Bujar Nishani nuk është shquar në karrierën e tij politike për ndonjë ndjeshmëri të spikatur ndaj çeshtjeve të ambjentit. Nuk regjistrohet, gjatë viteve të mandatit ministror apo edhe tani si kryetar shteti, që ai të jetë angazhuar publikisht për probleme të lidhura me mjedisin. Profesioni dhe formimi i tij kanë qenë larg këtyre sensibiliteteve e kjo është e kuptueshme.
Dje zoti Nishani zbriti me këmbët e tij në “fushë-betejën më të madhe politike” të vendit (a ka gjë më qesharake?), në javët e fundit – tek projekti i lodrave të bashkisë së Tiranës në Parkun e Liqenit. E bëri këtë megjithëse e di fort mirë se ky sherr ka pak të bëjë me kompetencat, rolin, imazhin dhe funksionin e kryetarit të shtetit. Presidenti e justifikoi këtë vakuum logjik, me një motiv kryesor: ai tha se preokupohet për menaxhimin e hapësirave publike dhe për mjedisin.
Hyrja e kreut të shtetit në një materie kaq delikate, sa ajo e një parku fëmijësh që është politizuar thellësisht dhe ku ka pasur protesta, përplasje me policinë, sherr parlamentar dhe akuza të rënda nga të gjitha palët, do të duhej të ishte një gjest i mirëmenduar dhe tejet i kujdesshëm. Megjithatë Bujar Nishani na ka mësuar se të jesh president, s’do të thotë doemos të jesh i baraslarguar nga palët dhe as i kujdesshëm për sinoret institucionale të postit të lartë që mban. Ai ka përqeshur në heshtje dhe me vepra, preokupimin e atyre që kanë parë tek presidenti aktual një partizan politik të njërës palë, duke mos u munduar asnjëherë që ta kamuflojë qoftë edhe formalisht rreshtimin e tij në favor të ish-partisë që e zgjodhi.
Meqë Bujar Nishani u lodh që të ngjitet deri tek kodra e Shën Prokopit në emër të ruajtjes së ambjentit, ka vend që t’i kujtohet atij se është i vonuar, selektiv dhe i pabesueshëm në mbrojtjen e kauzës në fjalë. Nëse do të kthente kokën djathtas, vetëm 100 metra poshtë vendit ku shkoi për të protestuar, presidenti do të shihte një hapësirë të madhe, të mbushur pjesërisht me vinça që presin të nisin punën. Është fusha poshtë digës së liqenit, të cilën planin rregullues i vitit 2012 e ktheu në hapësirë ndërtimi. Më tej, nëse do të shkonte në anën tjetër të Parkut, përballë Fakultetit Ekonomik, do të shihte sesi dy qeveritë e fundit, ajo Berisha dhe kjo aktualja, dhanë një leje ndërtimi pallati, e cila do ta betonojë dhjetëfish më keq atë copë Parku (sot e nxjerrë me hile nga njolla e Parkut), sesa parku i fëmijëve për të cilin u trazua nga punët serioze me të cilat i duhet të merret.
Por ka shumë më tepër se kaq. Bujar Nishani ka qene anëtar i një qeverie e cila ka dhënë në koncesion hidrocentralesh të gjithë Valbonën, e cila sot po mobilizon protestues deri edhe në Amerikë. Asnjë fjalë s’e tha atëhere presidenti aktual, ashtu siç nuk foli as kur Mali i Krujës u kthye në fabrika çimentoje apo gropa gëlqereje që digjnin dhe djegin goma të përdorura makinash, duke helmuar mushkëritë e gjithë banorëve të zonës.
Presidenti mund të kishte thënë një fjalë edhe për faktin që parku i vetëm i lodrave në Tiranë, tek rruga e Elbasanit, do të futet nën hijen e një tjetër kulle të lartë që do të ndertohet ngjitur me të, edhe kjo falë planit rregullues në fuqi.
Lista e gjatë e krizave mjedisore në Shqipëri është e pafund. Ajo përfshin tragjikisht masivet pyjore, shkatërrimin e shtretërve të lumenjve dhe helmimin e ujit, tokës dhe ajrit shqiptar. Kurrë s’e kemi dëgjuar presidentin aktual të thotë diçka për këto tema vërtetë të nxehta dhe jetike për standartin tonë të jeteës. Shqipëria e batërdisur e 25 vjetëve të fundit ka pafundësisht plagë të hapura në trupin e saj. Për pasojë, edhe ngjitja me vrap majë kodrës së Liqenit është ku e ku më e pabesueshme, kur bëhet për të ndezur fitilin e rradhës, në sherrin disavjeçar me qeverinë.
Javanews.al
shyqyr qe fole njehere tamam
Asgjë e jashtëzakonëshme. Presidenti u rreshtua me partinë e tij së bashku me Strazimirin e armatosur.
Eleminoi dejure pa anshmërinë e tij.
Dakort me ty Z. Minxhozi por shume pak ke thene per shkaterrimet qe jane bere nga qeveria berisha me Jarin minister, ambjentit,direkt dhe indirekt pa permendur ketu katrahurat urbane qe jane bere ne te gjitha qytetet kryesore te vendit mungesa e parkimeve posht pallateve te reja qe jane ndertuar,shkaterrimi i bregdetit , fabrikat e cimentos importi i plehrave,dhe deri te premtimi i centraleve berthamore qe do ta rrezikonin shume kete vend dhe keta amjentalistet e ‘perkushtuar” nuk u duken gjekundi ne ate kohe. Ku ishin gjer dje kjo fare sokoli qe u kujtuan sot per nje park femijesh qe ne fund te fundit nuk ndot asgje.qe mund ta heqesh ne cdo kohe po qe nevoja.Saliu hoqi mbikalimin e zogut te zi se ashtu i deshi qefi e jo me nje park lodrash.
Ky palo presidente duhej hequr ketu e tre vjet me pare .po socialiste nuk Kane fuqine e Saliut. Te ishte ai ne vene te Games Bujua do kish hequr b… Me kohe nga kolltuku
Zoti Minxhozi, vleresoj te drejte shkrimin Tuaj.
Se pari te ka kaluar nje pasaktesi, diku ne 2 rreshtat e fundit, kur thua se ai qe shkoi tu bashkohej protestuesve ‘ngjiti me vrap majen e kodres…”. Kush me vrap????
Se dyti, shoh shume komente rreth atij qe ka zene karriken e Presidentit. Te them te drejten ai ne te gjitha shkrimet qe behen pervec ndonje trapi qe tenton ta mbroje, te gjith e ironizojne kete Jarin, e turperojne, e poshterojne, e perbuzin, e fyejne, e dreqosin per ato qe ben, por….mendimi im eshte se kjo ndodh pasi nuk kihen parasyshe mungesat e disa elementeve teper te nevojeshem e te domosdoshem , jo vetem per nje president, por qofte edhe per nje njeri te punesuat ne nje institucion, qofte edhe i parendesishem.
Duhet te mos i kerkohet shume ketij njeriu pasi:
– ka nje formim te ulet arsimor, nje shkolle ushtarake, nje ish kapter i kohes se komunizmit,
– nuk ka formim intelektual, nuk ka bere asnje perpjekje per tu kualifikuar, nuk gjen nje shkrim te tij, nje analize politike, apo te ketij lloji, pasi i tille eshte niveli i tij.
– eshte nje pinjolle komunistesh si nga i ati, nga e ema dhe vete ai ne momentet e para te dnrrimit te sistemit, ka reflektuar problematike qe nuk e nderojne (anetar i grupit te shkolles se Bashkuar qe desh u vrane per Bustin),
– per shkak te mungeses se aftesive per te care i pavarur ne jete, i eshte bashkuar “me porosi” nje force politike dhe eshte i detyruar qe te mbroje hapur qofte edhe ne shkelje te statusit te tij, pasi ai mendon te ardhmen e tij, ku do punoje kur ta pushojne nga puna. Ai zanat nuk ka, shkolle jo, fatkeqesisht fizikisht keq, pra duhet kuptuar ne kompleks veprimet e tij,
– se fundi mungesa e formimit, nuk e le te kuptoje kush eshte roli i Presidentit, nuk e ka aftesine te ruaje dinjitetin e tij, jo vetem per postin, por qofte edhge si njeri si dhe nuk i ka aftesite te parashikoje demet kolosale qe ky i ka sjelle Shtetit Shqiptar, proceseve te demokratizimit te vendit tone (shihni, deri me sot nuk ka miratuar asnje ligj apo ambasador te propozuar nga maxhoranca.
Prandaj them se nuk i a vlen qe nje analist i rangut Tuaj, te merreni me nje neri i cili u cua ne ate detyre apo qe nuk e fitoi me aftesite qe ka.
Forces politike qe e caktoi atje, i duhej pikerisht nje njeri i tille apo si ai spiuni i sigurimit me syze , mik i Fevziut, qe desh hypi ne ate karrike.
nje gabim,ai e beri me ndergjegje,se po te ishte per formimin ka atje kelyshe me shkolle qe mund ti sygjeronin cduhet te bente,ai ka dashur te hapte ose te ndersente nazistet.
ja the por kujt ja the coheni presidentin per te vizitur se se keni mire
po ikni mor plera, cfare mostrash maskareshash jeni.
Bij bushtrash.
Pse merreni me Jarin?
Sot po ngrihet Evropa dhe po thote “Ndalni ndertimet e hidrocentraleve mbi Vjose”, juve vazhdoni estraden me Jarin.
Skenar I Ramutit dhe I Jarit eshte dhe ky, qe te hiqni mendjen nga Vjosa.
Plera te Berishes jeni qe te gjithe.
Duheni varur ne mes te sheshit te Flamurit dhe tju hedhesh ne kanal, se Vjosen e helmoni
Minxhz legeni ushtar i vilajet qurkut gazete leshi , me gjithe zero bazen
Z.Minxhozi, keni harruar pemet qe preu Z. Nishani ne presidence ! Per the cilat pati nje fare reagimi nga shoqeria civile por Bujari nuk ja vari atyre palo ambientalisteve !
Dje doli ambientalist dhe Aldo Bumci që qe i pari ne Tirane qe nje baçe me portokalle e ktheu ne nje pallat me 11 kate prej betoni!Aty banon sot dhe vet.