Është bërë e udhës që në vendin tonë, të besohet gjithçka mban emër të huaj. E poashtu është bërë rutinë që mediat e reja (Portalet) të marrin nëpër portale të huaja gjithçka ka lidhje me Shqipërinë duke mos bërë pothuajse në asnjë rast një verifikim të vërtetësisë së egzistencës së autorit dhe asaj që autorë anonimë ose jo, thonë për vendin, politikanët dhe imazhin Shqipërisë.
Në kuadër të gjithë kësaj zallamahie mediatike, ku secili mund të hapë një portal dhe ta quajë veten gazetar e ku mund të manifestohen lloj e soj ideshë pa asnjë kriter të së vërtetës, ndodhemi natyrshëm në një terr informativ dhe në një lumë mëkatesh mediatike që janë në të shumtën e herëve të qëllimta. E gjitha kjo lind nga “vjedhja” hileqare e emrit të mediave prestigjoze ndërkombëtare, duke i vendos emrit një “.net ; .org ; .al” etj nga pas, për tu dukur serioze kur në fakt janë as më pak e as më shumë se një strategji për të krijuar një makineri përbaltje të kundërshtarit me emra të rremë.
I tillë është rasti që po qarkullon në portalet shqiptare, të cilat nga paaftësia, dashakeqësia apo interesat e ngushta, servirën dje një shkrim të një tipi me emrin Adam B. Fairmont. Adam, i cili po të bëni një kërkim në GOOGLE nuk figuron askund as si emër e as si fytyrë, shkruan për këtë portal (http://foreignpolicynews.org/), portal i cili siç thashë më lart është poashtu një media online e cila ka përdorur emrin e prestigjiozes FOREIGN POLICY,(http://foreignpolicy.com/) e cila online është një ndër më të ndjekurat në Amerikë me qendër në Uashington. Aq serioze është prestigjiozja “Foreignpolicy.com” , sa mjafton t’i hedhësh një sy stafit link (http://foreignpolicy.com/staff/) për të kuptuar se çfarë do të thotë media dhe çfarë mediokritet.
Portali që kopjoi emrin, flet me gjuhën e një kryetari opozite në Shqipëri, përpos faktit që nuk ka një staf dhe një “zot”, është nga ana tjetër manifestues i një teknike të pisët siç është hedhja e shkrimeve të fabrikuara s’dihet se ku, pa asnjë bazë të vërtete, pa asnjë burim, pa asnjë citim, pa asnjë dokument verifikues për faktet dhe mbi të gjitha, me një emër që nuk figuron askund në google as si gazetar, as si intelektual a studiues. Emri është Adam B. Fairmont, ose e thënë ndryshe, një “qytetar dixhital” i një postali qorr dhe aspak profesional.
Ky portal qorr dhe pa identitet, që nuk ka një staf, nuk ka një emër që i del për zot, shkruan të përshkrimi i tij se çdokush mund të dorëzojë në një adresë e-maili një artikull dhe redaktori do e publikojë pasi t’i hedhi një sy.Pra, aty mund të shkruaj kushdo, edhe Adami Dixhital. E gjithë imagjinata e Adamit Dixhital mund të shfrenohet pa asnjë argument dhe të hedhë baltë mbi Shqipërinë. Kaq mjafton që për sa kohë flitet për ne, portalet tona të turren kush e kush ta përkthejë i pari e ta bëjë lajm.
Po si ka mundësi që profesionistët shqiptarë të portaleve që publikojnë “opinionet” e Adamit Dixhital, nuk verifikojnë më parë se kush është Adami dhe kush është foreignpolicynews.org/ ?
Disa nuk dinë, por pjesa dërrmuese ndoshta e dinë dhe nuk duan. E dinë që ky në fakt është syri qorr i cili sheh në shqip dhe flet në anglisht.
Lind pyetja: Si ka mundësi që ky portal flet njëlloj si zyra e shtypit të PD-së? Si ka mundësi që të gjitha i thotë Adami Dixhital i cili nuk ka fytyrë, nuk ka jetëshkrim por ka vetëm përmbajtje agresore dhe opozitare jashtë çdo kufiri imagjinar? Kush është Adami Dixhital që nuk na vjen nëpër emisione televizive të na ftillojë pak rreth politikës në Shqipëri?
Mos ndoshta Adamin e kemi parë shpesh të enjteve në parlament dhe netëve të gjata në emisionet që rreken të bëjnë opinion. A është Adami Dixhital në fakt një përmbatje që të gjithë portalet shqiptare njohin dhe një fytyrë e cila ndryshohet sa herë i ngarkohet të thotë përmbajtjen e detyruar?
Po. Anonimati i gjithë portalit dhe autorit, linja e përqëndruar vetëm ndaj njërës palë dhe asgjë e thënë për të kaluarën dhe më e rënda, fakti që autori Adam nuk egziston, logjikisht flasin vetëm dhe vetëm për një makineri të krijuar në anglisht, e cila shfrytëzohet nga “përmbajtja” shqip. Sepse siç e thashë në krye të herës, në jemi të predispozuar të besojmë gjithçka mban emër të huaj. Këtë e di politika, këtë e dinë edhe “shefat” e portaleve që nuk do mund të shohin kurrë drejt profesionalizmit, sepse sytë e tyre janë të zënë nga drita e parasë.
Lexo.al
Adami digjital, eshte Jamserb Mall te Zi.
hahahahha, qytetari saliut co shkrimet te ky portali hahahah
Nuk ju ben dem Adami Dixhital,se keni Saliun REAL,qe ka bere krime pa fund,qe e ka bere Kuvendin RRUMPALLE me mbeshtetjen e Metes dhe heshtjen e Rames,prandaj rrini urte e mos beni gam-gam kot!
Nje popull i qyteteruar i zgjidh ndryshe hallet e veta e jo neper kafene apo xhami e kisha sic bejme ne shqiptaret!
Por nuk mund ta quash qytetari ca palo protestuesa te paguar,qe nuk protestojne per krimet e shumta shteterore,per drejtesine e korruptruar e te shit-blere,por merren me parkun tek liqeni sikur ai te jete halli i madh i shqiptareve!
Pse merreni me Adamin Dixhital juve,por nuk ju ben pershtypje gazeta DITA,qe ka muaj te tere,qe ne faqen e pare boton absurditete pa kuptim me shkrime per M.Shehun,H.Kapon, etj,etj sikur i paskemi zgjidhur te gjitha hallet e sotme!
Dhe kush pa,nje gazete qe e heq vetren per e MAJTE!
Kush paguan kaq shume per te terhequr vemendjen e njerezve nga problemet e medha te sotme,por merren me mbvrockulla te shkuara???
O flogert,
Mos i bjer kaq gjate tjeter here se s’te duam per hartim. Nuk je ne oren e letersise shqiptare ku vleresohesh per gjatesi rrjeshtash. Jo per gje por lexuesi normal akoma nuk e ka kuptuar qe i referohesh Syri.net dhe shkrimeve te djeshme.
Une te kuptoj qe ti e ke bere qe te te lexoje shef Fuga por ki pak meshire dhe per lexuesin e thjeshte te Temes.
adami eshte nje opzitar qe paguhet nga kupola mafoze
adami ( opozita} ate pune kan…
qeveria nuk ka nevoje te hape portale me pagese, sepse
ka portalet, mediat e gjitcka,…. pik mbaroi…