Partia Demokratike ka vendosur të vazhdojë të mbajë të bllokuar Kuvendin e Shqipërisë edhe në seancën e nesërme.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, është vendosur që edhe nesër të vazhdojë bllokimi i Kuvendit, duke u arsyetuar me dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të dy deputetë ve Suli dhe Leskaj, si dhe me ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit si dhe komisioneve hetimore.
PD kërkon që ligji i dekriminalizimit të ndryshojë përsëri, me qëllim që të pengojë qëndrimin në Kuvend dhe të deputetëve që janë në gjykim, sic është rasti Prenga, si dhe të mos bllokohen komisionet hetimore kur mungon shumica.
Grupi vendosi të vazhdojë bojkoti ndaj reformës në drejtësi, për aq kohë sa nuk plotësohen këkresat e tyre.
Komsioneri Hahn bëri sot thirrje për ulje në tryezë, ndërsa Rama kërkoi dialog me Bashën, por kjo duket se nuk ka ndikuar në selinë e SHQUP.
Dihet kjo gje sepse keta nuk e duan reformen ne drejtesi sepse i bie qe te fusin njerezit e tyre ne burg.
Gjeten nje pretekst me ane te protestes tek liqeni per kendin e lojrave per te zhvendosur vemendjen e njerezeve.