Konflikti me Turqisë dhe Kurdëve duket se i ka kapërcyer kufijtë e shtetit Turk. Pas përplasjeve me policinë Turke dhe shpërthimeve në Stamboll e Ankara, përleshje janë regjistruar edhe në rrugët e Frankfurtit. Ditën e dielë, protestues pro-Kurdë dhe nacionalistë Turq janë përplasur me njëri tjetrin dhe me policinë në qendër të Frankfurtit.