Derisa burrat e bracat të emancipohen

1 Prill 2016, 12:29Blog TEMA

Nga Dritan Hila

 

Ngjarja e fundit në Maqedoni ka ngjallur edhe njëherë diskutime mbi pozicionin e femrës në hapësirën shqiptare. Rasti i Ermira Mehmetit, ishte mishelë politike, shtypjeje nacionale, korruptimin e elitave nacionale shqiptare, dhe natyrisht atë të emancipimit të femrës.

Pavarësisht nëse biseda ishte e vërtetë apo e regjistruar, ajo shërbeu si provokim për të parë reagimin e shoqërisë ndaj një subjekti politik shqiptar femër. Problematika niste së pari me faktin se opinioni filloi të merrej vetëm me femrën duke harruar mashkullin. Do të duhej një studim i tërë ku të sqarohej orientalizmi, maçizmi, dhe shumë izma të tjerë socialo-psikologjikë, pse ishte kjo anësi.

Në një shoqëri normale, një përgjim i tillë do të ishte material për gazetat e thashethemeve të bulevardit. Tek ne, nga ana shqiptare e kufirit, për shkak të shumicës rurale,u perjetua si një parje nga vrima e çelësit të komshies së bukur. Në anën tjetër, për arsye të frustrimit të popullsisë nga maqedonasit dhe elitat shqiptare të korruptuara, u shfrytëzua si objekt për të nxjerrë dufin. Ermira Mehmeti ishte ajo, mbi të cilën njerëzit, nxirrnin inatin për korrupsionin, flirtimin, bashkëpunimin në kurriz të njerëzve të zakonshëm që politikanët shqiptarë kishin bërë me maqedonasit. Dhe për këtë ju mjaftoi një shkëndijë, pa u menduar gjatë nëse ishte e vërtetë apo e rreme.

Ju sulën asaj se ishte femër, megjithëse përgjimet kanë nxjerrë afera ku e ku më të mëdhaja për Ahmetin e Thaçin.

Rasti i Ermirës, ishte edhe ai ku shumë parlamentare shqiptare të dy anëve të kufirit, që nuk ngurojnë të dalin para kamerave për të shpalosur pjesëmarjen në kauza që nuk i mbajnë mend pas një ore, këtë rradhë ranë squkë, megjithëse po sulmohej një kolege e tyre. Le të shpresohet se herën tjetër të vetëdijësohen se nuk janë aty vetëm për koketa.

Ndryshe nga sa na pëlqen të mendojmë, ne jemi ende larg mesit të rrugës në emancipimin e femrave. Emancipimi, nuk është vetëm femra e qendrës së Tiranës. Emancipimi është mentaliteti i ndryshuar i burrave në rradhë të parë. As liria e skllevërve, as e punëtorëve, as e të kolonizuarve, dhe as e femrës, nuk ka ardhur vetëm nga revolta e tyre e brendshme, por edhe nga ata që kanë pasur në dorë t’iu japin lirinë. Ndaj sado paradoksale të duket, liria e femrës do të vijë atëhere kur edhe burrat, të bëjnë po aq për ato, sa bëjnë për lirinë e tyre. Emancipimi i femrave, është para së gjithash emancipim i burrave. Dhe kjo do shumë guxim./dritare.net

6 komente në “Derisa burrat e bracat të emancipohen”

  1. Prudentino says:

    Ja foli nje burre i emancipuar. Pika, pika burrit !

    1. Atdhetari says:

      Ti japin,irine,femrave qe tua marin shpritin,femrat meshkujve pastaj,sic po ja,u marin ne Amerike.Ku femra eshte perendi.Te vret, te rreh nuk hyn ne burg.Te ndan dhe te mer shtepine, ti paguash dhe alimoni gjith jeten pension privat

  2. c’eshte kjo mer amon , ngelet tre dite e merreni me nji Telefonate idiote ,
    late Name o shoqeri llapaqenerie ,qe s’dutet asnjiher ,te merreni me problemet e verteta qe mbysin ate vend .

    ky ngeli duke i ber letra dashurie ksaj naives , i pashqetsuar se mundet te zgjoj xhelozin e gruas se vet !
    nderkoh qe te tjera tema idiote ,per shoqerine e rrugeve llapaqene ,qe s’dijne se cduan nga ajo jete ,
    diskutojn atentatet konspirative te shpellarit dhe kjo per disa dite me radhe !
    kaq idiote eshte bere ai popull ,apo jane bere gazetaret kaq inteligjent ?

  3. Arif says:

    Autori shkruan sikur të qe i vetmi profesor me liçensë për emancipimin e shoqërisë. Kur ai thotë se emancipimi i femrave është para së gjithash emancipim i burrave e paraqet çështjen si pronë të burrave. Mirëpo cili do t’iemancipojë burrat? Ai këtë e lë të nënkutpohet që burrat duhet të emancipojnë veten (më përpara) pastaj do jenë në gjendje t’u falin ca emancipim edhe femrave. I kam lexuar të tëra shkrimet lidhur me ngjarjen (e vërtetë apo të sajuar), edhe ato të “profesorëve” , që marrin në mbrojtje viktimën femër, të cilët e marrin në mbrojtje përkundër mendimit që shprehin se ajo nuk ka nevojë ta marrin në mbrojtje të tjerët; i kam lexuar dhe nuk kam komentuar për të mos u përfshirë në atë kakofoni gjykimesh. Por “profesorët” janë ata që të shkaktojnë të përzjera sepse, ndryshe nga komentuesit e rëndomtë, që nuk kanë pretendime për t’u paraqitur si teoricienë të çështjes po vetëm shfryjnë për sa ndjejnë lidhur me rastin, ata ( “profesorët”) e mbajnë veten si zotëruesit absolutë të të vërtetës. Emancipimi i femrës nuk mund të jetë pronë e burrave, sipas meje ai është një proces i emancipimit të njëkohshëm i të tërë faktorëve që kanë rol dhe mbi të gjitha është faktori ekonomik e ai kulturor, pra zhvillimi e begatimi i tërë shoqërisë. Një femër që i ka të tëra kushtet për të vendosur vetë për veten pa ja patur nevojën kujt, pa patur nevojë të presë lëmoshë lirie nga burrat. Autori gati sa nuk u lutet burrave të bëhen ca më të mirë, ca më tolerantë, por burrat janë fiks aq jo tolerantë saç janë të varura ekonomikisht e kulturalisht femrat nga burrat. Pra zoti Hila bashkë me homologët e tij do bënte mirë të luftonte përditë për krijimin e kushteve objektive të emancipimit të tërë shoqërisë e jo kur publikohen ngjarje të tilla qofshin të vërteta, qëfshin të fabrikuara, tek të cilat ata, ndryshe komentuesit që nuk pretendojnë më tepër se të shryjnë mllefet ndaj gjërave që i acarojnë apo u japin kënaqësi, i shohin si lëndë për të ngritur teorira e për t’u shfaqur përmes tyre si shkencëtarë e si mendimtarë të shpëtimit të njerëzimit nga të këqijat e prapambetjes psikologjike, që vepruakan të pavarura nga faktorë të tjerë.

  4. besim dika says:

    kurveeee

  5. sit .back. _and_ relaks says:

    bordello parti, bordello shtet, bordello qeveri tani duan te krijojne dhe bordello popull. hyxhym

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje