Kur Genti luan luftërash

28 Mars 2016, 17:33Blog TEMA

Nga Maklen Misha

Gent Strazimiri është një nga ato figura groteske nga të cilat politika jonë fatkeqësisht ka prodhuar shumë ndër vite. Është një personazh për të cilin do të kujtohej pakkush po të mos kishte qenë për dy shpulla që e bënë të famshëm: Gent Strazimi? Kush është ky? Ah, ai që i gjuajtën me shpullë! Po tani më kujtohet!

Ditën e hënë Genti bëri diçka që askush s’e priste. Ngjeshi një pisqollë në brez dhe shkoi për të luftuar me një kënd lojërash! Ishte një nga ato ngjarje që duhet të kenë lënë shumëkënd duke kruar kokën nga çudia. Për çfarë e donte vallë pistoletën? Ç’i tha mendja? Nga cili film u frymëzua?

Në rrjetet online qarkullojnë lloj lloj versionesh. Ca thonë që pisqollën e kishte për vetëmbrojtje meqë është kërcënuar në parlament. Dhe me këtë medemek përpiqen ta mbrojnë, ta justifikojnë. Personalisht e kam pak të vështirë ta besoj këtë version sepse e kam të vështirë të imagjinoj një skenë ala Western ku Genti nxjerr rrufeshëm pisqollën nga brezi dhe ia numëron në lule të ballit pam pam pam një kolegu deputet që matet t’i lëshojë një dackë. Prandaj për mua ky version është po aq i besueshëm sa dhe ato dy teoritë e tjera që qarkullojnë online sipas të cilave Genti, në fakt, ose s’ka pasur fare pistoletë, por vetëm këllëf pistolete – domethënë pak a shumë si ata tipat që mbajnë paruke për t’u hequr se kanë flokë – ose ka pasur pistoletë, por e mbante për të hequr vetullat.

Arsyet e vërteta vështirë se kemi për t’i marrë vesh ndonjëherë. Por ama kjo sjellje e z. Strazimiri natyrshëm na shtyn të bëjmë disa pyetje të rëndësishme. Për shembull, nëqoftëse Genti ndjen nevojën të mbajë një pisqollë në brez kur futet në një park lojërash të pambaruar, si do të armatosej Genti për të shkuar tek 7 Xhuxhat? A do ta bojkotojë vallë Partia Demokratike Kuvendin deri në përjashtimin e Gent Strazimirit? A do ta votojë Partia Demokratike reformën në drejtësi përsa kohë Genti vazhdon të qëndrojë në Kuvend? Dhe, nëse Partia Demokratike refuzon të kërkojë përjashtimin e Gentit në përputhje me nismën e saj për dekriminalizimin, a do të pranojë Genti të bëhet pjesë e një hipokrizie të tillë apo do t’u qëndrojë deri në fund besnik parimeve ku beson e do të largohet nga PD sepse nuk mund të pranojë të jetë pjesë e një force që pranon në gjirin e saj njerëz si Genti?

Nuk dihet nëse këto pyetje do të marrin ndonjëherë përgjigje. Dhe, në fakt, s’ka pikë rëndësie nëse do të marrin ndonjëherë përgjigje. Gent Strazimiri në fund të fundit është – shpresoj për të mirën e Partisë Demokratike – një personazh kalimtar në politikë. Pak vjet nga sot, gjithë çfarë do të mbetet nga ai apo shumë të tjerë si ai, është ndonjë skeç i Portokallisë a Apartementit 2XL ose ndonjë kronikë lajmesh që fëmijët tanë mund ta hasin gjatë ndonjë kërkimi në arkiva, e do na pyesin “O ba, kush është ky xhaxhi me kapele si Indiana Jones dhe me pistoletë? Po kamzhik mban ky? A ka kalë?”

Por ajo që ka rëndësi është ajo që na tregon Genti për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike. Sepse sjellja e kësaj partie sot, është po aq për të vënë duart në kokë sa edhe sjellja e Gent Strazimirit kur ngjeshi në brez pistoletën. Ka gjasa të jetë një rast unik në historinë e politikës europiane kur një parti në opozitë kanalizon kaq shumë energji për të luftuar një park lojërash, kinse në emër të mbrojtjes së mjedisit e pemëve, me shpresë se lufta me një park lojërash mund të shërbejë si katalizator i një revolte mbarëpopullore që do të rrëzojë qeverinë e do të sjellë atë në pushtet! Dhe sikur të mos mjaftonte absurditeti i vetë kauzës, zgjedh ta luftojë këtë beteje duke nxjerrë në radhë të parë përveç administratës e policisë së Bashkisë Kamëz, ca personazhe të diskretituara si ish ministra që sa ishin në pushtet s’u kujtuan kurrë për mjedisin, një ish deputet, pronar guroresh e furrash gëlqereje që fill i vetëm ka ngrënë gjysmën e kodrave të Krujës, dhëndrin e ish Kryeministrit, që është njëheri burri i Argitës e kunati i Zenit, apo ca personazhe që shkojnë nga groteskja tek qesharakja si Altin Goxhaj apo Sazan Guri.

Natyrisht, beteja e vërtetë, për hir të së cilës Partia Demokratike është gati të bëhet edhe qesharake, është një tjetër. Nuk e kanë me parkun e as me pemët. E kanë me veten e tyre, te bllokimi me çdo kusht i reformës në drejtësi duke parë tek radikalizimi e tensionimi i situatës në vend shpresën e tyre të vetme. Por, për të bërë këta duhen personazhe si Genti apo shumë të tjerë, politikanë që në fakt janë simptoma të degradimit të një partie. Thënë ndryshe, nëse tek një individ janë teshtimat apo rrufa ato që tregojnë se ai individ është i sëmurë, sëmundjet e një partie dallohen nga prania e personazheve si këta që ishin në protestë.

4 komente në “Kur Genti luan luftërash”

  1. Caku says:

    U rrit ne ky palluqia, i kena pas thon qyrre kur ishte çunak se ju varshin qyrret deri ke mjekra,

  2. loni says:

    po mire bejne keta ztrazimirat maloket e karit te pd,kur kallami i gjate flen gjume une pyes veten,pse nuk shkojne tja shkerdhejne e gruan kallamit te gjate se ai perseri nuk do denoje askend nga pd sepse i ka hyre frika ne palce qe me 21 janar 2011,nuk ka byth askush te beje ashtu sic beri enveri qe i vari te gjithe prej koqes,dhe per 45 vjet te gjithe pushtetaret ishin serjoza,kurse tani njeri drogaxhi,tjetri me krime mbi kurriz sa ne belgjik etj,tjetri pidhar,tjetri gankster,tjetri me armatim pa leje,tjetri me bllok duke vjedhur,tjetri me qindra krime mbi kurriz dhe se akuzon askush se e kan frike saliun etj,dhe cfare prisni ju te kapet zrazikari,as mos e coni nderment se nuk ka byth kallami i gjete qe i hyft mu ne byth,edi rama eshte vetem per show,deputeti tjeter i pd nga peqini dikur gjuajti me pistolete ne nje ndeshje futbolli per presjon dhe e kapen edhe kamerat,kurse ai mbas nje ore tha ishte pistolete lodre,me pak fjale talli edhe karin me te gjithe ne qe e pame,dhe cfare ndodhi asgje,keshtu do ndodhi edhe ky rast,asgje,kishte arme pa leje dhe kaq,ku eshte cudia ketu,a donim pluharizem,ky pra eshte sistemi qe na vulosen miqt tane te nderuar,tani nuk keni pse te habiteni,kur dikur kishte qeveri serjoze nuk ju pelqeu se e kishte ushqimin me tollon,kurse tani qe ka me bollek han ai qe ka dhe lek me bollek si ky strazimiri,kurse ata qe nuk kan leke hajne kete karin tim mqs kerkuat pluharizem,rrini dhe merruni duke thene cfar behet keshtu por vitet ikin dhe ne jemi vend numero,dhe e fundit eshte se ne jemi populli me injorant duke votuar edhe sot e kesaj dite maloket,nuk kemi zene mend se cfar i kan bere maloket shqiperise,qe nga koha e esat pash toptanit zogut ramizit saliut dhe cerrave te tyre si ai plera qe vdiq gramos qeni pashko etj mmalok,e kan degjeneruar vjedhur shitur kete vend dhe ne perseri i votojme,mire na i bejne.

  3. jani says:

    Ai eshte per tu arrestuar por me duket se ja ka mbathur. Keta jane trimat e PD me kobure haaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje