Rama fton socialistët në referendum: Bëhuni vendimmarrës!

9 Prill 2016, 11:07Politika TEMA

Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, votoi sot paradite në qendrën e votimit në Qesarak.

Në një prononcim për mediat, ai ftoi anëtarësinë të shfrytëzojnë te drejtën e votës, duke shtuar se ky referendum nuk do të jetë i fundit.

“Kam besim se anëtarësia do e shfrytëzojë këtë instrument demokratik për t’u shprehur lidhur me një cështje të brendshme të PS që dëshmon se është forcë transformuese jo vetëm në qeverisjen e vendit por edhe në demokracinë aktive të brendshme, është një moment shumë i rëndësishëm, në këtë histori të re të pluralizimit, që një parti i drejtohet referendumit dhe u jep mundësi të gjithë pjesëtarëve të familjes së saj për të qenë pjesë e një vendimmarrje me rëndësi, është e para por jo e fundit që ne do përdorim referendumit për hapësirat e pjesëmarrjes dhe aksesin në vendimmarrje në një proces që është me rendësi të vecantë pasi PS është rihapur, po zgjerohet”­ tha Rama.

81 mijë e 572 socialistë janë thirrur në votim në 383 qendra që janë vënë në dispozicion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje