Për 10 vjet radhazi ishte trajtuar me pagesë invaliditeti, duke gëzuar shëndet të plotë dhe figuronte edhe si punonjëse e ISSH-së për dy vjet radhazi, ndërkohë që nuk ka prekur stilolaps me dorë për 25 vjet
Në të vërtet Valentina Lushaj nga Fieri punonte në të zezë, pasi i shoqi i saj i kishte falsifikuar dokumentat pa dijenin e të zonjës së punës.
Emisioni “Fiks Fare ” solli mbrëmjen e sotme një rast abuzimi me pagesën për invaliditet. Zonja Valentina Lushkaj nga qyteti i Fierit, zbulon se për 10 vite radhazi ishte trajtuar me pagesën për invaliditet megjithëse ishte e aftë për punë. Nga data 05.09.2005 deri në datën 30.01.2016 zonja konsiderohet si e paaftë për punë dhe në dokumentacion rezulton, se ajo merr pagesën për invaliditet. Sipas dosjes së zonjës në ISSH ajo ka dalë para një komisioni I cili ka vlerësuar gjendjen e saj fizike si e paaftë totalisht për të punuar
Çudia e dytë për Valentinën është zbulimi se me letra ka qenë punonjëse e ISSH Fier në vitet 2003 dhe 2004 si operatore e hedhjes së të dhënave në sistem, vite këto të gjitha të shënuara në librezën e punës. Në të vërtet zonja nuk ka qënë as edhe një ditë e punësuar në këtë institucion dhe për më tepër ajo pohon qartë, që nuk di ta përdori komjuterin e jo më të punojë si operatore.
Po si u zbulua “invaliditeti”
Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Valentina gjen të fshehur në shtëpi dy libreza invaliditeti. E para tregon që zonja në fjalë është invalide e plotë dhe e dyta është libreza me të cilën invalidi tërheq paratë e invaliditetit pranë zyrave të Postës Shqiptare. Me të gjetur dy librezat ajo dyshoj se dikush po abuzonte dhe po i merrte para shtetit pa të drejtë, prandaj kërkon pranë ISSH Fier librezën e saj të punës. Që nga ky moment ajo zbulon që në librezën e saj të punës ishte shkruar, se ka marrë 10 vite pagesë për paaftësi në punë dhe se ka qënë punonjëse në ISSH për 2 vite, 2003 dhe 2004. Për asgjë nga këto ajo nuk ishte në dijeni dhe për çdo gjë fajëson bashkëshortin e saj, i cili punonte dhe punon aktualisht në ISSH e Fierit. Valentina hedh akuza dhe mbi ish-juristin e ISSH Fier, i cili është mik i ngushtë i burrit të saj. Valentina aktualisht ka një urdhër mbrotje dhe është në proçes divorci me bashkëshortin.
Të gjitha këto abuzime, zonja akuzon se i ka bërë bashkëshorti i saj i cili është punonjës i ISSH Fier prej 13 vitesh. Zonja Valentina tregoi për emisionin “Fiks Fare” se gjatë jetës së saj me bashkëshortin Kastriot Lushkaj ka qënë një grua e vuajtur dhe e keqtrajtuar. Ajo tregon se ndaj saj është ushtruar dhunë e vazhdueshme fizike dhe mendore e psikologjike. Në shtëpinë e saj ishte e ndaluar që gruaja të mbante lekë dhe të gjithë rrogën e punës në të zezë ajo ia dorëzonte bashkëshortit. Ky i fundit ishte punonjës në ISSH Fier prej 13 vitesh.
“Fiks Fare” vuri në djeni bashkëshortin e Valentinës, Kastriot Lushkaj për akuzën që bashkëshorja e tij ka ngritur mbi emrin e të shoqit. Ai thotë se zonja e dinte se merrte pagesën si invalide. Ky zotëri pranon se ka marrë paratë në emër të gruas në një nga degët e postës së qytetit. Gjatë debatit të Valentinës me bashkëshortin e saj Kastriotin, del në pah se dhe djali i Kastriotit trajtohej me kemp, si i sëmurë mendor. Në lidhje me ish- juristin e ISSH Fier, Kastrioti filimisht mohon të ketë njohje dhe më vonë pranon që e ka shok dhe mik shtëpie.
Gjatë viteve që trajtohej me pagesën për invaliditet, Valentina punonte në të zezë, në dy subjekte private. Në një fast food dhe në një fasoneri. Bisedat që zonja bëri në të dy këto biznese, vërtetuan se në këto dy subjekte ajo është e njohur dhe ka punuar më parë.
Për këtë problematikë “Fiks Fare” iu drejtua dhe drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Fier. Ai sqaroi se në bazë të dokumentacionit që dispononte, zonja me të drejtë është trajtuar me pagesën për invaliditet pasi është invalide, por nuk dinte të tregonte se kush ishte mjeku dhe diagnoza e zonjës, pasi nuk e kuptonte shkrimin e doktorit. Po sipas dokumentave, zotëria pranoi se zonja ka qënë punonjëse e ISSH Fier në vitet 2003 dhe në vitin 2004 si operatore për hedhjen e të dhënave. Drejtori I ISSH së Fierit edhe pse pranon se është një dosje ku zonja figuron si e paaftë për të punuar, ndërkohë që gëzon shëndet të plotë, nuk jep të dhëna nëse ndonjëherë është ëbrë verifikimi I këtyre dosjeve
Në lidhje me këtë abuzim ka nisur nje hetim nga Prokuroria e Fierit dhe nga Krimi ekonomik.
Heu ,
bravo Fieraku ,
paska edhe burra qe dijn ti rrespektojne grate
suniti dhe krimi[qofte ai ordiner apo ikonomik] jane te lidhur bashke e te pandare ne cdo aspekt ne shqiperi………….pis miliet!
Ne ISSH Tirane,eshte nje katrahure e vertete dhe eshte nje institucion ku ligjin e ka bere MAFIA politike!
Ka vite qe ligjin atje e kane bere dhe e bejne LSI dhe PDIU(me pare edhe PD),prandaj atje pensionin e merr po dhe leke ose po pate miq te forte ne qeveri!
Shikoni se cfare ndodh ne DRSSH-ne Tirane sot:
-Shefi i Personelit te DRSSH-se merret me verifikimin e te gjitha dosjeve qe lidhin pensionet dhe njerezit nuk paraqiten tek punonjesi perkates,por tek shefi i personelit!
Cfare lidhje pune ka shefi i personelit me llogaritjet e pensioneve???
Ai eshte shef personeli per punonjesit e DRSSH dhe nuk ka asnje lidhje pe pensionet pervec se luan rolin e sekserit.Keshtu mua m’u vonua llogaritja e pensionit 6 muaj,duke mos patur asnje dite shkeputje ne punen rreth 40 vjecare ne shtet,asnje mungese ne dokumente,por ne vend qe te verifikonin te dhenat e nija me shkresa ne institucionet ku kam punuar me kerkonin mua t’i coja dosjet personale nga te gjitha rrethet dhe vendet e punes!
Kjo ishte sa e pamundur por edhe skandaloze!
Presioni mbi mua behej qe une te jepja leke,ndryshe nuk ka spjegim!
Kur i kercenova se do t’i coja tek FIKS FARE dhe se(genjeva) i kisha regjistruar me kamera te fshehte,u detyruan te me japin librezen e pensionit per 2 dite!
Mos u habitni fare me administraten e ISSH-se!
Ne dosjen time eshte shenuar se kam dale ne pension ne vitin 2006 kur ne fakt kam daLE NE VITIN 2012!
NE ISSH NUK KA KONTROLL FARE!
Edhe KLSH-ja KONTROLLON VETEN PROBLEMET QE KANE TE BEJNE ME DEMET NDAJ SHTETIT,NDERSA SHKELJET LIGJORE DHE FINANCIARE KUNDREJT PENSIONISTEVE nuk i kontrollon njeri!
PRANDAJ ATY ESHTE BERE KORRUPSIONI MJET PUNE DHE NUK MARRIN DY VETE ME KUSHTE TE NJEJTA TE NJEJTIN PENSION!
NJE ROL KRIMINAL NE ISSH LUAJNE EDHE JURISTET E TIJ,QE NUK MBROJNE LIGJET,POR VENDIMET E PADREJTA TE INSTITUCIONIT TE TYRE!
KESHTU NE GJYQET QE ZHVILLOJNE PENSIONISTET ME ISSH dhe DRSSH ,juristet jane bere kucedra ne mbrojtje te shkeljeve te institucionit te tyre!
Prandaj atje ka padrejtesi dhe korrupsion,si domos ndaj ISH USHTARAKEVE!!
Kjo seshte azgje perpara atyre qe kan ndodhur ne Fiere po te shikoshe Fieri ka me shume invalide se cdo qytet tjeter, pazare sheshit me doktoret e kempit. Nje raste qe njohe vete nje shofer taksie kishte nxjere te ter familjen si te pafte dhe mirnin goxha leke se e kishte bere si miopa na syte. Nje shptepi dykateshe me tha qe ka bere me kete skeme, 400 mije leke ne vite donin doktoret e kempit ne fier dhe te benin si te doje ti. Dhe meduket se vazhdon akoma kjo skeme.
Ju dhjefsha komentet tuaja, qe siper thoni se jane 5 komente ,por ne fakt nuk keni zbardhur asnje koment!
Duhet te kuptojeme se kjo zonja tani qe po ndahet nga i shoqi Me ne fjale hakmarje femrash shqiptare