Një falenderim për shokët dhe shoqet socialistë

9 Prill 2016, 21:53Blog TEMA

Nga Edi Rama

Mirënjohje e thellë për familjen tonë të madhe politike që sot dha një provë shumë kuptimplotë të vetëdijes dhe angazhimit demokratik.

Referendumi kaloi pritshmëritë për pjesëmarrjen falë angazhimit të të gjitha gjeneratave të socialistëve. I falenderoj me dashuri dhe respekt që të gjithë, nga 90 vjeçarët që ishin dëshmia më emocionuese përpara kutive të votimit, deri tek 16 vjeçarët që janë dëshmitarët më të rinj, të të parit referendum partiak në Shqipërinë e këtyre 25 vjetëve.

Referendumi i sotëm ishte një ushtrim demokratik e organizativ plotësisht i suksesshëm. I cili rrit energjitë pozitive të akumuluara në familjen tonë të madhe gjatë procesit nëntë mujor të hapjes, zgjerimit e fuqizimit të partisë.

Ky proces do të vazhdojë pa u ndalur prej ditës së hënë, për të realizuar objektivin e 150 mijë anëtarëve në ditën e 25-vjetorit të lindjes së Partisë Socialiste.

As unë e as shumica dërrmuese e shokëve e shoqeve të trupës drejtuese të PS, nuk kemi dyshuar asnjë çast se anëtarët e familjes sonë politike që, bashkë me qindramijëra qytetarë të tjerë, na dhanë besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm, për të drejtuar qeverinë e Shqipërisë pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, e kanë mirëkuptuar e mbështetur plotësisht mosmbajtjen e zgjedhjeve për kryetar partie pas marrjes së detyrës së kryeministrit nga ana ime.

Por referendumi i sotëm, e konfirmoi katërcipërisht bindjen tonë, ashtu sikundër mbështeti me një “PO” shumë të fuqishme, vendimin e kongresit të ri për ndryshimin përkatës në statutin e Partisë Socialiste, lidhur me mandatin e kryetarit kur ky i fundit ka edhe detyrën e kryeministrit.

Kjo ditë na dha të gjithëve një arsye më shumë për të qenë krenarë për Partinë Socialiste, ndërsa mua vetë edhe një arsye më shumë për t’i shërbyer me mish e me shpirt familjes sonë të madhe politike, në radhë të parë duke e bërë me ndershmëri, përkushtim e dinjitet, detyrën e lartë të Kryeministrit të Shqipërisë.

16 komente në “Një falenderim për shokët dhe shoqet socialistë”

  1. sonar389 says:

    Shoke dhe shoqe…..coke dhe coqe….hahaha, sa e veshtire paska qene per t’u shkundur tej kjo mendesia komuniste!

    1. Arianiti says:

      Ske faj o injorant i kompleksuar pa shkolle!Shok eshte termi qe simbolizon te majten ne mbare boten.

  2. Cuni vlla says:

    Te rroje partia o pjeshka e shqiperise etnike!! Me psikopat se ty zor se gjen kendej verdalle – edhe saliu te ha mune….

  3. Theofani says:

    Ta kemi dhene edhe here te tjera besimin,o kryetar,por ne ish ushtarakeve na ke trajtuar si ARMIQ,njelloj si Sali Berisha!

  4. reys says:

    E cove ne fund amanetin e fashisteve:
    -TE ZHDUKET PS-ja,trashegimtarja e PKSH-se!
    Nuk ka me parti te majte se Edi Rama eshte kunder LANC-it,kunder vetgeraneve te LUFTES dhe kunder ish USHTARAKEVE!
    PS-ja mori fund sot!

  5. Ivani i madh says:

    Faleminderit qe me bete mua pape te PS thuaj se peshkop ke qene deri tani. Vetem kur ta shkatrosh plotesisht PS dhe te plotesosh deshiren tende e te padronve te tu atehere largu e beje pushimet me kelyshet e tu dhe mostren e ngjashem Blushin qe sju dallon asgje si fe e race vllehesh qe keni zene per gryke PS dhe po i merni ferymen. Budallenjte socialistet ju votojne se dine se rugeve do rine e do lengojne kurse ju gjuhen prapa do i nxirni e do i ofendoni.

  6. Mysafiri says:

    Perderisa na ke thene shoku komandant, qe nuk kemi pare gje akoma, presim te habitur ç’fare xhevairesh do shohim akoma nga ty. Gjithe bota ben referendume ne popull per problemet e vendit, ndersa ti ben referendume si te rrish kryetar i perjetshem i ps-se. Nuk shoh ndonje ndryshim ndermjet teje dhe shokut Enver. Edhe ai socialistet pyeste te rrinte apo jo kryetar i PPSH-se. Te na rroç sa malet shoku komandant. Te kesh ymër, dhe te na lesh mbrapa.

  7. Shaban Marina says:

    Une mendoj qe, neqoftese Partia e ka te siguruar plotesisht demokracine e saj te brendshme, kryetari I Partise, duhet te vihet ne statut, nuk duhet te zgjidhet as deputet, por te fuqizoje funksionimin e brendshem te Partise ne menyre demokratike.
    Fakti qe kytari I Partise eshte edhe kryeminister, eshte shenje e plote e mungeses se demokracise se brendshme te Partie, shenje e nje Parti e tipit Bolshevik dhe organizimit te brendshem sipas hiearkise ushtarake apo hiearkise klerikale.
    Me respect
    Shaba

  8. mirel says:

    Po cfare kerme..
    Tani qe kerkon te fusi dhe fene ne shkollat publike nuk dua ta shoh me me sy, as ta degjoj me veshe
    Lere me ate Erjon fikun qe kapet pas trastes se shtetit per te rritur fondet fetare.
    Zgjebsa te ndyre, me thike kunder ketij populli

  9. A says:

    Ju perfafoj te gjitheve me mall
    Juaj
    Fidel Kastro

  10. bato says:

    S’ja vlen te harxhosh kohen ta lexosh. Referendumi ishte rasti tipik i shprehjes…te lash m*utin me sh*urre.

  11. vezhguesi says:

    Falenderim per shoket e loqet socialiste. Ku ishim e ku ngelem ne vend.

  12. olimpia says:

    Mirë, ke fituar, ose më saktë kemi fituar.Një gjë duhet të kuptoni, në Shqipëri e djathta mund të fitojë vetëm në se e majta bëhet copë ose humbet identitetin komplet. Janë rrethanat historike, shoqërore dhe mjedisi psikologjik që e vendosin.Ndërsa ka dhe një vit kohë për zgjedhjet e 2017..s shiko me kujdes se ç’nodh në botë.Sanders, Klinton, Korby, Podemos nga e majta por edhe polakët, Le Pen….nga e djathta po programojnë një rishpërndarje të të ardhurave kombëtare, të detyruar nga gjëndja reale dhe shpërthimet e mundëshme sociale.A nuk duhet bërë edhe tek ne një kthesë e tillë , sa nuk është vonë? .Pavarësisht nga qëllimet diçka racionale ka edhe Blushi.Largëpamësia e një lideri qëndron në dëgjimin e përdorimin e çdo ideje racionale, ngado që të vijë.Le të shkëputemi përfundimisht nga olgarkët, kjo farë e rrezikëshme evropianolindore, mesjetare, dhe ti kthejmë sytë nga periferia, varfëria materiale dhe shpirtërore e të rinjve, tu japim atyre një shpresë të nderëshme.
    Olimpia

  13. emigranti says:

    Turp i madh per socialistet 97%, Vetem ne komunizem dhe ne diktaturat e kerbacit ekzistojne te tilla shifra. Me sa duket anetaret e PS duan EDI Ramen se i ka marre ne pune dhe ne parti bejne afare dhe business. Ben Blushi i binte “egenit kot”. Bravo RAMA e ke kthyer PS ne nje vegel tenden per ta shfrytezuar si te kesh qef per interesat e tua. S’ke faj Ky komb nuk behe asnje here dhe pastaj ankohet e qahet “Filan politikan na vodhi parate, na beme keshte e na bee ashtu”

  14. I_persekutuari says:

    Midis te tjerave edhe referendumi tregoi se personi me i pershtateshem per shkaterrimin e Partise Socialiste dhe thellimin e varferise te ketij populli ishte Edi Rama.

  15. "Horri i Bulevardit" says:

    Mbasi lexova komentet konstatova se pederaste, mutsihane, rruspijat, paskan mbushur rreshtat, simbas teorise se dashnorit te ketyre komentuesve, saleh pis berisha.
    Une mund te them se, ne qofte se zgjedhjet vendore dhe parlamentare, zhvillohen me kete qytetari, BE heq cdo pengese, per te futur ne zonen e botes se qyteteruar.
    Por fatkeqsisht kur pjese e ketyre zgjedhjeve jane plehra si shumica e komentuesve te mesiperm, qe muti i salehut e konsiderojne mjalte, eshte e veshtire, qe Europa te na beje pjese te saj.
    Komentues te mesiperm, kujdes, se muti i salehut qe hani, ka filluar te qelbet dhe shume shpejt do te helmoheni, pa asnje shprese sherimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje