Në një sondazh që po zhvilloj me qytetarë të Shkodrës, Vlorës dhe Tiranës, 800 banorë të kësaj të fundit, të përzgjedhur në mënyrë rastësore në të gjithë territorin urban të kryeqytetit, u pyetën rreth këndit të lojrave tek Liqeni Artificial i Tiranës. Nga përgjigjet e tyre, rezulton se 55% janë pro përfundimit të tij, 35% janë kundër, dhe 10% janë asnjëanës. Marzhi i gabimit statistikor të kampionit kryeqytetas është plus/minus 3.4%.
Në qoftë se këto rezultate ekstrapolohen për të gjithë territorin e zgjeruar të bashkisë së Tiranës, mund të thuhet se rreth 220 mijë zgjedhës tiranas janë pro perfundimit te këndit të lojrave tek Liqeni Artificial (në zgjedhjet e vjetshme, votuan për Erion Veliajn rreth 160 mijë tiranas), ndërsa rreth 140 mijë zgjedhës tiranas janë kundër tij (në zgjedhjet e vjetshme, votuan për rivalët e Erion Veliajt rreth 140 mijë tiranas).
Shumica dërrmuese e të anketuarve që janë pro këndit të lojrave tek Liqeni Artificial (95 ndër 100) ishin votues të mazhorancës parlamentare në 2013-ën (çereku i tyre nuk e morën mundimin të votojnë në zgjedhjet lokale të 2015-ës). Nga ana tjetër, shumica dërrmuese e të anketuarve që janë kundër këndit të lodrave tek Liqeni Artificial (94 ndër 100) ishin votues të opozitës parlamentare në 2013-ën.
daku, kishin nje gani bobi tani na jane bere dy gani bobi. po mjaft me keto sondazhet se si tha ai vetem ne paris blihen lulet me leke, ketu tek ne i hane gomeret. keshtu dhe puna e sondazheve te tua ne shqiperi.
edhe ne zyrat e bashkise se tiranes ta kesh bere sondazhin, e sigurt qe e ke rregulluar me vone.
po pse duhet pyetur qytetaret e vlores dhe shkodres per kendin e lojrave te femijve ne tirane??????
pse nuk pyete dhe ne gramsh ose ne kacanik ose ne tropoje????? pune karagjozesh!
une jam nga jugu me origjine me fis e me krushqi te gjithe te majte po me siguri matematike qe te gjithe jane kunder veliajt!
duket qe je shpellar o adi. a di te lexosh ti apo jo? zaloshnja e ka shkruajtur te zeze mbi te bardhe se kete pyetje ia ka bere vetem 800 kryeqytetasve, pra 800 tiranasve, e jo vlonjateve apo shkodraneve. ti shko beji pyetje atyre te kacanikut…
A I pyete :
1.Te ndertohet parku kaq I shtrenjte e me shumice beton ?
2. A te ndertohet pa leje mjedisore ?
3. A te ndertohet para miratimit (dhe nga qytetaret e Tiranes)Pprojekti I Parkut te Liqenit ?
Vetem pas kesaj na trego pralla pro PS dhe Veliajt.
Se besoj kurre qe te kete nje Tiranas qe te jete pro prekjes te parkut te Liqenit.
Nuk ekziston per personat qe jane rritur ne Tirane. Edhe brenda PS-tiranse,60-70 perqind jane kunder prekjes te parkut.
Provoni beni nje referendum ne Tirane,dhe do ta shikoni.
Shtrohet pyetja: – Perse te majtet mendojne se kendi i lojrave tek parku duhet te ndertohet dhe si spjegohet qe votuesit e djathte mendojne se ky kend nuk duhet.
Kaq me thike qenka ndare shqisa e mendimit tek forcat tona politike. Pra nuk eshte e nevojshme te pyesesh, a je me PD apo me PS.
Mjafton te pyesesh, a je pro a kunder kendit te lojrave tek liqeni? Je i djathte po the JO dhe je i majte nese thua PO.
Ke te drejte Moni dhe pyetjen e ke shtruar shume drejte, por mendimi im do te ishte ky: Ne Shqiperi nuk ka me shoqeri civile, ne Shqiperi nuk ka as sindikata, por ne Shqiperi nuk paska me as shqiptare, por njerez qe perkrahin vetem partine e tyre te shtrenjte. Ky çkombtarizim ka 25 vjet qe po behet me forma nga me te ndryshme dhe me sa duket ju arrit qellimi. Sot ata jane o me mua o kunder mua. Dhe paskemi demokraci, pluralizem, liri ! Njerezit e njerit krah arrijne deri atje sa nuk u dhimbset fare Shqiperia; kjo ndodhi dhe u pa kur ps nuk votoi reformat per statusin e kandidatit ne BE, ndersa shikoni sot qe nuk votohet reforma ne drejtesi vetem e vetem qe te mos çelen negociatat per antare ne Be se pd mendon per zgjedhjet e ardheshme dhe ky do te ishte nje favor i madh per ti fituar ps. Te pakten keshtu jane nenshprehur. Por reforma ne drejtesi, aresyen me te madhe ka friken nga burgu per udheheqesit se ata nuk duhet te shkojne atje dhe duhet te gezojne gjithe perfitimet qe u dha pushteti privat. Ne Shqiperine gjeografike veshtire te kete njerez te pavarur na partite. Sistemi demokratik eshte ndertuar ne menyre te tille qe njerezit per partine japin dhe jeten dhe vdesin me emrin e saj ne goje. Kjo trashegimi e konsoliduar nga pseudopolitikanet e ka ndare njerezimin e trevave te ketij vendi. Po kush e ka fajin? Fajin e pare e kane udheheqesit e partive kryesore, fajin e dyte e kane pseudointelektualet shqiptare te pa cipe qe perkrahin partite dhe jo Shqiperine, bile emrat e disave me jane bere te urryer, megjithese une ne natyren time nuk urrej njerine, por veset e keqia te tij, fajin e trete e kane udheheqesit e gjoja shoqerive civile qe jane antare te partive (!), fajin e kater e kane pseudosindikatat qe qe kur u formuan u ndane me partite te majte e te djathte, pra jane pjestare te partive dhe jo te atyre qe perfaqesojne dhe fajin e fundit, por te kreit qe perfaqeson demokracine e kane prokuroret dhe gjyqtaret e pa cipe , pa moral, pa dinjite, pa atdhedashuri, njerez te shperfytyruar nga ndjenjat humane (nuk perjashtoj se te miret jane te paket ne te gjitha fushat). Kjo eshte shoqeria qe kemi ndertuar deri tani ne ate vend , prandaj me forma gjoja demokratike ai vend mund te behet pas 50 vjetesh se 25 shkuan, por brezat e pesuan. Mendimi im eshte se aty duhet nje “diktator demokrat” ta rregulloje ate pune se si eshte katandisur e si po lehin çdo dite politikanet, ndryshe shpresat jane te humbura. Respekt, Moni !
Haha, ne fakt ky servili i partise eshte shume i besueshem me keto sondazhet e dala realisht nga kryeministria
..nuk besoj..nuk i besoj fallxhoreve politike..Tirana eshte dhe do te jete,kurse ne,ne rrjedhim ne damaret e saj,per t’ja lene vendin atyre qe do vijne pas,por jo,jo ne kete menyre,.Neqoftese ka plane te bukura rezistente ne kohera le t’i mbeshtesim,por ne te kunderten,mos te bejme demagogji,sipas rastit politik.Jemi teper te painformuar dhe helmohemi ç’do dite me informacione te gabuara.
Jemi shume dashamires te krijimit te kendeve te lodrave ne parkun e liqenit, te cilet nuk jemi perfshire ne Sondazhin e mesiperm, do ishte me e larte % e PO -se, dmth. Dakortesise.
Je nje plehre. Si mund te prodhosh nga keto sondazhe thjesht per te mbeshtetur Erion Veline ne paligjshmerite e tij. Turp. Nuk mund te quhesh expert. Je manipulator i rendomte.
Për rikujtim të kryeqytetarëve që jetojnë në kryeqytet, vargu i shumëkatshve nga filologjiku deri tek gjeologjiku është shkelje ashtu siç është shkelje edhe ndërtimi aktual pikërisht përballë filologjikut gjithashtu, shkolla private në brendësi të parkut ku fëmijët i shpien e i marrin me makinë përmes parkut .Sa e sa kafene, njëra sidomos mu në ballë të vendit, vetë Hilton Hotel e ndërtesat rreth, pastiçeri e restorante,gjithë zona Komuna e Parisit ka përfshirë edhe kopshin zoologjik e botanik pra në fakt nuk është ndonjë gjë e re, në vazhdën e të parëve po vazhdon edhe ky Kryebashkiak, biles mund të rregullojë kaosin e deritanishëm.Habija është ku ishin këta aktivistë gjithë këtë kohë e pse nuk bëhen protesta për ndërtimin shumëkatësh përballë filologjikut?
Shum mir dhe bukur e ka shkrojtur Mirdashesi Problem jemi vete ne shqiptaret Le qe nuk regullojme por nuk te lene as ta ndertojne Ore cuditem veten dhe boten me kofortesine e idjotizmit Kok trash thone per ne dhe po tha kacurelsi Strazo ska burr nene qe me ve mua posht por kerkon ta ndertoj parkun e femive ne koken e tij qe ska pasur kurr jete
o banor i tiranes!
Shko dhe ndaloji, sepse po ndertojne ne token e babit dhe gjyshit tend!
Merr me vehte edhe nje pike raki e disa cengije per te te bere aheng!
Qit ndonje sondazh kunder Rames qe te besojne o lodraxhi grafikesh. Sa her ben grafike ti vetem Rama ka te drejte. Je aq i mykyr o lodraxhi sa dhe femijet e kopshtit qeshin me ty.
O te nderuar qytetare, qysh ne fillim sapo vjen njera parti ne pushtet,pa plane afat shkurtra,pa pa plane afat gjata, nje dite te bukur te bejne surpriza duke u cfaqur se :do te prishet stacioni i trenit……………..do te cohet ne Kashar……… mbase ne Lezhe……..mbase ne peshkopi e ku ta di une…….ha….ha…….. dhe tani keto engjej te politikes sone na vet shpallin ( se opinioni popullor nuk ka asnje dijeni ) ndertimi i nje parku lodrash per femije.Po ku eshte projekti ……….? Po sa do te jete hapesira e ketij parku lojrash ? Sa parashikohet kapaciteti i pjesemarrjes se femijeve ne lodra ne te njejten kohe… ? Sa do te jete kapaciteti i parkimit te makinave te prinderve qe do te sjellin femijet per tu argetuar ..? DHE NE FUND SA ESHTE BUXHETI PER SHPENZIMET E KETIJ PARKU ? Pra…………O E MJERA SHQIPERI NE DORE TE KUJT KE RENE………….. PROPOZOJ sikur te me pyesnin ,qe kete fond ta copetonin dhe te ndertonin disa qendra lojrash ne shperndarje te lagjeve duke u ndertuar ndermjet grup pallateve do te ishte 100 here me mire dhe me e argetueshme duke i sherbyer me shume qytetareve edhe nga ana financiare,duke kursyer kohen,leket per parkim,dhe ai park lodrash te jete per femijet pjese e jetes se tyre te botes feminore.ATEHERE EDHE UNE JU BESOJ DHE JU NDEROJ DUKE JU DHENE URIMET ME TE MIRA QE JU PUSHTETARE VRISNI MENDJEN PER POPULLIN DHE BREZIN E RI NE RRITJE. U R R E J partite politike PD….PS….LSI….. si majtas dhe djathtas.DUA TE NDJEHEM I RESPEKTUAR NGA SHTETI DHE LIGJI.DHE TE NJEJTEN GJE TE RESPEKTOJ SHTETIN DHE LIGJIN…………………… Ejani ketu ne KANADA dhe shikoni ju hiena politike se si administrohen hapesirat publike, A GUZON NJERI TA MENDOJE PER TE BERE NDERTIME PA ASNJE PROJEKT FILLESTAR DHE TE KALOJE NE PROJEKT KOMBETAR………………