Batuta raciste e Hillary Clinton

12 Prill 2016, 17:57Sociale TEMA
Batuta raciste e Hillary Clinton

Hillary Clinton, kandidatja demokrate për presidente të SHBA është sulmuar në rrjet nga komentuesit, pas një batute raciste gjatë një spektakli humoristik. Ajo ishte e ftuar bashkë me kryebashkiakun Bill Deblasio, i cili e ka përkrahur publikisht atë në kandidimin e saj. Në fakt, ka qenë Deblasio ai që ka lëshuar batutën raciste duke përmendur CP TIME, ku CP qëndron për Colored People (Njerëzit me ngjyrë).
Ndërsa drejtuesi i spektaklit ka ndërhyrë duke deklaruar se nuk do të lejonte shaka të tilla, Clinton e ka justifikuar kryebashkiakun, duke thënë se CP nënkupton “Cautious Politicians” (Politikanë të kujdesshëm).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje