Ben Blushi: Pse i duhet thënë "Jo" referendumit të 9 prillit

5 Prill 2016, 16:07Blog TEMA

Nga Ben Blushi

Sepse në Kongresin e Partisë Socialiste, 19 Mars 2016, ky Referendum u votua në kundërshtim të plotë me normat e PS;

Sepse Kongresi u zhvillua mbi bazën e një rendi dite të përcaktuar më parë, pa u lejuar të miratojë rendin e tij të ditës;

Sepse pati kërkesë të një grupi delegatësh për shtesa në rendin e ditës, e cila nuk u lejua të votohej;

Sepse në rendin e ditës nuk u përfshi detyrimi statutor për hapjen e procedurës së zgjedhjes së Kryetarit të Partisë Socialiste, ndërkohë që
kryetarit i ka mbaruar mandati prej 3 vitesh;

Sepse Kongresit iu imponua iniciativa e një delegati të vetëm për referendum, ndërsa Statuti parashikon që iniciativa referendare i takon
Asamblesë Kombëtare dhe me kërkesën e 20% të anëtarësisë së partisë. Iniciativa u shpreh në fund të punimeve të Kongresit dhe jashtë
rendit të ditës;

Sepse data e Referendumit u vendos në kundërshtim me Kodin e Zgjedhjeve në PS, i cili përcakton që referendumet nuk mbahen dy muaj
para ose dy muaj pas kongresit;

Sepse Kongresit nuk iu dha e drejta të njihej dhe të shprehej për pyetjen që do të shtrohej në Referendum;

Sepse pyetja e bërë publike pas Kongresit është formuluar në kundërshtim me Statutin, nga njëri prej drejtuesve të seancës, i cili nuk ka të drejtë as të formulojë e as të shpallë pyetjen e referendumit;

Sepse sipas Statutit njihen dy forma referendumesh, këshilluese dhe vendimmarrëse, të cilat vendosen në Kongres. Kongresi i 19 Marsit
nuk u shpreh për formën e këtij referendumi, që do të thotë se vendimi i zbardhur, i cili parashikon formën vendimmarrëse, është antistatutor;

Sepse Kongresi nuk u lejua ta miratojë nen për nen Statutin e ri, çka vë në diskutim çdo vendim të marrë për këtë referendum;

Sepse Kongresi ka zgjedhur si anëtarë të Asamblesë Kombëtare shumë persona të anëtarësuar në parti vetëm disa ditë para Kongresit, ndërkohë që neni 41.4 i Statutit kërkon një përvojë tre vjeçare në parti të anëtarëve të Asamblesë Kombëtare;

Sepse Kongresi ka zgjedhur si antarë të Asamblesë Kombëtare shumë nëpunës të shërbimit civil, ndonëse neni 41.4 i Statutit e ndalon;

Sepse në këtë Referendum është mohuar e drejta e fushatës për alternativat e ndryshme;

Sepse, ndonëse Kodi Zgjedhor i PS, në nenin 55.6, parashikon që “Alternativat referendare kanë të drejtë të kenë vëzhguesit e tyre në tërë
nivelet e Komisioneve të zgjedhjeve“, kjo e drejtë është shkelur;

Sepse lista e zgjedhësve që kanë të drejtë të shprehen në Referendum, e cila sipas Kodit Zgjedhor duhet të përfshijë vetëm antarët e partisë deri më 31 dhjetor 2015, nuk është bërë publike;

Sepse ky Referendum tenton të zëvendësojë procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Partisë Socialiste, duke i hequr të drejtën e votës dhe kandidimit antarëve të Partisë Socialiste;

Sepse Statuti i ri nuk u lejua të kalojë nen për nen në Kongres, për të fshehur ndryshimet thelbësore të bëra projektit të miratuar në Asamblenë Kombëtare. Ndryshimet pa autorësi që iu bënë Statutit të ri synojnë t‘i japin mandat të përhershëm Kryetarit të partisë, i cili jo vetëm që nuk votohet, jo vetëm që mandatin nuk e fiton me zgjedhje, por as nuk dorëhiqet kur partia humb në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare;

Sepse në variantin e Statutit që miratoi Asambleja Kombëtare shkruhej “Mandati i Kryetarit të Partisë ndërpritet kur Partia humbet zgjedhjet
e përgjithshme“, ndërsa në variantin që u kalua pa votim nen për nen në Kongres, shkruhet se “Mandati i Kryetarit të Partisë ndërpritet kur Partia humbet vendin e parë në zgjedhjet e përgjithshme“;

Sepse historikisht, që nga krijimi i saj, Partia Socialiste është votuar nga shqiptarët si forcë e parë politike në vend, çka përforcon bindjen se
neni më sipër është ndryshuar për ta kthyer në të përhershëm mandatin e Kryetarit të partisë;

Sepse sipas nenit 40.6 të Statutit të pa miratuar në Kongres “Kur partia është në qeveri dhe Kryetari i saj zgjidhet kryeministër, zgjedhjet për
Kryetarin e partisë do të zhvillohen vetëm nëse kërkohet nga të paktën 10% e delegatëve dhe kërkesa merr mbështetjen e shumicës së delegatëve të kongresit në votimin që zhvillohet në Kongresin vjetor të partisë“, i jepet mundësia partive të koalicionit të vendosin për Kryetarin e Partisë Socialiste, mundësi që i hiqet anëtarëve të Partisë Socialiste.

9 komente në “Ben Blushi: Pse i duhet thënë “Jo” referendumit të 9 prillit”

  1. aqif tahipi says:

    Or padhosh ,nese ke kellqe eshte momenti qe te mos qurravitesh neper gazetaret e saliut por te formosh partine tende. Nuk ka kuptim qe te rrish ti “koka e madhe e intelekt huale postkomuniste ” ne partine e te majtes historike. Ndersa per listat mos u anko shume se ,gjate kohes qe ishe minister i pushtetit vendor kishe ne dore shansin historik te berjes se listave zgjedhore te pakundershtueshme dhe sistemin e adresave .Nejse mendoj se perkrahja e grupit tuaj do jete shume shume e paket.

    1. miu says:

      sa emer te bukur qe ke! te shkoka shume. ta paskan vene sipas mendjes!

  2. "Horri i Bulevardit" says:

    Megjithese ty nuk te rruhet as per zgjedhje e referendum, ty te eshte dhene urdher, te minosh Rilindjen e PS, perseri ne menyre demokratike, qe ne fakt se meriton, te eshte lene akses, ti mbushesh mendjen, socialisteve, ose te vene nje kryq tek Jo-ja, ose mos te dalin ne referendum.
    Me demokraci nuk gjen as ne Zvicer e vendet skandinave, qe referendumet i kane shprehje te vullnetit te qytetareve te vet.
    Por ti benka i Kicos, ke tjeter hall,
    Se u premtove ish-ave te PPSH, te ish Keshillit Presidencial, Saliut e Nanos, se une e nxjerr jashte loje Edi Ramen, se kam nje jete qe militoj ne PS, ku me duan, me duan edhe komunistet, se babi im Kico, gjithashtu ka nje jete qe militoi ne PPSH, me duan edhe ish-at e sigurimit, se gjithashtu babi im Kico, ka dhene kontributin e tij modest, po me duan edhe shume biznesmene, se kur kam qene qeveritar 4 here, kam kontribuar ne pasurimin e tyre dhe shume fakte te tjera, qe me vone do te dalin.
    Benka i Kicos, me thuaj nje ligj, apo nje zgjidhje qe shqiptareve u ka ngelur ne mendje, qe ti ke bere si ish anetari i keshillit te ministrave ne qeverine Nano e theksoj, ke qene ne 4 poste ministrore.
    Edi Rama mire a keq, mbahet mend si njeriu qe hoqi nevojtoret nga qendra e Tiranes.
    Veliaj po e tregon vehten cdo dite, sa qe salehu dhe salehet, po pellcasin, qe spo ja dalin.
    Na trego ti o ben blushka, cfare bere kur ishe ne pushtet.
    Te kujtoj se edhe librat po i shetvne kurriz te partise, sa shkruan nje pacavure, del tek fevziu dhe shan Ramen dhe Qeverine dhe i jep bakshish nje liber fevzos dhe ky i fundit, fillon duke u cjerre ne tv, blini librin e ri te benkes e tj.
    O ben blushi, cuni i Kicos, shko tek kaci, salehu ty te pret krah hapur, se je cuni i kolegut ne keshillin presidencial.

    1. Erald says:

      Ik ore debil qe i mbushe faqet duke shkruajt idiotlliqe. Tjetri kerkon bazen e demokracise, te drejten e votes. Ti flet ka**lliqe per biografira.

      p.s Erjonka po ben vetem projekte per tu dhene pare ndertuesve te Tiranes, asgje tjeter

  3. e verteta says:

    Te gjitha verejtjet e Benit Fatos qendrojne….Mos tja hame hakun..Ju komunistet bageti jeni. Ska gale se PS eshte nje plere e trasheguar, vetem Saliu mos fitoje.
    Koncepti I demokracise eshte i huaj per Gramoz Rucat/Bracet e Doklet te PS. Mos u ngutn edhei Kac Islami i juaji eshte ju takon,ju perket juve sa do here tbeje sikur ju tradheton.Fara juaj e keqe nuk ndryshon.

  4. Besoj says:

    Flinte ky bircja ne zgjedhjet de ani qe e paguajne te jeret do te mare pushtetin ne tavoline. Ik ore I paafte me librat dhe I paafte me politiken.

  5. @ says:

    Ky “Horri i Bulevardit” si komentues, me kujton ate tjetrin me emrin “Skypion” qe nuk para del me ne skene.
    Shqiperia eshte e mbushur per fat te keq me mercenare qe paguhen nga horrat e pushtetit, per t’ju bere
    lavazh truri shqiptareve dhe per te sulmuar, ofenduar dhe kercenuar zerat e lire dhe te ralle te politikes.
    Nuk eshte se dua te mbroj Ben Blushin, por nuk shoh argumente pa baze ne ato qe thote.

  6. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Komunisteve ju rruani bolet ju dhe te gjithe ata si ju. Normalisht ju ,gjoja te djathtet ,( mjere ata qe kane pasur gjak blu ,kur i perfaqesojne katundaret si ju) e keni aftesine ti jepni mire gojes ,,me fjale por ama ne te majtet ju kemi gjetur kuren cudiberese ,,qe eshte preshi i njome.Ky eshte melhem per ju shqupasit djathtosho ruralo ish komunista.Me aq sa ndikuan ,kaqi i zi ,ben malaj ne 2013 aq do ndikoje edhe blushi ne 2017. Kjo levizje eshte vetem nje verre ne uje.

  7. miredashesi says:

    Ngrihen kembet e i bien kokes, i thone kesaj. Ai e di se ka mbaruar me gjithe ata qe ka mbrapa ne rresht, por krimineli dhe derri plagosur thone ne momentin e ngordhjes se tyre te kafshojme sa te kafshojme, me gjithese e dine qe as te pickojne dot see jane zbuluar ketu e ca vjet. Metoda e te lozurit me llafe eshte bere si metode pune tani ne vorbullen shqiptare qe çdo gje kundershtohet sipas oreksit te njerit apo tjetrit. Oreksi i Benit qe nuk ecen vete ka kohe qe eshte i ngrehosur, por tani qe i erdhi ngordhja do lehe dhe pak deri sa mos ta degjoje me njeri. Po te ishte burre i zoti apô politikan, formonte partine e tij, Hafizin e Daden mbrapa i ka dhe formoni dhe grup parlamentar, por nuk kane ate detyre; detyra e tyre ishte se nuk eshte me, te shkaterronin partine socialiste, gje qe perfunduan ne koshin e plehrave. Ku ka ne demokraci mbi referendumin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje