Letër Koço Kokëdhimës

8 Prill 2016, 11:03Blog TEMA

Nga Qemal Nisllaj*

 

Për kulturë më duhet t’ju kërkoj ndjesë që po “ju shqetësoj” duke ju shkruajtur për herë të dytë, përveç mesazheve, se jam i bindur që deri sa nuk keni denjuar të më përgjigjeshit, natyrisht që as keni denjuar të lexoni letrën time.

I kam ndjekur me vëmendje të madhe punimet e Kongresit të PS, të gjitha diskutimet drejtpërsëdrejti nga TV e veçanërisht vëmendja u përqëndrua tek diskutimi i atyre që kishin më tepër interes për mua, njëri prej të cilëve je ti!

Përsëri për efekt të kulturës sime, për herë të dytë kërkoj ndjesë që më poshtë po të drejtohem me “ti”, sepse në fakt, mbase gaboj o zoti Koço se popull jam unë, por në konceptin tim të drejtuarit me “ju”, është më tepër shenjë respekti se sa edukate dhe ti e ke humbur atë që më imponon të drejtohem me ju, e ke humbur respektin tim.

Më ka mbetur në mendje, një fragment vërtet mallëngjyes nga fjalimi yt madhështor:

“Të presim qytetarët e të mirëmbajmë marrëdhëniet me publikun”… sa për të qeshur dhe për të qarë, për një deputet që po e kthen PS ne Jug të vendit në “parcelë” të vetën, për një deputet që injoron kërkesat e qytetarëve të Jugut që e kanë votuar, madje nuk denjon as të përgjigjet dhe jo më të marrë mundimin për të takuar qytetarët…

Zoti Koço!

E quan veten “deputet të popullit”, ndërsa mua votuesit lab të Jugut, përsëri duke më ardhur edhe për të qeshur, edhe për të qarë, nuk e di pse por kjo vetëquajtje, më kujtoi një farë Aleks Xinxa në një film artistik të periudhës së kaluar, si i vetëquajtur kryetar i Partisë Komuniste…

Ehhhh… more zoti Koço, prapë mbase e kam gabim që mendoj kështu unë populli, se më mire e dini “ju”, por i popullit nuk quhesh, bëhesh, dhe nga e thëna në të bërë shkon në mes një lum i tërë…

Ti mund të jesh deputet, madje edhe më lartë akoma mund të bësh karrierë politike, se sot është koha e paradokseve të mëdha, por deputet i popullit, me këtë mënyrë të vepruari e të injoruari që u bën votuesve të tu, nuk mund të bëhesh kurrë,kurrë…

Ti je deputet dhe do të ngelesh i tillë për sa kohë Partia Socialiste të të propozojë, por thjesht dhe vetëm një deputet i Partisë Socialiste, i popullit asnjëherë…

Sepse e di ç’ndodh në të vërtetë o zoti Koço?!… Ti dhe një pjesë deputetësh si ti e Dasho Kamberi, përfitoni nga idealizmi i disa njerëzve si puna ime, e që fatkeqësisht nuk jemi pak, madje jemi ende shumë, idealizëm i cili në fakt edhe Partinë Socialiste e dëmton, por po kaq e akoma më tepër na dëmton ne pjesën idealiste të së majtës…

“Arritje e madhe” e jotja ajo në Kongresin e PS për reformat në Parti, dhe flet se janë bërë duke pyetur masat e socialistëve… sa për të qeshur, aq edhe për të qarë, sepse ti në fakt takon, mbledh e pyet vetëm njerëzit e tu të afërt, ata që të vijnë nga pas e që quhen stafi yt,ca djem e vajza të reja që nuk pyesin njeri e nuk i njeh njeri, përveç atyre zyrave që u ke dhënë ti, por që fatkeqësisht i njeh dhe i dëgjon ti…

Krenohesh aty në Kongres për sasinë e madhe të anëtaresimeve në Partinë Socialiste, gjëja më e padrejtë dhe më e pandershme që bën kur e thua me atë mënyrën aq delirante…

Jo more zoti Koço jooooo… mos u gabo e mos u ekzalto, sepse askush nuk është bërë anëtar i Partisë Socialiste nga puna jote dhe e “stafit tënd” të papërgjegjshëm…

Ty të gënjen stafi, ndërsa ti  gënjen mendjen e gënjen Partinë, nqs mendon vërtetë kështu…

Edhe unë, megjithëse jam i hershëm, madje shumë i hershëm në Partinë Socialiste, që me krijimin e saj, atëhere kur ti besoj se nuk kishe ndonjë lidhje me PS se nuk ta kam dëgjuar emrin kund, nuk kam qenë anëtar i Partisë Socialiste, sepse e kisha të ndaluar me Status si Ushtarak.

Por kam punuar, kam sakrifikuar e jam persekutuar ekonomikisht e në karrierë për shkak të asaj cka kam dhënë për PS, në të cilën ti erdhe dhe e gjete gati për tu bërë deputet.

Dhe e di çfarë o zoti Koço… kam vendosur të marr edhe unë teserën e Partisë Socialiste, dhe jo vetëm kaq, por do ti jap PS nga familja ime tre anëtarë dhe këtë e bëj për një arsye shumë më madhore se interesat e mia si qytetar dhe po ashtu shumë më madhore edhe se për interesat e tua të ngushta si “deputet të popullit”:

Dua të të tregoj ty, se Partia Socialiste duhet inkurajuar në të përgjithshmen për atë çka ka bërë e bën si Parti, dua si qytetar të inkurajoj kryetarin e Partisë Socialiste që të vazhdojë më tej atë çka ai dhe Partia Socialiste ka nisur e që mendoj dhe besoj se është vetëm fillimi dhe njëkohësisht, të të tregoj përsëri ty, se në Partinë Socialiste duhet të anëtarësohen e ta marrin në dorë me të vërtet ata njerëz, që nesër të jenë në kuptimin e vërtetë të fjalës, deputetë të popullit!

Zoti Koço, së fundi dua të të bëj dy pyetje, në këtë letër që po të dërgoj e pastaj nqs përsëri nuk do të marr përgjigje, do të ti bëj ato publikisht:

Së pari: E ke të pamundur vërtet ti sot, për shkak të kohës së zënë nga punët e mëdha e hallet e popullit, të paktën vetëm sa tu përgjigjesh kërkesave e ankesave të njerëzve, madje edhe nëpërmjet “stafit” tend, pa lere për ti zgjidhur?!… sepse për të qenë I sinqertë, nuk jam vetëm unë në rrethin shoqëror të anëtarëve apo simpatizantëve të PS e madje më tej, janë shumë, shumë më shumë se ç’kujton ti ata që mendojnë si unë, dhe e di çfar o zoti Koço…na duket më tepër e qëllimshme për të  mbjellë pakënaqësi dhe për të korrur firo, firo në radhët e PS e rrjedhje drejt aleatëve të saj, pa të cilët ti mendon se PS nuk qeveris dot!

Së dyti: A do ta kesh vallë ti kurajon, personalitetin e dinjitetin pas një viti të përballesh e të më kërkosh mua votën për “deputet të popullit”?!…

Të presim e të shohim gjykimin e reflektimin tend si “deputet i popullit”, e mirëpres atë përballje publike, jo në medja, se medjat janë vetëm pronë e politikës dhe e disa analistëve e gazetarëve të paguar si prone e politikës…

E mirëpres në takimet që do bësh ti si kandidat për “deputet i popullit” me popullin.

Se që ta mësosh ti o zoti Koço, meqë në letra me siguri nuk e ke lexuar, unë jam ish ushtarak, dhe ish ushtarakët kanë qenë e janë baza e kaherëshme ku Partia Socialiste është mbështetur edhe në situatat më të vështira të jetës së saj politike dhe në vitet më të vështira për PS e mbarë vendin.

Mos na nënvlerësoni, mos na mendoni se jemi thjesht disa idealistë që mund të luani me ndjenjën tonë, duke e përdorur gjithnjë kartë rimbushëse për të fituar mandatet tuaja!

*Ish-ushtarak

12 komente në “Letër Koço Kokëdhimës”

  1. "Horri i Bulevardit" says:

    E lexova letren, kujtova se do te lexoj fakte, nga letershkruesi, por u gabova. Lexova nje leter me adrese ne emer, por pa adrese ne fakte.
    Lexova nje leter, tip hartimi ose si format politike te dikurshme, ku urrehej armiku dhe jepeshin lloj loj brockullash, per ti mbushur mendjen popullit, se ky armik eshte i poshter dhe meqe nuk e dua une, sduhet ta doni as ju.
    Zoteri, ne ushtri ka patur ushtarake kariere, qe vinin nga shkolla ushtarake, por ka patur edhe komisare, qe benin gjithashtu kariere, komisare me shkolle partie dhe me keto lloj hartimesh, ngjiteshin ne kariere, deri ne byrone politike.
    Ne letren e trete, na trego dicka konkrete, perse Kocoja armik, duhet deklasuar.
    Me vjen keq se sa here del dikush qe kerkon te shfryhet ndaj Koco Kokedhimes, Tema e Mero Bazes, i hap faqet e veta. Mjafton te shash dhe te urresh Kocon, kaq mjafton qe te jesh miku i Meros.

  2. hasan prishtina says:

    Po eshte me se e vertete qe koqja e gjeti PS ne gjendjen me te mire ne organizim dhe shum e fuqishme ne te gjitha organizatave ne te gjtha komunat e bashkit e Sarande.Te gjith ata qe bene nje pune kolosale.qe fitoj PS ne 90% te komunave e bashkive ne sarande jane te aneksuar ose me mire te thuash asgjesim politik.Sa kuptoj une dhe ata qe e kane lindur i kane vene emer te bukur edhe koqe por dhe i i dhim pra qe nga emri duhet te kuptojm se cfar mund te bej ai.ariti qe berthamen me te mire te Socialiteve ti anash kaloj dhe te mos jene me aktiv ne forumet te ndryshme PS.Por zgjodhi te gjith ata njerez pa kontribute ne ps qe te i kishte nen sundimin e tij.dhe keshtu ndodhi ..pra jam me nje mendim me ushtarakun qe ka bere kete leter te hapur.por dhe ku eshte treguar pak i bute me zotin koqe se ai meriton me shume.Pra me punen e te tjereve krenohet koqja.kam shume per te thene per te por po e mbyll me kaq koqja koqe dfo mbetet

  3. Alban says:

    Koco Kokedhima , deputet i popullit, e ne keto 2 vite e ka treguar me merit se ben maksimumin per te gjithe ne, por gjerat nuk rregullohen me nje dit

  4. andrea says:

    Jeni nje nga njerzit me te larte te kohrave ne bashkepunimin per rikembjen e ksaj partie Z Deputet dhe fale punes se palodhshme …nga ana juaj kjo parti ngriti kryet fuqishem me forcen me te madhe ..me nje prurje te jashtezakonshme ne Partine Socialiste ne zonen jugore te shqiperise …dhe kte arritje e keni sjelle ju Z Deputet

    1. bambi says:

      Andrea, I ke pire ilacet ?

  5. Gjergji says:

    Iku koha qemal qe ti dhe yt vella perfitonit nga te mirat e partise se “punonit” per te miren e partise… Su ngope ti zoteri ish ushtarak, se e bete repartin ushtarak si sarajet tuaja. Ca i ke dhene ti partise votat e shpise apo gotat e rakise? Smund ti japesh dot vota dhe popullaritet PS ti Qemal. Dhe e di perse? Nuk je figure e paster, sepse gjirokastritet ata 5 njerez qe te njohin sa shohin ty te PS edhe nese kane menduar te japin voten nuk e bejne. Kerkon nga partia ti po harron seline nese eshte te sheshi i cercizit apo poshte gjykates…

    1. Qemal says:

      Se kush je ti Gjergji, nuk e di, sepse unë jam publikuar me identitet të plotë, ndërsa ti vetëm me emër dhe madje nuk jam i sigurt në është emri yt i saktë ky i përdoruri, gjithsesi duke të falenderuar për komentin ndjej edhe detyrimin të të them dy fjalë, meqë more mundimin e komentove tek ajo çka unë kam publikuar:
      Nuk e di nga je dhe as të njoh, kjo është e parëndësishme, por një gjë e kuptoj saktë: si duket nuk më njeh fare deri sa më kujton gotat e rakisë, për fat të mirë, nuk jam pjesë e “shoqërisë së rakisë”, pra më ngatërron apo e thua qëllimisht, ska rëndësi, rëndësi ka që nuk qëndron.
      Edhe sa i kam dhënë unë vota PS prap gabon dhe më forcohet ajo bindja e parë se nuk më njeh mirë, ose më njeh fare pak.
      Unë dhe im vëlla, natyrisht që i kemi dhënë shumë ushtrisë, tërë fëmijërinë, rininë e deri sa na hoqën, po e di çfar dua të të them, ose më mirë të të falenderoj se ke të drejtë?… vërtet repartin e bëmë si sarajet tona, punuam me mish e me shpirt, vërtet e kishim shtëpi të dytë këtu dhe vetëm këtu bashkohem me ty… të faleminderit se e the një të vërtetë!
      Përsa i përket asaj çka thua se më njohin 5 veta, përsëri gabon, sepse një jetë të tërë, që nga fëmijëria ime e deri më sot, fati ma ka sjellë të jetoj e të punoj në Gjirokastër, kështu që më njohin shumë, shumë më tepër seç ti mendon, apo aludon!
      Nuk e di çfar moshe ke dhe çfar pune bën, por dua të të them se: nuk ka nder e respekt më të madh, kur del nëpër rrugët e qytetit tënd, atje ku nuk mund të fshihesh, atje ku të njohin shumë, shumë më shumë seç mendon në të vërtetë, atje ku për vite e vite të tëra ke jetuar e punuar, ke stërvitur me qindra djem, që sot janë burra, nga bashkmoshatarë e deri tek djem të rinj; dhe kur pas kaq e kaq vjetësh, nuk të flasin në emër, por “komandant”!
      Ky është respekti i vërtetë, ky është emri që unë kam lënë gjatë viteve të jetës e punës time si ushtarak, kjo është më e rëndësishmja për mua, ndërsa këto komente, nuk kanë fare rëndësi, edhe pse kultura ime më detyron t’i lexoj e respektoj.
      Deri sa gjithçka e bëra publike, natyrisht që e mora parasysh se do të kishte edhe reagime të tilla, do të kishte edhe persona që do të ndjeheshin të cënuar.
      Të falenderoj sinqerisht Gjergji, që më dhe mundësinë njerëzit të më njohin më mirë!

    2. Qemal says:

      Se kush je ti Gjergji, nuk e di, sepse unë jam publikuar me identitetin tim të plotë, ndërsa ti vetëm me emër dhe madje nuk jam i sigurt në është emri yt i saktë ky i përdoruri.
      Gjithsesi duke të falenderuar për komentin ndjej edhe detyrimin të të them dy fjalë, meqë more mundimin e komentove tek ajo çka unë kam publikuar:
      Nuk e di nga je dhe as të njoh, por kjo është e parëndësishme. Nga ky koment një gjë e kuptoj saktë: si duket nuk më njeh fare deri sa më kujton gotat e rakisë.
      Për fat të mirë, nuk jam pjesë e “shoqërisë së rakisë”, pra më ngatërron apo e thua qëllimisht, ska rëndësi, rëndësi ka që nuk qëndron.
      Edhe sa i kam dhënë unë vota PS prap gabon dhe më forcohet ajo bindja e parë se nuk më njeh mirë, ose më njeh fare pak.
      Unë dhe im vëlla, natyrisht që i kemi dhënë shumë ushtrisë, tërë fëmijërinë, rininë e deri sa na hoqën, po e di çfar dua të të them, ose më mirë të të falenderoj se ke të drejtë?… vërtet repartin e bëmë si sarajet tona, duke punuam me mish e me shpirt në ringritjen e repartit të Gërhotit e “Arshi Lengos”, sëbashku me gjithë ushtarakët e tjerë, vërtet e kishim shtëpi të dytë këtu dhe vetëm këtu bashkohem me ty… të falenderoj pa masë, se duke dashur ta bëshë figurën time “pis” e the një të vërtetë!
      Përsa i përket asaj çka thua se më njohin 5 veta, përsëri gabon, sepse një jetë të tërë, që nga fëmijëria ime e deri më sot, fati ma ka sjellë të jetoj e të punoj në Gjirokastër, kështu që më njohin shumë, shumë më tepër seç ti mendon, apo aludon!
      Nuk e di çfar moshe ke dhe çfar pune bën, por dua të të them se: nuk ka nder e respekt më të madh, kur del dhe ndjehesh i respektuar nëpër rrugët e qytetit tënd, atje ku nuk mund të fshihesh, atje ku të njohin shumë, shumë më shumë seç mendon në të vërtetë, atje ku për vite e vite të tëra ke jetuar e punuar, ke stërvitur me qindra djem, që sot janë burra, që nga bashkmoshatarë të mij e deri tek djem të rinj; dhe kur pas kaq e kaq vjetësh, nuk të flasin në emër, por “komandant”!
      Ky është respekti i vërtetë, ky është emri që unë kam lënë gjatë viteve të jetës e punës time si ushtarak, kjo është më e rëndësishmja për mua, ndërsa këto komente, nuk kanë fare rëndësi, edhe pse kultura ime më detyron t’i lexoj e respektoj.
      Deri sa gjithçka e bëra publike, natyrisht që e mora parasysh se do të kishte edhe reagime të tilla, do të kishte edhe persona që do të ndjeheshin të cënuar nga kjo letër apo nga çka mund të kenë pasur pakënaqësi nga lidhjet tona për hir të punës.
      Edhe për pakënëqësitë e tyre, ndjehem plotësisht i pastër, cilatdo qofshin ato.
      Kam bindjen dhe detyrimin të të them, se kanë qenë asnjëherë personale, asnjëherë të jashtligjshme, asnjëherë përfituese!
      Të falenderoj sinqerisht “Gjergji”, më dhe mundësinë që njerëzit të më njohin më mirë!

  6. Tartufi says:

    Qemal kapter hajvani,,, si gjithmone dore e fundit e shoqerise tek dera e bunkerit.
    Hajvanet ngatrojne idealizmat me hajvanlleqet!! Idealizmi nuk ndertohet kurre mbi hajvanlleqe.
    Qemal gomari kupto ,qe tani lexojne te gjithe llojet e shqiptareve,nuk lexojne vetem hajvaneria
    komuniste e me pas e kthyer ne socialiste. Komunizmi dhe Socializmi i kesaj partije nuk ka lidhje
    me idealizma dhe ndershmerira,por vec me banditizma dhe hajvanlleqe,, Kocua si dje komunist
    dhe sot socialist i takon banditizmit mbi hajvanllekun tend si kapter dje dhe sot . Me nje fjale ti
    i takon hajvanerise,qe mbeshtet banditizmin komunisto-socialist. Idealizmi eshte ne nje vend tjeter
    jo brenda bunkerit qe ti ben roje si kapter pa tru ne koke.

  7. Qemal says:

    Se kush je ti Gjergji, nuk e di, sepse unë jam publikuar me identitet të plotë, ndërsa ti vetëm me emër dhe madje nuk jam i sigurt në është emri yt i saktë ky i përdoruri, gjithsesi duke të falenderuar për komentin ndjej edhe detyrimin të të them dy fjalë, meqë more mundimin e komentove tek ajo çka unë kam publikuar:
    Nuk e di nga je dhe as të njoh, kjo është e parëndësishme, por një gjë e kuptoj saktë: si duket nuk më njeh fare deri sa më kujton gotat e rakisë, për fat të mirë, nuk jam pjesë e “shoqërisë së rakisë”, pra më ngatërron apo e thua qëllimisht, ska rëndësi, rëndësi ka që nuk qëndron.
    Edhe sa i kam dhënë unë vota PS prap gabon dhe më forcohet ajo bindja e parë se nuk më njeh mirë, ose më njeh fare pak.
    Unë dhe im vëlla, natyrisht që i kemi dhënë shumë ushtrisë, tërë fëmijërinë, rininë e deri sa na hoqën, po e di çfar dua të të them, ose më mirë të të falenderoj se ke të drejtë?… vërtet repartin e bëmë si sarajet tona, punuam me mish e me shpirt, vërtet e kishim shtëpi të dytë këtu dhe vetëm këtu bashkohem me ty… të faleminderit se e the një të vërtetë!
    Përsa i përket asaj çka thua se më njohin 5 veta, përsëri gabon, sepse një jetë të tërë, që nga fëmijëria ime e deri më sot, fati ma ka sjellë të jetoj e të punoj në Gjirokastër, kështu që më njohin shumë, shumë më tepër seç ti mendon, apo aludon!
    Nuk e di çfar moshe ke dhe çfar pune bën, por dua të të them se: nuk ka nder e respekt më të madh, kur del nëpër rrugët e qytetit tënd, atje ku nuk mund të fshihesh, atje ku të njohin shumë, shumë më shumë seç mendon në të vërtetë, atje ku për vite e vite të tëra ke jetuar e punuar, ke stërvitur me qindra djem, që sot janë burra, nga bashkmoshatarë e deri tek djem të rinj; dhe kur pas kaq e kaq vjetësh, nuk të flasin në emër, por “komandant”!
    Ky është respekti i vërtetë, ky është emri që unë kam lënë gjatë viteve të jetës e punës time si ushtarak, kjo është më e rëndësishmja për mua, ndërsa këto komente, nuk kanë fare rëndësi, edhe pse kultura ime më detyron t’i lexoj e respektoj.
    Deri sa gjithçka e bëra publike, natyrisht që e mora parasysh se do të kishte edhe reagime të tilla, do të kishte edhe persona që do të ndjeheshin të cënuar.
    Të falenderoj sinqerisht Gjergji, që më dhe mundësinë njerëzit të më njohin më mirë!
    Ky jam unë Qemal Muço Nisllaj

  8. Refugjati says:

    Kete Koco Kokedhimen e kam degjuar…si per te mira dhe per te liga….si nga gojet e ”mira”…dhe nga gojet ”e liga”…dhe nuk kam ndonje opinion te sakte….mbase te gjithe gabohen,ose te gjithe kane te drejte….
    Por Qemal Nisllen e njoh prej shume e shume vitesh dhe nuk dyshoj aspak ne ndershmerine e tij.Me te drejte ai eshte i indinjuar nga arroganca e Kokedhimes…qe duket se i ka marre koka ere….
    Eshte pikerisht ajo dyfytyresia e politikaneve dhe gjithe atyre te tjereve qe zgjidhen me votat e popullit,por per interesat e tyre….
    Me thoni ju lutem nje deputet apo minister,ish deputet apo ish minister,qofte edhe nje kryetar komune,qofte i zgjedhur edhe per nje legjislature te vetme,qe tani punon per buken e gojes….
    E pra…ata na behen shoke e miq vetem ne fush aten elektorale.Pastaj as peshtymen nuk denjojne te na hedhin…
    Por Qemali teb mos merzitet,sepse ”stafi i Koco Kokedhimes ,ne mos ai dv, iu pergjigj tani nepermjet komenteve ofenduese….
    Tani po…E kam edhe une nje opinion per Kocon…..

  9. Ledjon Alizotaj says:

    Komentet jane te ndryshme, dikujt mund ti jesh sjelle rrepte e dikujt bute,por ama ishe i vetmi ushtarak i kristalte, i paperlyer ne tere ate bataljon, ndoshta ste kujtohem se ke kaluar breza te tere ushtaresh , edhe me mua je sjelle keq e ashper ne momente te caktuara, por ishe i vetmi oficer intelektual i mirefillte i vetmi qe nuk hyre njehere ne racionin e ushtareve, i vetmi qe i perkushtiheshe punes maksimalisht, eshte humbje per ushtrine qe nuk je me pjese e saj Komandat. Nga politika une nuk marr vesh, te pershendes Ledjoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje