Të jesh rritur me pellushin One – atë të Bim Bum Bam sa për të patur një ide, simbol i kartonave vizatimorë japonezë – apo me telefilmat amerikanë të transmeruar nga Fininvest, apo me “Ok il prezzo è giusto”, dhe Iva Zanicchi-n që bëriste “njëqind, njëqind, njëqind”, pra, të jesh rritur dhe edukuar nga kyfarë telefizioni që diçka që ka karakterizuar breza të tërë italianësh. Por jo vetëm ata, por edhe një brez të tërë shqiptarësh. Ai përfaqësim i “Parajsës”, ajo mpleksje dritash dhe biletash të gjelbëra që binin nga qielli, ato çmime dhe balerinat me shalë përjashta, i mban gjithë jetën me vete, si një shenjë. Po, si shenjë. Nuk del dot i gjallë nga vitet ’80, do të këndonte një bandë disa vite më pas. Nuk dilet gjallë, pra, nga një mit i konsumit, nga një falsifikim i realitetit, nga premtimet për mullinj të bardhë që nuk u mbajtën kurrë. Rizgjimi qe brutal.
Pra, po flisja për shqiptarët. Ata dolën gjallë, gjallë mjaftueshëm të paktën. Ata të brezit tim janë pasqyra ime, vetëm me ndonjë shenjë më shumë. Ata e kanë mbartur krizën në fytyrë që të vegjël. Ne besuam vërtet, të paktën për disa kohë, tek ajo ëndërr e trashë dhe fushore me mullinj të bardhë, me robotë hapësinorë me cirkuite prej mijëra valvulash, sikurse besohet te Plaku i Vitit të Ri. Ne gëzuam atë besim, atë siguri për një të ardhme të begatë. Ata në vend të fëmijërisë patën diktaturën, realitetin e zhveshur të rrënojave, psikozën e bunkerëve, deri në atë 1991-sh dhe arratisë së madhe dret “Lamerica”-s. Por atje nuk i priste Iva Zanicchi krahëhapur.
Pati indiferencë, barbari italiane, “t’i ehhdim në det”, dhe karamele të tjera të helmuara të një populli racist të rritur me boom ekonomik, me bukë të bardhë, me veturë në oborr, me pushime në det apo në mal, iluzione të një mirëqenieje që ai realitet i beftë i përbërë nga anijet e shqiptarëve e vinte në rrezik. Por ata, shqiptarët, fituan. Ndoshta për këtë arsye kam zhvilluar një adhurim të madh për ta. Ka ardhur momenti të rrëfehem, e them dhe e konfirmoj, unë i dua shqiptarët.
Sepse janë si ne, por më mirë se ne. Janë guximtarë, të vendosur, inteligjentë, dhe janë italianët më të mirë që kam njohur ndonjëherë. Po, italianë. Pa thonjëza. Sepse Iva Zanicchi apo Gira la Ruota vlejnë më shumë se çdo pasaportë. Ata 500 mijë që ka përllogaritur ISTAT-i sivjet janë italianë – me zemër dhe me mendje. Nuk i kanë harruar kurrë rrënjët e tyre, e përse vallë duhet ta bëjnë, dhe provojeni që t’ua kritikoni vendin e tyre – ata mundet ta bëjnë, dhe e bëjnë vazhdimisht, por ty as që mund të të shkojë nëpër mend – sepse të nxjerrin sytë. Por e duan vendin tonë, që është edhe i tyre, dhe e përmirësojnë me kreativitet, me shpirt sipërmarrës, duke mos u ndalur përballë fabulave të tipit “tekefundit është e pamundur” të cilate neve, italikëve bij të veturave në oborr, na shërbejnë si ngushëllim. Për një emigrant nuk ka asgjë të pamundur.
Ata kanë rezistuar, kanë ulur kokën, kanë punuar për të fituar bukën e gojës dhe respektin derisa nisën të dëgjohen fjali të tipit: “Është shqiptar por është një njeri i mirë”. Ajo “por” ishte shenja e një shigjete që depërtonte nëpër ksenofobinë italike. Sot është e pamundur të mos kesh njohur (apo të kesh shoqëri?) me një shqiptar. Dhe kështu që është e pamundur të mos ua kesh parë cilësitë, që janë tejet më të shumta se defektet.
Askush nuk i ka dhuruar kurrë asgjë shqiptarëve. Të gjitha ato që kanë arritur i kanë fituar një për një. Në flamurin e tyre kryeson një shqipe dyrkenare, dhe kështu mendoj se ajën edhe ata: një kokë sheh të ardhmen, fëmijët që do të bëjnë, jetën që kanë dhe që duhet të ndërtojnë në këtë vend me mundësi të pakëta; koka tjetër sheh të kaluarën, prindërit dhe gjyshërit, Shqipërinë që nuk mund të harrohet dhe nga e cila do të donin që të ishte më e dtejtë dhe e ndershme me bijtë e saj.
Shqiptarët janë italianët më të mirë që ekzistojnë. Kanë ditur të integrohen, të shkrihen, të ndryshojnë dhe të na ndryshojnë, duke u bërë të padallueshëm pa u asimiluar, pa hequr dorë nga ajo që janë. Jemi bërë një vend më i rritur falë tyre, kemi mësuar se janë edhe të tjerët, dhe të bashkëjetojmë me ta, kemi mësuar se emigrimi nuk është një e keqe – po, ka edhe disa precedentë të gjelbër – dhe se nuk ekzistojnë mullinj të bardhë. Dhe shpresoj vërtet që nesër të kemi një kryeministër me origjinë shqiptare, çfarë Obame! Atëhere ndoshta do të jemi një vend më i mirë.
Falemnderit mik !-Shqiptari per kaq ka nevoje ,besim e miqesi,te tjerat ashtu siç edhe thua ,i fiton me pune me vullnet e kembengulje .Shqiperine e duam sepse nese jo,nuk mundet te duam asnje vend tjeter.Por po ashtu duam edhe vendet qe na kane pritur e na kane dhene mundesine te jetojme e te rrisim me dinjitet femijet tane,te cileve po ashtu po i mesojme ta duan Shqiperine e ta duan edhe vendin ku kane lindur e po rriten po njesoj si Shqiperine tone…falemnderit mik !
Eshte e vertete qe nje pjese e Shqiptarve ne Itali kane Integruar jemi nje popull i dale nga nje diktature e eger por qytetet si Tirana, Shkodra,Durresi.Korca ka midis tyre qytetare qe kane emigruar dhe duke qene se ka familje shqiptyare te qyteteruara ata jane edhe jashte kufirit te pandryshueshem! Ka shume te huaj qe nuk kane lexuar pothuajse fare apo nuk e njohin muziken klasike Shqiptaret e viteve 1980-1990 nje pjese kane qene te edukuar mire! Por sic i themi ne Shqiptaret dheu eshte i trashe ne kemi prodhuar nga varferia e viteve te komunizmit e deri me sot njerez te demshem per cdo demokraci boterore,ku nje shumice jane hajduta,kriminele me pagese sidomos ne Itali shume,prokseneta dhe korriere droge dhe agresiviteti i jone nuk eshte aspak i pelqyeshem nga Evropa e cila ka nje demokraci te vjeter!
Grazie , Matteo ! Italianet , miqte tane me te mire e me te sinqerte . Edhe neve ju duam , ashtu siç na doni dhe ju ! Italia eshte motra e madhe e Shqiperise .
Veshtire te gjesh nje te huaj , gazetar , apo kushdo qofte , qe te shkruaje me kaq simpati e dashuri , per Shqiperine e shqiptaret . Faleminderit , zoteri , dashuria shperblehet , me dashuri .
RESPEKT,i ke thene te Gjitha::::lol
Nje shkrim brilant, i shkruaj nga nje mendje brilante dhe me nje shpirt te sinqerte.
Faleminderti Mateo.
Me se e vertet Matteo!
Mirnjohje per Italianet per mikpritjen qe i bon Shqiptareve.
Per shqiptaret,me mire se askush tjeter,ka shkruar gazetarja e madhe italiane Oriana Falaci.Sic shihet ky i perveluari per arnautet,nuk e paska lexuar.
Shqiptaret jane pershtatur ne Itali vertete,ashtu si ne Greqi por…me krimin.Jane te pershtatur me krimin.Ka shume te ngjare qe ky gazetar apo cfare eshte,te kete qene nen efektin e atyre lendeve “stupefacende” sic thuhet ne vendin e tij,te atyre lendeve qe ne shumicen e tyre kane ndjekur rrugetimin e gjelber epik turko-arnavutlluk
Claus, gazetar eshte nje shkrimtar i deshtuar, ndersa mafioz nje profesion i respektuar. po s’ma ha mendja ta kuptosh idene e rreshtit tim. keshtu qe po te le ne baticen e moralit tend dyleksh.
Lere ‘claus’ se eshte grekmuti… Ku dine qyteterine Europiane!!!!! Greqdhia eshte 1 vit drite prapa Europes ,pra Italise.. Gjeja ma e vogel: trajtimi i emigranteve pa leje nga policia(shteti) italian dhe ai i greqdhise!!!! 1 vit drite eshte pak! Mirenjohje CIVILIZIMIT NJEREZOR !
ti o pall kari ngaterron karin me dollarin,clidhje ka ketu turko arnavutlluk apo greku vorepirjoti jote,ai thote i dua shqiptaret,kurse ti thua voripirjoti apo turku,kari o pall kari te qine ty dhe cfare te mban fisi,kurse dollari te ben mbret,mos i ngaterro heres tjeter karin me dollarin se do qihesh bashk me motren grun dhe cfar ke ne fis,kujdes claus se un me gjithe kete kar qe kam ta qij motren me gjith zakone sic e ke apo gruan kupton,respekt per simpatine qe ky italiani ka per shqiptaret,dhe motren grun mu ne pith ketij clausit.
bravo o shogu,ue jam cam dhe do flisja njesoj si ty.
Claus, jeta eshte shume e shkurter per ta çuar dem e per ta helmuar siç ti ben !-Ndihmoje veten,kerko pozitiven ne vend te helmeve .Do te jete me mire edhe per ata qe te rrethojne.Kur nuk je ne gjendje te vleresosh egzistencen tende e te te dashurve qe te rrethojne,si mundesh te japesh vleresime e gjykime per gjera me te medha se ti ?!
Claus, ju qe harruat vendin tuaj per ca evro te qelbura qe ju jep greku, nuk jeni ata per te cilet flet gazetari Italian ne kete shkrim.
Si cdo komb tjeter ne bote, edhe ne kemi ca si puna jote; njerez pa moral qe shohin cdo gje te bardhe si te zeze. Edhe une jam emigrant ketu ku jetoj dhe te siguroj se respektohem nga vendesit per jeten e ndershme qe bej, shume me teper se sa respektohesh ti ne Greqi nga ata qe te japing kacidhet qe te kane roberuar shpirtin, se edhe ne Greqi ka njerez te ndershem qe ju shohin me percmim sic shihen te gjithe ata qe mohojne atdheun e tyre per para.
thelle ne shpirt, ti na ke zili ne qe i qendruam besnike vendlindjes tone qe po rilind cdo dite, se ne shqiptaret jemi nje rrace qe i kemi mbijetuar shume fatkeqesive ne shekuj. Jemi ketu ku na kane lene te paret tane dhe ketu do te jemi, doni apo nuk doni ca si puna jote qe medemek u bête greke.
Uroj qe te gjesh paqe me shpirtin tend te trazuar dhe ndoshta dhe kthehesh kokeulur tek mema Shqiperi qe te mekoi dhe rriti, packa se u bere bukeshkale.
Nje shkrim i sinqerte per shqiptaret, se Matteo shkruan per shumicen tone. Ka edhe prej nesh qe kane bere dhe bejne te zeza kudo ku jane, edhe ne Itali. Por Mateo ka treguar me kete shkrim se eshte gazetar i vertete dhe i tille eshte vetem ai qe eshte njeri i mire, se po sqe njeri i mire nuk mund te jesh dot gazetare i mire. Ndryshe je kalemxhi si tonelatat qe kemi ketu ne Shqiperine tone qe jeton dite te zeza si shpirti i Berisheve. Faleminderit Matteo, faleminderit or mik.
Shume bukur. Faleminderit
Eshte fakt, nuk ka ma universal se Shqiptarin,falenderime gazetarit per respektin qe tregon ndaj Shqiptarve
Flm autorit . Nji kendveshtrim shum i drejt per shqipraret e Italis.
Nji pyetje : Kush e ka shkru ket artikullit , Claus apo Mateo .?!
Ma shum komente per Claus se per autorin !
Po kujt i han per Clausin me i kthy pergjigje mor njerz ?
kjo eshte e verteta jon dhe nuk e themi ne… e thote jeta e perditshme, e thote edhe ky gazetar qe deri para pak momentesh nuk e njihja.
nqs do na vinin ne 1 peshore shumica e shqiptareve ka me shume ane pozitive se negative. Gjithashtu ishte 1 shkrim i perkryer dhe shume prekes.Faleminderit!