Rama: Kërkesa e PD, pa lidhje me reformën në drejtësi

25 Mars 2016, 20:12Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, në një prononcim për Top Channel i është përgjigjur pyetjes nëse do ta pranojë kërkesën e re të opozitës për të vijuar tryezën e dialogut për reformën në drejtësi.

“Reforma në drejtësi nuk ka lidhje fare as me kërkesat tona, as me ato të opozitës dhe askujt tjetër.

Është një reformë e madhe, është një reformë më vete, është një reformë që duan s’duan, të gjithë ata që bëjnë sikur e duan dhe pastaj në fakt nuk e duan, do ta shikoni që do ta votojnë.

Të gjitha të tjerat pastaj janë përpjekje për ta penguar, për ta vonuar, për ta shmangur, por janë të gjitha si ajo kënga ‘kërcen prifti nga belaja’”, tha Rama.

PD ka kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandateve të deputetëve socialistë Rakip Suli dhe Valentina Leskaj.

1 komente në “Rama: Kërkesa e PD, pa lidhje me reformën në drejtësi”

  1. jugu says:

    E mo vellai I Vogel e erdoganit ashtu eshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje