmë një kafe .Adresa ime është Rexhep Rugeja lagjia nr 4 Kavajë.Faleminderit për mirëkuptimin.

  11. KAVAJSI.Z Meksi AKOMA NUK E DINI JU SE Z jak SHTINI U ARRESTUA PAS DISA DEMOSTRATAVE NE KAVAJ PRA NUK ISHTE NE BALL DHE NE BIRUCAT E ENVERIT ESHT DORZUAR E KA LUAJTUR LOJRA TE NDRYSHME BIXHOSI ME SEKRETARIN E PARTIS Z AGRON TAFA NE BIRUCAT E DURRSIT. DHE TE DY PAS LIRIMIT NGA BURGU SI Z AGRON TAFA DHE Z J SHTINIT JAN SHOQERUAR SERBES NE KAVAJ .Z A TAFA I DHA NJE DYQAN TE STACIONI I TRENIT Z JAK SHTINIT PER TE HAPUR BILARDO PER TU ARGETUAR RINIA .KET DYQAN SOT E KAN DOBJANT.POR Z J SHTINI E REFUZOI KTE OFERT DUKE THENE SE POPULLI DO ME THOT SPIUN.PO POPULLI NUK HAN BAR PASI INFORMACIONI QE LUANTE BIXHOS DHE KA TREGUAR NE BIRUC DISA KAVAJES DOLI.KUR TI Z MEKSI U BERE KRYEMINISTER I DHE TOK ME HEKTAR SE U BERE ORTAK ME NJE SPIUN QE ISHTE LLAFAZAN E I BINTE GJOKSIT PA BER GJE.KJO KA QEN DHE ESHT AKOMA QEVERISJA SHQIPTARE.NJERZIT E NDERSHEM HUMBASIN,JU DHE BERISHA KENI SHTREMBRUAR HISTORIN E KAVAJES PASI DATA 25 MARS ESHT DEMOSTRATA E PAR SOT TE RA NDERMEND PER 25 MARSIN.SHQIPTARET UDHEHIQEN NGA BIJT E KOMUNISTEVE,SPIUNET,SERVILET,DALLKAUKET E TE PASHKOLLUARIT . TI Z RAMOLLI, Z BERISHA, NANO,META,RAMA ETJ POLIKAN E SHITET PLAZHIN E KAVAJES DUKE FUTUR NJERZIT E TU TE AFERT SIMPATIZANT PARTIE KRYTAR KOMUNASH E BASHKISH KRYETAR PARTISH DEPUTET SIC ESHTE RASTI I DEPUTETIT LUAN SKUQI QE KA NDERTUAR PALLAT NE PLAZHIN E KARPERIT, BANDA ETJ . DIKUR PD E JUAJ KISHTE SPIUNET HALIT SHAMATA DHE LUAN SKUQIN QE IU BINTE TE DHENAT PER CDO GJE QE NDODHTE NE KAVAJ .SOT KENI SPIUNIN GALIP RAMOLLIN AI INTERESOHET PER CDO GJE DERI NE PRESIDENC E DIN VET Z RAMADHI SE CFAR INFORMACIONESH I DERGONTE Z BUJAR NISHANI AI DEKUROI VELLAIN E TIJ SI PISHTAR DEMOKRACIE KU ATE TITULL E MERITOJN NJERZIT QE U NGRITEN TE PARET POR PAK E NGA PAK KOHA E TYRE PO MER FUND PASI NJERZIT NUK PO DUROJN ME DHE FATI NUK NGELET NE DOREN E TYRE PASI DYERT JANE HAPUR ME TE MIRAT E TE KEQIJAT POPULLI EMIGRON DHE FLET E SHKRUAN EDHE NE EMIGRIM .SHKO TE RESTORANTI I BUJAR SAKJES BE DHE DISA XHIRO NE KAVAJ MER INFORMACIONE E DERGOJ NE PRESIDENC E TE PD .VAZHDONI TE DEKURONI AKOMA NJERZIT E TU TE AFERT SE KOHA KA ARDHUR PER TJU DENUAR PER XHESTET E PISTA QE PO I BENI HISTORIS SE KAVAJES .HIQNI DOR Z RAMOLLI TANI SE DO BEHENI ME PALACO SE KENI QEN POR DHE HISTORIA E KAVAJES DO JU VRASI EDHE KUR TE KENI VDEKUR PASI NE DHE FEMIJET TAN JEMI GJALL TE FORT TE NDERSHEM DHE NUK DO RESHTEMI DUKE SHKRUAJTUR E DUKE GRUMBULLUAR FAKTE MBI HISTORIN E KAVAJES DHE MBI VJEDHJET QE JU DHE KOLEGET TUAJ KENI KRYER GJAT 28 VITEVE.NJERZIT E NDERSHEM JAN TE PAPUN JU DHE PD DHE PS KENI SJEDHUR NE KAVAJ PERCARJE MIDIS POPULLIT ME NJERI-TJETRIN.HISTORIA E KAVAJES DONI APO NUK DONI JU NE NJE FAR MENYRE ME FAKTE REALE KA DALUR.POR SHUM SHPEJT DO DALIN FAKTE TE REJA PER KETE TE JAP FJALEN DHE TI DHE KOLEGET TUAJ MBANI DEKURIMET FALLCO DHE BENI DEKURIME FALLCO SE ME KTO DEKURIME I HUMBISNI VLERAT DHE ATYRE PISHTAREVE QE E MERITOJNE DHE SA PER DIJENI PISHTAR I DEMOKRACIS ESHTE POPULLI I KAVAJES. POSHT SPIUNET ,HAJDUTERIT,SERVILET,KRIMINELET QE E LAN POPULLIN NE FUKURALLIK E NE PERCARJE.SE SHPEJTI PO TROKET ORA JUAJ.

  12. paridi says:

    O Z MEKSI 25 MARSIN E DIJN TE GJITH SHQIPTARET QE ESHT DEMOSTRATA E PAR E JO MO KAVAJSIT KA QEN NDESHJA BESA PARTIZANI PO PERSE NUK IA NGRITE TI NE KOHEN TENDE MORALIN KESAJ DATE DHE FLET TANI PER KETE DATE.TE GJITH NJE FYTYR KINI .POSHT POLITIKA SHQIPTARE.

  13. ASLLANI says:

    O Z MEKSI TE GJITH KAVAJSIT E DIJN SE ME 25 MARS U BO DEMOSTRATA E PAR ME NDESHJEN BESA PARTIZANI PO PERSE TI ME PD NUK IA NGRITET MORALIN KESAJ DATE DHE FLISNI TANI KUR RAT NGA KALI. TURP TJU VIJ TE GJITH JUVE QE FLISNI PAS 28 VITEVE DHE NUK KENI FOLUR ME PAR PER KETE DAT, POR KENI BER CFAR KATHEN PARTIA E PD SI NE KOHEN E KOMUNIZMIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje