Lajmi i keq, ISIS shkruan mirë shqip!

17 Prill 2016, 20:32Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Në morinë e lajmeve të fundjavës ka kaluar pothuaj pa dukje një lajm, i cili fillimisht u bë i njohur nga media kosovare për numrin e fundit të organizatës terroriste ISIS, lidhur me publikimin e numrit të radhës, që korrespondon me edicionin e 14-të të revistës së tyre Dabiq. Vendi kryesor, siç mund të merret me mënd, lidhet me personat që kryen sulme terroriste në Belgjikë, shkrim ky që është përkthyer edhe në shqip. Shkrimi është në stilin e zakonshëm të propagandës plot me ditirambe dhe kundër qafirëve, jeta e të cilëve është fare kot para myslimanit.

Shqetësimi i një njeriu të zakonshëm është i arsyeshëm së pari prej botimit të tij në mediat tona; e dyta, që personalisht më duket më shqetësuese është përdorimi i shqipes.

Në një vëzhgim historik, me kalimin e kohës, shqipja e ISIS-it është përmirësuar dukshëm, pra nga ajo e fillimit me struktura fjalish gati pakuptim në një shqipe të kuruar boll mirë. Fakt, i cili do të thotë se: njerëzit që lidhen me këtë medium të organizatës janë tejet më të kulturuar dhe përveç kësaj kanë njohuri të mirë dhe të kultivuar të gjuhës shqipe. Për më tepër, përdorimi i standardit është shumë më i saktë sesa i shumë kolegëve nga Shqipëria dhe vendeve shqipfolëse.

Ky indikacion të bën të mendosh se megjithë propagandën që bëhet ndaj ISIS-it për mosbashkimin me të, njerëzit e ndryshëm që janë të indoktrinuar pas kauzës së tyre nuk druhen, madje edhe në këto nivele edukimi. Një zë dyshues mund të thotë se ata i redaktojnë shkrimet në distancë dhe tashmë mundësia e lidhjeve falë rrjeteve sociale ua mundëson, por sërish kjo është një shenjë e keqe për luftën ndaj ISIS-it, që nuk po njeh fund.

Dhe, megjithë goditjet e mëdha që po merr dhe prishjen e shumë ekuilibrave ndërkombëtarë, ISIS-i po përpiqet të përkryhet në aspektin e propagandës, duke i marrë shteteve që pretendojnë se luftojnë ndaj tyre, një fashë të njerëzve, e cila nuk ka më shpresë në politikat sociale, e më shumë akoma po përfiton hapur në politikat e sotme me të rinjtë, që po ndihen gjithnjë e më keq nga propagandat boshe të qeverive ballkanike që ofrojnë vetëm retorikë por jo vende pune.

Ndaj, përdorimi i mirë i shqipes, është një lajm i keq për institucionet e sigurisë kombëtare fillimisht, që duket se ende nuk kanë akses në kanalet e tyre; dhe e dyta, që për nga rëndësia mund të jetë dhe e para, nga dështimi i politikave qeveritare për të rinjtë, të cilët realisht nuk kanë punë dhe asfare shpresë dhe që manipulohen tashmë fare lehtë (Javanews).

12 komente në “Lajmi i keq, ISIS shkruan mirë shqip!”

  1. Ramy says:

    PSe shqehtesoheni, dhe bythzinjet e Janulles shkruajn mire shqip por jan grek, njesoj jan

    1. krysho ludovik says:

      Do jete ndonje nga keta qe ka marre ne pune qeveri per te prishur kishat
      Vetem ISISI edhe Edi Rama prishen kisha ne vitin 2015.

    2. krysho ludovik says:

      Do te kete qene ndonje nje nga keta qe ka marre Edi Rama ne PS per te ndertuar xhami edhe prishur kisha.
      Vetem Edi Rama edhe ISIS-i prishen kisha ne vitin 2015

  2. T5 says:

    Meqe jemi tek gjuha shqipe, cfare domethene “vende shqipfolese”? Termi “shqipfoles” ne vetvete dmth “ai qe flet shqip”.
    Psh edhe Oliver Ivanovic eshte shqipfoles, madje mjaft i mire. Ky tern eshte perdorur gjeresisht nga shovinistet serbe, maqedonas dhe greke per te terguar qe shqiptaret e trevave shqiptare jane sllave/greke te “shqiptarizuar”.

    Kjo nuk eshte gje e re. Por qe shqiptaret e Kosoves, Malit te Zi, Maqedonise etj tani na qenkan “shqipfoles” edhe per gazetaret shqiptare kjo eshte bere shume e modes kohet e fundit ne shume media “shqipfolese” dhe “shqipshkruajtese”.

    Per nje krahasim te vogel, as ne kohen e sundimit te Sali Serbit media nuk guxonte te perdorte termin “shqipfoles”.

    1. tfgs1 says:

      shqipfoles quhet nje sunit,shiit,cam,kosovar apo mujahedin te gjithe keta jo shqiptare…………….ku vetem folia e gjuhes shqipe nuk iu mjafton te gezojne shqiptarine!
      vec shqipfoles keta kane edhe disa epitete te tjera[normalisht te quajtur prej neve kristianeve]: turq,korrake,laro,skuro,beqira,gorro,mazlluma,njethundrake,gjaxore,bithcpuar etj,etj………..

      1. vjeshta says:

        Bilagiule…stai la cácatul tâu!

      2. mirel says:

        shqipfoles quhet nje mize minorikare qe ben bzzzzzzzzz sa here qe ha mut.

  3. Ramy says:

    Nuk keni pse shqehtsohi, dhe bythzinjet e janulles shkruaj mire shqip, por te rruajn bythen

  4. Kuq e zi says:

    Bravo t5
    Shqipfolesit dallojne nga shqiptaret se te paret kane etni ndryshe nga te dytet
    Qe isis flet mire shqip ndryshe nga si eshte shkruajtur ky artikull i bie qe shqiptaret ta lexojne te gjithe sepse ju thane syte per nje artikull me shqipe te paster
    Prandaj zoteri
    ka gazetar,gazetashites,dhe gazetaruce ti ku e sheh veten?

  5. Shaban Marina says:

    Bobo! Gazetaret shqip-foles, I largohen te qenurit shqiptar.
    Ky eshte lajm I keq. Programe shoven qe shqipia te quhet gjuhe shtepie.

  6. Agimi says:

    Pse merzites z. Andoni! Fillimisht ISIS shkruajti paster dhe qarte Serbisht(serbokroatisht me sakte) per rajoninb e Ballkanit, se gjuhe te pare ka anglishten! Pastaj shkruajti shqip. Dhe mos u shqeteso, gjendet gjithnje nje qe te sherbeje, shqiperia ka pasur gjithnje njerez qe jane shitur, qe nga koha e Romes, Turkut e me vone. Madje dhe te Serbia!

  7. vjeshta says:

    Mjafton të kesh mbaruar shkollen para ’90 qoftë 8-vjeçaren dhe ke njê nivel të lartë të përdorimit të shqipes.
    E vetmja gazetë që shkruan shqip është Kushtrim brezash e veteranëve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje