Izet Haxhia: Përgjigja ime për Fidel Yllin, Tritan Shehun, Bashkim Koplikun…

30 Mars 2016, 16:18Politika TEMA

Izet Haxhia ka replikuar me Fidel Yllin, Bashkim Koplikun e Tritan Shehun, pas reagimeve të këtyre të fundit për deklaratën e tij, se Berisha donte të vriste Aleksandër Meksin në ’92-n.

Ai thotë se i vetmi që duhej të reagonte për këtë ngjarje, Sali Berisha, nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Ja çfarë shkruan ai:

Ka disa ditë që pas shkrimit tim në Facebook në lidhje me ‘incidentin’ e majit ‘92 me avionin e kryeministrit të kohës Meksi, janë shfaqur në media një tufë e përzier ‘ish-ash’, si të komanduar nga një qendër informimi për të hedhur poshtë atë që kam thënë.

Vetëm ‘marshalli’ si gjithmonë nuk është ndier, por si duket i ruan energjitë për nesër në parlamentin më të pastër e ‘intelektual’ që ka patur vendi ynë që nga 1921.

Të tërheq vëmendjen se asnjëri prej tyre nuk përputhet me ato që thotë tjetri, përjashtuar vetëm në një pikë, në atë që sistemin e ndriçimit e kishin dëmtuar lopët.

Po mirë ore derdimenë, të thoshit që e ka dëmtuar ndonjë elefant në ato shpërthimet e tij agresive do t’u besoja më tepër, dhe mesa di unë, nuk ka pasur ndonjëherë elefant në Shqipëri, por do thoshit të paktën që e mbanin fshehur në shtëpitë e tyre fshatarët ashtu siç mbanin dikur lopët në dhomat e gjumit për të mos i tufëzuar.. Sepse asnjë lope apo dem, sado i harbuar të jetë, nuk mund të këpusë kabllin e ndriçimit të një piste aeroporti…

Njeri thotë që ishin thyer llampat, tjetri thotë që ishte pista e dëmtuar, tjetri thoshte që kishte gjashtë muaj pa drita, tjetri thotë që e dinim që nuk kishte drita dhe u nisëm natën se u mërzitëm me Romën pa drita e ujë dhe deshëm të kthehemi në Tiranën plot drita e shkëlqim. . Por asnjeri nuk thotë që aty pati një kabllo të prerë, gjë që mund ta bëjë vetëm dora tinzare e njeriut. .

Duke parë reagimin e këtyre tipave po ju them nja dy fjalë për secilin.

Të bën përshtypje se të gjithë këta persona kanë një cilësi të përbashkët: Janë të gjithë hajduta e të korruptuar, për atë kronikanin e TVSH nuk mund të them diçka të tillë, vetëm di që ka qenë servili numër një i Zonjës së madhe të mediave, Aida Shehut ..

Fillojmë me Gajon, këtë burokrat të lartë të çdo qeverisje. Desha vetëm ta pyes: Ku i çove dhe me kë i ndave 3 milionë euro që u përkisnin OJQ-ve? Me çfarë rruge e ke bërë atë pasuri goxha të madhe që zotëron.. Mos më thuaj që e ke bërë me rrogën e dietat që ke marrë, se është njësoj sikur ajo që thua, që lopët e kane prishur ndriçimin e pistës. Vazhdojmë me ‘yllin’ që shndrit në politikën shqiptare. Ky deputet që nisi karrierën e tij nga skampist i 326, pastaj në sajë të ‘dhuratës’ që i bëri Vladimir Ibros (e di vetë t’i Fidel çfarë dhurate i ke bërë ) na kaloi në Gardë e pastaj në Drejtorinë e Ruajtjes së Personaliteteve.

Dua të shtoj se Fideli kishte kuptuar që në vitin ‘90 pa u hapur akoma ekonomia e tregut, rëndësinë e kapitalizmit që po dukej në horizontin shqiptar, dhe filloi të merrej me kontrabandën e dollarëve, biles gjatë kryerjes së kësaj kontrabante në Durrës, ka plagosur me pistoletën e punës (nga ato që mbanin stampistat e kohës poshtë mëngës së xhaketës ) një person në Durrës se donin ta mashtronin atë dhe shokun e tij. Pastaj në qeverinë e stabilitetit kaloi në ruajtje të Gramoz Pashkos, po nuk arriti të bënte para se Gramozi ishte i uritur për vete dhe nuk të linte gjë, por gjatë kësaj kohe ka një ‘meritë”, se masakroi një përdhunues të njohur në Tiranë,Vaskë Konomin, për shkak të kunatës së Mozit , Rajmonda Bulkut. Me krijimin e qeverisë, u katapultua tek kryeministri i ri Meksi, që duke shfrytëzuar butësinë e tij dhe duke përdorur emrin e Meksit, filloi të bënte para duke na hapur edhe një kafe që u bë pika e takimit të gazetarëve të ardhshëm borgjezë.

Ky Fideli që sot është bërë pasunik i madh kur shkoi me Meksin në vizitën e parë të tij në Amerikë më 22 shtator të 92-it, e jo atëherë në maj që thotë në përgënjeshtrimin e tij ndaj meje, nuk kishte kostum të vishte dhe i kam dhënë borxh kostumin tim. Unë sot nuk kam as edhe një kostum, as atë që ta pata dhënë ty o Fidel se i doli boja e u gris, ndërsa ti ‘koka’ më e madhe që ka nxjerrë Instituti i Fiskulturës bashkë me kokën tjetër, Agron Kuliçin, apo më mirë kërriçin, jeni bërë super të pasur. Ku i gjetët lekët o Fidel? Apo ngaqë t’i u bëre krahu i djathtë i Edushkës dhe ky kërreçi Lal Krosi i marshallit. Për këtë përgjigjuni popullit.

Të kalojmë tek z.Kopliku. Ky për ngjarjen nuk flet fare, se nuk ka qenë aty. Po si ka mundësi z. Kopliku që ti si ministër i Brendshëm nuk kishe dalë të prisje shefin tënd të qeverisë? Apo ishe i zënë me marshallin? Apo nuk doje ta shihje të digjej live shefin tënd që e doje aq shumë sa mezi po prisje sa t’i zije vendin.. Ndoshta ty nuk të ka ngritur në politikë njohja e vjehrrit tënd me Berishën, por që për t’u njohur njiheshin se gjithmonë të thoshte kur ndaheshit, që mi bëj shumë të fala. Por t’i nuk mund ta mohosh se ty të futi në politikë Ferit Hoti, që e kishe djalë halle dhe që ishte njeriu më i rëndësishëm i marshallit në thurrjen e rrjetit të lidhjeve dhe kuadrove të ardhshëm të PD-së nën drejtimin e udbashit famëkeq Bujar Hoxha, i cili luante e mbante lidhjet agjenturore të Berishës me patronët e tij serbë.

Thua që ke qene i persekutuar. Mos na bëj të qeshim sepse nëna juaj ka qenë shoqe e ngushtë me Nexhmije Hoxhën dhe kushërirë e Enverit… Sa për propozimin për kandidaturë për kryeminstër në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, miku juaj e ka bërë, dhe Ylli Vejsiu ka qenë ai që përcillte lojën e marshallit me kandidaturat alternative tek anëtarët e këshillit. Ti e deklarove hapur votën tënde për Meksin kur e pe që nuk kishe asnjë shans për të fituar ndaj tij. Si ministër i Brendshëm je ti që mbushe ministrinë me të burgosur ordinerë që regjimi për të mos i pasur nëpër këmbë me tre dëshmitarë të rremë, para se të mbaronin burgun ordiner, i dënonte për agjitacion e propagandë, dhe i kalonte në kampin e të burgosurve të vërtetë politikë edhe për t’i spiunuar edhe për të prishur imazhin e tyre si kundërshtar të regjimit, në sytë e popullit…

Ti si ministër krijove bandën e parë kriminale të lidhur me policinë. U largove nga posti jo për parime, por ngaqë u lodhe duke pritur që marshalli të plotësonte dëshirën e zjarrtë për te zënë vendin e premtuar prej tij, dhe klanit ku bënit pjesë. Vendin e Meksit.. Si nuk foli asnjëri prej jush se ku ndodhej ato orë të uljes së avionit marshalli?

Pse mor Tritan nuk tregon që edhe përse u mundova me insistim të lidhesha me marshallin, nuk munda ta gjej për qamet, pavarësisht se marshalli në atë orë kurre nuk largohej nga zyra. ..Apo do ta mohoni edhe këtë? Me siguri do dal Mehmet Elezi e do thotë që atë natë marshalli nuk ka qenë në shtëpinë time. Cili pilot në botë do pranonte të ulej në një pistë të pandricuar apo të ndriçuar me dritat e zisave të ushtrisë, a thua se ky avion nuk mbante në bord kryeministrin e një shteti, por po bënte zbarkimin e diversanteve apo parashutistëve në kohë lufte. Po kabllin e ndriçimit kush e preu? ??  Lopa me siguri se e ngatërroi me barin.

37 komente në “Izet Haxhia: Përgjigja ime për Fidel Yllin, Tritan Shehun, Bashkim Koplikun…”

  1. Zago says:

    Ditke shume gjera o miku im, por fakte ke per cka ke thene deri sot?1 arsye te mban larg, bej 1 emision me fakte dhe shqiptaret dine c’bejne.

    1. fieraku4u says:

      KY I DI TE GJITHA O LUM MIKU, SE I PARE NGA AFER. PO TE SHKRETET SHQIPTARE DHE SHQIPERIA QE I VUAJN EDHE SOT KETO PASOJA DHE PISLLIQE TE KETYREVE PISAVE.

      E KAN KAPUR SHQIPERINE E SHKRETE SI NJE KANCER, DHE NUK E LESHOJN.

      1. ALpini says:

        Izeti
        po sillet si qeni leshuar nga zinxhiri,
        ka hapur thesin dhe nuk di te ndale.
        çfare do te thuash nuk ndryshon nje gje
        ke qen shume kohe qeni besnik
        i Sali Berishes.

        1. majlinda says:

          e rendesishme eshte qe ai po ja nxjerr ne shesh ato krime qe berisha i ka bere ketij vendi, dhe populli, dhe per kete i do thene Izet Haxhise” te lumte “, sa me shume te kesh per ate njeri botoji, te ndergjegjesohen ata sy verber qe i shkojne pas per te bere ca pare me te,

      2. Realiteti says:

        Ky palaco di se si spiunoi ke is Sigurimi,UDB-ea,te trafikoi droge ne Antalya,te beje leke,per femijet e vet, me genjeshtra, per socialistet ish komuniste etj.Ky ishte vrases kryesore i Deshmorit te Dhjetorit,Azem Hajdarit.

    2. mirel says:

      haha, fakte thote ky, Pista pa drita, ky do lopen te pellase qe I preva une dritat

    3. Ogaz says:

      A thua se dine c’te bejne? S’ma merr mendja. Ato kane hallin te mos lejojne kendin e femijeve tek liqeni.
      Edhe kur faktet kane qene te qarta fare politikanet ja kane marre doren. Mjaftojne te thone qe nuk eshte e vertete dhe popill (ti Zago ) e ha menjehere. Do shembuj? Ok:
      – Videoja e Meytes. Per ty ishte sajuar sepse ashtu tha sala pas darkes me Meten
      – Revolja e Strazimirit. Ishte kellef celulari sepse asht tha
      – Gerdeci. Shkelzeni s’kishte lidhje dhe kunati I Berishes nuk ishte kunat me Berishen
      – Shqiperia nuk shiti arme tek serbi. Sepse ashtu that serbi sali
      – Saliu nuk eshte komunist, sepse ashtu ka thene Saliu qe une kam ndryshuar ndersa te tjeret nuk kane ndryshuar. Ato qe vijne nga PS ne PD gjithashtu nuk jane komunista, vetem ato qe ikin nga PD (Bamiri) behen komunista.
      – Rruga e Kombit nuk ka pasur korrupsion, sepse ashtu thote Luli
      – Visita e Bashes ne SHBA ishte nje sukses. Kjo nuk ka nevoje per fakte sepse e tha Basha
      – Gjin Gjoni nuk eshte I korruptuar sepse ashtu thote ai dhe skane rendesi c’thote I. I deklarimit te pasurive
      – …………….
      -……………
      Sa do fakte te tejapesh ty Zago ti po Zago do mbetesh. Mbreterit Sali, ilir. Edi, Luli…… Gjykatsit, Mjket, Pedagoget, Drejtorat e ndermarjeve do palosin milonat per sa kohe te kene ty dhe te tjere si ty Zago.

  2. Jorgo says:

    llafe kafesh ore Izet asgje me teper, nuk na sqarove, a e dinin qe me pare apo jo se nuk kishte drita? Fideli thote po dhe nuk ka qene vetem.

  3. qiri says:

    E ke gabim, komentues. Shqiptaret nuk dine c’bejne me fakte ose pa fakte.

  4. bosi says:

    Izet po ben nje luft te fort bravo te qoft ky popull esht qorr dhe nk shef gjithsesi ti bej tenden nje dite do tu hapen syte

  5. bonbon says:

    Z. Haxhia vazhdo dhe beji publike te gjitha krimet e Berishes dhe bandes se tij. Keta njerez qe bjne sikur kerkojne fakte le te hapin syte e te shohin,fakti me bindes eshte gjendja ne te cilen ndodhet edhe sot Shqiperia. Gjithcka eshte pasoje e pushtetit te psikopatit Berisha.

  6. Anda says:

    C’fare fakte do ti,faktet ti gjeje shteti,ligji,ky njeri ka guximin the tregon te vertetat mbi Mafian e zeze qe zaptoi ate vend dhe perdori cdo gje cdo mjet deri ne vrasje e shkaterrime pafund,per tu pasuruar, njerez te paskrupuj…guximi i tij ashte per tu lavderuar e mbeshtetur totalisht,ka shume njerez qe dine e kane pare shume por nuk flasin dot se i tremben hakmarrjes,ndeshkimit nga keta mafioze qe e kthyen ate vend ne shkretetire afrikane….

    1. moni says:

      Cfare faktesh do nga nje surrat qe ka punuar me doktorin dhe i zbatonte urdherat me perpikmeri? Po mos na bej te qeshim. Izeti do vendosi drejtesi? Ky te japi llogari perpara drejtesise per pislliqet qe ka bere vete. Ti qofsh nqs i beson gjysem llafi ketij shpellari.

      1. Bajraktari shpellarit says:

        O moni.. apo e ke muniiii (greqiaht i thone..), cfare rendesie ka qe ka qene ne sherbim tedoktorrit, ai guxon te tregoje te verteta qe i ka perjetuar dhe ka dijeni per to. Sido qe te jene keto te verteta, e inkriminojne apo jo dhe vete *shpellarin*(sipas teje) ai ka guxim dhe e pranon publikisht dhe per kete duhet vleresuar ndersa ti do qe te …i Q doktorri Edi, fideli apo kushdo qofte qe eshte ne pushtet. Per kete mire ben se eshte sendi jot ajo qe ke per goje apo prapanice (se nuk di nga desheron ta hash), por ne shpellaret e tjere duam nje Shqiperi qe te kete drejtesi, barazi, liri dhe demokraci, por mbi te gjitha njerez qe drejtojne me idealizem dhe perkushtim. Keta hajduterucet e sotem jane njesoj si te djeshmit dhe ata qe do vijne me luleze bashen. pra nuk duan reforme ne drejtesi, nuk duan barazi dhe jane gati t ja lepijne doktorrit, edit dhe ilirit, se Lulezaj dhe MUli duan nja 12 vjt te tjera qe ta kuptojne si behet drejtesi (pasi te kene lare hesapet me vete drejtesine, per te cilen pergjerohen keta gjynafqare).
        pershendetje nga
        Shpellari jo i dragobise por i Babines

    2. martin says:

      llesh pal dode sali palla e kunderta e cdo shteti ne bote ku gjithmone veriu ka qene me i zhvilluar tek ne e kunderta veriu mori ne dore fatet e vendit dhe kemi arritur ne kete kasaphane qe duhen edhe 25 vjet te tjera qe te ndryshoje per te mire. Mos prisni qe te behet drejtesi edhe sikur izet haxhia ti kete te gjitha te filmuara dhe te dokumentuara se ne gjyq edhe sikur te dalin te gjithe keto kriminele do marrin pafajsi por edhe demshperblim per prishjen e imazhit dhe personalitetit qe e kane krijuar ne vite qe kur ruanin dhite ne bjeshke

  7. pro.... says:

    ..vullkani po shperthen,kujdes !! kam pershtypje se Izeti eshte ipergatitur me dokumentacion ,,aresyeja..s’besoj se mund t’ja fale ndeshkimin e padrejte qe i kane bere familjes se tij..ndoshta po ndihmon ne dekriminalizim..Perse me duket sikur ne momente kur PD nxerr koken nga litari..Izeti i bie me shkelm stolit…kam pershtypje se tortura e vertete per hajdutet dhe kriminelet e ketij vendi keto 25-vjet kriminalogji akoma nuk ka filluar ..askush nuk gezohet,kur merr vesh, se sa eshte poshteruar ne emer te demokracise..

  8. BUJARI JU DEGJON says:

    Izet,te kam urryer ,se une jam nje person qe nuk e kam votuar kurre kryekriminelin Sali Berisha…
    Por,mbas kaq reagimesh,te kam vella,shok,mik…
    Ne fakt,po te kishim SHTET,ti do shpalleshe HERO,mbas gjyqit te Sali Berishe Kryekriminelit…
    Por gjyqi i tij duket se eshte larg,shume larg…
    Te pershendes Izet dhe te porosis te ruhesh nga falangat berishiane…

  9. tomsojeri says:

    Vazhdo Izet Vazhdo se po ju del boja lakejve! Shife si dalin nji nga nji e duan te na shesin barin e that per te njom !! Ktu ,Izet trimi,ka vdek burnia e ky vend esht kthy ne nje bordello 28 000 km2 ! Hajdut,mashtrusa,kriminel,kurva e kuvar ka 30 vjet qe ja lejn stafeten njeri tjetrit e mbrojn njeri tjetrin ! Mos ben gabim e vjen ktu ,se kjo Drejtesi qe ka mberthyer per gryke shqiptaret per te mbreteruar gjakpirsit e saj me ne krye marshallin tend ,esht divizioni me i sofistikuar antishqiptar,esht pjesa me e degjeneruar esht barikata e ksaj foleje ku mbiu humnera me emrin PD ! Marshalli nuk flet akoma, sepse do kurdisi edhe te tjer “deshmitar” tip Fideli, Kopliku dhe atyre qe pam deri sot, qe te na “mbush” mendjen e te krijoj alibin per te gjitha krimet, qe kalbesira Drejtesi dhe me bekimin e elites, do ju “qetesoj ndergjegjen” qe te gezojn te qet cka i renbyen ktij kombi ! Izet NjE FSHAT QE DUKET NUK DO KALLAUZ themi ne dhe pergjigjet e tua jan shigjeta te nxehta per te pabeset dhe ballsam i ngroht qe ngushellon shqiptaret e dhunuar ! Po i ben nje sherbim te jashtzakonshem ksaj pjese shqiptaresh por edhe Atdheut
    Qofsh mir ti dhe familja e uroj qe pesha e mergimit nje dit te cliroj nga mundimi e dhimbja ……..

  10. llEno says:

    “Prit gomar sa te dalin bar”……..pse budalla eshte Berisha te hyn ne lojen e flliqte qe po bene……ti tani dhe ato qe ke bere kur ishe roja e tij……..
    Mmos ju ruaj Berishes por atyre qe ju ke borxhe ,atyre qe ju ke vrare bijte se Berishes nuk i hyn ferra ne gisht prej paçvavureve tuaj e te atyre qe te nxisin……palaço burr

    1. mirel says:

      Berisha nuk eshte budalla, por krimineli numer nje ne Shqiperi. Nuk do I vonoje dhe atij

  11. fatosi says:

    Kete Z.Haxhia nuk e kame simpatizuar kurre per arsyen e veprimeve te tij jo te drejta dhe jo ligjore ne raporte opoziten e kohes…….por me keto qe po thote dhe fakton edhe pse eshte i vetem dhe pa perkraje i jape te drejte.I jape te drejte se ne radhe te pare edhe ky u keqperdore ne extrem nga marshalli i tij i kohes,dhe se dyti dhe qe eshte me kryesorja ky llume qe ka pllakosur shqiperine e ketyre 25 vjeteve, nje dite duhet te pakten te filloje te kthjellohet.Dhe kthjellimi duhet te filloj me deshire nga ish aktoret,ose me nje presion mjafte te madhe nga ku popull i drobitur dhe i tutur deri ne extrem.pike se pari duhet ndjekur paraja se ajo do ti zberthej te gjitha si me magji.Te gjithe pasuniket e pas 90 duhet te kalojne ne siten e kontrollit ku. si dhe me cfare e bene kete pasuri,kontrolli eshte shume i thjeshte,por qelbesirat nuk duan se jane te gjithe te perlyer e hajduter.populli duhet te zgjohet e te ngrihet i gjithe kunder kesaj klase dhe tu sekuestroje te gjitha pasurite e pa justifikuara dhe tua kaloj sherbimeve te komunitetit,spitale, shkolla e ku di une me radhe.kush e meriton ne burge, vetem keshtu nuk do tu hapet kurre oreksi per te vjedhur,por do te jene qytetare te theshte e te kulturuar………perndryshe vazhdoni gjumine o popull dhe kur tu vije veza ne b…….. zgjohuni.

  12. Ml says:

    Hiqeni kete plehren nga qarkullimi se late name. Tropojan pa dine e imane. Kokrra e bq qe filloibte flase tani se para sja mbante torra.

  13. Arbjoni says:

    Derisa te jete ne krye Adriatik Lllllalllla lodhesh kot o Izet.

  14. frasherlliu says:

    Izeti ka shume te drejte, çdo gje qe thote jane te verteta dhe askush qe nuk ka qene prezent per çdo fakt qe ben publike Izedi nuk ka te drejte te dyshoje.Kete e them sepse kam qene prezent ne shume ngjarje per shkak te detyres se bashku me Izetin dhe kemi pare e degjuar shume.Te tere ata persona qe kane deshmuar kundershtite e tyre kunder Izetit kane qene pjese e tavolines se oreve te vona te nates qe benin plane ogurzeza njelloj si seksionet fashiste hitleriane.Me vijne zorret verdalle me keto kerrma qe po bejne çeshte e mundur per ti shpetuar ndeshkimit popullor sepse drejtesia eshte ne dore te tyre.Izeti duhet mare ne mbrojtje sepse dhe atje ku ndodhet zgerdallat fashiste berishiane presin prej vitesh per ta zhdukur se ai eshte deshmitari i vetem.

    1. Une... ti.... ne te gjithe... says:

      Edi Rama do e mari ne mbrojtje? Ai eshte I semure psikik qe deshiren do e kishte qe tia nxirte syte me pirun izetit per rrahjen e dikurshme por qe beson se lenja jashte vendit te tije eshte me e veshtire se nxjerja e syve me pirua.

      Polotikanet tane jane nje tufe kreminelesh ordiner pa asnje ndryshim nga ata kreminelet harbiute e zorrethare qe padyshim gjithkush prej nesh I ka patur ne lagje apo ne fshat.

      Keta jane luftetaret e klases borgjeze ne themelim dhe I perkasin vetem njeres ane. Izeti nuk mund te ishte njeri prej tyre pasi mendoi se po bente dicka te mire dhe nuk ndoqi parane. Pra paraja do parane ose thene me mire ne rastin e politikaneve tane plehu perzihet vetem me plehun dhe nuk ka vend per njeri tjeter.

    2. nada says:

      Po mire me te vertet besoni ato qe shkruan Izeti apo keni kaq urrejtje per Berishen qe jua zene syte.Izeti eshte nje fatkeq qe i eshte dashur te fshihet dhe tja mbathe nga shqiperia si vrases.Izetit i rendon mbi supe apo ne shpirt shkaterrimi i dy vellezerve Ismetit dhe Samedinit qe kurrsesi kane qene kategoria e Izetit por prej tij perfunduan vite te gjata ne burg.Dhe per ta mbyllur Izeti ka braktisur dhe lene ne mes te kater rrugeve familjen e tij ,gruan dhe femijet e tij dhe ju hajde hajde degjoni Izetin.

  15. Paulsad says:

    Sigurisht a to qe those Izeti jane te verteta po edhe pa to ,muti I Saliut nuk ka qelbur vetem Shqiperi por krejt Ballkanin.

  16. petrit zela says:

    Plaget e se kaluares kalojn pamvarsisht se koha mundet ti mbuloi plaget por jo dhimbiet..Por duhet ta pranojm se akuzuesit e sotem
    me faktet e tyre si drita e diellit askerkush nuk do mundet ti kontestoi..E them kete se ky personazh ka qene antar I grupit te “valleve”
    te krimit te te- Akuzuareve….

  17. Aurelius says:

    Nje fakt qe une e di mire dhe qe e thote Izeti ne kete shkrim eshte: Vaske Konomi ose sykuqi qe bridhte me nje vespa te bardhe dhe qe me ndihmen e altinit te Vogel perdhunoi Rajomnden. Ketu Izeti nuk genjen.

  18. Ex komando says:

    Izet ! Juve si familje jeni buk shkelur te paves, nuk ishit te zote te merrnit gjakun e vellait te vrare dhe kerkuar ndihmen e fatmir hakles, dhe u bete vegel e tij, sikur ishte Liam byberi me shok, dhe me ne fund u degjeneroj astrit muldaka me nje deshmi moret 45 burg si familje , ju si vellezer njiheni per te pa gdhendur

  19. Ex komando says:

    Nuk keni moral ju si familje sps jeni te pa bes Dhe ik mos felliq gazeta sps ske burreri Ti ne nje shoqeri ishit me luan byberin hydajet gjecin etj etj ishit veglat e halilit , u nxori pabesit astrit muldaka

  20. tomi says:

    Fakti eshte Izeti e denoncoi .Neser ministri i brendeshem ta arrestoi SAlen pasneser ta varim te sheshi ,,,Kush e ka rradhen pas Sales,,,,Na tregoni besnike te partise,,,

  21. Na bashkoj kenga popullore says:

    Izet Hazhi i vetmi djal nanet qe ka guximin te deshmoj per kriminelat qe shkaterruan Sqiperin,vertet ai qe nuk vlerson deshmit e zotit Haxhia o eshte injorant o byth shitun o antiShqiptar o i ka syt myth

  22. guerrilas says:

    Me vjen keq per kete njeri,I besoi verberisht nje qeni,dhe po vuan pasojat e kesaj besnikerie,sa per burre e per zemer te mire I vini anes te tere ju qe e shani ketu,ky shoku ju ka vene ne rresht te terve dikur,dhe ju ve prape tani po te vije puna.Respekte Izet per ty dhe familjen tende.

  23. ilir says:

    Njeri inteligjent, din mire cfare trukesh me perdore qe me terheke vemendjen e njerzve, po ora te ka mbete ne vitin 97 , jena ne 2016 mor mik kane dale metoda moderne mashtrimi.

  24. ylli says:

    Spektakel ! Izeti rrefen ,socialistet eksitohen.Nga njera ane e akuzojne Berishen se hiqte e vinte ne qeveri ke donte ,nga ana tjeter Berisha e Kopliku bejne atentat kunder Meksit se nuk e heqin dot.Meksit i thone kukull i Berishes ,nga ana tjeter Berisha nuk hiqte dot kukullen e vet ,por duhej ti bente atentat kukulles.Do rrezohej avioni me dhjetera njerez ,qe te hiqej Meksi ,kur ne te njejten kohe thone se Berisha eshte specialist per zhdukje.Hajde specialist hajde.Sa here ne Shqiperi politika tensionohet ,mbushen gazetat e majta me Izet Haxhine e Marjan Frrokun ,dy kokat e masonerise tropojane.Respekt per malesoret trima e bujare por keta jane …..

  25. Alleman dushmeni says:

    Izet, respekte per rrugen qe ke vendosur te ndjekesh ne denoncimin e tufes se bastardeve qe moren ne qafe te ardhmen e ketij vendi ne momentin e madh qe kishin ne 90.Saliu mund te karakterizohet si femija i rritur ne nje ambjen primitiv me instiket e dhelpres per nga djallesia, egersine e makuterine e ujkut dhe ambicjen e shtriges qe donte te helmonte Hirushen per te qene me e bukura.Kjo e ka bere qe te mos ndalet para asnje krimi qe ka bere e ben ala.
    A din gje per 700 mije markat gjermane qe mori Saliu nga i derguari i SIEMENS qe donte kontraten e pistes se Rinasit.E ka takuar koke me koke ne Presidence dhe ai kishte valixhen me vete me 700.000 marka gjermane.Pushoi edhe ministrin e transporteve per kete kontrate, Fatos Bitincken e propozuar nga Republikanet se nuk ju bind.
    O popull sa per muhabet kafesh mos u merzisni, sa per koncesionaren qe keni tani ne aeroport dhe qe po zhvat shqiptaret , leket i mori Ilir Meta me kompani, jo pak por 6 milion dallare, hajde mos u merzisni muhabete kafesh qe po te ishin njekur nuk ishte e veshtrire te vertetoheshin.
    Shnet izet Haxhia, ti po e bon detyren si qytetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje