Rreziku i gjykimit të islamistëve

6 Prill 2016, 16:05Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Kërkesa e prokurorisë për të dënuar me 152 vjet burg 9 të akuzuarit për rekrutimin e luftëtarëve të xhihadit të linte një shije të keqe. Po ti hedhësh një vështrim të shpejtë krahasues proceseve më të bujshme, gjykatat shqiptare nuk kanë dënuar në këto përmasa, as masakra vdekjeprurëse si ajo e Gërdecit, apo krime spektakolare politike, që nga 2 prilli i ’91 e deri tek 21 janari i dy dekadave me pas.

Jo vetëm ky konstatim, por edhe argumentat e përdoruara në pretencën e prokurorisë të bëjnë të besosh se masat janë të ekzagjeruara; Se imamët e vetëshpallur po dënohen përpos akteve të tyre edhe për bindjet e tyre; Se më shumë sesa drejtësia, ndaj tyre po ndiqet politika e të bërit shembull.

Mjafton të lexosh materialin mbi 80 faqësh të prokurorisë ku kërkohen dënime me nga 20 dhe 15 vjet burg për të akuzuarit, për të krijuar këto dyshime.

Pa pasur mundësi për të gjykuar nëse ata kishin vërtet një grup të organizuar për rekrutimin e ushtarëve të ISIS, nëse ata, të gjithë, thjeshtë frymëzonin apo edhe mundësonin vullnetarët e xhihadit (këto vendime do ti marrë gjykata), në pretencën e prokurorisë, në gjuhën e përdorur, vë re pa vështirësi, një gjykim të pastër politik dhe ideologjik.

Natyrisht 9 të akuzuarit, ashtu siç del nga dëshmitë, nga vetë pohimet e tyre dhe nga përgjimet të cilave i janë nënshtruar, nuk janë ëngjëj (Lexo shkrimin poshte/Lapsi.al).

Ata nuk e duan rendin tonë demokratik, ata e urrejnë ShBA-në, ata presin që “birin” e masonëve Edi Rama, ashtu sikurse Sali Berishën, po njësoj si Bushin, Obamën apo Putinin do të vijë dita dhe do ti dënojë allahu.

Ata presin gjithashtu që këtë shoqëri të padrejtë, të korruptuar dhe të qelbur ta zëvendësojnë një ditë me shtetin e sherihatit, të cilin do ta bëjë të mundur edhe në Shqipëri përhapja e frymës së ISIS.

Po, po, janë të njëjtët që në proces nuk pranonin avokatë se i mbronte allahu, që e kërcënonin gjykatësen se një ditë do të vinte ora e drejtësisë, që i thoshin në fytyrë kreut të Komunitetit Musliman, Skënder Bruçaj, se ishte i shitur tek çifutët dhe perendimorët.

Eshtë e qartë se ata e urrejnë organizimin demokratik të shoqërisë, se i përçmojnë vlerat e perëndimit, se i quajnë “qafirë” të gjithë ata që nuk kanë besimin e tyre.

Këtë as nuk e fshehin dhe as nuk e mohojnë.

Madje, nga ana tjetër, kanë bërë çështë e mundur që botkuptimin e tyrie ta bëjnë publik përmes vizibilitetit që u ka dhënë procesi, të cilin e kanë shfrytëzuar edhe për të mallkuar romanin e Ben Blushit edhe për të përshëndetur sulmet vrastare në Francë.

Pra, ata, edhe këtë ngjarje, e kanë përdorur pa komplekse në favor të kauzës së tyre.

Një betejë në sipërfaqe juridike ata janë munduar ta kthejnë me të gjitha mjetet në një përballje thelbësisht politike.

Ky është kurthi që ata kanë ngritur dhe me sa duket në këtë kurth kanë rënë edhe institucionet tona demokratike.

Me arsye absurde policia shpesh i ka nxjerrë mbështetësit e tyre nga salla e procesit.

Me arsye absurde trupi gjykues, ka vendosur mbi veten zyrën e komunikimit të gjykatës, duke mos lejuar filmimin e seancave (një çështje kjo që ka mbërritur deri në Këshillin e lartë të drejtësisë).

Me arsye absurde mediat në mënyrë të denjë për një regjim totalitar, e kanë pasqyruar këtë process vetëm nga këndvështrimi i njërës anë.

Me sa duket, në këtë kurth, ka rënë së fundi edhe prokuroria, e cila në pretencën ku kërkon 152 vite burgim, duket se është e gatshme ti akuzojë të 9 imamët edhe për bindjet e tyre.

Në materialin e saj të gjatë gjenden argumente të cilat përpiqen ti fajësojnë të akuzuarit, për arsye se ata e quajnë luftën në Siri të drejtë, se ta predikojnë që Nato dhe ShBA shtrojnë darka kur vriten muslimanët, se ata tregojnë anekdoda se si besimtari i fesë së tyre fitoi mbi komunistin, pasi zoti e dënoi Stalinin.

Mes argumentave të akuzës mund të gjesh edhe të tilla si predikimi i njërit prej imamëve se “Perëndimi po i futet të gjithëve në shtëpi”. Dhe për këtë prokuroria komenton: “Flet për Amerikën duke kritikuar qëndrimin e saj”.

Mes argumentave të akuzës mund të gjesh edhe shprehje si; “Shtetarët tanë janë këlyshë të perëndimit”.

Dhe këto nuk janë elementë të shkëputur. Ato përbëjnë një fill llogjik dhe një vijë mendimi që rreket të provojë se këta ekstremistë i kanë hak vitet e burgut që kërkohen.

Dhe pikërisht  këtu qëndron problemi?

A mund të dënohen ata për bindjen dhe për mendimet e tyre?

A mund tu shtohen vite burgu ngaqë urrejnë Berishën dhe Ramën, ngaqë e quajnë demokracinë të padenjë dhe amerikën qafire?

A duhën shndërruar në shembuj të dënueshmërisë, ngaqë shohin xhihadin si zgjidhje të një bote globale, dhe adhurojnë martirët e rënë në Siri?

A duhen ndëshkuar më shumë se i quajnë politikanët tanë këlyshë të shtitur tek perëndimi, njësoj si kreun e komunitetit Musliman?

A duhen linçuar sepse në vend të kushtetutës sonë ëndërrojnë vendosjen e sherihatit?

Në fund të fundit, a i duhet bërë padrejtësi se janë të ndryshëm dhe mendojnë në mënyrë të kundërt me ne?

Të gjitha këto pyetje shtrohen pasi lexon pretencën e egër të prokurorisë dhe sjelljen e mjedisit shqiptar ndaj procesit të 9 imamëve islamikë.

Por të gjitha ato sëbashku konvergojnë tek një pyetje edhe me e madhe: a jemi ne të gatshëm, a janë institucionet tona të afta, a është mjedisi ynë aq i emancipuar, sa të jetë i drejtë me ata që janë vetëshpallur si “armiqtë e tij”?

Ajo që ka dëshmuar deri më tani ky proces është një “Jo” të prerë.

Të akuzuarit e tij rrezikohen të dënohen më shumë sesa mund ta meritonin, jo për aktet, por për bindjet e tyre.

Në vend që të trajtohen si qytetarë të zakonshëm ata po trajtohen si të persekutuar.

Dhe pikërisht këtu qëndron rreziku. Sepse duke u treguar më katolikë se papa, akuzatorët po bëjnë në fakt lojën e tyre. Po bien në kurthin e ngritur enkas.

Sepse duke i dënuar ata ashpërsisht, nuk po bëjnë gjë tjetër vetëm se po shpallin fitoren e tyre, qëllimin e tyre në këtë proces: që ti tregojnë ndjekësve të vet fanatikë, se jetojnë në një republikë arbitrare, të qelbur dhe të padrejtë.

Sepse duke e zhbalancuar për ta peshoren e drejtësisë, vetëm sa merr peshë teza që ata propogandojnë, se ky sistem duhet përmbysur, qoftë dhe me armët e xhihadit.

Lapsi.al

10 komente në “Rreziku i gjykimit të islamistëve”

  1. tfgs14 says:

    jo vetem qe duhen denuar,por tu futet edhe nga nje hu ne bithe…………..

    1. I.Hoti says:

      I vetmi rast qe pajtohem me komentin e tfgs 1…& . Por kam nje sugjerim qe pas tyre.. Tfgs 14 ti futet nje hu me i madh prapa..se e ka ..te madhe,dhe e meriton!

  2. Gjovalini says:

    Sidoqofte ti e kupton mire se keta nuk harrojne kurre ate qe beri Biroja Politike qe u futi dinamitin sidomos xhamive me 1967 dhe lepujt e Bllokut e ndjejne te paret dhe fillojne e lepihen.

  3. salem says:

    C’eshte ky hajvan qe mendon keshtu?
    Sipas ketij debili,duhen lene te bejne c’te duan?

  4. njena ne Amerike says:

    Z. Andi, mendoj qe me fjaline e fundit ju i keni dhane pergjigje dilemes suaj….. “zhbalancuar per ta peshoren e drejtesise”……per ta “drejtesia” asht qe me dhune me ba te tjeret si vedin, prandaj ato e kuptojne fare mire dhunen

  5. Gari says:

    C’lidhje ka perendimi ktu , ndeshkimi i tyre dhe burgosja deri ne vdekje eshte ne te mire te shqiperise . Ata neser pasneser kur rendi politik dhe qasja ndaj fese ne shqiperi do te jete e njejta si sot me gjithe kete urrejtje qe kane mund te perfundojne duke pelcitur ne ndonje qoshe te tiranes si shoket e tyre qe shkuan pas 72 te virgjerave , ata jane nje bombe me sahat dhe rrezik per shoqerine tone .

  6. gjergj kastrioti says:

    mor andush po ti qenke njee islamist –te vije turp per i quan dhe kostantimet–ik mor arab dhe anti kristian —rrofte shpata e gjergjit

  7. Klimax says:

    Cudi si Andi Bushatit i duket “lincim” nje denim 15 vite heqje lirie te nje armiku apo disa armiqve te shoqerise sone moderne, te shtetit shqiptar apo kujtdo shteti tjeter, te demokracise sone (qofte edhe problematike), i nje terroristi apo disa terroristeve, propagandues per terrorizem dhe rekrutues terroristash per te vrare me bomba ne brez ne mes te shesheve, autobuzave, trenave, stadiumeve, teatrave, kafeneve te qyteteve tona sa me shume njerez, vetem e vetem se ata jane “qafra”, vetem e vetem se ata jetojne jeten e tyre me hallet e gezimet e tyre, por te lire!!!!!!!
    Dhe Bushatit i duket “lincim” denimi i tyre, nje denim qe eshte ndoshta me pak se edhe denimi i nje trafikanti droge, se edhe denimi i nje vrasesi ordiner per hakmarrje, xhelozi apo per nje parcele toke, se edhe denimi i nje vjedhesi banke!!!!!!!
    Po ne qoftese kerkekesa e prokurorise do te ishte “pafajesi” per keta terrorista islamik si “e drejte e nje pikpamje politike te tyre”, cfare do te na thoshte Bushati? Drejtesia u vendos apo drejtesia eshte e korruptuar?
    Po vet keta islamik, ne qoftese do dilnin te pafajshem, mos valle do te nderprisnin propaganden per vendosjen e ligjeve te sharise ne te gjithe boten duke permbysur sistemin, qofte edhe me armet e xhihadit, apo do te dilnin pa frike duke propaganduar e kercenuar edhe me me force, sigurisht te financuar hapur nga shtete islamike si Arabia Saudite e Turqia?

  8. capi says:

    Konstatime dhe Aresyetime te lidhura ato bukur me nje fill logjik te qarte.
    Po cila eshte, ose do te mund te ishte Zgjidhja e rastit?
    Nuk jep Bushati asnje alternative. Po i le ato te kuptohen, sipas shijeve te lexuesve.
    Boni qejf me qejfin e juj !
    Ketu eshte deficenca e Bushatit.
    E bere Bushat shkrimin, dili per zot edhe me zgjidhje konkrete. Pozicionohu publikisht. Jo me dy bythe.
    Mero Baze, per shembull, ne shkrimet e veta nuk u zbythet rrugezgjidhjeve. I jep ato nisur nga parimi, ose nga vetedija e tij civile, profesionale.
    Dhe lexuesi e beson, vlereson krijimtarine e Meros, me shume se sa te Bushatit.
    Drite, sa me shume drite per publikun – ne fund te tunelit.

  9. WEB says:

    Nuk po denohen per mendimet e tyre o andi bushati rrott ,,kkkkaaaarrii,por per rekrutime ,dhe lavazhe truri per ti drejtuar njerezit ne” resortin turistik sirian “ku te iken koka per 5 minuta ,,,Nuk jane klithmat anti -perendimore ato qe terhoqen vemendjen e organeve te policise ,por per cdo mjekrrosh te vrare ne reren e sirise ,lajmet, ngushellimet, apo” haberi” te conte drejt e te keta fytyre qener , e deri tek telefonat dhe ambientet qe frekuentonin .keshtu futi nje refresh kesaj lajthitjeje qe ke shkruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje