Komisioneri Hann më 30 mars në Tiranë për “detyrat e shtëpisë” lidhur me negociatat

29 Mars 2016, 04:49Politika TEMA

 

Komisioneri i lartë i Bashkimit Evropian për zgjerim Johanes Hann, do të marrë pjesë në tryezën e e dialogut të nivelit të lartë më 30 mars në Tiranë, që do të mbahet në takimin e ministrave të punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtëm të Shqipërisë. Takimi do të jetë një përpjekje e Brukselit për të krijuar një opinion lidhur me mundësinë e hapjes së negociatave në takimin e Tetorit, nga Këshilli i Ministrave të BE.

Brukseli i ka caktuar Shqipërisë pesë prioritete si pika kyçe për hapjen e negociatave, që janë Krijimi i një administrate profesioniste dhe të depolitizua, Forcimi i pavarësisë të institucioneve të drejtësisisë, Lufta kundër korrupsionit, Lufta kundër krimit të organizuar, Mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Sic shikohet më e rëndësishme mbetet cështja e institucioneve të dejtësisë që lidhet me reformën në drejtësi, ndërsa pikat e tjera janë të përgjithëshme.

Hann do të ketë takim me kryeminstrin Rama, kryetarin e parlamentit Ilir Meta dh eliderin e opozitës Lulzim Basha.

Tryeza mund ti jap një shtysë reformës në drejtësi që ka mbetur tek bllokimi nga PD i çuarjes së saj në Kuvend. Nga ana tjetër PD ka radikalizuar situatën me shpresë të gjej arsye të tjera politike për të ndërprës bashkëpunimin.

 

1 komente në “Komisioneri Hann më 30 mars në Tiranë për “detyrat e shtëpisë” lidhur me negociatat”

  1. hani ju hani says:

    hajde ,hajde Hann se nje han te madh do gjesh ketu,me mashtrusa dhe hajdut qe te vrasin naten dhe te qajne diten.
    Hajde edhe ti ,bej nje dore pare dhe ik me premtimet e hajduteve dhe krimineleve,dhe te nje populli qe do vetem rrumpall,nje popull qe vjedh dhe shkaterron vendin e vet me keq nga pushtusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje