Në prag të shpalljes së vendimit për Sheshelin, spekulohej vetëm për masën e denimit. Një prej spekulimeve ishte: nëse Shesheli dënohet me më pak se 19 vjet burg, ai do të ishte njeri i lirë, sepse të dënuarit janë liruar pas vuajtjes së 2/3 së dënimit, e Shesheli ka qenë në burgun e Hagës 11 vjet. Por gjykatësi në Hagë konstatoi se Shesheli është njeri i lirë, që “nuk ka bërë krime”
Nxitësi i dhunës
Shesheli ka qenë dhe mbetet njeri i urrejtjes. Veprimi i tij publik ka qenë gjithmonë i bazuar tek fyerjet ndaj grupeve të tjera etnike dhe i mbushur me urrejtje të artikuluar ndaj të gjithë të tjerëve e atyre që mendojnë ndryshe. Nuk ka aspak dilemë që ai në kuptimin moral, por edhe politik, i ka përgatitur “spastrimet enike” dhe që ende është një prej më aktivëve në kërkesat për krijimin e një “Serbie të Madhe”. Përkundër të gjithave, ai u lirua nga Tribunali i Hagës nga të gjitha akuzat. Po pse?
Ai thjesht nuk ka qenë i akuzuar për përhapjen e urrejtjes ndëretnike dhe fetare, sepse e drejta ndërkombëtare nuk e trajton këtë nivel. Në vend të këtyre akuzave, prokuroria e papërgatitur dhe jo profesionale sa duhet, e ka akuzuar Sheshelin për përgjegësi direkte për krime lufte, dhe krime kundër njerëzimit në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Vojvodinë. Tani po shihet që në 13 vitet e fundit, që prej paraqitjes së tij vullnetarisht në Hagë në vitin 2003, e drejta ndërkombëtare ka përjetuar një dështim total.
Të gjithë ata që e kanë ndjekur procesin kanë mundur të supozojnë se Sheshelin thjesht e kanë larguar nga Haga në vitin 2014, duke shpresuar mbase se kurrë nuk do ta shohin më, për shkak të sëmundjes së tij nga kanceri. Lirimi është bërë pa asnjë lloj detyrimi ndaj Beogradit për ta rikthyer Sheshelin në Hagë, nëse kërkohet. Dhe kjo dëshmon për një lloj kënaqësie të Tribunalit për largimin e Sheshelit nga Haga.
Shesheli ndërkohë është shëndosh e mirë e ndodhet në kulmin e fushatës elektorale. Haga është një prej temave qendrore në strategjinë e tij parazgjedhore. Në pankartat e tij nëpër Serbi ai shkruan vetëm një fjalë: “Fituesi!”. Gjykatësi në Hagë e ka shpallur tani si të tillë edhe zyrtarisht. Shesheli ende flet me fjalë fyese dhe ironizuese për vendin, ku ka kaluar 11 vjet, gjë që ndikon në rritjen e popullaritetit të tij në Serbi.
Fituesit…
Përveç Partisë Radikale Serbe dhe Sheshelit, lirimit të tij do t’i gëzohen edhe miqtë e tij nga bota, siç janë Jean-Marie le Pen dhe Vlladimir Zhirinovski. Retorikë pakënaqësie publike, por njëkohësisht edhe kënaqësi të fshehtë personale, do të ketë edhe tek qarqet nacionaliste në Kroaci dhe në Bosnje-Hercegovinë. Ky vendim është për ta edhe një dëshmi tjetër se Serbia nuk ka ndryshuar dhe vetëm po i fsheh këmbët si gjarpëri edhe kaq shumë vite pas lutës. Nga ky vendim nacionalistët do të përpiqen të përfitojnë politikisht.
Fshehurazi do të gëzohen edhe Aleksandar Vuçiqi dhe Tomisllav Nikoliqi në Serbi, ndonëse në reagimet e tyre do të mbahet distanca e duhur shtetërore. Kjo sepse prej konvertimit të tyre në “evropianë”, Sheshelin e kanë pasur si dëshmi se në krahun e djathtë nuk ekziston ndonjë alternativë e civilizuar politike.
…dhe humbësit
Ata të cilët e kanë përjetuar vet politikën e spastrimeve etnike të Sheshelit dhe urrejtjen e tij, natyrisht që nuk do t’i gëzohen fare këtij vendimi të Hagës. Ata nuk do të kenë aspak mirëkuptim për këtë vendim të Gjykatës së Hagës. Si mund t’ua shpjegosh familjarëve të viktimave të njësisë vullnetare „Beli orlov“ (Shqiponjat e Bardha) mangësitë dhe boshllëqet e së drejtës ndërkombëtare?
Ndërkohë bota ka brenga shumë më të mëdha se Sheshelin. Agresiviteti i Vojisllav Sheshelit, i cili manifestohet mes aftësisë për argëtimin e masave dhe brutalitetit të pafund, nuk do të shihet më në skenën e Tribunalit të Hagës. Serbia duhet ta mbajë tani këtë njeri të rrezikshëm. Ndërsa vendimi për lirimin e Sheshelit, ndonëse mund të ndryshohet në shkallën e dytë, radhitet në listën e falimentimeve të një gjykate të mbingarkuar. Ky ka një simbolikë të thellë, kur kemi parasysh që qyhs nga Mesjeta: Perëndia e Drejtësisë, Justicia, paraqitet me sytë e mbyllur.
Tuuuuuuuuuuuuuuuurp.
No coment.
ne fillim te reformohet Gjykata e Hages
e pastaj ta kerkojne reformimin ne vendet
e botes trete.
Ah pse kur denonte te tjeret kjo gjykate ishte e mire, tani qe gjykoj kete eshte e keqe se dikujt nuk i pelqen vendimi. Gjykata nuk percakton nese dikush eshte i mire apo i keq, liberal apo ultranacionalist – gjykata vendos nese dikush do denohet apo jo ne baze te provave qe jane sjelle kunder tij.
Po kur liruan trimat tane kosovare………ishin te mire. Tani u bene te keqinj. Hiqeni nga koka nuk eshte gjykate shqiptare.
Pritej, qe kur Gotovina edhe te gjithe dolen pa lagur edhe ai serbi tjeter mori 40 vjet burg.
Haga duhet te kish denuart te gjithe ata qe u doli emri pa perjashtim edhe dallim kombesie.
Hë se nuk ka gjë, mos u turbulloni, prapë do të balancohen gjërat, në mënyrë evropiane.
Dështon Gjykata e Hagës? Farë gjojet!
E rregullon balancën Gjykata Speciale e Kosovës.
Do i dënojë kjo gjykatë speciale “kriminelët” kosovarë që u ngritën kundër çfarosjes sërbe të shqiptarëve nga bandat e Sheshelit, vetëm athere kur thika sërbe e vajtur në palcë e në kockë të shqiptarëve, po rrotullohej me tërbim për të gjetur dhe prerë vetë genin e riprodhimit dhe të mbijetesës se tyre.
E pse të mos e çojë Evropa në Gjykatën Speciale të Kosovës balancën e ndëshkimit të krimit të luftrave në ish Jugosllavinë e Milosheviçit dhe Çubrilloviçit, kur këtë e bekon Washingtoni dhe, gjejeni pra e tunduni vëndit: E miraton vetë Kuvendi i Kosovës dhe Komandanti i UÇK-së Hashim Thaçi!
E shpallën totalisht të pafajshëm Sheshelin dhe e liruan?
Pa prisni pak, ju lutem, po ato 11 vitet burg të tij në Hagë, kush do ti paguajë?
Le t’i paguajë vullnetarisht Kosova.
Nuk ka para t’i paguajë? Jepini kredi me interes të kripur Bankës së Kosovës dhe le të paguajë dëmin moral dhe fizik që i ka shkaktuar njeriut të perëndisë, Sheshelit!
Nuk është hera e parë që Evropa, çon qingjin t’i paguajë harxhet ujkut, të cilit ju turbullua uji atje sipër fare, afër strofkullës ndërsa qingji mërzente poshtë në fushë.
Le të bëhen bashkë shqiptarët, këndej e andej kufirit, dhe t’i çojnë Hagës një lutje që të rishikojë dënimin e Karaxhiçit, se mos është bërë ndonjë gabim dhe kanë marrë më qafë më kot atë del(enxh)i burrë, psikiatër, poet e filozof i djallit.
Haga është bërë për hajgare!
Tema, pse i keni futur postimet e mija në rrethe të kuq, stop, blokadë, embargo, të çfardo teme a natyre qofshin ato?
Vras mëndjen të gjej arsyen kryesore të kësaj censure shëmbullore të komenteve apo replikave të mija: A janë ato shumë nacionaliste dhe nuk përputhen me axhendën tuaj të futjes së shkopinjve kundër çdo përpjekjeje për bashkimin Shqipëri-Kosovë? Demaskojnë Zajednicën si hapin e parë zyrtar të bosnjizimit të Kosovës dhe coptimit të saj në dobi të Sërbisë dhe pansllavizmit ruso-sllav të Ballkanit? Lëndojnë Hirrësinë e Tij Janulla dhe planet e qarqeve shoviniste greko-ortodokse për greqizimin e ortodoksve shqiparë dhe hapjes së udhës për Vorio Epirin e Megali Idheas? U heqin maskën trollëve vorioepirotë që kanë “carta-bianca” në bllogun tuaj dhe punojnë ditën dhe natën të denigrojnë shqiptarët dhe historinë e tyre dhe t’i paraqesin ata si të ardhur në trojet e veta? Sepse evidentojnë prirjen filoruse të gazetës tuaj dhe afinitetin e saj me qëndrimet ekstreme, reaksionare, raciste, islamofobe dhe emigrantofobe të së djathtës më reaksionare evropiane, përfshirë IlGiornale-n e Berluskonit? Apo sepse kritikojnë prurjet dhe përshtatjet selektive në faqet e gazetës nga gazetari juaj Amarildo Lumani të materialeve, shkrimeve dhe informacioneve që hedhin dritë të rreme dhe të rrezikshme mbi zhvillimet politiko-sociale dhe kulturale si dhe mbi krizat eventuale që po kalon Evropa e përballur me eksodin biblik të mjeranëve dhe viktimave të luftës, kolonializmit dhe shfrytëzimit në Lindjen e Mesme për të cilat, në mënyrë aktive apo pasive Evropa vetë i ka duart e lyera deri në brryl? Apo për faktin se komentet dhe replikat e mija, në mënyrë të vazhdueshme evidentojnë dhe kritikojnë praktikat dhe prirjet tuaja për ta përdorur gazetën Tema, një media dhe një pasuri publike në shërbim të publikut, si një hapsirë ku, me dhe pa të drejtë, me dhe pa fakte të besueshme, me një gjuhë dhe manipulim gazetaresk larg etikave profesionale, madje edhe atyre ligjore, sulmohen dhe denigrohen armiq e kundërshtarë personalë të botuesit të gazetës, apo konkurentë të tij në konflikt interesash gjë që, në pikëpamjen time, përbën një nga çfaqjet aktuale më të urryera dhe më të rrezikshme te medias aktuale në Shqipëri.
Çfardo qoftë nga renditjet e mësipërme, arsyet e censurës suaj ndaj mendimit, opinionit, reflektimit apo kritkës së komenteve dhe replikave të mija, është me një shije dhe praktikë aspak etike dhe profesionale dhe, në përspektivë, do të dëmtojë vetë kredibilitetin dhe vlerat e Gazetës Tema.
Unë e kuptoj mirëfilli se, postimet e mija nuk do të mund të ndryshojnë vijën politike, dhe as qëndrimet dhe angazhimet redaksionale dhe as ato të botuesit, çfardo të fshihet pas tyre dhe çfardo interesash synojnë të plotsojnë ato, por akoma unë besoj se ju i përmbaheni parimeve të debatit publik dhe sidomos informimit të publikut me mendimin ndryshe, gjë që është edhe qëllimi i vërtetë i bashkpunimit tim me bllogun tuaj.
Akoma ka njerez (bageti) qe besojne tek “drejtesia” dhe sidomos tek “Drejtesie nderkombtare”
E vetmja drejtesi eshte forcimi yt . Kur je i forte ke dhe drejtesine . Shiko Kroatet qe e perforcojne gjithnje e me shume ushtrrine e tyre . Thuju thuju serbve a ja u mba bytha ti shpallni lufte Kroacise e do e shikoni si do marrin traktorat per ne Siberi!