Kush thotë se e ka ditur që Edi Rama do ta ftonte një ditë Lulzim Bashën në tryezë politike, ose është delirant, që mburret kot, ose gënjen ditën për diell. Sepse, pavarësisht që në politikë përjashtohet ndajfolja “kurrë”, nuk kishte asnjë shenjë që “mrekullia” të ndodhte. Palët ndërluftuese ngjanin se ishin më larg se asnjëherë me njëra-tjetrën, si në terminologjinë luftarake të kohëve të fundit, ashtu dhe në aksionin politik, ku nuk kanë munguar muskujt edhe armët. Ndaj edhe ftesa i ka kapur të papërgatitur të gjithë, të ftuarit dhe të paftuarit, të angazhuarit dhe neutralët. Por megjithatë nuk mendoj se karta e befasisë i jep ndonjë epërsi Edi Ramës. Pikërisht për faktin se ngjan shumë i panatyrshëm në këtë rol, për shkak të portretit prej “skifteri sypatrembur”, që dita-ditës ai vetë e ka skalitur në koshiencën e publikut.
Pyetja është se cfarë ka ndodhur në kampin e qeverisë, që kryeministri e ka flakur për një cast topuzin e bajlozit, me të cilin godiste deri dje pa mëshirë mbi shpinën e kërrusur të SHQUP-it? Ky është termi që ai përdor prej 3 vjetësh për opozitën e vendit. Natyrisht, kjo nuk na shqetëson shumë ne banorëve “joautoktonë” të asaj godine, por ky është një standart komunikimi i ulët, që vetë kryeministri e ka vendosur. Për të cilin sigurisht që e ka marrë dhe do ta marrë sic duhet përgjigjen.
Nuk mendoj se ka ndodhur ndonjë “revolucion”, as tek Partia Demokratike, dhe as në Shqipëri, që të përligjë kthesën e papritur të sjelljes së Edi Ramës, pavarësisht përplasjeve të forta tek liqeni. Opozita nuk është bërë, as më e mirë, dhe as më e fortë gjatë kësaj jave. Qeveria, gjithashtu nuk ka ndryshuar në asnjë cep të qënies së vet, dhe kjo, jo vetëm e parë me syrin tonë, si kundërshtarë politikë. Dhe kur themi qeveria, nënkuptojmë Edi Rama. Sic ishin dikur një partia dhe Lenini. Por kryeministri tani na paraqitet cuditërisht në versionin e qengjit të urtë, për të cilin thonë se pi dy nëna.
Unë nuk besoj shumë tek spazmat e personalitetit të Edi Ramës dhe të askujt tjetër që gjendet në ato pozita, ndonëse edhe ato nuk përjashtohen, ndaj përpiqem të gjej arsyet politike. Nuk dua të hyj në analizën e tekstit të ftesës, pasi ajo është një histori më vete. Jo se nuk ka rëndësi, as se ia përtoj, por se mendoj që nuk ia vlen të merresh me përdredhjet e fjalëve të një maniaku batutash, si ai, i cili me siguri është gati t’i vërë flakën, jo vetëm Shqipërisë, por edhe Ballkanit, po të mundtte, për një shaka apo gallatë live në TV apo TWITTER.
Eshtë fare e qartë për këdo se Edi Ramës i duhet kjo lëvizje politike, por vetëm konstatimi i lehtë i kësaj nevoje të kundërshtarit, nuk mund të jetë arsye e mjaftueshme për ta refuzuar atë automatikisht. Natyrisht, as detyrim për të vrapuar menjëherë tek tryeza e supozuar e “mirëkuptimit”. Për dreq, në politikë është shumë më e lehtë të ndeshesh, kur të godasin, sesa t’i ikësh dorës së shtrirë të dialogut, qoftë edhe kur kjo të shtrihet hipokrizisht.
Opozita është në të drejtën e saj të marrë cfarëdolloj vendimi për të shkuar ose jo në një tryezë politike me një kundërshtar prepotent dhe arbitrar, por një vështirësi e ka për ta argumentuar refuzimin me krizën politike, qoftë kjo edhe shumë e rëndë. Sepse takimet e këtij niveli bëhen zakonisht në kohë krizash, si përpjekje për t’i zgjidhur ato, sepse në situata normale politike liderët nuk kanë ndonjë arsye për t’u takuar.
Pa asnjë dyshim që në sfondin e kësaj ftese të papritur është reforma e drejtësisë, pavarësisht se vetë autori thotë se për këtë temë nuk ka pse diskutohet. Kjo e përforcon bindjen time se pikërisht ky është motivi kryesor. Për fat të keq, i gjithë debati për këtë cështje deri më sot, nuk po zhvillohet se si ajo të miratohet, por kujt do t’i mbetet fatura e sabotatorit, në rast dështimi. Dhe nëse do të ketë një përgjegjës për mosvotimin e reformës, ai nuk do të caktohet prej nesh, sepse ne jemi palë, por prej arbitrave ndërkombëtarë. Ndaj edhe nuk është rastësi që Edi Rama e llogariti ta vishte kostumin e qengjit tamam ditën, që kishte në krah komisionerin Han.
Natyrisht, që brenda kësaj ftese mund të dallohen edhe konturet e raporteve të brishta dhe të ndërlikuara brenda koalicionit qeverisës, që tek reforma për drejtësi bien më lehtë në sy. Dhe arsyet janë të njohura. Duhet të jesh naiv po të mendosh se Edi Rama e ka zgjidhur krizën me Ilir Metën, vetëm se kohët e fundit duket sikur ka rënë qetësia dhe nuk po dëgjohen më krisma. Ai është një hall që bashkëjeton me ta, njësoj si sëmundjet e pashërueshme, që do t’i vuash sa të kesh jetë.
Dhe si pa dashje më shkon mendja tek situata në Partinë Socialiste para kongresit të vazhdimësisë. Kur i ndodhur në vështirësi absolute nga oponenca e fortë e Blushit dhe e të tjerëve, Edi Rama shpiku referendumin, si zgjidhje për të shmangur zgjedhjet. Ishte natyrisht një lëvizje e dëshpëruar dhe pa asnjë bazament logjik dhe politik, por gjithësesi një përpjekje për të dhënë një përgjigje apo për t’i rrëshqitur debatit.
Si një kërcim nga belaja më duket edhe kjo ftesë e papritur, që mbërriti dje në mesditë në zyrat e Partisë Demokratike, ose SHQUP-it të deridjeshëm, sipas Ramës. Dhe mendoj se, ashtu si asnjë referendum nuk mund të zëvendësojë kurrë zgjedhjet, ashtu edhe asnjë tryezë apo takim nuk mund të shmangë kurrë përgjegjësinë që ky vend po vidhet, po plackitet dhe po keqqeveriset me superarrogancë nga qeveria e Edi Ramës.
Po mire o Astrit Rama ka hallin e vet ,po Basha cfar halli ka qe nuk pranon apo nuk e le Saliu.Po ti me qe Saliu nuk te perkrah me do ta rregullosh me Bashen qe te te jap nje kocke.Bashkjetesa tani eshte bere domozdoshmeri kete po e provon dhe ti.
Gjetje e bukur Astrit Patozi!!
“Per nje gallat/batut live, Edi eshte gati ti ve zjarrin edhe Ballkanit”. Kjo duket me se e vertete per Edvinin.
Gjithsesi, o Patoz, dikur gjel e pastaj pul tek koteci i Berishes, edhe pse ke te drejte me percaktimin qe i ben Rames, mos harro se Padrinoja yt Saleh Ja Vuri Zjarrin Shqiperise disa here, 96′, 97′, 98′, 92′, etj……dhe ti ende nuk je distancuar nga ato zjarrveni..
Edhe pse ke te drejt per sa shkruan per Ramen, ne kuptimin artistik, nuk ke prekur asgje nga thelbi i problematikes aktuale ne Shqiperi..
Problemi eshte reforma ne Drejtesi..
Por ty te kan plasur edhe syte edhe Cipa…..ndaj thua qe nuk ka asgje per te diskutuar Rama dhe Basha..
Me sa duket, Ti, Basha jot, edhe Rama, nuk jeni te interesuar per reformen me jetike te vendit
A jeni ne vete more? Kryeministri ju fton publikisht per diskutime, ku sdo shume mend per te kuptuar qe problemi madhor i yni, jo i juaji, eshte venia kapak dhe votimi i reformes ne drejtesi dhe ju çbeni? Me analizoni Ramen, Rama-Meten dhe delire te tjera qe i zot e di ç’lidhje kane. Turp ! Nuk pres me shume nga Basha, nga Berisha dhe as nga injorantet e tjere te grupit parlamentar po ti Patoz paske qene nje flluske sapuni… Do mbetesh edhe ti si pjese e nje shakaje te neveritshme qe i eshte bere shqiptarve..
Po mire mo z.Patozi çte keqe ka qete diskutojne dy lideret ?Kjo eshte ne te mire te transparences dhe ne kete analize me ç’duket jemi ne nivelin :Bera ftese -kunderpergjigja pse e bera dhe ne te kundert nuk bera ftese per dialog pse nuk e bera pra as mish as peshk, jeni ne mjegull z.Patozi dhe kjo mjegull nuk ju ndihmon dot te fshihni lakuriqesine e PD-se
Edi Rama drejton partine me te madhe te Shqiperise dhe eshte kryeminister, Ti vazhdo e nderro panolinat Berishes dhe pastroi bythen me gjuhe!
Eh mor Patoz! Ke kohë që po mundohesh ti shprehësh pendimin Xha Saliut por ai spo ta var më trajsen. Do të ishte më mirë të ruaje vetëveten. Tregohu pak më i zgjuar. Saliu ka marë rrugën e m…t pa çka se po mundohet të rezistojë.
here here i duhet te mermerise edhe ky diçka. me teper per ti kujtuar shqupit se eshte aty. dhe mos ta harrojne ta marrin me vete. po ty te kane lene o astrit. ti kete e di dhe vete. zgjedhjen ja bere vetes kur i dole kundra lulit e berishes. olldashi do turperohej me ty qe i dole nga fjala. tani prit verdiktin ne 2017en. pastaj merru me shkrimet e me kujtimet per tu bere vetja e jo tjetri.
Nuk presim ndryshim nga ty,si person e as nga partia ku ti ben pjese.Keq mos te vije por bythe do lepish tere jeten.
Potoz ke nivel shume te ulet. Mund te them se je nen nivelin medioker. Normalisht je I dhjere dhe ske turp qe lepin bythen e dhjeramaneve te mare fund ne politike. Politikanet e rruges kane mare fund. Ne zgjedhjet e ardhshme kam frike se nuk do figuroni ne harten e politikes shqiptare.
Tregojne nji ngjarje ne Shkoder:
Nji njeri i panjoftun e qe nuk i binte kerkujt ndermend per te, shkon e merr nje fotografi, e shumfishon dhe ne shume vende ku vihen njoiftimet per vdekje, i vendose pa zbardh dita. E ban kete me pa se ca do thoshin njerezit per te dhe a e kishte njofte kush….
Kur njerezit dilshin ne pune, ky shkonte aty tek shpalljet, kishte edhe letra te tjera, dikush i njohur, dikush jo. Ky shihte reagimet. Askush nuk pyeste per te. Shkonte tek pikat e tjera te njoftimit, askush nuk e cante koken per te. Ne nje moment i thote njanit” a di gja kush asht ky”? Jo- tha tjetri. Po ti i tha mbas pak dikujt, a dini gja cfar burrit ka qene ky qe ka vdeke? I a kthen tjetri:”Ca po na duhet ne mor burre cfar burrit ka qene ky, ky sot qe ka dale ne shtylle po e njeh per here te pare Shkodra”.
Edhe ti mor Patoz ja fut kot ngandonjehere vec sa me u duk se je gjalle.
Zotni, nuk e dij a ke grue e femije. Shih rrite femijet po qe se i ke e boll tash, ti po te ishe i zoti flitshe atehere kur duhej fole.
Basha ka te drejte qe nuk ta var sepse ke ba shume zollume, ke qene teper agresiv, ke pase gjuhen helm ndaj kundershtareve dhe ke qene vec zjarrvenes.
Pse e kruan bythën me Ramën o mjeran,,,,! Me sa duket po i rifutesh sërish gazetarisë,se në SHQUP.nuk ta varin kandarin,Në fakt ti tani je kot, as deputet,e as gazetar,,,,Bjer,bjeri se bje bukur,,,,!