Studim jo i fesë, por i historisë së feve

11 Prill 2016, 10:01Blog TEMA

Nga Ardian Vehbiu

Kryeministri Rama paska hedhur idenë për studimin e fesë në shkollat e republikës, çka është pritur me kundërshtim dhe skepticizëm nga shumë anë.

Disa media kanë folur për një futje të “mësimit të fesë” në shkolla, gjë që nuk më duket e saktë.

Në mësimin e fesë, nxënësit mësojnë për fenë e tyre; përkundrazi, ideja e kryeministrit, që përsiatet prej kohësh në Europë, është që në shkolla nxënësit të mësojnë për fenë e tjetrit.

Mes pështjellimit dhe formulimeve të pasakta, kam frikë se ideja e kryeministrit përfundoi në një batutë për t’u kundërshtuar me batuta të tjera.

Nuk besoj se sot në Shqipëri mund të kërkojë kushfutjen e fesë në shkollat publike, qoftë ai edhe kryeministri vetë; por vetëm studimin e historisë së feve, diçka krejt tjetër.

Njohuritë për fetë, që nuk duhen ngatërruar me besimin fetar, janë bërë tashmë të domosdoshme për formimin qytetar europian (dhe jo vetëm); në rrethanat kur fetë e ndryshme ballafaqohen mes tyre, por edhe me ateizmin, agnosticizmin dhe misticizmin haptazi dhe fshehurazi.

Brezi im u rrit në një mjedis fetarisht të sterilizuar; por kjo sot na krijon jo pak vështirësi, në përpjekjet për të komunikuar me kulturën, në Perëndim dhe në Lindje.

Brezat më të rinj se imi, që kushedi i ekspozohen trysnive nga burime të radikalizuara të dijes fetare, ndeshin në vështirësi të një lloji tjetër: atje ku ne më të vjetrit mezi i dallojmë diferencat dhe fillesat e ndryshme kulturore, atyre më të rinjve këto mund t’u duken arsye të mjaftueshme për konflikt moral dhe jo vetëm.

Të dyja këto patologji ekspozojnë ndaj rreziqeve dhe konflikteve sociale, sidomos në afat të gjatë.

Padija që shpesh kemi për fenë e tjetrit, por edhe fenë tek e cila thjesht nuk besojmë, shndërrohet në burim përçarjeje dhe dhune.

Të paditur, e shohim Tjetrin si karikaturë, ose veç duke ia lexuar shenjat e jashtme.

Tjetër punë si do të realizohet njohja e fesë së Tjetrit, ose kush do t’i mësojë mësuesit dhe kush do t’i edukojë edukatorët: historia e feve është displinë komplekse dhe e vështirë për t’u rrokur, përtej klisheve pseudo-ekumenike ose kurioziteteve antropologjike.

Vetëm vullneti i mirë nuk mjafton; puna e filluar tani, do të japë frytet e saj shumë më vonë.

Peizazhe.com

15 komente në “Studim jo i fesë, por i historisë së feve”

  1. anticensurë 543234 says:

    sipas palloshit të tironës që di me fol shumë bukur dhe të shkruaj në mënyrë fantastike,të paarritshme nga askush,i gjallë a i vdekur dhe as nga ata që do të lindin në 10 mijë vjetët e ardhshëm ai tha se “të futet mësimi i fesë nëpër shkolla”!!ec e kuptoje,por ec e kupto tërë librat e shenjtë!?të gjitha duhen interpretuar!!
    kështu dhe ti o ad rian po interpreton!!
    sidoqoftë dhe interpretimi tënd nuk është aq i saktë!!nuk më intereson ajo që thua ti,por thjeshtë kuptimi i mirëfilltë i të mësuarit të HISTORISË SË BESIMIT FETAR!!mësim i historisë të feve të veçanta do të thotë të shkatërrosh tërë atë punë që bëjnë përfaqsuesit fetar për adoptimin e feve me kohërat që jetojmë!!
    nëse do të bëhet një njohje e historisë së besimeve fetare,atëherë kanë për tu bërë ateistë dhe besimtarët më të devotshëm!!po të njihen brezat e sotëm me thënjet e kohëve të shkuara!?
    ska për të mbetur kush që do të besojë!!

    1. albani says:

      Pershendetje anticensure.
      Lum si ne Shqipetaret per keto figura dhe gjeni me fame boterore qe drejtojne fatin e popullit tone.
      Te gjithe jane te pergjumur dhe te raskapitur,””thua se jane te alkolizuar apo te droguar””,dhe kjo pergjumje nga gjethet e kokes vetem halucinacione mund te prodhoje,halucinacione te cilat te ben te mendosh qe jemi ne shekullin e 13 sipas Rames, apo ne shekullin e 130 sipas karabushit artikullshkrues qe kerkon nje flete nderi per stolisjen,kamuflimin apo tjeter-interpretimin e deklaratave te Rames.
      Karabushi artikull-shkrues na paska qene ne mendjen e Rames kur qenka bere deklarata,deklarate e cila eshte nje retorike politike jashteqitjeje e bere ne gjendje velinosjeje,dehjeje,halicunative,nga e cila deklaruesi mund te perfitoje dhjetera mbeshtetes nga radhet e xhihadisteve fetare Shqipetare,por humbet qindra-mijera nga pjesa e shendoshe mendore.
      Ardian Vehbiu kete deklarate percarese dhe antikombetare,kete jashteqitje po na e servir ketu duke na e kthyer nga ana tjeter,por si i thone fjales;dhe m…i i verdhe eshte,por jo flori,nga do qe ta kthesh ate.
      N.q.s nje i paditur na servir nje deklarate te tille,ky karabushi artikull shkrues eshte shume me i rrezikshem sepse eshte doktorri dhe profesori qe po na e maskon dhe justifikon kete deklarate
      ,m..i me shurre nuk mbulohet.
      Ky shkrim eshte i njejti virus me thenjen e kryeministrit,por me i rrezikshem sepse eshte i maskuar si pasoje e renjes ne kontakt me ”antibiotikun”heren e pare(reagimin kundershtues te opinjonit).
      LUM SI NE,UDHEHEQESIT I KEMI PROFETE,C’FARE ENDRRASH DHE HALUCINACIONE U DALIN NATEN MUNDOHEN QE TI REALIZOJNE DITEN,LIGJE DHE KUSHTETUTE NUK KA KY SHTET,AS PER TE DJATHTE DHE AS PER TE MAJTE.

    2. marion says:

      Shteti eshte i ndare nga feja ne Shqiperi!
      Nuk e kuptoj se cfare e ka shqetesuar kryeministrin qe te fute si lende mesimore FENE!
      Ne se shkak jane bere ISIS-i,etj,atehere le ta gjejne fajin tek vetja se jane ata qe e lejuan lulezimin e lloj lloj feve ne Shqiperi jashte cdo kontrolli!
      Si do t’i trajtojne te gjitha fete ne sholla?
      A do pranojne qe fete dikur kane qene tragjikisht kunder SHKENCES aq sa dogjen ne turren e druve Galileo Galilein vetem se tha qe TOKA RROTULLOHET RRETH DIELLIT?
      A do pranojne se FETE kane derdhur gjak pa pund me luftrat fetare duke vrare miliona njerez te pa fajshem?
      A do pranojne se duke thene qe zoti eshte nje atehere PERSE U DASHKAN kaq shume fe,kaq shume hoxhallare,prifterinj etj,etj???
      A do permendin ndonje te mire qe fete i kane sjelle njerezimi apo te kene parandaluar LUFTRAT BOTERORE etj?
      Perse duhet harxhuar kaq shume mund e kohe qe t’u mesohet feja femijve,kur ne vend te tyre t’u mesohet me shume SHKENCE,ART E KULTURE???
      Mire qe u dashka spjeguar feja se eshte bere rrezik mbareboteror(pra fete vazhdojne te mbjellin krime),POR A NUK DUHEN mesuar femijet edhe per rreziqet e tjera te njeriut si FASHIZMI,NAZIZMI,KOMUNIZMI,DROGA,PROSTITUCIONI,KORRUPSIONI,ANALFABETIZMI etj,etj???
      Pse duhet harxhuar kohe me spjegimin e kaq shume te keqijave qe ka bota,kur kjo mund te behet automatikisht nga femijet pasi t’u mesohet shkenca,arti,kultura,sporti etj,etj!
      Mire shkolla qe dashka te fuse fene ne mesime,PO KISHAT dhe XHAMITE a duhet te futin ne edukimin e besimtareve te tyre se sa kundra eshte FEJA me SHKENCEN???
      A duhet te spjegojne se cfare pune ka besimi fetar me mbulimin e trupit me FEREXHE vetem per femrat,kur veshja nuk eshte pjese e besimit?
      A nuk eshte ky nje FALLCITET dhe ROBERI E GRUAS nga feja???
      A nuk duhet demaskuar edhe kjo?
      Po burrat pse u dashkan lene qe te vishen si te duan dhe grate jo???
      A nuk eshte MOSBESIM ndaj NDERIT te femrave mbulimi i tyre me CARCAF?
      Po mjekrrat dhe pantallonat TRECEREKSHE,cfare lidhje kane me fene??
      EDI RAMA!
      I je futur nje rruge pa krye!
      LARG DUART NGA ARSIMI SHTETEROR!
      Ku jane dhjetra te ashtuquajturat Shoqeri Civile(te pjerdhura) qe nuk i vene “thonjte ne fyt” ketij SHKATERRUESI TE ARSIMIT TE GJYMTUAR SHQIPTAR??? Apo akoma nuk kane mbaruar me parkun tek liqeni??

  2. loni koke palar says:

    pa reliigjion ka vetem shthurje dhe pislliqe mire qe eshte religjoni!

    1. PO QY...ORE ! says:

      Prandaj , more Koke palare , neve ne Shqiperi jemi te lumtur , se nuk kemi as shthurje dhe as pislleqe ! Po a lexon ndonje gje ti more zotni , kur shtypi boteror , britanik ,amerikan , italian , etj ne mbare boten nxjerrin shifra rrenqethese ,me mijra e mijra klerike,qe abuzojne ,bile edhe seksualisht , deri me femijet ? A e di ti , se deri ku ka arritur shqetesimi i vete Papes , per felliqesite e prifterinjve e deri tek kardinalet ?! Po per kleriket ne Greqi e skandalet neveritese , ne mase , te klerikeve atje…, ke degjuar gje ti ? Po per idjotet fanatike te besimit mysliman , per ata te vebuar nga kleriket hipikrite , kriminele e gjakesore te pa degjuar kurre me pare,qe permes kamikazeve , po shfarosin me qindra mijra besimtare te tyre apo te feve te tjera ?! Ti flet keshtu se je vertet koke pa lare , por dhe injorant qe ze vend nderi mes kategorise tende !

  3. Lpl says:

    Feja nuk eshte histori mor por lajm qe tani deshironi ta deformoni Allashqiptarqe si histori e kan mesuar vete por rendesia eshte me shpjeguar ato dhjete rreshta se cfare ka dashur te thote me ato fjale e vepra ju veheni ne radhe me takuar Papen e mburreni ju nuk e dini si behet mesimi i fese ne shkollat e Evropes dhe futja e fese ne shkolla ju jep mundesi qe te marrin fe qe ne fillore dhe te njihen me fene e vet se pa njohur fene e vet nuk ka si meson fene e tjetrit dhe me respektuar ate .Kur rritesh ka fe tjera droga krimi vjellja prostitucjoni alkol pornografia e shume Zota tjere ateizmi po e shkaterron njerezimin se ka televizionin propaganden e tregut jua kane mbushur mendjen njerezve se me pase nje shishe birre ose uiski ose nje makine te mire dhe nje femer ne krah kjo eshte jeta kjo ndoll per kenaqesite e momentit por pasojat vijne mbrapa duke shkaterruar familjen me divorce ose pak femije du me bere jeten time thote me pas lirin time athua se ky ka dale nga ferra ska pas as baba as nene se kupton se fiton liri nga familja por eshte i zhytur ne skllaverine e te tjereve qe vazhdojne e shfrytezojne pa meshire dhe kur ta kuptojne mashtrimin eshte vone dhe tentojne te vrasin veten e disa e bejne njriu ka misjon me i sherbyer njeriut e me trsheguar femije e fe keshtu qe pra eshte mire me e zbuluar Krishtin heret dhe mesimi i fese kete misjon ka Zbulimin e Krishtit ne jeten tende se njeriu pa Zotin e Krishtin eshte si bagetia qe e udheheqin instiktet se kur ske Zotin badhkpunon me djallin dhe veprat tuaja jane djallzore dhe zhytesh e zhytesh pa e kuptuar se ashtu te duket se ji duke vepruar drejte.

  4. Petro Luarasi says:

    Dritëhije mbi shkollën (arsimin) publike laike
    Ligji Nr.69 dt 21.06.2012 per Arsimin Pararuniversitar, Neni 7, Laiciteti ,:
    1. Arsimi parauniversitar është laik. 2. Përjashtim bëjnë ato institucione arsimore që themelohen nga bashkësi fetare të njohura me ligj, sipas përcaktimeve të nenit 42 pika 4 të këtij ligjihttps://app.box.com/s/5s4fn9u4kq6fedakzuqm
    Lajm: 25 prill 2012 OJF-të fetare kërkojnë të ndërhyjnë në arsimin publik:
    ‘’OJF-të fetare kanë kërkuar përfshirjen në shkollat publike të arsimit parauniversitar të një lënde me njohuri për fenë. Përfaqësues nga katër OJF fetare parashtruan propozimet e tyre në komisionin parlamentar të arsimit ku po shqyrtohet drafti ligjor për arsimin parauniversitar. Përfaqësues të KMSH-së shkuan më tej duke kërkuar gjithashtu që të mos ndalohet me ligj shprehja e identitetit fetar në shkollat publike.
    Pas kërkesës së OJF-ve fetare, kryetarja Valentina Leskaj u përgjigj se shkollat publike janë dhe duhet të mbeten laike.
    “Jo vetëm që (arsimi) duhet të mbetet laik, por në radhë të parë duhet të kemi parasysh që flasim për një kategori të arsimit që ka të bëjë me një grupmoshë, e cila nuk ka zotësinë të marrë vetë vendime të pavarura”, deklaroi Leskaj.
    Drafti ligjor për arsimin parauniversitar ndodhet prej një jave në komisionet parlamentare. Pas seancave dëgjimore, ai do t’i nënshtrohet shqyrtimit nen për nen, për të shkuar më pas për miratim në seancë plenare.’’
    Lajmi i fundit : 11.4.2016:
    Shkollat publike do të kthehen në hapësira njohëse për fenë!
    Shqipëri: Bashkësitë fetare, pro lëndës mbi fenë në shkolla http://www.shekulli.com.al/p.php?id=413975
    Pra, nuk pyetet ligji, por Maliqi (OJF e institucionet fetare qe kanë kërkuar përfshirjen në shkollat publike të arsimit parauniversitar të një lënde me njohuri për fenë)
    Gjuha sido e ngado te rrotullohet, shkon ku dhemb dhembi!

  5. mero i bazit te canes says:

    Ky eshte nje budallallek tjeter i Rilindjes dhe i ministres injorante te saj ! Te fusesh fene ne shkollat tona, ne nje vend me shume fe, ku, per me teper, s’ke ndonje problem te madh fetar, eshte t’i hapesh zavalle vetes !
    Eshte si puna e atij mesuesit, qe filloi t’u shpjegonte nxenesve pse zezaket jane njesoj me te tjeret. Nga ky moment, i vetmi zezak i klases, qe deri atêhere s’kishte pasur ndonje problem, tha “tani po me duket me te vertete vetja si i diskriminuar” !

  6. Luan Baci says:

    Shkollat ne asnje menyre nuk duhet te kthehen ne vende dhe institucione ku te mesohen dogmat fetare ashu sic seviren dhe trajtohen ne institucionet fetare ne kisha dhe ne xhamija. Shkolla duhet te jete e shkeputura katacipterisht nga te gjitha dogmat dhe besimet fetare, Besimet fetare duhet te trajtohen ne shkolla, vetem ne kompleksin e studimit te filozofise shkencore, te trajtimit te tyre edhe nga pozitat historike dhe ideologjike, pa fshehur faktin se dogmat fetare jane thjesht veprime politike te mbushjes se trurit te popujve me friken nga “i plotefuqishmi” ne se “vellaji i varfer” behet hasetci per “vellajin e pasur”, se i varferi duhet te pranoje pushtetin dhe shfrytezimin e te pasurit, se i varferi e ka jeten te lumtur, ne qiell, dhe i pasuri duhet te jetoje parajsen ketu ne toke. Keto lloj dogmash nuk i sherbejne aspak femijeve dhe rinise ne shkolla, por vetem pergtitjes se skllaverise ne emer te lirise.

  7. mirel says:

    Doli dhe ky debili qe cileson ligjin oer skollat laike si batute. Sipas mendjes se Ramiut shkolla vete eshte batute. Sic eshte dhe qeverisja e tij. Nje histori batutash banale. Kjo batuta e fundit me banalja. Sa mund ti themi baltute. Je dakort mendimtari Vehbi? Ligji duhet te marri leje dhe nga Vehbiu tani. Po na tregon ca peralla me historine. Fshati digjet. Kurvat krihen

  8. E, Canada says:

    Pershendetje Ardian,
    Ndaj te njetin mendim me ju, futja e studimit te historise se fese do kishte vetem efekte positive te hapjen e mendjes se te rinjve per te kuptuar njerezit qe I perkasin besimeve te tjera fetare e per te shmangur paragjykimet ndaj tyre. Eshte fatkeqesi qe asnje komentues ketu nuk e kupton kete, ne shqiptaret ne pergjithesi jemi shume mendje mbyllur dhe paragjykues. Im shoq eshte njeriu me ateist qe njoh, ka studiuar shkenca politike jashte shqiperise dhe kujtoj qe lenda e historise se fese ne universitet e ka impresionuar shume, por ska asnje lidhje me te mesuarit e besimit fetar. Gjithnje nese behet fjale per historine e fese dhe nese programi behet sic duhet, nxenesit do mesojne si aspektet positive ashtu dhe ato negative te saj, psh sesi disa nga lufterat me te medha ne histori kane nisur si rrjedhoje e konflikteve me baze fetare. Sa me mire te njohim historine, aq me ne gjendje do jemi te shmangim ne te ardhmen gabimet e te kaluares…

  9. Amerikani... says:

    ZOTI, eshte Dashuri…jo urrejtje…! ZOTI ,eshte Falja…jo hakmarrja…! ZOTI, eshte Paqja…jo lufta…!Kush eshte kunder ketij himni boteror, per te cilin u kryqezua JEZUSI,..per te cilin kane sakrifikuar jeten mijere e mijera njerez, pa asnje interes personal ???!!!…Sikur bota t’i perafrohej 1% ketyre vlerave universale dhe te patjetersueshme…njerizimi do kishte me shume dashuri,..me shume harmoni e mireqenie,..dhe shume me pak luftera dhe urrejtje, me pak vuajtje njerezore…Sepse ne fund te fundit…te gjithe jemi pelegrine ne kete bote…!Njerezit, qe vuajne nga sindromi i ateizmit, inferioritetit dhe urrejtjes ndaj vlerave qe atyre u mungojne ose ju kane humbur pergjate historise…kane nevoje per te ..VERTETEN….! “Ajo te çliron “njehere e pergjithmone…!

  10. Amerikani... says:

    ZOTI, eshte Dashuri…jo urrejtje…! ZOTI ,eshte Falja…jo hakmarrja…! ZOTI, eshte Paqja…jo lufta…!Kush eshte kunder ketij himni boteror, per te cilin u kryqezua JEZUSI,..per te cilin kane sakrifikuar jeten mijere e mijera njerez, pa asnje interes personal ???!!!…Sikur bota t’i perafrohej 1% ketyre vlerave universale dhe te patjetersueshme…njerizimi do kishte me shume dashuri,..me shume harmoni e mireqenie,..dhe shume me pak luftera dhe urrejtje, me pak vuajtje njerezore…Sepse ne fund te fundit…te gjithe jemi pelegrine ne kete bote…!Njerezit, qe vuajne nga sindromi i ateizmit, inferioritetit dhe urrejtjes ndaj vlerave qe atyre u mungojne ose ju kane humbur pergjate historise…kane nevoje per te ..VERTETEN….! “Ajo te çliron “njehere e pergjithmone…!!

  11. Amerikani... says:

    ZOTI, eshte Dashuri…jo urrejtje…! ZOTI ,eshte Falja…jo hakmarrja…! ZOTI, eshte Paqja…jo lufta…!Kush eshte kunder ketij himni boteror, per te cilin u kryqezua JEZUSI,..per te cilin kane sakrifikuar jeten mijere e mijera njerez, pa asnje interes personal ???!!!…Sikur bota t’i perafrohej 1% ketyre vlerave universale dhe te patjetersueshme…njerizimi do kishte me shume dashuri,..me shume harmoni e mireqenie,..dhe shume me pak luftera dhe urrejtje, me pak vuajtje njerezore…Sepse ne fund te fundit…te gjithe jemi pelegrine ne kete bote…!Njerezit, qe vuajne nga sindromi i ateizmit, inferioritetit dhe urrejtjes ndaj vlerave qe atyre u mungojne ose ju kane humbur pergjate historise…kane nevoje per te ..VERTETEN….! “Ajo te çliron “njehere e pergjithmone…!!!……

  12. TURP UAA SA TURP says:

    historia mbi fete.. c’far do te thote.. ska kuptim..
    athere ti shtojn na dy faqe ne librin e historise ene noten e mire..
    si mund te studihen fete te gjitha bashke,
    Suposojme se ne nje clase ka, 5 myslimon, 5 ortodoks, 5 katolik, 5 bektashjan ene 5 qe si plas by..tha fare..
    kujt dhe cfar do te thone gjate ores se mesimit per nje fe?
    Suposojme se asnjonit prej grupeve nuk i intereson te degjoje per fene e tjetrit!!!
    si do i bohet hallit…?! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje