Politikë nën shenjën e pistoletës

29 Mars 2016, 16:29Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Flokë të gjata, xhup i zi treçereksh lëkure që fsheh barkun e rrumbullaktë, xhinse, këpucë të zeza me majë, aromë therrëse qepe dhe alkooli dhe një pistoletë pa këllëf (klluf, quhej atëherë), që mbahej pak mbi fundin e shpinës. Ky ishte identikiti i portretit të pushtetit në fillimin e viteve 90’. Njëlloj si shtëpitë tipike të komunizmit që ndanin të njëjtin peisazh me njëra-tjetrën, edhe njerëzit e pushtetit të postkomunizmit ishin pothuaj identik me njëri-tjetrin. Tek të parat, shtëpitë, ishte televizori mobilja më e kushtueshme, tek të dytët (pushtetarët) ishte pistoleta. Zakonisht një TT e madhe e zezë që “pronari” e demonstronte ku të mundte; në lokal, me miqtë, me vajzat, në punë, në provimet e juridikut, në rrugë, në gjetjen e tokës së gjyshit në bregdet apo në mes të Tiranës dhe shndërrimin pronar dhe kudo.

Kudo e kurdo pistoleta ishte simbol.

Pistoleta ishte shenjë.

Pistoleta ishte status.

Dhe nën shenjën e saj njiheshin njerëzit e pushtetshëm të viteve 90’: banditë të vegjël lagjesh që hapeshin b… në lagje, punonjës policie pa asnjë lidhje me policinë apo agjentë të SHIK pa asnjë lidhje me një shërbim të fshehtë.

Shqipëria sot ka ndryshuar. Eshtë bërë më moderne, natyrisht. Sot është në modë të mbash flokë të shkurtëra. Nëse flokët kanë nisur të bien, mund edhe t’i qethësh zero. Xhupi është i lehtë dhe me pupla. Mbi të gjitha duhet të jetë me ngjyra. I kuq, jeshil, blu, i verdhë. Xhinset mund të jenë sërish të pranishme, pantallonat ngjyrë portokalli nuk janë përjashtim, kurse atletet mund të jenë edhe të kuqe. Në vend të pistoletës një celular tabletë është aksesor i pazëvendësueshëm. Celular pa këllëf (klluf) lëkure sepse duhet dhënë ideja që nuk ke pse e mbron shumë aparatin, sa kohë që në kohën e konsumizmit, ekrani i dëmtuar nuk ndërrohet, por ndërrohet vetë celulari. Një kapele në kokë, e modeleve të ndryshme është gjithashtu një element i rëndësishëm i paraqitjes. “Kaubojsi” i PS-së e ka sjellë në modë modën e dikurshme të barinjve të filmave amerikanë me aventura. Një shall me ngjyrë do të ishte i nevojshëm për qafën e burrit si korseja për barkun e grave. Ky është pak a shumë identikiti i një djali modern të sotëm. Që shumë-shumë pi vetëm whisky; që tymos puro të holla dhe që mban në makinë me dosmosdo edhe parfum, edhe spray për gojën.

Në protestën e opozitës tek parku i Liqenit, këtë identikit modern e plotësonte një deputet i PD-së. Që për një mijë e një arsye është bërë lajm në këto tre vjet opozite të PD-së për gjëra që kanë të bëjnë më pak me fjalën dhe më shumë me veprimin. Strazimiri është fotografuar të hënën me pistoletë në pjesën e pasme të shpinës. Ai vetë dhe kolegë të tij e kanë mohuar që sendi i fotografuar ishte armë. Vetë deputeti thotë se ai shëtit i armatosur vetëm me të vërtetën. Pa shpjeguar vetëm një detaj: e vërteta rri përpara dhe nuk mbahet pas shpine.

P.S. Ka pasur raportime që punonjës të policisë në parkun e Liqenit kanë qenë me armë. Ligji për tubimet publike e ndalon një gjë të tillë. Lipset një hetim urgjent dhe i thelluar për një rast të tillë. Nëse verifikohet, kjo është një vepër penale. Nevojitet transparencë maksimale, shpejtësi në reagim dhe shpjegim i qartë publik për këtë akuzë që artikuloi opozita.

Për deputetin është diçka më ndryshe. Nëse provohet, kundravajtja e tij nuk është vetëm penale. Mbi të gjitha ajo është kundravajtje morale. Sepse nuk mundet që një deputet t’i ngjajë identikitit të tipave të viteve 90’. Njëlloj siç mendonte dikur vetë Strazimiri për deputetët socialistë, të cilët edhe e dhunuan fizikisht në të paktën dy episode të rëndë. Nuk ja vlen politika nën shenjën e pistoletës. Siç thotë dhe ligji për dekriminalizimin, fundja, që e votoi dhe Strazimiri. Sepse sot e nesër, ngjyra e kapeles në kokë, nuk kushtëzon asnjëherë se çfarë ka vetë koka brenda, kurse lloji i pisqollës, dëshmon dhe çfarë fishekësh përdor ai.  

Javanews.al

11 komente në “Politikë nën shenjën e pistoletës”

  1. Delli USA says:

    Ke mare ngjyren e shefit(Metes) Lorenc,as mish dhe as peshk,vjen verdall si pordha neper breke per te barazuar policet me nje gangster te Saliut si Strazimiri.Shefi yt me qetesi dhe dashuri do qe ta mbaj nje dritare hapur per kriminelin e Vicidolit Sali Berishen.

  2. alphade says:

    Delli USA keni plotesisht te drejte !!! Pergezimet. ,!! Keta metistet nuk vene shkopinj ne rrota por kercunj. ,!
    O tempora, o mores. ,!!

  3. alphade says:

    Delli UaSA keni plotesisht te drejte !!! Pergezimet. ,!! Keta metistet nuk vene shkopinj ne rrota por kercunj. ,!
    O tempora, o mores. ,!!

  4. Pallatet Agimi says:

    Ore zoteri! Ti je nje megalloman qe te torovit koken e ta plas ate nga mjerimi i mungeses te racionalitetit. Ik ore shko aty neper opinjonet e mos u mer me shkrim se je krejt zero per te humbur kohe e per te lexuar llokocitjet xhuxh maxhuxhe te tua.

  5. alphade says:

    LSI-ja si “bolla midis dy karrigeve ” !!!!

  6. Moni says:

    alphade, LSI eshte si k.ri midis bol.ve.

  7. "Tirana Moderne" says:

    Ajo qe duket eshte “kellufi” se pisoleta i eshte futur ne bythe ,eshte me fakte ,e ka thene hajduti i votave te Tiranes !

  8. mireli n says:

    O LENCI, komentuesit kane te drejte. LSI nji dore ne revani , nji dore ne bakllava.
    Thuaj atij prof.Vasilit te dali ne koference shtypi te mbroje policet e gjore qe u rrahen
    nga banditat-deputete te PD. Apo eshte i shqetesuar per futbollin e Tiranes se nuk i
    jepe leket Bashkia. Ndojni fjale ta thote dhe Luani se ka qene Minister i Brendshem.
    Sju vjen turp,ndyresirat e Kombit. LSI kanceri i politikes shqipetare. plehra………………

    1. shoku says:

      Mire e ke o Mireli, por lsi ne shqiptaret e krijuan, nuk na e dhuroi serbi a greku.
      Dhe per fat te keq radhet po i shtohen sepse nje dore ne kek dhe nje ne byrek, nuk eshte kollaj ta kesh ne kete ” LUMTURI APO BUM EKONOMIK” qe po perjeton Shqiperia.

  9. taqi says:

    kure e mbane veten edhe ti per analist medet
    hallit. nje cope injorant servil i pushteteve
    lorenc bolja

  10. ble-ta says:

    Nje te mire e nje te keqe ka shkrimi i Lorencos. E keqja , Lorencua nuk shkruan fare per identikitin e gazetarit dhe analistit te sotem qe eshte bere nje pacavure qe fshijne prapanicat pusht-etet, njesoj si ata qe pershkrove para dhe pas ’90. Jane fix si prostitutat ( jo te semaforit se ato jane hallexhesha te medha)E mira, i shkarkon menjehere militantet e masturbuar te partive qe cdo gje e shohin me syze partiake, pa tru ne koke. Vango, sa nuk eshte reformuar drejtesia, edhe Strazua edhe Meta e shpetojne prapanicen mbasi jane fotografuardhe xhiruar po ato nuk perbejne prova. Ne fukarenjve qe jemi popull nuk na plas fare per keta cuba dhe horra ne duam vetem ate cope park dhe ato peme qe i kemi mbjelle vet me duart tona te mos na i presin cubat e rilindjes, dhe pastja me te drejte gjejne kauze ata te PD. Po tek e fundit ne qe duam parkun nuk na plas fare se kush del, mjafton te dalin dhe t’a mbrojne parkun, per ne eshte OK dhe bravo i qofte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje