Në shënimet e ish-shoqëruesit të Hysni Kapos, Nexhip Pajaj sjellë prej disa numrash në DITA nga familjari i tij Idajet Beqiri, gjendet edhe rasti i Kazhimiezh Mijal (Kazimierz Mijal), Sekretar i parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Polonisë.
Ai ishte një prej udhëheqësve të vendeve komuniste që nuk u pajtuan me tezat e Hrushovit.
Kazhimiezhin e burgosën në një burg të sigurisë së lartë në Varshavë, por ai konsiderohej dhe vlerësohej prej Partisë së Punës së Shqipërisë dhe prej Partisë Komuniste të Kinës si një marksist-leninist i madh.
Hysni Kapo që mbulonte Sigurimin e Shtetit pas kërkesës së kinezëve ka organizuar bashkë me Kadri Hazbiun dhe Llambi Peçinin lirimin nga burgu të Mijalit dhe sjelljen e tij në Shqipëri.
Këtu historia e Kazhimizh Mijalit bëhet e paimagjinueshme.
Ai u mbajt thuajse i izoluar në Tiranë njihej si “Veseli” dhe shumicën e kohës rrinte i mbyllur në vilën e tij, me raste shëtiste në rrugët e Tiranës, frekuentonte ndonjë lokal, i shoqëruar kudo nga Eqerem Sinani, i cili u caktua si badigard i tij.
Rrëfen avokat Beqiri në DITA:
“Shqiptarët ishin të bindur se Kazhimizh Mijal vinte herë pas here në raste evenimentesh në Shqipëri, domethënë kur bëheshin kongrese, festime të ndryshme etj. Nuk e dinin që atë e kishim “Vesel”, mik të Eqerem Sinanit, qytetar të përhershëm të Tiranës.
Eqeremi tregon për një rast kur Kazhimizhi do të shkonte në një aktiv partie në Shijak, në prag të Kongresit VI të Partisë së Punës. Në këtë Kongres ishin ftuar shumë kryetarë të partive marksiste-leniniste nga vende të ndryshme të botës. Ndër këta të ftuar ishte edhe Kazhimizh Mijal, sekretari i parë i Partisë Marksiste Leniniste të Polonisë. Ne e dinim se ai na vinte nga Varshava, në një kohë që ai jetonte në Tiranë.
Aktivi i Partisë ishte vendosur të mbahej në orën 16.00. Mirëpo pjesëmarrësve u ishte thënë se edhe mund të vonohej fillimi i punimeve të aktivit për shkak se pritej të vinte me avion një mik i veçantë si Kazhimizh Mijal. Në orarin që mbërrinte avioni i linjës (ai dukej kur kalonte mbi hapësirën qiellore në Shijak) u tha se pikërisht në këtë avion ndodhej Kazhimizhi, dhe sapo ai të mbërrinte në Rinas, do të pritej nga Ramiz Alia dhe do të vinte drejtpërdrejtë në Shijak!
Në momentin që avioni u ankorua në Rinas, niset “Veseli” nga Tirana me “Benzin” e Parkut të Delegacioneve dhe mori pjesë në Aktivin e Partisë. Një mashtrim që bëhej i besueshëm edhe nga kronika e gënjeshtërt e ditës së nesërme në gazetën “Zëri i Popullit”.
Kur Shqipëria i prishi marrëdhëniet me Kinën, Kazhimizh Mijal mbajti anën e kinezëve, për rrjedhojë u largua nga vendi ynë. U vet dorëzua në Poloni në vitin 1982, bëri përsëri nja tre muaj burg dhe u la i lirë, derisa vdiq në vitin 2010 në moshën 100 vjeç.
Perralla me loqe…ne vend qe te mendonin per vendin kishin mendjen te marksizem leninizmi kaukazian.
nuk eshte perralle. komunistet shqiptar mundoheshin ti mbushnin mendjen popullit se nuk jemi vete e te izoluar, por “si dhe sot” qendra botes qe Enveri i pare ndriçonte rrugen.Ai banonte ne nje vile prapa “Vila Logoreci” diku perballe pallatit ku banon nje tjeter enver Sala.
Paska qene trim komunist i rralle
Kazhimiezh Mihaj nuk ka qene asnjehere kryeminister. Ka qene vetem anetar i komitetit qendror. U be udheheqes i partise komuniste marksiste leniniste (pro Enver Hoxhes dhe Mao Cedunit). Nuk u rrembye nga Llambi Pecini…shkoi per ta marre Jonuz Mersini me nje person tjeter, por nderkaq ai kishte dale nga Polonia.
Nuk e kuptoj se si njerez me mend (ketu e kam fjalen edhe per gazetaret e Temes) mund te bien pre e nje njeriu si Idajet Beqiri, i cili ka nje muaj e ca qe po tregon perralla ne gazeten Dita. Po c’pune ka patur roja personale e Hysni Kapos me te tilla gjera.
Udheheqesit e larte te PPSH kishin roje, si bodigardet e sotem te ministrave dhe kryeministrave. Normale. Por marredheniet midis tyre nuk kene qene si keto qe kane sot bodigardet dhe funksionaret e larte, qe merren bashkarisht me lloj gjerash, ku tenderat jane gjeja me e vogel. Ja, keshtu
Edhe Trockin e cuan ne Meksike me parate e Amerikes,atje dhe e vrane,te gjith spiunet dhe tradhetaret u strehuan dhe jetuan ne perendim,edhe Shahu i Iranit e strehuan ne Egjypt,te gjithe disidentet akoma jane nen mbrojtjen e shteteve perendimore,kudo keshtu ka qene kundershtaret e nje rregjimi kane shkuar tek shtetet e tjera te quajtura armike,edhe pronari i Wikilias akoma eshte ne Angli brenda ambasades Eukuatorit,sa persona ndodhen edhe sot ne Kine,ne Rusi,Ne Amerike,ne France.Koha ben te vehten,sot duken kot,por me mend e sotme nuk gjykohet e shkuara,por duhet parashikuar e ardhmja,qe mos te kete polake,kineze,amerikane,ruse etj ne ruajte te armikut.