Fushata zgjedhore në universitete publike, një shans i humbur për reformimin e arsimit të lartë.

11 Prill 2016, 18:41Blog TEMA
  Fushata zgjedhore në universitete publike, një shans i humbur

Prof. Asoc Panajot Barka.

Fushata zgjedhore për autoritetet dhe organet drejtuese në univeristetet publike po hyn në stadin final. Ajo që pritej ishte që procesi zgjedhor të zinte peshën kryesore në debatin uiniversitar dhe atë publik. Të ballafaqoheshin programe e vizione të qarta dhe sidomos të afta për të marrë përsipër reformën e thellë që i duhet arsimit të lartë, për të treguar se në radhë të parë reformimi i universitetit është çeshtje e brendshme e stafit akademik e studentor. Pritej të promovoheshin ide akamike dhe universitare që do t’u sigurojnë ketyre institucioneve ndryshimin e pritshëm cilësor për të dalë nga kolapsi e për të zenë vendin pararojë në zhvillimet sociale, ekonomike, politike. shkencore e kutlturore në vend. Pritej që të spikaste debati në të gjitha planet dhe format për një strukturë të re organizimi dhe drejtimi. Të promovoheshin figura të spikatura akademike, shkencore e drejtuese, të tregoheshin forma efikase për rritjen e të ardhurave të universitetit nëpërmjet përsosjës së punës shkencore, kërkimore e studimore me impakt të drejtpërdrejtë ne jetën e vendit. Pritej, pse jo, t’u tregonte forcave politike modelin e vërtetë të zgjedhjeve në të cilat programi dhe vizioni shkon të gjej votën dhe jo vota, e siguruar me çdo mjet, të nxjerrë fituesin.

E vërteta është se në përgjithësi situata e procesit zgjedhor në universitete publike nuk i përshtatet pritshmerisë. Më shumë se ballafaqime programesh, vizionesh dhe idesh akademike dallohen përpjekje për kalkulime votash, përshtatjen e rregullave zgjedhore strukturave që klane të caktuara deri tani në drejtim, ngrejnë me qëllim që të vazhdojnë të ruajnë kontrollin drejtues të universitetit. Stafet pretenduese për drejtimin e universiteteve duket se kanë renë në konsensus që fushatat e tyre elektorale të zhvillohen jashtë vemendjës së publikut. Edhe ata pak kandidatë që preferojnë medjat, ose dalin atje për të fshehur diçka, ose, duke mos thenë asgjë, u ngjajnë shumë atyre politikanëve që mund të flasin për minuta të tëra pa thenë asgjë, aq më pak gjasa ka që ajo të jete fjalë akademike.

Po në të njëjtin konsensus duket se kanë renë edhe mjetet e informimit publik.

Asgjë! Tregojnë në unison se më shumë u intereson të mirren me një aksident rrugor, se sa me një platformë akademike, apo program për të ardhmën e universitetit publik. Asnjë interesim për intrigat, shkeljet ligjore, manipulimet universitare, presionet, ndërhyrjet e politikës etj. Asnjë përpjekje për të organizuar debate televizive për të bërë çeshtje të publikut ata që kanë në dorë të ardhmën e vendit. Dhe kjo nuk eshte thjeshtë një konsensus banal si ato të përditshme nëpër medjan e shkruar dhe elektronike, por është tregues i atij mentaliteti për ta lenë universitetin në cepin e hijës që krijon korupsioni i politikës, i drejtësisë, i strukturave shtetërore dhe shoqëroere. Ky status nuk mund të pranojë një univeristet modern me koncepte evropiane, në funksion të dijës, të shkencës, të edukimit profesional, moral e human të brezit të ri. Se një universitet i tillë e rrezikon shumë këtë sistem të kalbur, ndaj më mirë i lëverdis ta kthejnë në pjesë të tij. Me fatale është heshtja, indiferenca dhe kompromentimi i studenteve.

Parametrat e situatës zgjedhore po vërtetojnë gjithashtu edhe një diçka tjetër. Faji për degradimin e konceptit dhe praktikës universitare nuk duhet kërkuar aq shumë tek politika, sa duhet kërkuar së brendshmi tek vet universitetet.

Sido që të jetë puna, referenca tek parimi se zgjedhjet në universitet janë çeshtje e brendshme e tyre, e autonomisë së garantuar me ligj, përbën një mashtrim, një rast të humbur për vetë universitetin dhe shoqërinë për të iniciuar një proces reformimi të tij se reformimi i universitetit përbën edhe pikënisjen e reformimit të shoqërisë dhe të shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje