M… njëri, k… tjetri

29 Mars 2016, 09:10Blog TEMA

Nga Enkel Demi

Mediat hollandeze raportuan se në dy muajt e parë të këtij viti numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në këtë vend është më i madh se ai i sirianëve. Ky ka qenë një lajm mëngjezor i një dite pushimi, i cili u tret nga përplasja e opozitarëve me policët tek këndi i lojërave te liqeni. Tash, që opozita ka përcaktuar betejën e saj kryesore për të rrëzuar qeverinë, pra ndalimin e trenit të fëmijëve tek Parku, me këtë të dhënë të frikshme ka gjasa të mos merret kush. Natyrisht, në rezistencën opozitare ka prioritet rrugina e betonit ku do kalojë çuf çufi që ka rëndësi themelore për punët e këtij vendi, ndaj duhet ndaluar, mundësisht me allti.

Gjithsesi, zemërpulat si ne që kemi fobi ndaj armëve, nuk na ikën nga mendja kjo e dhënë hollandeze. Përse shqiptarët që po i kthejnë në masë vazhdojnë të eksperimentojnë? Flasim për një kohë, kur ambasada gjermane pothuaj nuk shpërndan asnjë komunikatë tjetër shtypi veç orareve të avionëve që kthejnë përditë gati 100 shqiptarë, të cilët kanë kërkuar strehë në Perëndim. Thua janë budallenj shqiptarët që megjithëse u thonë që nuk ju mban kush sërish ikin, sërish kërkojnë azil? Janë të gënjyer? Janë ata shqiptarët e famshëm të virusit grek si thotë Saimir Tahiri dhe Edi Rama?

Mund të bësh një listë të madhe me pyetje, por besoj se ka veç një përgjigje. Shqiptarët janë të dëshpëruar, shpresëhumbur. E kanë mbledhur tashmë që ky vend ka marrë udhën e m…, ndaj kush ka dy lekë mënjanë a mundësi të marrë hua e ndal vrapin diku në Perëndim.

“Ku të shkojmë se gjermani i kthen?

Hajt’ ta provojmë në Hollandë… .”

Ky mund të jetë një bashkëbisedim i thjeshtë mes shqiptarëve, një torbë bukë me pak tesha dhe të nesërmen e gdhin në një stacion policie hollandez. Atje pyeten dhe të gjithë ankohen për gjithçka që ka të bëjë me atdheun, megjithëse edhe për autoritetet e atjeshme Shqipëria është një vend origjine i sigurtë. Perëndimorët e kanë të vështirë ta kuptojnë përse shqiptarët e thjeshtë ikin me gra e fëmijë dhe ankohen në një rajon policie, megjithëse shumë prej tyre nuk duken skamnorë. Depresionin shoqëror, mungesën e shpresës e ke të vështirë ta shpjegosh në një intervistë të rëndomtë policie, me pyetje bajate të burgosura brenda një formulari. Nuk ka asnjë shanc që një tulipan ta marrë vesh këtë, aq më shumë një polic dhe tek e fundit një i huaj nuk ka as detyrë e as qëllim të kuptojë një hallemadh të Shqipërisë.

Tjetër kush duhet ta kuptonte, ta kapërdinte, ta bënte të vetin këtë dert, ta artikulonte, të niste betejën, në mënyrë që shqiptari të shpresojë se po iku kjo qeveri, do vijë dikush që do sjellë punë, mundësi, pse jo begati. Tjetër kush duhet të ishte frymëzuesi dhe të mbante gjallë kandilin e shpresës. Ky tjetër kush ka hallin e rruginës së çuf çufit, prandaj kur një shqiptar e pyet sot për qeverinë të thotë një mijë e një të zeza, por po e pyete për alternativën të thotë: “M… njëri, k… tjetri”.

8 komente në “M… njëri, k… tjetri”

  1. Sami says:

    Dulqif me kete shkrim kerkon ti besh pis te gjithe. Krimet berishiane dhe shkaterrimi i ekonomise me tradheti kombetares nuk te bejne pershtypje ty. Si ka mundesite qe koka jote pllake ben qimen baras me traun shkaterrues vicidolas? Kush te lexon ty me kete logjike te mbrapshte miu? Nglatu pak te keqen Nana. Mos e bej veten te thone cam I pabese.

    1. prasi says:

      Jam me tu por Edi Rama eshte nje kriminel po’ saSaliu, pra mos e shaj shkruesin

  2. "Horri i Bulevardit" says:

    Enkel Demi mundohet te qendroje ne nje kanal me kembet hapur dhe nuk e di, se ne cilen ane te shkoje, ne te majte apo ne te djathte, ketu Enkeli ska faj, se ai nuk e di se ne cfare krahu, do ti shkoje Mesila e shoqja.
    Mundohet Enkeli te jape opinionin e tij, por pa shkelur ne kallon e askujt, se ai dikushi, neser mund te jete shefi i gruas se Enkelit.
    Enkel, thuaje troc, gjithe kjo zallamahi refugjatesh, eshte pisllek i saleh berishes, qe me ane te firmave te autobuzeve, te udhetimit e tjera, hapin fjalen se ky vend, po pranon azil ekonomik, azil per shkak te gjakmarrjes.
    Une jetoj prej 25 vjetesh ne Gjermani dhe i ka pare me syte e mi shume syresh, ky nje shumice e madhe nga keta qe une kam pare, (te kujtoj se jam edhe perkthyes me kohe jo te plote dhe kam perkthyer shume nga keta) jane ish te punesuar ne kohen e salehut kryeminister dhe me e bukura gati te gjithe, jane pa asnje lloj profesioni, qe si hyjne ne pune as dreqit, jo me gjermanit.
    Nje shumice e madhe e ketyre, (me mburrje) na tregonin vilen tre kateshe qe kishin ndertuar, shume nga keta kishin punuar si firmashe, dikush me kromin, dikush me prerje pyjesh, dikush me pune qe as vete sja dinte emrin, por qe per cudi, parate i vinin cdo muaj, njeri ishte drejtor shkolle ne nje fshat te Fierit, por qe merrte vetem rrogen, se drejtor ishte nje tjeter.
    Pa i hyre ne hak nje pjese, qe megjithmend ishin nevojtare, gati 90% e atyre qe une kam takuar, ishin berishiane te thekur, por ishin edhe pederaste, se sa e shifnin qe une ja shaja salehun, se kishin per gje te lepinin sumen dhe ta hidhni salehun ne qenef.
    Tani salehu ka hedhur fjalen qe Hollanda po pranon azil, gje qe eshte komplet genjeshter.
    Une u them shqiptareve, qe besojne per nje pune, mos paguani para seksereve, por gjeni dike te njohur, qe mund tju beje nje kontrate pune dhe me ate kontrate, shkoni ne ambasaden gjermane dhe aplikoni. Eshte rruga me e mire dhe ne e sigurte, mos lejoni qe te hyni ne borxhe, per te paguar sekseret e salehut.
    As mos aplikoni per azil, se do te bllokoni vehten, po sbesuat, pyesni ata qe gjermani i ka kthyer dhe do te shihni se ata jane te bllokuar te pakten dy vjet, ne qofte se nuk kane bere krim tjeter.

    1. miku says:

      Komentet e tuaja me pelqejne.Nje here me kujtohet para disa koheve kemi ndare nje mendim per xhirot ne bulevardin e Tiranes ,vitet 60 te shekulli te kaluar.Jete e qete te te rinjve me gjithe veshtiresit e kohes. Me gjithese rinija e shihte perendimin vetem nepermjet radios njerrzit shetisnin me deshire dhe ato dy ore ishin te qete.Tashti kuptohet gjerat kane ndryshuar dhe jane ne barazim 50% me 50%, ne mos me keq. Por fatkeqesisht Ju keni te drejte se tani truri I shqiptareve nga pjesa e siprerme ka kaluar ne pjesen e poshtme. Eshte truri I ri qe e mbolli PD dhe Renegati Sali Berisha. Si ti jam dhe une, por kete problem nuk e ndjeje ketu ne Newyork. Per kete besoj se jam mire se ne Gjermani.

    2. NIgo says:

      Horri. Me kane pelqyer gjithnje komentet e tua. Ne nje pike nuk jam dakort. Nga titulli i burrit te “palmes” kuptohet se kujt i sherben. Nuk jam dakort me ty edhe sepse ai te dy kembet i ka ne njeren ane dhe po pret kush do e therasi nga ana tjeter qe te laje M….. me Sh…….
      Pershendetje e ja kalofsh mire.

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Aq mire e ke thene o Enkel Demi
    Sa ska
    Ti mbase i ke kembet ne dy anet e kanalit
    Po ketà te dy lart Jane ne mes te administrates
    I bejne hysmet rehatit te vet
    I mbushin mendjen KO.shiut te votoje per alternative e tyre qe komshiu MOS te kete buke e Pune ,te marre arratine rrugeve
    E ketà te bejne qejf.
    Por as per ATA qe ikin nuk me vjen keq.
    Le te per ballen a
    ty para kryeministrise parlamentit
    Dhe MOS te largohen
    ATA lart Jane nje pakice
    Nga njerezit e liq nuk duhet te hikesh
    Por te perballesh.

  4. Sony-Lg-Samsung says:

    He he ,po Kush e han ket rrene mor tyc.
    M… dhe K..a e njojta gje Jan.
    Po taksirat kta te majtet gjith jeten ngelen duke pastru halen e shqiptarve
    Dil ftillohu pak ene ajrosu ene dil nga halja

    P.S I ke shkrimet shume bajate dhe me vones faze
    UPDATE

  5. LORA says:

    E paska zene sindromi I diarrese gojore edhe kete ibret gazetari.Gjynah se nuk eshte edhe plak
    Sidoqofte,me shendet I qofte,,,ajo “udha e m,,,,”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje