Politikanë të lartë si laca lagjesh

25 Mars 2016, 16:59Blog TEMA

Nga Mesila Doda

Pak nga pak klasa politike po ja arrin të shkëputet krejtësisht nga realiteti dhe po e transferon nevojën për ndryshim real në betejë bajlozësh mes vedi.

Eshtë dialog në distancë i përçudnuar e fals, ajo që po ndodh mes liderve të sotëm politik.

Reforma në drejtësi nuk mund të jetë peng i pazarit se cili emëron më shumë gjyqtarë, prokurorë e drejtues prej partive tuaja.

Sistemi ynë po dështon nga kjo etja juaj dhe gara e marrë për pushtet, duke thyer çdo rregull demokratik në vend dhe duke harruar se pushteti raportohet me njerëzit, me popullin, jo thjesht në raport sherresh me kundërshtarin.

Ky vend zhytet përditë e më shumë në korrupsion, sepse secili prej jush i gjendet në krah ushtarëve respektive që kanë kapur për fyti drejtësinë dhe qytetarin pa përkrahje.

Nëse reformë në drejtësi do të thotë prapë betejë bajlozësh dhe zevendësim i disa të korruptuarve me disa të tjerë, atëherë kjo është tradhëtia e fundit që po i bëni këtij vendi.

Kasta nuk ka asnjë qëllim të vetëdorëzohet, thjesht nuk bien dakord në pazar dhe flasin gjoja në emër të parimeve.

Reforma në drejtësi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të dalë urgjentisht nga duart e atyre që kërcënojnë dhe që sillen si laca lagjesh.

12 komente në “Politikanë të lartë si laca lagjesh”

  1. Prudentino says:

    Mesila Palma

  2. Iliria says:

    Po kjo Dodja, mos ishte ajo qe te varte te palmat??

  3. A says:

    Ceshtja qendron edhe prej atyre qe nuk ke simpati merr vesht gjera te verteta, sepse jane te mbrendshem.

  4. Azio says:

    Cfare jane keto politikane te larte.
    Kush I ka klasifikuar si te tille? ti Mesila ne cilen kategori politikanesh ben pjese?
    Por jo moj zonje qe me cdo kusht kerkon te jesh dikush.Nuk ka politikane te larte apo te vegjel.Ai qe e konsideron vehten politikan ka parasysh plateformen e partise se tij dhe si I tille lufton per zbatimin e saj ne jeten shoqerore dhe politike ne interes te partise.
    Por tek ne ne fushen e politikes eshte rralle te gjesh te tille.Aktualisht politikanet ne pergjithesi nuk perfaqesojne platforma ,por korropsionin ,kriminelet qe vrasin naten e te qajne diten,hajdutet me cizme qe vjedhin pa meshire pasurine kombetare dhe popullin e thjeshte fukara,pijanecet,dhe si fundemi,njerzit monstra me luge ne brez,se eshte bere deti kos.Tani te dhashe shansin qe ti te gjesh vehten tende ne keto lloj kategorishe sepse populli e di se ne c’kategori ze vend ti.Mjere Shqiperia qe mban njerez si ty e si lloji tend Berishjan.

    1. Beobachter says:

      Bravo Azio , pergjigje te bukur i dhe palmes se varur para kryeministris

      MESILSA DEL PALMES.

    2. s.h. says:

      C’eshte kjo gjuhe alabakesh …dhe nuk ke turp, qe sitgmatizon lacat e lagjeve , ti meriton nje fjalor ako0ma me te ndyre si pergjigje …

  5. beni says:

    e ke rene pak shkurt …. po nejse..
    foto bukur….

  6. soni says:

    shume sakte Doda, i ka bere nje skaner realist situates. eshte vertete sic thote ajo. Sa turp per atdheun tone te dashur, cfare race politikanesh ka rritur. MONSTRAAAAAA.

    1. Demkeli says:

      Te jap plotesisht te drejte nqs fut dhe Mesila “pa pike personaliteti qe te var te palma dhe mendon vetem per vete qe u fut ne partia e çameve duke tradhetuar bacen e saj Saliun dhe PDne nepermjet burrit te saj medioker” Doden ne thesin e hajduteve qe eshte e gjithe klasa politike shqiptare.
      Jepi Çezarit çfare i perket Çezarit. . .

  7. Nje qytetar says:

    Po ti, harrove qe silleshe me keq se nje lace lagjesh , moj Mesila ? Lacet e lagjeve jane engjej krahasuar me ty e skoten tende !

  8. Cil"jeta" says:

    Kjo do mbahet mend per “varjen tek palmat” qe do i bente domostruesve qe ngrihesh ate kohe kunder babait kryeminister, qe sot ne opozite Mesi-Palma e quan “lac legjeje”. Femer e lire.

  9. Beobachter says:

    Pafytyrsia ka nje emer….mesila del palma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje