Politika shqiptare dhe vëmendja ndërkombëtare

26 Mars 2016, 09:30Blog TEMA

Nga Elmas Haxhiraj*

Për çdo shtet baza kryesore janë marrveshjet e arrira dhe ligjet e mira për ndërtimin e një modeli demokratik funksional dhe gjithpërfshirës në shërbim të shoqërisë.

Politika shqiptare për shkak të prirjeve tradicionaliste,cilësive ndërpersonale të farkëtuesve dhe drejtuesve të saj është gjendur në dilemat e veprimit dhe elementët e kufizimit.Ndoshta ky i qëllimshëm,ndoshta justifikues në rrugën e progresit.Parti të spektrit të majtë dhe të djathtë janë përpjekur të elaborojnë një strategji të caktuar drejtimi duke bërë që fatet kombëtare të shihen nga dritarja e njërës dhe tjetrës palë dhe në këtë histori tranzicioni,guri dhe arra,aktori dhe spektori ka shoqëruar gjithë dekorin politik.

Përballë një tabloje të tillë ekspozuese nën vëmendjen e politikës shqiptare janë disa problematika të cilat kërkojnë një konsesualitet dhe frymë luajliteti për arritjen e në standarti formal zhvillimi.Bashkekzistenca dhe bashkjetesa e një sistemi ekonomik,juridik dhe politik i korruptuar dhe fragmentuar sipas interesave ngushtësisht personale e ka bërë të vështirë përmbushjen e reformave aq të kërkuara dhe ngulmuara nga faktori ndërkombëtar.

Kohët e fundit si një vend i vogël me ndodhi të mëdha dhe ku çdo gjë përbën objekt lajmi dhe në çdo media të shkruar apo elektronike dalin pamjet e kalorësve të politikës me gjykimet e tyre për të ashtuquajturën reforma në drejtësi,duke na dhënë mesazhe të qarta se korrupsioni do luftohet dhe drejtësia do shpëtohet nga një dora përfituesve.

Kjo iniciativë politike për reformën në drejtësi mund të konsiderohet një nga elementet më prosperues që faktori politik shqiptar ka ndërmarr qysh me çeljen e demokracisë,mbështetur tek asistenca teknike e faktorit ndërkombëtar në paraqitjen e modelit më të përshtatshëm në sistemin e drejtësisë.Paraqitja e drafteve të ndyshme,konsultimi me komisionet përkatëse dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias se çfarë duhet rregulluar në atë që konsiderohet reforëm historike,në një sistem drejtësie të konsumuar dhe bejrrë nga interesa të ngushta personale,janë tipare mbajnë të fokusuar opinonin publik shqiptar.

Përtej oratorisë,demagogjisë dhe ngjyrimit politik palët në një proces të tillë ende nuk kanë arritur një stad të caktuar progresi për konkludimin e një momenti të tillë historik në fushën e drejtësisë.Mes rolit të komisionit të Venecias,pretendimeve të opozitës për planëzimin dhe hartimin e një drafti të tillë nga mazhoranca subjektivisht në përputhje me interesat e pushtetit e ka bërë proçesin mjaft të vështirë të rikthyer në tryeza negocimi dhe shtrirë në efektin kohë.

Intesifikimi i takimeve politike nga ana e ambasadorit të SHBA-ve dhe BE-së sa në zyrën e njërës  dhe tjetrës palë,tregon për rëndësinë që përmban një proçes i tillë në vetvete.Në një gjykim më racional ky proçes është një investim i rëndësishm ndërkombëtar që i bëhet realitetit politik shqiptar.Mesazhe të tilla si ″fjalë profeti″ për realitetin politik të etur për një dorë pushteti si:gjetja e konsensusit,bashkpunoni për përmbushjen e kritereve,ndërtoni një drejtësi të qëndruëshme,nga ana e ndërkombëtarëve,substancialisht nuk janë gjë tjetër veçëse sinjale të qarta për  veshin e politikës shqiptare.Një demokraci e shëndoshë dhe funksionale ndërtohet dhe realizohet atherë kur, pushteti përdoret si instrument bashkpunimi dhe harmonizmi në përputhje me nevojat kombëtare.

Reforma në drejtësi  konsiderohet pika kyçe e realitetit shtetëror shqiptar dhe kërkon para së gjithash seriozitet,analizë objektive dhe ponderim i argumenteve ligjor për paraqitjen e një drejtësie sa më të përshtatëshme për të nesërmen sociale.Apo siç do të theksonte me të drejtë Montesquieu:Kur bën një statujë s`duhet të rrish gjithmonë ulur në një vend,duhet ta shohësh atë nga të gjitha anët,nga të gjitha drejtimet derisa të bindesh se është e duhura.Përpos kësaj në realitetin politik shqiptar mund të portretizojmë disa faktor kyç për evoluimin e tij:

I.Cilësitë Ndërpersonale të Liderve.Në kushtet e një realiteti të tillë politik,ekonomik dhe social përcaktues për të ardhmen e vendit ,liderët politik duhet të tregojnë vullnet në përmbushjen e reformave dhe arritjen e standarteve demokratike.Nën rrjedhën e tranzicionit lider politik ndoshta për shkak të staturës së tyre,ndoshta për shkak të interesave të caktuara kanë mbajtur qëllime diverse ndaj çështjeve të përbashkëta politike,duke e bërë të vështirë përmbushjen e reformave dhe siç do të shprehej Max Weber:individ që jetojnë nga politika dhe jo për politikën.Ndërmjet të jetuarit nga politika dhe të jetuarit për politikën është një dallim substancial.E para konsiston në përfitimin prej saj, ndërsa e dyta për kontributin.Dhe nga ortoria dhe show politik në sallat e bukura me drita plotëngjyrëshe, veprimet konkrete sjellin dhe rezultate konkrete.

II.Nevojë Jetike.Përballë një sistemi të tillë juridik deri diku të konsumuar prej nevojave klienteliste  dhe një niveli të lartë korrupsioni ku pashallarët e tempujve të ndëshkimit mbushnin torbat me kartmonedha nga gjykimi,realizimi i reformave të tilla është jetik për realitetin demokratik.Klasa politike si detyrim ndaj votëbesimit kombëtar por edhe në emër të parimeve demokratike duhet të tregoj vullnet të plotë.Nevojat jetike në demokraci kërkojnë që palët ti prioritizojnë qëllimet e tyre në përputhje rregullat e demokracisë.Vetëm në këtë mënyrë variabla e proçesit do të jetë e orientuar drejtë rrugës së progresit.Shqipëria ashtu si gjithë sfondi politik ballkanik paraqet një mjedis politik dinamik dhe të paparashikueshëm dhe ku demokracia është mjaftë e brishtë, kjo për shkak të prirjeve historike dhe tendencave aktuale të liderve politik.Në këtë pikpamje  ndaj asaj çka konsiderohet nevojë duhet një vigjëlencë maksimale.

  III.Si vlersim ndaj vëmendjes Ndërkombëtare.Me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri vëmendja dhe vigjëlenca e ndërkombëtarëve ka qënë dhe mbetet  përcaktuese e fatit politik dhe demokratik .Si në planin politik ashtu edhe atë strategjik partnetët kryesor dhe promotorët e vlereve demokratike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë përpjekur ta orjentojnë vullnetin politik shqipëtar në rrugën drejtë integrimit.Në shumicën e rasteve kanë arritur ti ulin palët në tryezen e negocimit në shërbim të zhvillimit dhe progresit.

Edhe në rastin e reformës në drejtësi vëmendja e tyre është përcaktuese për fatin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.Në themel të politikës shqiptare mbetet justifikimi i gjithë këtij aseti intelektual,ekonomik dhe politik ndërkombëtar investuar në këtë histori tranzicioni nëpermjet përmbushjes së reformave dhe kritereve përcaktuese për integrim.Porta Brukselit mund të hapet vetëm me gjetjen e çelsave të suksesit.

Dhe kjo gjë i takon Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe specifikisht faktorit politik nëse dëshiron që BE-ja të jetë një realitet i mundshëm dhe i prekshëm.Në konkludim të këtij artikulli po sjellim në kujtesë thënien e famshme të John Rawls profesorit të filozofisë politike skalitur në panteonin e mendimit politik botëror;Drejtësia është virtyti i parë i institucioneve politike,ashtu si padiskutim e vërteta është virtyti i parë i sistemeve kryesore të mendimit.Urojmë,shpresojmë dhe besojmë që problemi të jetë e shkuara dhe qëndrueshmëria të jetë e tashmja.Dhe njolla të tilla që kanë bërë pis sistemin e drejtësisë të fshihen njëherë dhe përgjithmonë nga dora e politikës

*Studiues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje