Mehmet Elezi, nje nga miqte e vjeter te Berishes, i cili per tete vite sherbeu si ambasador i Shqiperise ne Zvicer, ka bere nje shkrim kunder hidrocentraleve qe Berisha ka dhene leje te ndertohen ne Valbone. Shkrimi duket i motivuar dhe nga nostalgjia per vendlindjen, por ka dhe plot argumente te tjere, kulturore, ekonomike dhe historike.
Nga Mehmet Elezi
I dëgjuat lajmet? I patë te Zëri i Amerikës, i lexuat në gazetë? Mund t’i ndiqini prapë në internet.
Duan të vrasin Valbonën!
Duan të ndërtojnë njëmbëdhjetë hidrocentrale në 25 kilometër gjatësi përgjatë një lugine që vetë Roma e lashtë e Ciceronit e quajti Lugina e Mirë, Valbona. Përgjatë njërës prej perlave parajsore të Shqipërisë. Dhe të Europës. E pandotur ende.
Duan të shtinë në dhé të gjallë Valbonën.
Duan ta murojnë si Rozafën. Jo me gurë, por me beton.
Rozafa u flijua për një kala që do të mbronte jetën e ilirëve e të Ilirisë.
Valbonën duan ta flijojnë për të stërmbushur xhepat e vet, duke prishur jetën e shqiptarëve e të Shqipërisë.
Këmbëngulja te ky projekt më kujton vrasësit e elefantëve në Afrikë. Janë gati me zhdukë të gjithë elefantët si racë, vetëm për një grimë fildish që fshihet në dhëmbin e tyre. Për ta shitur e për t’u pasuruar vetë.
Këmbëngulja te ky projekt më kujton fiset vendase të Amerikës së Jugut, përballë eksploratorëve spanjollë. Ata jepnin floririn duke e shkëmbyer me copa pasqyrash të thyera. Ata aq dinin. Vrasësit shtetërorë që i kanë zënë pritë Valbonës për ta vrarë duke fituar diçka sot, dinë më shumë, por duan shumë e më shumë. Për të shtuar milionat e tyre, jo për Shqipërinë.
Ata që i kanë zënë pritë Valbonës nuk e duan Valbonën?
E duan, por jo siç është. E keni parë filmin E bukura e ditës (Belle de Jour), të regjisorit Luis Bunuel? Ashtu e duan ata Valbonën: shtrirë në arkivol, duke prostituar për ta!
Një përllogaritje e thjeshtë kallëzon se të ardhurat prej turizmit në Parkun Kombëtar të Valbonës janë disa herë më të mëdha se fitimi nga energjia e mundshme e atyre hidrocentraleve. Këto të ardhura rriten vit për vit falë punës së atyre njerëzve. Dhe falë bukurive të Valbonës.
Turizmi është i vetmi burim jetese për banorët e atjeshëm. Me turizëm nxjerrin bukën e përditshme. Është e vetmja mundësi që kanë me rritë e me shkollue fëmijët.
Shkatërrimi i Valbonës do të ishte rrenim i tyre. Rrenim i të ardhmes së fëmijëve të tyre. I kryer nga shteti i tyre.
Shkatërrimi i Valbonës do të ishte shkretim kulturor.
Pa Valbonën s’do të kishte lëvizje e zhvillim. Komunikimi me pjesët e tjera të vendit e me botën, që jetësohet nëpërmjet turizmit, do të mpihej. Do të paralizohej e thahej.
Pa Valbonën do të vritej ekosistemi. S’do të kishte më trofta me pikla të kuqe si dredhëza.
Pa Valbonën s’do të kishte më akullnaja të përjetshme dhe Shpanik, kush do të vinte me i pa? Shpaniku është lum i nëndheshëm, shpërthen në faqe të shkëmbit në Klysyrë një herë në vit, dy herë në vit, derdhet mbi Valbonë ujvarë plot ylbere e mistere. Prurjet e tij janë më të shumta se prurjet e Valbonës. Zgjatin një ditë, dy ditë, zhduken siç erdhën. Ia behin rishtazi. Krejt papritmas, pa i çuar fjalë kujt.
Pa Valbonën s’do të kishte histori të gjallë të krahinës. Klysyra, vendi ku në fillim të marsit 1942 u krijua çeta e Malsisë së Gjakovës, e dyta në Shqipëri pas çetës së Pezës për kah vjetërsia (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, 1985), s’do të shihej nga kush. Shpella ku u vra Bajram Curri s’do të priste vizitorë.
Pa Valbonën s’do të kishte më legjenda. Shpellën e Imerit, ku besohet se u varros Omeri i Mujës e ku Ajkuna piskati “T’u shkimtë drita ty mori hanë!”, s’do të kishte më sy që e shohin. As Lugjet e Verdha me dhi të egra, që fshehin fuqinë e kryekreshnikut në brirët e hollë e të tejdukshëm si hënëza. As…
Pa Valbonën koha do të thithte barkun, duke tërhequr brenda në harresë shumëçka: hotelet me stil alpin, kullat e pakëta trekatëshe që kanë mbijetuar, lahutat e lahutarët, vallet degëzime të Vallëzimit të Shqipeve, vajzat Tanusha me “shtegun e ballit si shtegu i malit/ kur merr hana me prarue”. S’do të merrte kush mundimin me ardhë e me u mpakë duke parë Valbonën robinë, qafëprerë e frymëzënë nëpër tuba e beton-tunele.
Pa Valbonën s’do të kish më jetë aty. Do të iknin të gjithë, të gjithë. Njerëz, zogj e zana.
Valbonë, lumë i ëndërrt, “moj e bukur e trishtuar/ ç’më kujtove monë e shkuar”. Motin e shkuar siç e kishte mall Arbëreshi i Madh?
E kundërta.
Më kujtove “monë” e shkuar të viteve tetëdhjetë të qindvjetëshit që iku, kur pushteti komunist filloi me tha liqenet syshkruar të Lurës. Përse? Me ujitë me syrin e tyre arat me misër, “që të bëhet bukë për popullin”.
Më kujtove “monë” e shkuar të viteve shtatëdhjetë të qindvjetëshit që iku, kur Valbonës i vranë birin e saj. Ia mbytën me një mal përsipri Pusterrin e Rajës. Pusterri i Rajës ka qenë liqenth aq i thellë sa s’i dukej fundi, i kthjellët si loti, mbushej buzë në buzë e derdhej në Valbonë. Po aq i magjishëm sa Syri i Kaltër në Sarandë, sa Syni i Skafkaçit në Vuthaj. Duhet lëndë inerte për digën e hidrocentralit të Fierzës, u tha, dhe Pusterri u mbyt me një shpërthim masiv të malit. Ani pse vargu i maleve përreth është pa fund e plasja mund të bëhej në cilindo prej tyre.
Çka mund të ishin bjeshkët shqiptare pa Valbonën?
Do të ishin si E Bukura e Dheut me sy të shterrur, verbuar me hanxhar.
Ata që duan ta jetësojnë këtë masakër, s’i ka verbuar hanxhari. Ua ka marrë sytë parja. Pasurim e prapë pasurim, vetëm pasurim. Për vete.
Në u lejoftë kjo mizori e turpshme mesjetare, bjeshkët shqiptare nuk do të thirren më me gjuhën tonë të bukur. Do të thirren me gjuhën e atyre që nuk na duan as të bukur, as të bekuar. Do të shndërrohen përnjëmend në Bjeshkë të Nemuna, Prokleti, siç i kanë quajtur do të tjerë, siç nuk i kanë quajtur kurrë shqiptarët.
A flasin shqip ata që shestojnë e përmbushin këso projektesh përbindshore?
Çdo shfajësim pingpongu, që mundohet me i lanë kopilin në derë qeverisë së mëparshme, shpreh vetëm këmbëngulje kriminale dhe dyfytyrësi.
Kur ia do interesi, qeveria e sotme ka shfuqizuar me bujë vendimet e qeverisë Berisha.
Pse nuk shfuqizon edhe këtë vendim, nëse paska qenë?
Pse tërë ky gjakim me e zbatue tashti?
Vetëm banorët e Valbonës dhe një pjesë e medias kanë folur deri tashti. Ndër to edhe Zëri i Amerikës.
As forcat politike, as shoqëria civile, s’kanë pipëtirë, s’kanë bërë cik.
As analistët “e pavarur”. As studiuesit që dinë ç’përfaqëson Valbona.
Mbase dikush s’e do Tropojën. Për pesëdhjetë vjet pas Luftës së Dytë ajo trevë ka qenë diskriminuar pa mëshirë. Ka qenë ndoshta me e ngujuara (izoluara) në Europë. Prej aty vinte energjia e Drinit për tërë vendin, eksportoheshin mija e mija tonelata krom nga minierat e Kamit e të Rrogamit, megjithatë një kilometër rrugë e asfaltuar s’u ndërtua.
Por Valbona nuk është vetëm e tropojasve. Valbona është e gjithë shqiptarëve. Nga Tirana, Saranda, Prishtina, Tetova, Presheva, Ulqini, mërgata, turren drejt saj. Si Bregdeti i Jonit, për shembull, që është i gjithë shqiptarëve. E dinë këtë?
Valbona nesër do të jetë pasuri europiane. Si Davosi, për shembull. E dinë këtë?
Shpëtojeni ushtarin Rajan, thotë Spielbergu. U mobilizuan, u copëtuan e vdiqën shumë të tjerë me shpëtue Një. Në emër të një Vlere.
Me shpëtue Valbonën s’ka nevojë me vdekë kush.
Ka nevojë me u mobilizue gjithkush.
Ka nevojë me u shpërgjumë të gjithë ne, me u zgjue shpirti kombëtar shqiptar, shpirti europian. Dhe me i zanë rrugën shkatërrimit: ndal!
Shpëtimi i Valbonës është pjesë e shpëtimit të Vetvetes. Ndihmoji vetes pak, se të ndihmoj unë shumë, ka thënë Zoti, sipas Librave të Shenjtë.
Shoku saleh, a e kuptove tani, se edhe saleshet e tu te afert, po te bejne Mutin, met elezi po, tani po pres qe ta beje mutin edhe miku i ngushte qemal sakajeva.
Mehmet Elezi, shkrimi juaj eshte me te Vertet i Bukur,na ktheu Nostalgjin per “Gjergj Elez Aline” PER kRESHNIKET, ashtu sikurese i kemi pare ne Shqipetaret e Jugut Malsoret tane ,Kreshnik te Vertet pasardhes te Mujit dhe Halilit….por i “Dashur” ju keni “Harruar” se Ekziston nje Sali Berisha
qe e ka kthyer Tropojen ne nje Varreze te Madhe te Hapur..ku Minohen Qindra meter Rruge per tu bere Varrin nje Fisi te tere Fisit te Haklajve.
Pra ne Topojen e Sotme Sundon “Bajlozi i Topojes Sali Berisha” QE KA sHKATERRUAR Gjithcka te Bukur ne Shqiperi, qe me 1997-ten Shkaterroj Shqiperine,dhe vite me radhe Po shkaterron gjithcka Shqipetare dhe nder to edhe Valbones Historike.
Ju Elez ndonese me “Vonese” U kUJTUAT SE JENI BIRE I KESAJ Krahine,dhe po me Vonese jeni ne Oponenze me Banden qe Perfaqeson Sali Berisha.
Po Nostalgji kame per Valbonen edhe une nje Shqipetare i Jugut,po kame Respekt dhe Nderim per te gjithe Shoket e mij Topojane, qe akoma besojne
se nzuk eshte Vone per te Mbrojtur Valbonen, nga Shkaterrimi Berishjan..lol
Po pse ankoheni e prisni tua zgjidhin te tjeret hallet ju tropojaneve. Keni 25 vjet ne pushtet dhe tani te tjeret duhet te vine tju zgjidhin hallet. ( mesa kam pare une ne Valbone nuk mund te ndertosh hidrocental se nuk ka uje per hidrocentral , e i madhi juaj ka dhene leje per 11 hidrocentrale !!? )
Te gjitha e gjithshka sa thuhet jane te verteta te patjtersueshme e te dhimbshme deri ne palce.
Ato shprehin dhimbjen e nje shqiptari qe e do me shpirt vendin e vet.
Respekt per autorin, per shqetesimin, per dhimbjen dhe protesten e tij qytetare.
Vellezer e motra shqiptare kudo qe jeni ngrijeni lart zerin e protestes. mos e lejoni te na i prishin, te na i shperfytyrojne bukuroshen VALBONE. Ajo u takon te gjithe Shqiptareve, jo vetem atyre te viseve ku jetojne shqiptaret sot, por edhe atyre qe do te lindin ne te ardhmen ne kete vend te bekuar, brezave qe do te vijne!
Ku jane ambientalistet. Ata qe shqetesohen per nje shesh lodrash. Velleyer e motra valbona ia vlen te protestosh, te sakrifikosh ……. mos e leshoni…… mos e braktisni ne duart e te babeziturve, te paskrupuj e te pangopur
Ti shoku Sekretar i KQ te Rinise Shqiptare, tani te ra ndermend kjo pune?
A e ke pare keshtu kur u bene dallaveret per te “vrare” Valbonen?
Turp, si gjithnje nje jude i peshtire.
Kerkon qe kete t ia veshesh kesaj qeverie?
Rama duhet te beje cmos ta shpetoje Valbonen qe e katandisen deri ketu keta “mehmetelezerit”, por jo per qejf te ketij skuthi, por per hir te te gjith tropojaneve e shqiptareve.
Valbona eshte aktualisht spoti turistik nr 1 ne Shqiperi keshtuqe nuk mund te kete bir kurve te vere dore mbi te. Besoj se po behet ca zhurme per te diskretituar qeverisjen e papergjegjshme te berishes qe ka dhene lejet per hidrot.
Mehmeti sot eshte miku im. Duhet patjeter ta ndalim yryshin e pangopur te krimineleve per leke.
Hidrocentralet mbi Valbone dhe Vjose jane krimet me te medhaja te fundit kunder shqiptareve.
Po ketij populli duhet ti bjesh me municion e gur ne koke , e prape nuk degjon.
Derra ngelen.
Ngrihuni o te mjere se po ju vjen fundi dhe spo merrni vesh.
Dilni para kryeministrise dhe merni ato guret e trojeve qe do na I sjelle demek “patrioti” vrastar Edi Ramiu, dhe bjerini atij dhe Berishes mu ne koke.
Dakord dhe te jap te drejte. Jam me ty, duhet te shpetohet Valbona e vrare nga Berisha. Njemije here dakord per kete visar te Shqiperise. Po ku ishe ti Adam kur tutori yt firmoste kete vdekjen e Valbones? Ku ishe o ushtar i pilafit te pushtetit? Se fjala ne ka vlere ne kuvend e jo pas kuvendi, o malsot pa malsi ne gjak…Ku dreqin ishe? Apo tani qe ai nuk te ushqen me dot me rroge ambasadori t’u zgjua dashuria per vendlindjen? Zot, sa fytyra ke, o njeri? Dhe na e shpife me ate paskajoren tende me endrren per te shkaterruar arritjen me te madhe te ketij shekulli, krijimin e nje gjuhe standarte…O Mehmet, na duhet nje gjuhe standarte, or burre, nuk mund tia nisim cdo 50 vjet nga e para….
Hodha lumin , të dhj€/$#a kalin.
Deri sa ishte ambasador , “miku” nuk foli për asgjë. Tani I erdhi zëri.
Uroj qe ai qe ka vendosur per tu bere mos e gezofte as Valbonen, as Shqiperin dhe as jeten e vet.
Mire se fundi, Mehmet Elezi e volli supen e Berishes dhe ka fillu me lepi vehten me e sheru nga plaget e helmatisura berishiste.
Ta shpetojme Valbonen mehmet prej vendimit te kucedres Berisha. Per shume dekada ju keni qene tropojanet e Enverit dhe vazhdoni deri me sot kur gjith populli i ka bo shurren, packa se boni sikur e shani per interesat e castit. hahaha.Lundro Mehmet ne valet e Valbones por mbyte Saliun se pari aty.
Foli edhe kryetari i pionereve te xhaxhit enver.
A ja ke lexuar Sales tat mer lal
Memet Elezi, do ishte mire qe kete leter te hapur tja dreejtoje idhullit tent Sali Berishes, qe sla trppojan pa e bere drejtor, e amabasador. Bere mire qe shkrove, sepse edhe une qe e kame vizituar ate lugine para 40 vitesh, kame mbresa te jashtezakoneshme. Mose je i vonuar ne kete shkrim. Para 20 ditesh degjova ministrin GJIknuri qe deklaroi publikisht, se 25 hidrocentralet e vegjel qe kish planifikuar qeveria Berisha per te ndertuar ne lugininen e Valbones , qeveria Rama doti anulloi. U gezova, pa menduar per qarin dhe zararin. Prandaj po te them edhe njehere , qe shkaktare i varosjes se Valbones eshte miku yt tropojan Sali Ram Berisha dhe jo qeveria Rama.
Rrespekt..
Absolutisht ka te drejte Z.Elezi. Kriminel Ai qe dha keto leje per hidrocentrale dhe dy her kriminel ai qe ka pushtetin tani dhe do t’i lejonte te ndertojn ato.
Mjaft heshte Z.Elezi per poshtersit e Dr.Berishes por njeriu ka kohe edhe ne minutat e fundit qofte per te korit vehten qoft per te la vehten j gjynahet. Megjithate pak von per ty por me mire vone se kurr… O pushtetar dhe o opozitar qe luftoni cdo dit per nje park te Tiranes per 300 metra katror me mire luftoni te mos lejoni te perdhunoset gryka e Drahobis, Valbones dhe Ceremit sepse po perdhunoset i gjith veriu dhe vecaanarisht Malsia e Gjakoves(Tropoja).!
5-4-16 P E N E E A R TE ………………………………Doktori
Tropojanet ketu jane bash ne te drejten e tyre.Le te ngrihen ne proteste dhe te mbrojne pasurite e cmuara te tyre. U corren dhe u vrane me 2 gishtat lart per Sali Berishen per vite me rradhe. Por Saliu si tinezar dhe I pabese qe eshte u ka treguar gishtin e mesit tropojaneve. Tani qe Saliu u ka lene me firme dhe me vule dobicin ne dere cfare do te bejne? Do ulin koken? Ne se do te nenshtrohen per hir te Saliut do te jene populli me bagti qe ka shqiperia dhe nuk meriton ne as ate pasuri qe u ka falur zoti dhe natyra e mbrekullueshme. Dhe te mos harrojne qe protesten te mos e adresojne tek qeveria e sotme por te bashkepunojne me te per anullimin e ketyre projekteve vrastare.
Tropojana qe ne 1990 ju e komandut kete vend!rifutet kanunin e leke dukagjinit…u vrate ne njeri tjetrin…shkatarrut shqiperine..sbote asnji ndertim ..dhe mbushet xhepat!!i madhi juaj ka lene nje plage te hapur ne tropoje…DOSJA TROPOJA…eshte akoma!!!pranej valbonen po patet bythe ..mbrojeni!!
Urime Mehmet, pas shume kohesh ke folur si duhet. Ketu je ai qe njoh une.
O Mehmet . Nivel e kulturë ke sa me kuptu ( gjithë këto që ke shkrujt ) se nuk bëhet fjalë për disa miljona , por për zhbërje të ç’do gjëje që ka të bëjë me jetesën dhe historinë e shqiptarëve në trojet e veta , më të bukurat e më të mirat në gjithë kontinentin . A e kupton se kujt i ke shërbyer dhe si i ka shfrytëzuar për qëllimet më të mbrapshta të gjithë , shërbëtori më i madh i politikës shoviniste serbe në shqipëri.
Duhet vetem vullnet e përkushtim për mbojtjen e Alpeve Shqiptare. Ajo është perla e syrit dhe e frymëmarrjes. Eshtë kulti, koloriti, diversiteti dhe si e këtillë përbën vetmrekullin e natyrës, të bukurën e dheut dhe artin qe e mbulonë botë tone. Ndaj është mëkat, që sunduesit vendore nuk e kuptojnë, se çfarë donmëthënë shkatërrimi i mendafshit të blertë!!! E çuditshme shumë…shum e çuditshme!!! Prandaj thëmë “Zoti na ruajtë prej të paditurve!!!” Sepse mosdija është armiku më i madh i njrëzimit…!!!!
O ti Jago i elezve qe hengre me kedo dhe keshilloje Salehun,tani te ra ndermend per Valbonen.Pse genjen qe nuk e ka ngritur njeri zerin per kete.E ka ngritur nje nip Tropoje Labi Besnik Bare ,deputet.Po ti Elezovic e di qe shumicen e hodrocentraleve aty do i ndertoj me leje te Saliut ,kusheriri i Liri Berishes vuthjoti Bashkim Mula e Isuf Celaj,te pajisur me leje nga Saliu dhe Ram Geci.Pse nuk e hap halen ajo Hajdarmataj deputete e PEDIt,apo Nul Moka.Pse nuk kerkohet ndjekje penale per lejedhensin apo Ilir Floririn qe do marre perqindje nga kjo afere.Ku jane ata kreshniket e Tropojes qe po u vrasin te ardhmen e po u marrin buken.
pse qurravites ti Mehmet e i bje anes.
Po nuk u ngriten tropojanet per te mbrojtur Valbonen por ngrihen nen kushtrimin e Lul Saliut per nje park lodrash,ne te semes te vene le te luten per jetegjatesine e Saliut.
U mbyt gjemija me federale,
O burra shpejte kush mund te dale!
Ti “eminenca gri” e Sali Berishes po denoncon tashti ate qe shkaterroi,jo pa pjesemarrjen tende, tere Shqiperine.Ke gjetur dhe motivin: Valbonen(motiv krejtesisht i justifikuar dhe i drejte).Por,ky motiv ekzistonte edhe ne kohen kur Saliu dha koncesionin.Pse nuk protestove atehere por e ben kete tashti? E ketu mu kujtuan vargjet e Shefqet Musarait qe jane aq te goditura per rastin tend.Kerkon nje alibi per bashkepergjegjesine me Sali Berishen per shkaterrimin e gjithe Shqiperise dhe mjerimin e te gjithe shqiptareve.Valbona duhet shpetuar pa tjeter,por ti duhet te pergjigjesh bashke me “tutorin” tend ,Saliun,per gjakun e derdhur te Shqiperise dhe te shqiptareve.Ta dishe qe une qe po shkruaj jam nga Tropoja por me vjen turp qe ti dhe Saliu e ndonje tjeter e quani veten tropojane duke perdhosur emerin e mire te nje populli patriot,te ndershem e trim.Ti e Saliu jeni jashteqitja e Tropojes dhe tropojaneve!Palaço!
Pse nuk e botoni komentin tim per “Jagon” Mehmet?Ju dhimbeset “gazetrari i shquar”?Solidaritet professional.
O zot!Ti qe na e shkrove te jetojme nen hyqmin e ketyre maskarenjve,perse na dhe driten e syrit t`i shikojme keto surreter!Perse na bere te degjojme perseri Mehmet Elezin?.E kam degjuar qe ne 1975 kete maskara malok,cfare taxirati kam t`a degjoj edhe ne 2016?Me thuaj o zot cfare te kam bere,qe me nxjerr perdite ne gazete pordhet e Mehmet Elezit?.Tyrbet dhe xhamite nuk t`i prisha une,o zot,qe me denon te shoh kete ftyre? Nxirre nga sirtari Bucpapes ate fotografi te dy gardisteve te kuq tropojane,Mehmet Elezi dhe Sali Berisha,duke shkaterruar teqen e Luzhes!