Para disa ditësh një vozitës nga Kukësi tregonte matësin e shpjetësisë, tek futej në tunelin e Kalimashit. Matësi shënonte 316 kilometra në orë. Me siguri zotëria do të ketë marrë një lumë lëvdatash nga komuniteti: “Je i modh plako!”.
Uroj me gjithë zemër që kjo foto të ketë qenë kallpe dhe thjesht një montazh i të riut, sepse me siguri në shtëpinë e tij do kenë bërë hallvë, meqë dali u ka shpëtuar gjallë, thua se është pilot i Formula 1 në cirkuidin e Kalimashit.
Të gjithë ata që janë entuziazmuar nga ky aksion debil ndoshta nuk shohin më shumë se hunda e tyre, sepse larg qoftë ngjan diçka brenda në tunel, çfarë taksirati kanë të tjerët që janë pas duke ecur aq sa duhet e që mund të kenë brenda në mjetet e tyre fëmijët a familjet?
Megjithatë policia u ftillua dhe vendosi radarë. Kjo është zgjidhja? Pa dyshim që jo, sepse do të ketë musketierë të tjerë, të cilët do i hyjnë sfidës. Tek e fundit, shqiptari për pak adrenalinë e djeg tunelin.
Pasditen e së djelës dy makina u përplasën kokë më kokë në dalje apo hyrje (varet nga e ke drejtimin) të autostradës së Elbasanit, në Mullet. Njerëzit kalonin, shihnin pamjet e tmerrshme dhe pyesnin a janë gjallë autorët. Këto skena tashmë janë të zakonshme për udhëtarët. Më e lehta në raste të këtilla është të bësh fajtor shtetin. Asnjë rrugë e Shqipërisë nuk është e mbaruar krejt, shenjat, kushtet lënë për të dëshiruar, por ky është një realitet që nuk të çon në fatalitet, nëse nuk e ke këmbën gozhdë tek gazi dhe rripin nuk e vë, sepse je lac. Kush e vë rripin është si punë pederi. Shqipot nuk janë pedera dhe nuk e vënë rripin, ndaj i kanë mbushur anët e rrugëve me lapidarë.
Nëse në fundjavë kthehesh nga Durrësi drejt Tiranës, pjesa më e madhe e makinave të parakalojnë në kahun e mëngjër. Të gjithë kanë më nxitim se ty dhe ti pyet veten: “Po ku mutin shkojnë që e ngrahin kaq fort?”. Askund nuk shkojnë, thjesht nuk kanë durim. Shqipëria është vendi ku ka më shumë policë rrugorë për kilometër dhe prapë këta i japin si të lojtur, ndaj them që shteti nuk është dorëjashtë, por më së shumti vrasim veten. Për pak më shpejt, për pak më shumë sfidë, për t’ia menderosur atij që ke përpara që po i jep sipas rregullave, pra si breshkë, tjetri niset drejt vdekjes, madje mund të marrë në atë botë edhe këtë që respekton tabelat, sepse rruga një është, kurse morti nuk e njeh përzgjedhjen.
Dikur i moçmi thoshte: “Kur merr një detyrë, ki disiplinë e durim. Shqiptarin e ka prishur mungesa e disiplinës dhe zjarri i padurimit.” I moçmi quhet Mit’hat Frashëri, të cilit me siguri i ka pëlqyer shumë më tepër të vdesë në shtrat se sa buzë rruge si këlysh qeni. Ndaj jepi gaz!
vari kart!
ja sa t cohet enveri nga vorri dhe kur ti shofsh shqiptart ti po s shiten makinat me ble gomer.. dhe me I bo garrumbull n koprativ masanej
shteti shqiptar bohet vec me nji gje. rregull gjerman.
bota duhet t paguj nji komisjon te huaj per me bo drejtsi. ligjet jan.
hapni kampe pune si hitleri,dhe enveri,jo burgje demelash si tash.
kush shkel ligjin,t shkoj n kamp pune ku t punoj e o t rrij n burg e t harxhoj pare shteti.
dhe do ket zhvillim shqipnija, jepini buk dhe demote burgaxhinjve dhe futini t ndertojn rrug dhe autostrada hekurrudha dhe te lulzojn pronen publike.
kshtu do rritet vlera e shtetit.
kush bo dom,te demtohet dhe te punoj per cdemtim.
kjo osht rruga e prosperitetit demokratik. kush s don me punu,te lihet pa buk. le t nordhin ca qe t pshtojn te tjert.
Artikull cinik.Menyra alla-shqiptarce e te qortuarit.
Po ti cfare shite qe u bere i pasur??Pastaj nuk mjaftojne te shesesh gomere per te blere Lamborgini…eshte viti 2016 dhe dynjaja ecen perpara,ndersa disa ngelen ne vend numero ne ” Tirone ” ne gjithe boten ndodhin keto
shkrim i dobet mund te blesh makine edhe duke shitur gomer o gazeta fyell mos ofendo njerezit .Te rinjt edhe gabojne por pse nuk mendojme te ndertojme nje pist garash e me te gjitha elementet e sigurise kushdo mund ta provoje duke paguar
Ky tjetri do edhe pist per budallenjt se budalla esht ai qe ve ne rezik te tjeret.do vlla te ecesh shpejt ik provo se sa i mir je per pilot cfaj kam un qe jam me familje ketu jan me te fort se njerzit se policat qe nuk kan autoritet fare.ketu shumica rin ne rradh ne trafik del ai lac qe i ka then ik pirdhu ne krah te kunder dhe bllokon krahun tjeter edhe polici ri e shef
Duhet thyer rekordi Lamborghinit po lere cfare shkruane ky.
Asnje gomar nuk eshte shitur Kelo,ata jane shendoshe e mire ne parlament,e sa per keta qe ecin si debila rrugeve nuk kane faj,kur nuk ka shtet perfiton dhe budallai,ne demokraci fitojne te gjithe,po ne rastin e Shqiperise po e hane te gjithe.