Puna e parë e Lulzim Bashës si kryetar bashkie ishte rehabilitimi i sheshit “Skënderbej”. Asokohe, edhe ai vetë ishte i ndërgjegjshëm se ndërhyrja ishte e përkohshme. Kritikë të shumtë i mësynë ‘planit Basha’, duke i gjetur të meta te forma, përmbajtja, te kuçi e maçi. Sulme personale për një punë publike, e cila megjithëse joperfekte, ishte prapë punë. Pavarësisht kundërshtive, për tre vjet ai rehabilitim i siguroi qytetit pak më shumë gjelbërim, pak më pak ndotje dhe një estetikë të re.
Erion Veliaj, kryebashkiaku i ri i Tiranës ka rikthyer para pak ditësh një plan të vjetër rehabilitues, i cili do ta shndërrojë përfundimisht sheshin me emrin e madh dhe të ndërluftuar politikisht (dhe estetikisht) në këto 25 vite hibriditeti demokratik. Edhe plani i Veliajt është takuar që në shpallje me kritikët e vet. Në një analizë aktuale dhe të ftohtë, na duhet të bashkojmë dy cepat e dy logjikave: Asaj të z. Basha se ndërhyrja ishte e përkohëshme (lexo: duhet bërë një ndërhyrje tjetër finale në shesh), dhe kritizerët e shumtë të të dyja ndërhyrjeve. Nevojitet kjo për të arritur në përfundimin e parë, se ndërhyrja në shesh duhet bërë, dhe këtë nuk do e kundërshonte as ish-kryebashkiaku; dhe në të dytin, se kritizerët janë të përhershëm, e për këtë mund të dëshmojnë si Basha ashtu dhe Veliaj.
Nuk mendojnë, as unë dhe as ata, dhe as ti që lexon këta rreshta, se do kishte ndonjë ndërhyrje në çdo hapësirë publike në qytet, që do të merrte miratim unanim nga opinionbërësit apo opinioni publik. Thelbi i demokracisë ky është: Vendimet merren me 50 plus 1. Që do të thotë se fituesi i zgjedhjeve ka legjitimitet në zgjedhjet që bën dhe e merr përgjigjen për to në zgjedhjet e radhës.
Përtej kreshpërimit që ka sjellë përballja për parkun e fëmijëve, në 8 muajt e qeverisjes së z. Veliaj mund të dallosh më së paku një zell për punë. Dy hapësira publike të rehabilituara si parkingje bashkiake, me standarde bashkëkohore, një te stadiumi “Qemal Stafa” dhe një te Stadiumi Dinamo janë dy punë të mira. Jo vetëm si një riestetizim i hapësirës, por edhe si rifunksionalizim i saj.
Ndërhyrjet energjike, me asfaltim-sistemim, në disa rrugë të rrahura si në ish-Bllok, Myslym Shyr etj., janë gjithashtu një shenjë që lexohet si seriozitet në raport me premtimet e bëra gjatë fushatës së qershorit të shkuar. Sistemimi i hyrjes kryesore të Tiranës nga rrethrrotullimi i Doganës deri te rrethrrotullimi i Zogut të Zi, duhet pranuar se e prezanton këdo që i afrohet Tiranës me premtimin se po futet në një qytet normal.
Një premtim i Veliajt për furnizim 24 orë me ujë të kryeqytetit ka kaluar pa komente, ndoshta edhe për faktin se ngjan utopik. Por nëse arrin të heqë nga vija e horizontit të qytetit depozitat e ujit mbi tarraca pallatesh, këtë shenjë të madhe të një vendi të pazhvilluar, ai do të ketë lënë një gjurmë të pashmangshme e të përhershme, sa kulla e Sahatit.
Kryebashkiaku, ka premtuar dy punë publike për dy qershorët e ardhshëm: Parkun këtë vit dhe sheshin “Skënderbej”, në tjetrin. Puna e parë është njollosur, sa nga përleshjet antagoniste, fizike ose jo, aq edhe nga një fragmentarizim në prezantimin e planit të saj. Ka kafe, nuk do ketë kafe; nuk ka beton, ka beton; nuk ka pemë të prera, ka pemë të shkulura, i ngulën kësaj pune publike thikat e një akti jo dhe aq publik.
Duhet pritur qershori tjetër, për të parë shestimin e sheshit të ri “Skënderbej”. Ndërkohë, kritikat ndaj Veliajt do vazhdojnë dhe shumë prej tyre, fatkeqësisht, do të jenë të llojit të kahershëm e të çdohershëm të ‘vrasjes karakteriale’. Vetëpërmbajtja na sugjeron se një qeveritar duhet gjykuar nga punët e bëra apo ato të pabëra, dhe jo nga hamendësimet, konspiracionet me Soros dhe anekdotat me fiq.
Në rreth 8 muaj qeverisjeje të Tiranës, megjithë nismat kundërthënëse në taksim etj., Erion Veliaj ka dëshmuar vullnetin për punë dhe për të lënë shenja. Nëse, siç zakonisht thuhet për qeverisjet kur nuk ka kaluar shumë kohë, ‘është herët për të folur’, bilanci i tij i tejkalon 8 muajt.
Veliajt i pëlqen t’i identifikojë nëpër studio televizive kritikët apo mosmbështetësit e tij. Mbështetja nuk është personale, por shkon për punët e bëra dhe kontributin për publiken. Kritikat gjithashtu nuk duhet të jenë personale./ Mapo
Me befason ky shkrim i Juaji z. Lela.
Me ne fund u perpoqet te flisni drejt edhe pse me rezerva. gjithsesi pergezime. Punet me duket po ju bejne pershtypje me shume se fjalet.
Perderisa kryebashkiaku po punon personalisht mendoj se duhet mbeshtetur tej kritikave me ose pa vend.
befasimi
eshte karakteristike e qenive me inteligjence te pakte.
po te kujtoheshe njerhere se ky eshte i punesuar i cilit do i kishe kursyer vetes befasimin
nuk eshte faji i cilit as i ketij gazetarit dhe as i erion velise qe e tallin trapin po rendshem me tipa si puna jote.
Varet çfare quan pune per nje kryetar Bashkie Lela Çili.
Kur nje pseudopark behet pa leje apo per dy jave projektohet qendra, keto nuk jaane pune por pare te shpajta.
Jam socialist,por Erion Veliaj si krye bashkiak nuk me pelqen fare!
Se pari ai me stafin e tij duhet te kishte hartuar STRATEGJINE e zhvillimit ekonomik,kulturor,social,mjedisor etj per te gjithe teritorin qe perfshin Bashkia e re e Tiranes ,ta paraqiste per diskutim para qytetareve dhe ne fund ta miratonte ne Keshillin Bashkiak!
Ne kete STRATEGJI Bashkia duhet te percaktonte mbi te gjitha PRIORITETET E ZHVILLIMIT dhe prioritetet ne cdo fushe te jetes!
Ne se Tirana e “VOGEL” per 25 vjet ka marre investime,qofte edhe elektorale,ne ish komunat qe ju perfshine kesaj Bashkie ,pothuaj nuk jane bere fare investime,se kruekomunaret e kane patur mendjen tek dhenia e lejeve te ndertimit dhe mbushja e xhepave te tyre!
Pra buxheti i Bashkise duhet te parashikonte investime sidomos ne zonat periferike,qe jane si GETO te FELLIQURA pa asnje lulishte,rruge te pa shtruara,plehra nga do,pa kopshte e cerdhe shteterore,pa ndricim rrugor, etj,etj!
Pra banoret e ish komunave duhet ta ndjenin doren e Bashkise se Re me fonde,por ne fakt te gjitha shpenzimet jane bere ne vende ku mbase nuk ka nevoje edhe per 50 vjet te shpenzohet,duke pare buxhetin e paket dhe gjendjen skandaloze te GETOVE rreth Tiranes!
Ne se gjykohet se ne radhe te pare duhen rregulluar qendra dhe pjeset me te dukeshme te qytetit se i shikojne te huajt,GABOHENI ZOTI VELIAJ!
Ju na trajtoni ne qytetareve si banore te KOPSHTEVE ZOOLOGJIKE dhe jo si qytetare te Tiranes!
Cdo banor duhet te kete kushtet me minimale te jeteses se kulturuar atje ku banon e jo atje ku i duket puna kryebashkiakut!
Pra buxheti harxhohet sipas deshirave te kryetarit,prandaj edhe krekoset me lulet dhe pemet mbi taracen e Bashkise!
Edhe projekti i Sheshit Skenderbej eshte SKANDALOZ,per me teper bie ne sy kjo pune per tu dukur kur sheh lulishten e shkaterruar prapa Pallatit te Kultures!
Doemos qe Veliaj do ndjeke rrugen e shefit te vet,kur vendosi te prishe STADIUMIN ME TE MADH E ME TE MIRE NE Shqiperi,ne vend qe te prishte KARAKATINEN “Selman Stermasi”!
Por interesat e biznesit vendosin mbi interesat e qytetareve prandaj veprohet ne menyre anti ekonomike!
Te ndodhte kjo gje ne kohen e XHAXHIT,ktyeministri apo kryebashkiaku do ishin VARUR ne mes te Tiranes!
Me gazetaruce si ky Alfred Lela qe i ben shurren tre here ne dite Lulja nuk shkohet dot as ne WC e Dumrese!
Qysh kur kritikuesit quhen kritizer? Kjo më ngeli në mendje se nga shkrimi aha.
Edhe mua me pelqen analiza, e thjeshte dhe objektive…nderkohe lexoj kete adin ,ketu me poshte , qe duhet te jete , vertete qenie me inteligjence shume te larte ….
Kurre s’ju kam pelqyer dhe kjo sepse ,troc:mbeshtesni me te keqin shqiptar qe ka pjell kjo toke,Sali Berishen. Ne jete shkrim je vetvetja,pa ndikime dhe ke thene realitetin. Puna e Veliaj flete vete,duhet vleresuar dhe nxitur qe te vazhdoje me te njejtin perkushtim. Te perkrah.
Po me pelqeka shkrimi i zotit Lela. Nje gje do t’i shtoja. Pe kritiket e njeanshem, pasi per ata te perhershem ka folur Lela.
Nese keto pune qe po ben Veliaj, do t’i bente Basha, kritiket dhe mbeshtetesit do te ishin ne kahe te kunderta. Mbeshtetesit partiake te tij do te ishin pro ndertimit kendit te lojrave te liqeni dhe te tjeret qe sot jane pro ne rast se ate pune do ta bente Basha do te ishin kunder.
Keta s’jane kritike, keta jane trumpite. Ata e kane c’montuar trurin, pasi nuk ju duhet. Mjafton vetem truri i kryetarit te partise dhe ai komandon veprimet e tyre.
Ephifania e qerosit Lela?! Te duke paradoksale?! Le te presim secfare do te ndodhe!
Zoti Lela!
Beju gati qe te largohesh nga karigia ku je ulur!
Nuk te honepsim dhe nuk te shohim dot kur , edhe se ne mase te pervuajtur, ti po lavderon Kryebashkiakun e ri!
Ti vetem duhet te perbaltesh Kryebashkiakun bashke me babain frymezues !
Kur del nga rreshti, ti duhet te largohesh vete!
“Dhe tani na thuaj: Sa ju kane paguar per kete shkrim ????????” -ju pyeti Babai
Z.Lela je nje humbes nga te gjitha drejtimet.Humbesi kurr nuk mund te kete moral te kritikoje dhe te jap mend nje tjetri.Ju ne çdo sekond mbroni padrejtesite e p.d-es dhe sado pak flet per punet e mira te Veliajt nuk te shkon fare por si njeri te pakten ne ndergjegje duhet te dallosh realiteti dhe ne fakt ti e dallon por si p.d.-ist qe je vazhdon rrugen e kalit te karroces dhe aty qendro se vetem per ate pune je,mos devijo ne baltosjen e te mires qe bejne te tjeret.
Zoti Lela,mbas ketij shkrimi,emery me I pershtatshem do te jete O’Lele.
Veliaj ju ka lene pa mend. Ne cdo cep duket dora e bashkise. Me keto ritme, nuk ka gje qe e kap. Faleminderit Veliaj qe po sjell nje fryme te re. Tani do fillojme ti masim politikanet nga veprat, jo nga llafet. Lelaj vetem te jete shpirtlig dhe njeri teper i ceket qe te mos e dallonte ndryshimin. duhet thene qe prape Lelaj nuk shkeputet dit nga padronet e djathte… Sa i cek projektet e bashkise…. Leeeeelaaaaj…. qindra llampa te nderruara, gropa te mbushura, puseta te ripariar, trotuare te reja, lagje te te tera te shtruara, parku i pastruar nga plhehrat, levizja e romeve nga parku, mbjellja e mijera pemeve, parkingjet, pastrimi i plehrave e kazane dinjitoze…. Une them Ruajna Zot Erionin jo vetem per punet qe po ben, por per standartin qe po sjell ne politike. BRAVO TE MADHE ERIION! GO ERION! PD-se po i erresohet pamja nga punet e bashkise.
Veliaj me gjithe mend na ka lene pa ……MENDS,se ne ne Yzberish po i shijojme me shumice te mirat e tij,qe nga rruget me balte,plehrat me shumice,lukunia e qenve rrugace,mungesen e lulishteve,kopshteve,cerdheve,ndricimi rrugor etj,etj!
Deri me sot ne nuk e njohim per fytyre administratorin e Kasharit,bile nuk e dime se nga varemi administrativisht me ndryshimet e reja!
Veliaj me gjithe mend na ka lene pa ……MEND,se ne ne Yzberish po i shijojme me shumice te mirat e tij,qe nga rruget me balte,plehrat me shumice,lukunia e qenve rrugace,mungesen e lulishteve,kopshteve,cerdheve,ndricimi rrugor etj,etj!
Deri me sot ne nuk e njohim per fytyre administratorin e Kasharit,bile nuk e dime se nga varemi administrativisht me ndryshimet e reja!
Duhet bere nje test inteligjence per te nxjerre mesataren e inteligjences se popullit shqiptar. rezultati do i jepte pergjigje shume enigmave.
Emisioni “Nga njera bythe ne tjetren”….gjithsesi lepirja vazhdon.
BO,BO…OOOO, SI BO ROBI PER QOFTE.
Si ka mundesi qe ka kaq vemje Tirana? Lela Cili, etj etj…si nuk ju vjen per te vjelle per keto qenie qe keni aty o njerez. Mbajne ere deri ketu ne Londer