Rrënjët marksiste të ekstremizmit islamik

28 Mars 2016, 09:08Blog TEMA

Nga Damon Linker

Anti-liberalizmi po shijon momentin e tij. Dhe po ndodh në të gjithë pikat e spektrit politik.

Fanatikë fetarë vetëvrasës, tani godasin rregullisht mu në themelet e shoqërive të hapura dhe të lira në Europë. Këta sulme ndihmojnë për të frymëzuar forma antiliberale të populizmit nacionalist në të dy anët e Atlantikut (mendoni Marine Le Penin në Francë, ose Donald Trumpin në SHBA). Në përgjigje të fuqisë elektorale të të djathtës dhe gatishmërisë selektive të politikanëve të moderuar për të bërë kompromis me të, një e majtë antiliberale është ngritur nga të vdekurit, për të sfiduar rendin liberal, duke përdorur koncepte dhe kategori që burojnë prej traditës marksiste të teorisë sociale.

Liberalët e vërtetë kanë shumë për të thënë, në përgjigje të kritikëve që po i rrethojnë gjithnjë e më shumë. Disa linja mbrojtjeje fokusohen në ruajtjen e disa normave liberale, si respekti i njëllojtë për të drejtat e individit, dhe toleranca ndaj atyre që nuk bien dakord. Të tjerë tregojnë të mirat konkrete që liberalët kanë, dhe do të vazhdojnë të arrijnë, përballë kundërshtarëve të papajtueshëm. Të tjerë akoma vënë në dukje pasojat e mundshme të paqëllimta të fuqizimit të shtetit, për të sheshuar hierarkitë dhe eleminuar padrejtësitë.

Pastaj është përpjekja për të nxjerrë në pah pasojat ë dëmshme politike, që mund të burojnë prej zakoneve intelektuale joliberale. Mendoj, mbi të gjitha, për format totalitare të debatit politik – dhe në mënyrë të veçantë, tendencën e atyre që janë të influencuar prej marksizmit (ndonjëherë pa e ditur), për të përqafuar objektivin e “lartësimit të kontradiktave”.

Ideja është e thjeshtë, e fuqishme – dhe tinzare. Kritikët radikalë shpesh herë kërkojnë të nxisin ndryshime dramatike, por ata nuk mund të shohin një shteg të drejtpërdrejtë, nga status quo-ja, deri tek bota shumë e përmirësuar që duan të sjellin. Kjo bën që të lindë ideja e kërkimit të një katalizatori brenda të tashmes, që mund të shërbejë si pedanë për revolucionin total.

Farat e kësaj ideje mund të gjenden në shkrimet e Hegelit, filozofi gjerman i fillimit të shekullit 19, i cili e përshkruante progresin historik si një proçes dialektik në të cilin, kontradiktat sociale, kulturore, intelektuale dhe ekonomike shkrihen dhe vetëzgjidhen, për të prodhuar kontradikta të reja, kriza, dhe zgjidhje, e kështu me radhë, nëpër shekuj dhe mijë vjeçarë. Hegeli mendonte se ky proçes në fund arrinte kulmin tek shteti-komb modern liberal, i cili përmban burimet e mjaftueshme për të zgjidhur kontradiktat që vazhdojnë të shfaqen brenda tij.

Karl Marksi nuk binte dakord – dhe mospajtimi i tij pati pasoja të mëdha në historinë botërore. Në vend të sugjeronte, me Hegelin, se proçesi historik e kishte arritur kulmin tek liberalizmi, Marksi këmbëngulte se kontradiktat që shfaqen brenda ekonomisë politike liberale, do të jenë po aq fatale për rendin kapitalist, sa ishin për feudalizmin kontradiktat brenda botës mesjetare.

Këto kontradikta të kapitalizmit – mes kapitalit dhe punës, për shembull, apo në mënyrë më specifike, mes konsumit të kufizuar të masave (për shkak të pagave të ulëta) dhe ekspansionit të pakufizuar të prodhimit kapitalist – me kalimin e kohës do të mbërrinin në një moment krize. Nga zjarri i madh që do të rezultonte prej kësaj, do të ngrihej një rend i ri, në të cilin të gjitha kontradiktat do të zgjidheshin. Objektivi i aktorit politik revolucionar duhet të jetë që të përshpejtojë kataklizmën që shkatërron rendin e vjetër dhe lind një rend të ri.

Si mund të arrihet kjo? Këtu hyjnë në lojë “lartësimi i kontradiktave”. Në terma abstraktë, do të thotë intensifikim i atyre gjërave të shoqërisë kapitaliste, të cilat në fund do të sjellin përmbysjen e saj. Në terma konkrete, do të thotë të lejosh, e madje të nxisësh përkeqësimin e gjërave, me shpresën që njerëzit do të frymëzohen prej mjerimit të tyre, për të ndërmarrë veprime radikale.

Rëndësia kritike e theksimit të kontradiktave shpjegojnë armiqësinë, përndryshe të pashpjegueshme, që Marksi dhe Frederik Engelsi shfaqin në pasazhet ëprmbyllës të Manifestit Komunist, kundrejt socialistëve jokomunistë, për faktin që ata përqafojnë “reformën” në vend të revolucionit. I njëjti impuls mund të dallohet tek të gjithë pasardhësit më me ndikim të Marksit, nga Vladimir Lenini dhe Roza Luksemburgu, e deri në panteonin e revolucionarëve të Botës së Tretë, të cilët frymëzuan kryengritje popullore në të gjithë globin, përgjatë mesit të shekullit 20. Të gjithë ata hidhnin poshtë të drejtat e individit (“borgjezinë”), si dhe legjitimitetin e shtetit social liberal, sado bujar të ishte ai, mbi bazën e idesë që ai funksionon si një rryshfet që “blen” klasën punëtore me gjysmë-masa, duke i lënë të paprekura kontradiktat e rendit aktual, pa rrugëdalje, dhe pa fund në horizont.

Shumë më i mirë, në terma kohëshkurtër, është varfërimi ekonomik i klasës së mesme, me qëllim që ajo të ngrihet dhe të ndërmarrë veprime radikale për të përmbysur sistemin në tërësi.

Që nga rrëzimi i Bashkimit Sovjetik, nuk ka patur shumë revolucionarë komunistë doktrinarë. Por kjo nuk do të thotë se ideja e theksimit të kontradiktave është zhdukur. Përkundrazi, ajo është përhapur si virus në forma të tjera të ekstremizmit politik antiliberal.

Islami radikal, për shembull, është një përzierje e fuqishme motivesh të nxjerrë prej të kaluarës myslimane dhe ideve marksiste-leniniste, të importuara prej shkrimeve të polemizuesve të tillë si Said Qutb dhe Abul Ala Maududi. Dy grupet islamike më të fuqishme dhe më ambicioze – Shteti Islamik dhe al Kaeda – nuk besojnë seriozisht se aktet e tyre të terrorizmit kundër Perëndimit, do të shtyjnë BE apo SHBA që të dorëzohen.

Strategjia e tyre është më e duruar dhe indirekte (një marksist do ta quante dialektike). Ata duan që sulmet e tyre të provokojnë një reagim të të djathtës ekstreme kundër myslimanëve brenda vendeve perëndimore, që nga ana e vet do të frymëzojë myslimanët brenda atyre vendeve që të radikalizohen, dhe të jenë të gatshëm të kryejnë sulme edhe më spektakolarë, kundër shoqëive që i kanë pritur. Sulm, reagim policor, sulm më i keq, reagim me masa më drakoniane, e kështu me radhë, me perëndimin që dobësohet aq shumë, saqë një Islam i ringritur të mund të shfaqet si një fuqi globale triumfuese.

Përkeqësoji gjërat, për të përmirësuar gjërat: një rast klasik i theksimit të kontradiktave.

Marksi, kampioni i klasës punëtore, do të kish qenë i shastisur nga mënyra si islamikët kanë përvetësuar dhe vënë në zbatim idetë e tij dialektike.

Këshillimi i aktorëve politikë që të theksojnë kontradiktat është thjeshtë makiavelizëm i ngritur në një parim providencial: Historia është në anën tënde, kështu që duhet të bësh gjithçka për të fituar, përfshirë edhe akte që normalisht do të cilësoheshin të ligj.

Çdo gjë lejohet, sepse kështu thotë historia: ky është mësimi i Marksit.

Një mësim që asnjë liberal nuk mund ta pranojë, kurrë.

The Week – www.bota.al

13 komente në “Rrënjët marksiste të ekstremizmit islamik”

  1. Claus says:

    C`jane keto artikuj te shpifur, ku dhe nje perkthim i shpifur i bejne me te neveritshem.`

    1. I RIU KOMUNIST says:

      Nje idiot Linker ka guximin e budallait te “perballet” me Marksin ?
      E cuditshmja eshte psh se perse Linker Budalli nuk e perqas islamizmin me fashizmin!? Kjo do ishte me shume e llogjikshme,pasi te dy keto levizje jane levizje djathtiste konservatore. Islamizmi eshte nje levizje politike e bazuar ne fe,ndersa fashizmi eshte nje levizje politike qe e ka perdorur fort fene.Nderkohe nga ana tjeter marksizmi eshte nje levizje politike KUNDER fese!!!! Pra duket fare thjesht edhe nga nje femije i klases fillore se kemi te bejme me dy levizje politike (marksizmi dhe islamizmi) qe jane ne thelb dhe ne mjet krejt te ndryshme. Nese te treja keto levizje politike ne shoqerine njerezore (po jo vetem ato) shprehin nevojen e revolucionit,pra te ndryshimit rrenjesor dhe te menjehershem te realitetit,kjo nuk i ben aspak “te perafert”.Kjo per faktin e thjeshte dhe te kuptueshem per cdo njeri me dy gram tru : QELLIMI i ketyre levizjeve eshte krijimi i shoqerive njerezore KREJT TE NDRYSHME! Paramendoni se c’fare shoqerie kerkon te ndertoje markzizmi dhe cfare shqoerie kerkon te ndertoje islamizmi. Me nje fakt te thjesht rrezohet cdo “perqasje” : marksizmi kekron te ndertoje nje shoqeri ATEISTE ku feja dhe besimi konsiderohen opium per popujt,ndersa islami kerkon te ndertoje nje shoqeri ku … (po jua le vete ta fantazoni ? ? ? )
      Qellimi i ketyre konservatoreve,debilave antimarksiste eshte i ditur por dhe qesharak! Ata duan ne cdo cast te ulin reputacionin dhe ardhshmerine e marksizmit,qe eshte shpresa e vetme e njerezimit per nje BOTE ME TE MIRE ?

      1. Claus says:

        Shume i qarte dhe i kthjellet “i riu komunist” ke bere nje analize me intelekt. Me pelqeu. Nuk ke c`ben kane ardhur kohe ku te cmendura….
        Do te na duhet te lexojme dhe te degjojme lloj-lloj brockullash, por megjithate edhe kjo eshte nje proces, nje proces qe verteton ligjet filozofike qe burojne nga “mohimi i mohimit”.
        Te ftoj te shkruash nese e ndjen te nevojshme. Kemi per te thene shume.

  2. ina says:

    po ik o se lat nam duke perkthyer cdo lloj idioti. Po behuni pak serioze, por e kane fajin autoritetet shteterore qe nuk ju mbyllin ju si gazete per perhapje te racizmit e urrejtjes.

  3. andromeda says:

    Po ç’lidhje idiote rreket të bëjë autori midis marksizmit dhe islamizmit. Kjo është të përçmosh Marksin dhe doktrinën e tij që është diametralisht e kundërta e asaj që predikon islami dhe çdo fe tjetër. Doktrina marksiste thotë se në një moment të zhvillimit të shoqërive kapitaliste, kontradikta ndërmjet forcave prodhuese dhe marrëdhënieve në prodhim arrin papajtueshmërinë dhe çon në revolucionin proletar ( sot ndarja e pasurisë së globit ka arrit polarizim të skajshëm – 50% të kësaj pasurie e kanë vetëm 1% e oligarkëve ndërsa 99% e popullsisë ndajnë 50% tjetër.) Ndërsa islami dhe çdo fe tjetër mbështetet në predikimet e librave të shenjtë dhe përdorin forma të dhunëshme ekstreme gjoja për të vënë drejtësinë në botë. Por dhe këtë drejtësi nuk e shikojnë tek fitimet dhe shfrytëzimi kapitalist, por tek zaakonet dhe traditat që janë në kundërshtim me atë çka u predikon feja e tyre. Ky shkrim është tejet mediokër dhe them se çdo shqiptar me shkollë të lartë (por jo nga universitetet kjoska dhe kurset gjashtë mujore, do e bënte më të mirë.

  4. Wollcot Herbert says:

    Kalemxhiu i kesaj zhgarravine ka tentuar ta lidhe reaksionin islamik me Marksizem-Leninizmin,por eshte treguar injorant dhe i pa afte te argumentoje faktet reale!
    Ne gjakderdhjen makabre te vendeve islamike jo vetem qe nuk ka asnje simbol te ideve te Marksit,perkundrazi ata nuk e kane lexuar apo degjuar ndonje fraze nga idete e tij!
    Ky sharlatan i paguar shfrytezon rastin te mbjelle konfuzion sikur terrorizmi i sotem qenka mjeti i vetem qe kane komunistet per te permbysur me force kapitalizmin!Ne asnje rast me pare,ne te gjitha revolucionet komuniste,nuk ka ndodhur qe te luftohet kunder popujve,qyteterimeve,monumenteve te kultures mijravjecare,shkaterrimit te qendrave te banuara,vrasjeve pa dallim te civileve,grave e femijve,gazetareve te huaj etj,etj!
    Revolucioni komunist perfaqeson nje shkalle me te larte humanizmi,te pergjegjshmerise per te ardhmen duke ju kundervene jo popullit,por klasave sunduese qe kane shfrytezuar popujt deri ne mjerim dhe vete rrojne ne parajse!
    Revolucionin komunist e nxit vete kapitalizmi nepermjet shfrytezimit pa kufi te puntoreve,duke rritur grabitjen e punes se pa paguar,gje qe sjell automatikisht reaksionin e tyre kunder klikave ne pushtet!
    Krizat e vazhdueshme te shume vendeve kapitaliste,qe po mundohen ta fshehin deshtimin dhe fundin e afert te tyre vetem duke emetuar tonelata kartmonedha,vertetojne se e ardhmja e njerezimit eshte SOCIALIZMI DHE KOMUNIZMI!

    Nga ana tjeter,ky sharlatan kalemxhi tenton te mbulojhe te verteten reale se te gjitha Luftrat me ide islamike jane nxitur dhe armatosur nga vete shtetet e medha,jo vetem per te shitur armatimin e tyre gjigand STOK,por edhe per te rritur ndikimin e tyre politik ne keto vende!
    Si Bin Ladenin edhe ISIS-in e nxiten vete amerikanet dhe tani qe u dualen nga dora,gjoja bejne sikur po i luftojne!
    Terrorizmi islamik,pervec shfrytezimit te fese,nxitet edhe nga fakti qe Europa si fuqi e shkuar KOLONIALE ne Afrike,ka shfrytrezuar ne menyre te vazhdueshme per shekuj pasurite e ketyre vendeve dhe Europa e sotme eshte pasoje e ketyre grabitjeve gjigande dhe shume pak merite e punes se vete europianeve!
    Shikoni se cfare politike ndoqen fuqite e medha ne Shqiperi pas 90-tes:
    -Propaganduan TEORINE E TOKES SE DJEGUR,duke shkaterruar dhe grabitur minierat,fabrikat,uzinat,kombinatret,hekurudhat,hidrocentralet,floten tregetare detare dhe luftaerake,armatimin dhe municionet e ushtrise etj,etj dhe sot populli ka mbetur si dikur “CIFUTI NE SHKRETETIRE”!!!
    Vetem dy nga pasurite kolosale te Shqiperise ,NAFTA dhe KROMI iu dhane te huajve me koncesion,por qe shteti as sot nuk ka perfituar ndonje qindarke,ndonese miliona ton minerale dhe nafte eksportohen!
    Te gjitha sherbimet dhe aktivitetet jane dhene me koncesion apo tendera privateve,kur fare mire shteti t’i kryente vete keto aktivitete dhe puntoreve t’u jepte rroge me te madhe ne vend te fitimit te firmave!
    Pastrimi i qyteteve u jepet privateve nepermjet tenderave mafioze,qe fitojne miliarda,kur kete pune mund ta bente shteti me ndermarrjet e veta!
    Por qeveritaret keto i bejne edhe per t’i hequr qafe nga vetrja,por edhe per te mbushur xhepat e tyre!
    LAVDI SOCIALIZMIT!
    KAPITALIZMI PO VDES!

  5. KJO ESHTE MEDIA ME DEGJENRATE QE KA PATUR SHQIPTARI
    NDONJIHER
    NQS DO TA ANALIIZOSHE GJITHE VEPRIMTARINE E KSAJ MEDIE PUANASH
    DO KUPTOSH LEHTE KARAKTERIN E SAJ ANTISHQIPTARE
    DHE SE CFAR PLEHRASH FSHIHEN PAS KSAJ MEDIE pederash
    e cila kerkon qe nepermjet ktyre temave idiote ,ti beje shplarje trurit shqiptarit .
    mero baze ,njiher kurv i bordellos pd ,tere jeten putane .ptuuuuuuuuuuuuuuuuu qenie peshtire

  6. KOZi says:

    Artikull ku dominon saktesia. Nuk eshte detyrim te jete 100 per qind. Ekstremizmi Islamik eshte Internacionalist ashtu si Marksizmi.Ka IS ne shume vende te ndryshme edhe ne Afrike.Ekstemizmi Islamik eshte mobilizues ashtu si Marksizmi. Kujtoni luften e Spanjes ku shkuan vullnetare nga gjith bota por vetem per Republiken Spanjolle. Edhe sot po shkojne po keshtu nga bota. Ekstemizmi Islamik nuk lufton per kombin,as per kufirin,lufton per idete e tij pan islamike. Edhe Marksizmi eshte po i njejti,kujtoni Internacionalet Komuniste. mjaft se nuk kujtoj tjera…tung

    1. Tahypi says:

      Islamizmi lufton pe 70 virgjereshat,por nuk e di se njera nga ato eshte kurve dhe ajo eshte jot’eme ? ? ?

  7. sara says:

    Nga cfare shkruan ky Damon-i as qe ia ka haberin ideve te Marksit!
    Njerezimi sot eshte ne vorbullen e nje perplasje trotale midis KAPITALIT te madh dhe ISLAMIZMIT terrorist!
    Azia,Gadishulli arabik dhe Afrika jane kthyer ne fusha beteje per jete a vdekje gjoja ne emer te islamizmit,kunder PERENDIMIT,qe i ka lene keto vende me pasuri prallore ne gjendje te mjerueshme!
    Popujt e ketyre vendeve jane perdorur si MISH per TOP dhe sot Europa ndodhet para nje EMIGRIMI MASIV,per fajet e veta!
    Ne se do t’i jepej fund LUFTES ne SIRI,AFGANISTAN,IRAK etj edhe Europa do te ishte e qete sot!

  8. E po kjo pune! says:

    or mik, cdo gje ne ekstrem, edhe liberalizmi, eshte e demshme. Njeriu ka te drejten e jetes dhe sigurise se saj se pari, kjo nenkupton ligj, qofte dhe diktature, pastaj me racion dhe jo pakufi edhe te drejtat e tjera qe gjithmone bejne xing me te drejtat e te treteve dhe duhet kujdes ne balancim. Cfare ben llogje kot jo Marksi jo prasi…

  9. fieraku NGA ferrasi says:

    I ke rene pikes
    Po duhet te dish edhe nje gje
    Marksizem leninizmi shqiptar eshte me i t.errshmi
    Them eshte se akoma nuk ka ikur
    Jo.uniste te te dyja paleve i Jane versule
    Shqiperise dhe po e shqyejne
    ATA te isis i Kane zili.
    Keta tanet po mundohen ti arrijne.

  10. Shoku shpati says:

    Rrofsh o mero na kenaqe
    Me kete shkrim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje