Disa copëza brilante të bashkëjetesës fetare

27 Mars 2016, 19:46Blog TEMA
Disa copëza brilante të bashkëjetesës fetare

Nga Prof. Sadik Bejko

MENDJELEHTËSI VRASTARE

Shkas për këto që do të rendis më poshtë u bë një shkrim mbi sufizmin. Profesor, më tha dikush që ma kishte lexuar shkrimin, ia kishe këputur kot me ato sektet sufiste të Shqipërisë. Asnjë farë gjëje nga ato që shkruaje, nuk ua gjen gjurmën në realitet. Ku kemi dashur t’ia dimë ne për sufi e për suni. Ja, sa del prej Vlore, në gjithë atë që tej e përtej i thonë Labëri, ua kanë vënë fshesën me kohë atyre që quhen hoxhë, imam, sheh, bektashi, sadi, mevlani, alevi a halveti a ku e di unë se si i quan ti.
Desh t’i thosha se mundet, se kjo edhe mund të jetë e vërtetë. Duhet të kesh ca kushte jetike që t’u lësh vend kërkesave për pak arratisje në mistikë, për meditim, për lutje, për arratisje në zot, ikje larg nga realiteti. Qytetet tona më të zhvilluara kanë pasur tempuj fetarë, mjedise, hane, kafe, kisha, manastire ku mblidheshin poetë, mistikë, klerikë. Në majë të malit, andej nga Labëria, mund të jetonte ndonjë eremit, a ndonjë dervish avdall me xhinde…, por duke thënë kështu, me këtë përgjigje, do të mbyllej biseda me atë që po më sfidonte me asgjësim. Dredhova pak dhe i thashë: Po, mirë, ju ua vutë drurin klerikëve, po si i varrosnit të vdekurit?

1. Smokthinjoti

A, ma ktheu ai, ta them unë. Në fshatin Velçë kish vdekur dikush. Si t’ia bënin se hoxhën e kishin zbuar. Njëri u tha: nxirrni në rrugë të madhe dy djem. Të marrin me vete kërrabat e forta prej thane e të ndalin smokthiniotin e parë që shkon. Nuk ka smokthiniot që nuk di për hoxhë. Sa të na varrosë të vdekurin dhe të shkojë në punë të tij.
Ishte ditë pazari, njerëzit zbrisnin në Vlorë. Smokthiniotin e parë që kaloi, djemtë e ndalën dhe i thanë që të linte pazarin se do të varroste një të vdekur në Velçë. Nuk di për hoxhë… po djemtë i treguan kërrabat prej thane dhe… smokthinioti u tremb.
Sa shkoi te varret, pyeti si e quanin meitin. Selim, i thanë. Pastaj buzë varrit ia mori këngës: O Selim o burrë i madh / kisha dy teneqe djathë / po ti më more më qafë / doja t’i shpje në Pazar / ti m’i le përmbi samar.

2. Hoxha i Dukatit

Në fshatin Dukat të Vlorës ka qenë një hoxhë me nam. Sa kalon llogaranë, vjen fshati Dhërmi i krahinës së Himarës, fshat ortodoks, që flet dhe greqisht. Këta të Dhërmiut, kur kishin shere në fshat, dërgonin dy djem me kalë te hoxha i Dukatit. Hoxha ndërmjetësonte mes palëve në sherr, jepte zgjidhje që pranohej e pëlqehej nga të gjithë dhe kthehej në Dukat me dhurata e me bekime.

Në Dhërmi kishte plasur prapë një sherr i rëndë. Një vajzë e fejuar, me të fejuarin në kurbet, kish mbetur shtatëzanë më një bari, me të cilin ruanin delet në fshat. Fiset ranë në sherr se vajzën i fejuari e pranonte edhe me barrë. E kam të fejuarën time, thoshte. Por e kërkonte edhe ai që e kish lënë me barrë. Pushkët i kishin vënë në faqe të dy fiset që kërkonin vajzën. Paria e fshatit jepte e merrte me palët por pa sjellë paqëtim. Hoxha i Dukatit u bë gati t’i hipte kalit, por nuk po e përfillnin. Ata po grindeshin, gati të thereshin. Hoxha mbante veshët ngrehur. Kur shkuan punët deri në thikë, dërguan me vrap dy djem te hoxha i Dukatit, po ai i zmbrapsi, nuk i pranoi. Ishte fyer. Ai do ta kish zgjidhur me kohë e me vakt. U detyruan që t’i dërgonin dhurata, t’i luteshin prapë e prapë. Hoxha nuk u tund nga Dukati, por… të dërguarve për herë të tretë a të katërt u tha: Merrni kartë e shkruani mendimin tim…
Të m’i thoni atij fisi / ta marrë ai që e grisi / që e kish si trung lisi / mbushur me barut inglizi.

2. Prifti i Çorrajve

Fterra prej kohësh e deri më sot, ka pasur të shkolluar e të punësuar në shtet, aq sa ky fshat mund të matet me një qytet. Mirëpo për një farë kohe kishin mbetur pa hoxhë. Prifti i fshatit Çoraj që bënte dhe punët e hoxhës, zbriste dhe varroste të vdekurit në Fterrë. Mitropoloti i Gjirokastrës e thirri dhe e bëri rezil. E bëri lanet. I tha nëpunësit ta zhvishte si prift. Fjala “zhvish” në raste të tilla kishte kuptimin t’i hiqte të drejtën e profesionit, ta çnderonte. I hoqën kamillafin, kryqin, rason, e lakuriqën e i dhanë ca rrobe të mbetuara në depot e Mitropolisë, që të vishej. I thanë të ulej se do t’i rruanin mjekrën. Por prifti kundërshtoi. Leshi i mjekrës është imi, tha. Ato që ishin të priftit, i morët, leshin e kam timin. Dhe doli. Përplasi derën.

Metroplitit nuk i pëlqeu kjo sjellje rebeli. Duhet ta kishit rruar, para se ta zhvishnit. Kur u zhvesh, ai nuk ishte më prift. Shkoni dhe i blini mendjen, si i ka planet ky prift i paudhë, u tha vartësve.

E gjetën në kafe fare të qetë. Nëpunësit e Mitropolisë po i kërkonin ndjesë që e zhveshën për fare, po ai u tha të mos merakosën për të. Mjekrën e kishte, do blinte një çarçaf të mbështillte kokën e do të bëhej hoxhë në Fterrë. E kam gati punën, u tha.

3. Papu Ilia

Këto që po shkruaj më poshtë, m’i ka rrëfyer Jorgo Bulo, ndjesë pastë.

Në fshatin Sheper vdiq korrieri i fshatit, mysliman nga krahinat e Labërisë. Pleqtë ortodoksë të Sheperit u vunë në hall. Duhet ta varrosnin me hoxhë. Do të dërgonin dy djem me një kalë që të merrte hoxhën në Libohovë. Bora kish zënë rrugët dhe vazhdonte të binte. Hoxha do të paguhej sa të kërkonte për shërbimin. Do të pritej mbase dhe një ditë deri sa të vinte. Pastaj me djem e me kalë do ta përcillnin prapë hoxhën. I vdekuri u kishte shërbyer me besnikëri.

Sipas zakoneve të asaj kohe, lebërit vinin e vidhnin në fshatrat e krishtera. Labi që ishte pajtuar me punë në Sheper, e kishte mbrojtur fshatin nga hajdutët. Merrej vesh me ta që mos të vidhnin në Sheper ku ishte punësuar si roje. E meritonte ta nderonin me çdo çmim: ta varrosnin si njeri.

Fjalët zjenin: sa do paguanin djemtë që do shkonin e vinin, cilët do të pranonin të shkonin në atë mot të keq etj etj. Papu Ilia, prifti i fshatit, u tha, që këtë punë mund t’ua mbaronte ai. Si?, i thanë. Unë kam mbaruar tre vjet shkollë për prift në Stamboll, tha papu Ilia. Atje na mësuan ca gjëra edhe për hoxhë. Ashtu, ditke për hoxhë, ti? Po, tha papu, vetëm se… Papu bëri bashkë gishtin tregues me gishtin e madh. Ua tregoi këtë shenjë në formën e rrethit… dmth dua paranë, që t’u bëj punën. Dyfish, i thanë pleqtë e Sheperit, dyfish do të shpërblejmë.

Të nesërmen, buzë varrit papu Ilia me një peshqir të bardhë rreth kokës po këndonte me zë lartë të vdekurin: allah, allah, hej va allah, culuvallah…

4. Koka e Demos

Mësuesi një shkolle tetëvjecare në krahinat pranë Sheperit po zhvillonte orën e letërsisë në laboratorin e biologjisë. Klasa atë ditë po lyhej. Në laborator i bëri përshtypje skeleti i njeriut që shërbente si mjet mësimor për anatominë. Ishte në skelet bojë dheu, i shtrembër, me gropëza dhe me gërryerje në kockat. Kafka nxinte më keq. Pyeti: nuk iu tremb ky skelet? Është koka e Demos, i thanë nxënësit.

Mësues Janit drejtori shkollës i kërkoi që të gjente mjete për orët e anatomisë dhe ai zhvarrosi Demon, i zjeu kockat, i dezinfektoi, i leu me llak dhe ja, tek janë.

Kush kish qenë Demua? Ai, njëlloj si labi i Sheperit, kish vdekur në detyrë dhe e kishin varrosur në një kodër tej fshatit, jo tek varreza ortodokse me kishë e me qipariza ngjitur fshatit. Por e kishin respektuar, e kishin varrosur me hoxhë.

Tani ishim në kohën e komunizmit dhe nuk kishte më nderim fetar për të vdekurit. Skeletet e të vdekurve mund t’u shërbenin fëmijve të fshatit dhe pas vdekjes.

5. Në përfundim

Doja t’i them atij që më sfidoi më asgjësim në fillim të këtyre shënimeve, se feja u ka mësuar njerëzve si të sillen me vdekjen që do me thënë si të sillen me jetën. Anglezi C. Clark thotë se shumë qëndrime e sjellje fetare me kohë janë ngulitur në kulturën evropiane edhe te laikët e afetarët. Të respektosh njeriun, të çmosh shenjtërinë e jetës tënde dhe të atij tjetrit, të mos sillesh me atë mendjelehtësi vrasëse me të cilën sillemi ne shpesh e më shpesh do të thotë të jesh me perëndinë apo mbase, në se kjo nuk na pëlqen, të jesh në nivelin e një qytetërimi që prodhon mirësi siguri, mbrothësi për cilindo.

11 komente në “Disa copëza brilante të bashkëjetesës fetare”

  1. Dionis says:

    Nuk ka tolerance fetare ne Shqiperi. Ka shum shtete te tjera ne bot me te zhvilluara qe kan 100 here me te mire bashkjetese fetare se ne se ne. Qe ne momentin qe Ortodokset dolen ne Shqiperi nga censusi i b^thes 5% vari lesht. Rrradhes tjeter beheni 0.5 % qe te jet akoma me mire toleranca fetare. Akoma rradhes tjeter prishini edhe ato pak 3-4 kisha shekullore qe kan mbetur ne gjith shqiperi te rrenuara, ta shakterruara nga vandalizimet, nga grabitjet. Pse i mbani ? Per te shitur pordhe ? Qefin vetem vetes ja beni, por nuk i perket realitetit.

    1. Haaaaa says:

      O budallenj fetare!
      Nuk ka patur e nuk do kete kurre TOLERANCE FETARE NE BOTE!
      Feja perfaqeson INJORANCEN e njerezimit dhe i eshte dashur sundimtareve per te mashtruar popujt!
      Marksi ka thene:FEJA ESHTE OPIUM PER POPULLIN!
      Ja edhe ky qyqari profesor ne vend qe te merret me shkence na merret me fete!
      Edhe shembujt banale qe jep vertetojne ate se feja u eshte dashur vetem per te varrosur njerezit!
      Po ne qe i kemi varrosur pa hoxhe e pa prift,cfare na ka gjetur?
      Perkundrazi,jemi me te qete shpirterisht e jo te varur nga nje injorant qe do te na mbushe mendjen se kriminelit i falen krimet,pasi vdes se keshtu thote fetari!
      A keni degjuar ndonje prift apo hoxhe qe te thote gjate lutjeve te tij,qe i vdekuri i radhes paska qene hajdut,kriminel etj dhe e meriton te shkoje ne ferr e jo ne parajse?
      ASNJE HERE!
      Atehere per cfare u dashka prifti e hoxha kur edhe krimineleve iu falkan krimet???

  2. Artur says:

    Te lumte profesor, shkrim brilant!

  3. bekimi says:

    OO grekzi…Ne EUROPEN e civilizuar feja e bindjet tjera jane personale..deklarohen ..eshte pune epersonit te lire! Ndryshe Ndryshe ka ndodhe shekuj para dhe tani ne vendet fandimentaliste islamoorthodoksisss ku popi e imami bejne politike dhe me dhune ndrojne fete oshe i ekzekutojne! Kjo nuk ndodh as nuk do te ndodhe ne vendin tone ! Numri i grekerve eshte ai qe eshte..jane te lire si kudo ne cdo vend europian(jo greqdhine)..

  4. Meiti says:

    Janinë çerek Stambilli
    Daltë e të mbuloftë gjoli!…

  5. Shaba says:

    Shqiptari e beson vete direct Zotin, si symbol mbiqeverin, perderisa qeverit kane qene ose pushtuese te huaja ose vendees te montuara nga te huajt. Po ashtu nga te huajte dhe politikat agresive te huaja jane montuar edhe kleriket e te gjitha sekteve fetare. Po, nje shumice njerezish, kryesish qarramane hallesh, kane nevoje te meditojne ne ambjentet klerike, prandja edhe shkojne atje, jo per politike fetare sic disa bejne shkrime teorike ne mbeshtetje te politikave percarese fetare. Sepse, ta dije mire Zoti Bejko, perderisa Zoti eshte nje dha ka krijuar njeriun, njeriu ka krijuar shume fe ne perputhje me politikat sunduese dhe agresive te perandorive te medha, e, mandej te shteteve te vogela. Edhe ne Shqiperi ka shume fe, sepse shume kane qene sundimet e politikave te huaja me parrullen”Perca e sundo”. Kushdo qe sot I vestron fete me size politike, si Zoti Bejko, bene politika percarese.
    Fete kane per mission shpirterat e vdekur per ti percjell te paster ne boten tjeter. Si shtese kane edhe ceremony per lindjet dhe martesat. Keto misione komunale qe I kryen feja s’kane fare lidhje me politikat fetare qe ndjekin te ashtuquajturiit intelektual me shkrime te tipit “Bejko”.

  6. rigoni says:

    Sa mire eshte ketu ku jetoj une.Qyteti im ka nje popullsi te perbere nga 15o shtete te ndryshme te botes.Jetoj p[rej nje periudhe te gjate,punova shume vjete,por kurre nuk me pyeti njeri se cfare besimi kam,aq me pak kam pyetur une ndonje tjeter.Kesaj I thone bashkejetese fetare,e jo asaj tones ne Tirane qe mburren pse shohin ndonje feste kreret e feve te bashkuar ne boulevard.
    Ky profesore na tregon barcaleta me prif e hoxhe te kohes se “qepes”.

  7. Everteta says:

    Z.Bejko e ke me kot qe mundohesh te paraqesesh bashkesi fetare me ke te bashkohemi me fene e turkut qe na dogji per 500 vjet. Nu k dua tu ofendoj por me vjen keq se nuk e njeh fare realitetin. Feja jone ka qene dhe do te mbetet shqiptaria prandaj mos u mundoni me kot me keto shkrime bajate. SKA BASHKEJETESE FETARE DHE SO TE KETE KURRE. Ne nuk mund te bashkejetojme me ate qe na mbjti dogji dhe plackiti nder shekuj.Kemi shkrimtre e politikane si ju e jemi ketu ku jemi. Eshte per te ardhur keq sa poshte ka rene e ashtuquajtura inteligjenca jone.

  8. Bato Mokra says:

    Te mrekullueshme dhe nje shembull se si mund te mblidhen e te botohen keto thesare bashkejetese, si trashegimi e jone kulturore e vyer.
    Nje stil brilant, tip[ike shqiptare, edhe ne religjion.

  9. stop izlamizimit te ilirisetirana says:

    eshte turp qe i thoni vetes profesor—–mjafte me genjeshtren e—-bashkejeeteses qe nuk ekziston—–nese je shqiptare duhet te shqetesohesh pak peer islamizimin ee vendit me forcen e genjeshtres nga qeverite e ashtuquajtura shqiptare—–thuaj stop izlamizimit te iliris

  10. GK says:

    TE LUMTE PROFESOR , SHKRIM BRILANT !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje