Brukseli mes ekstremizmit, ksenofobisë dhe dështimit politik

28 Mars 2016, 22:30Blog TEMA
Brukseli mes ekstremizmit, ksenofobisë dhe dështimit politik

 

 

Nga Albi Xhunga

 Bruksel 

Sulmet e pritura të 22 marsit përgjakën e tronditën kryeqytetin e Europës, qendrën e NATO-s dhe kryeqytetin e Belgjikës. Sot numri i të vrarëve shkoi në 35, ndërsa i të plagosurve mbi 300. Shumica e viktimave janë identifikuar dhe u përkasin të paktën 8 kombësive.

Në kryeqytetin belg askush nuk e di se si do reagojnë autoritetet belge e ato europiane për t’iu përgjigjur agresionit që tashmë është marrë përsipër nga i ashtuquajturi Shteti Islamik. Ministrat e brendshëm të 28 vendeve anëtare të unionit u mblodhën dy ditë pas sulmeve, por përveç dënimit të sulmeve e shprehjes së solidaritetit, nga mbledhja nuk u dol me vendime që do të tregojnë rrugën se si Bashkimi Europian do t’i përgjigjet agresioneve terroriste që guxuan ta godasin edhe në zemër të tij. Përveç konstatimeve se për një problem të përbashkët si terrorizmi nuk mund të kenë sukses politikat e përveçme të shteteve anëtare, nuk pati ndonjë vendim apo ndonjë plan të përbashkët për t’iu kundërvënë kësaj të keqeje.

Fatkeqësisht, njësoj si për çështje të tjera të nxehta si kriza ekonomike, kriza e emigrantëve etj, Europa është e përçarë.

Autoritetet belge reaguan me amatorizëm pas sulmeve terroriste. Pati një orë e 10 minuta mes ulmit në aeroportin e Zavantemit dhe sulmin në stacionin e metrosë Malbek. Ministri i brendshëm, Jan Jambon, deklaroi se shtabi i emergjencave mori vendim për mbylljen e metrove në orën 08:55 dhe ky vendim iu komunikua STIB-it (Shoqëria ndërkomunale e transportit të Brukselit), por zëdhënësi i STIB konfirmon se asnjë urdhër nga qeveria nuk ka ardhur në zyrat e kompanisë, e cila është përgjegjëse për transportin në Bruksel. Kjo çështje mbetet për t’u sqaruar, por edhe nëse ministri thotë të vërtetën, specialistët mendojnë se 55 minuta janë tmerrësisht shumë për për një reagim në një situatë të tillë, po të kemi parasysh se një mbyllje e metrove mund të kishte shmangur sulmin e dytë në stacionin e Malbekut, i cili shkaktoi 20 viktima.

Autoritetet belge kanë dështuar edhe në bashkëpunimin me homologët e tyre europianë. Njëri nga atentatorët e aeroportit kanë qenë ndaluar nga autoritetet turke dhe për këtë është njoftuar policia belge, por neglizhenca bëri të mundur që megjithëse duhet të ishte pas hekurave, ai ishte në gjëndje të lëvizte lirshëm në Bruksel dhe të bëhej pjesë e sulmit kamikaz në Zavantem. Për këtë fakt ministri i brendshëm Jambon dhe ai i drejtësisë Hens i paraqitën dorëheqjet respektive kryeministrit, por Sharl Mishel refuzoi me argumentin se nuk mund të zëvendësojë kapitenët e anijes në kohë stuhie.

Është shumë e rëndësishme të përmendet se ai që autoritetet e quajtën “Armiku publik numër 1”, Salah Abdeslam, një prej organizatorëve dhe pjesmarrësve në sulmet e Parisit 13 nëntorin e kaluar u desh 4 muaj për ta ndaluar megjithëse fshihej në lagjen e tij në komunën Molënbek. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, gjatë 4 ditëve të ndalimit të tij deri në sulmet e 22 marsit (ai u ndalua më 18 mars) Salah Abdeslam u morr në pyëtje vetëm një orë. Po të kihet parasysh se ai fillimisht rrefuzoi ekstradimin drejt Francës, një bashkëpunim i mundshëm i tij me policinë belge mund të ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për të parandaluar sulmet e Brukselit.

Gafa e fundit e ministrit të brendshëm belg është lejimi i një tufe halabakësh të manifestonin në sheshin e Bursës, pikërisht aty ku mbahen homazhet për viktimat e atentateve. Rreth 400 huliganë, me siguri të organizuar në rrjetet sociale erdhën dhe manifestuan dhunshëm në sheshin e Bursës. Përveç parrullave si ‘’Jemi në vendin tonë” (thua se të huajt që jetojnë në Bruksel prej dy-tre brezash nuk janë sot në vendin e tyre) dhe mesazheve të urrejtjes, ata u konfrontuan dhe fyen muslimanët që gjendeshin aty. Pra fyen pikërisht ata muslimanë që gjendeshin aty për t’u bërë homazhe viktimave dhe të cilët dënojnë kategorikisht akte të tilla. Z. ministër i brendshëm ndoshta nuk kishte si ta dinte që disa terroristë ishin nisur për të sulmuar Brukselin, por duke pasur parasysh se huliganët e dehur e të maskuar nuk u kujdesën që të fshiheshin dhe duke pasur parasysh se edhe policia e hekurudhave është nën urdhrat e tij, nuk kishte si të mos njoftohej se ata po i afroheshin me tren Brukselit (nga Vilvordë) dhe se qëllimet e tyre dukeshin qartë. Megjithatë Jan Jambon nuk lëvizi as gishtin për t’i ndaluar.

Veprime të tilla nxisin përçarjen mes etnive dhe nuk është çudi që nesër terroristët të gjejnë gjithmonë e më shumë terren e përkrahje nga popullsia me origjinë arabe, nëse kjo do të stigmatizohet pa faj si popullsi me tendenca ekstremiste. Nëse një tufë (tamam tufë) huliganësh nuk e kupton se sot është e pamundur të luftosh ekstremizmin pa ndihmën e mbi 20 përqind të popullsisë muslimane që jeton në Belgjikë, kjo nuk i falet qeverisë belge. Vërtet ka pasur rreth 500 qytetarë belgë me origjinë të huaj (kryesisht magrebiane) që i janë bashkuar të ashtuquajturit Shtet Islamik, kjo është një përqindje fare e vogël në raport me komunitetin musliman që dëshiron të jetojë në paqe dhe i dënon me neveri akte të tilla.

Jo vetëm Belgjika, por e gjithë Europa duhet të ketë një dakordësi se me ç’lloj strategjie do të luftohet ky fenomen. Popullsia me origjinë të huaj e Europës numërohet sot në miliona banorë. Shumica e tyre gëzon të drejtën e qytetarisë. Miliona të tjerë janë sot brezi i dytë ose i tretë në Europë. Pra mundësia e riatdhesimit të tyre është zero. E vetmja zgjidhje është bashkëjetesa. Por që kjo të bëhet e mundur, duhet që ksenofobia, racizmi e stigmatizimi i muslimanëve të marrin fund. Forcat e ekstremit të djathtë në Europë po rriten politikisht çdo ditë dhe kjo është e frikshme. Teori të tilla përçarëse mund vetëm ta përkeqësojnë bashkëjetesën në kontinentin e vjetër. Një gjë është e sigurt, urrejtja sjell urrejtje dhe dhuna sjell dhunë. Idealet europiane janë sot më në krizë se kurrë.

 

 

5 komente në “Brukseli mes ekstremizmit, ksenofobisë dhe dështimit politik”

  1. Kapit Tupalla says:

    Një BRAVO e madhe për artikullshkruesin !

  2. gjergj kastrioti says:

    c’fareee thua mor —islamist—-agresoreet po i kthen nee –viktima se keshtu te kane eedukuar—-i quan eevropianet qe jane nee shtepite e tyre te dhunuar e vrare —si ksenofob—kur kemi te bejme me gjenocid islamist ndaj krishterimit—t’ju vije turp nuk e kuptojme kush ja u ka lejuar keete titull kaq te turpshem kundeer kristianve,apa je mesuar ne shqiperi ti andushi qe qeveeria e shet islamizimin e veendit pep tolerance

  3. Lpl says:

    Belgjika nuk ka 500 terroriste por keta me shumezuar per 5 antare te familjes plus miqt e shoket shkon ne 5 mije numri se nuk vishen te gjithe ushtare me arme pjesa tjeter ben propagande e siguron fonde e strehim me ju shmang policise asnje informim nga mislimanet nuk e merr policia kundra islamikeve dhe kjo tregon se 90 per qind e mislimaneve jane te perfshire indirekt ose direkt ne luft kundra te krishtereve me mendime ose me veprime te tjerat jane pordh boshe .

  4. krysho ludovik says:

    Skane faj shqipot, sic duket puna te gjithe rrine ne kete lagjen e marokeneve ne bruksel
    Sic ka thene populli jone i zgjuar edhe dembel:
    1) qeni leh atje ku ha!
    2) po fjete me qenin pleshta do zesh!
    Post Scriptum:
    Z. Xhunga po ste pelqeu Brukseli, Shqiperia aty eshte, pastaj ke edhe Turqine, Arabine apo Sirine.
    Anglocifutet e mbushen evropen me arabe po kjo nuk do te thote qe vendasit nuk kane te drejte te kundeshtojne. Ti ske faj sic ka vene re keto dite dhe nuk besoj se jam i vetmi, ne vendet frakofone shqiptaret jane te atashuar prane callmes arabe. Kjo bie pakez ndesh me ate parrullen qe jemi popull evropian po nejse …

  5. Alien says:

    Kjo ndodh e gjitha nga toleranca e katolikeve asgje e veshtire per tu kuptuar.
    Shumica e myslymaneve ne europe qeshin dhe respektojne sepse nuk duan te bijne ne hijen e ekstremizmit islamist por qe ne te vertete per brenda jane zjall dhe bashke me djallin,lexojeni mire ne per librin e shejnte qe ato thojn nuk ka paqe deri sa te mos egzistoje dhe kristiani i fundit, e ka shkruj muhameti qe ija ka than zoti vete me goje ,dhe bibla palidhje dhe kurani pa lidhje por populli eshte komplet injorant bazohet ne nje shkrim ku e kane shkruajtur disa fshatare te asaj kohe dhe sot eshte liber i shenjt.kllufa ato dhe ju qe merreni me fene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje