Yll Rugova
Ngjanjëherë për të luftuar bakteriet në organizmin e njeriut, mjekët injektojnë baktere të tjera të cilat pastaj në luftë e sipër e pastrojnë organizmin, duke lejuar që sistemi imunitar të ngadhnjejë.
Por religjioni, megjithatë, s’është bakter.
Nëse lejojmë që religjioni të bëhet lëndë e veçantë në shkollat fillore dhe të mesme, siq po tenton kryeministri Rama, nuk është se do ta arrijmë efektin e baktereve dhe antibiotikëve. Në fakt do ta arrijmë të kundërtën, religjioni do të lëshojë rrënjë thellë në shoqërinë shqiptare.
Në Evropë kemi shumë shtete dhe kombe që bazën e identitetit të tyre e kanë të lidhur me religjioni. Për shembull Gjermanët. Ata janë formësuar definitivisht si komb në momentin kur Martin Luteri e ka reformuar kishën e krishterë. Ai njëkohësisht e ka përkthyer Biblën e parë në gjermanisht duke e standardizuar me këtë akt edhe gjuhën gjermane (e cila deri në atë kohë ka qenë e ndarë në dialekte). Pra në Gjermani, protestanizmi është pjesë bazë e identitetit kombëtar. Ata si lëndë zgjedhore e kanë edhe religjionin në shkollat e tyre.
Edhe në Greqi, e Serbi, kisha ortodokse në kohën e Perandorisë Osmane ka pasur nivel të lartë të autonomisë dhe ka shërbyer si mekanizëm mbrojtës për identitetin dhe gjuhën e këtyre popujve. Edhe këta si lëndë zgjedhore e kanë religjionin në shkollat e tyre.
Por, jo të gjitha kombet e kanë religjionin si pjesë të identitetit të tyre. Francezët, për shembull, identitetin e kanë të lidhur ngusht me revolucionin francez. Periudhë kur kleri i krishter e ka humbur pushtetin në këtë shtet dhe laicizmi ka nisur dominimin si formulë e re e funksionimit shtetëron për çështjet e fesë. Pra laicizmi dhe jo feja është pjesë thelbësore e identitetit francez. Në shkollat publike franceze, religjioni nuk është lëndë e veçantë, as obligative, e as zgjedhore.
E njejta vlen edhe për Shqipërinë. Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë me një gjuhë, por të coptuar mes tre religjioneve kryesore. Vetëm pasi kanë ndërtuar mitin e lidhur me sllogarnin “feja e shqiptarit është shqiptaria” kanë arritur të unifikohen me sukses. Mos të habitemi, kombet janë konstrukte artificiale të bazuara në mitologji të zbukuruar dhe glorifikuar që rëndom është krejtësisht e shkëputur nga realiteti. Por megjithatë, janë këto mite që i japin kuptim kombeve sot. Dhe mbi to, ndërtohen vlerat që na mbajnë së bashku. Kombi shqiptar bazohet në gjuhë dhe jo religjion.
Religjioni në shkollat shqipe nuk ka kurfarë kuptimi. Nëse vërtetë dëshirojmë ta luftojmë ekstremizmin fetar atëherë duhet të punojmë në përmirësimin e cilësisë së arsimit. Një fëmijë që nuk e ka mësuar si duhet biologjinë, fizikën, historinë, kiminë është i prirur që më lehtë të kthehet kah religjioni. Dhe më pas e ka më të lehtë të indoktrinohet deri në atë masë sa së kalojë në rryma ekstremiste. Pra, në luftën kundër ekstremizmit fetar, që po e rrezikon gjithë planetën, Shqipërisë nuk i duhet më shumë fe, Shqipërisë i duhet më shumë arsim!
Në fakt, arsimi nuk i duhet veç në luftën kundër ekstremizmit, por edhe për prosperitetin e shtetit në përgjithësi.
Ju jen kunder Fishtes Mjedes Bogdanit Naimit e shume te tjereve qe i kane dhene identitet e kulture ketij milet jeni shume te pa afte shihet gjendja ku eshte Shqiperia nga paftesia e juaj merr shembull Francen se Franca e ka bere me respektuar fete tjera mos me u dukur superjor dhe ky eshte gabim cfare solli revolucioni Francez krime dhe mijera te vrare eshte si me u levduar Gjermania me Hitlerin . Neqoftese kerkohet lende vetem per histori me mire mis ta vene fare feja ruhet me mijra vjet dhe kerkohet te deformohet ne Shqiperi me bere si gjitha gjerat tjera genjeshter me kete ide mundoheni efhe ste pak fe qe trashegojne nga familja ky eshte krim keshtu si doni me orjentuar ju .Feja eshte trashegim dhe jo zgjedhje individuale kur mungon ky trashegim atehere e zgjdh individualisht se nuk ka trashegimi ska fillimin pagzimin dhe feja zotrote nuk eshte si e mendini ju eshte kolektive se per ndryshe ska vlere si thua ti gjithesecili me ju lute Zotit me ndihmo te vjelli parat e rruges dhe mos te me zbuloje policia ose me ndihmo te vras hasmin se shumica e njerezve ne kete kuptim luten me ndihmo Zot qe te fitoj para per kete arsye duhet qe ti jepet arsyja e vertete qe ka feja ne jeten tone .Komunizmi e ka shkaterruar njeriun ne Shqiperi shumica thojne jam ateist po pse merrni priftin ne varrim ne pagezim ne martese ateistet Evropiane kane te pakten kulture Kristjane kurse keta ateistet mislimane e te Krishtere nuk kane njohuri per fene dhe skane asnje lloj kulturet qe te nkulin kujin vetem se flasin percart anadollake me gube qe me i hell ne dete sju hiqet guba .Ateist eshte ai qe e ka studjuar fene ka degjuar predikime me vite dhe nuk eshte bind por keta skan degjuar kurre kto as ateist nuk jane por jane me djallin .Amerika e ben betimin presidenti ne Bibel kurse ne ne kushtetute qe e ndryshojne si ju teket e betimi ne te eshte hipokrizi eshte tallje me ndjenjat e njerezve se ai e shkel pa frik se nuk ka te bejne me Zotin kurse betimi ne Bibel ju dridh leqet e kembeve se kane femije e i tremben hakmarrjes se Zotit se me trthtuar Zotin duhet ti bejne llogarite mire .
Kerko ne google,e ki shkrimin e ASH Italjana per qka e largun Georgi fiesti(gjorgj fishta) per qka sa ishte gjalle Enveri ishte e ndaluar ti permendet emri ktij antishqiptari,fal xhorxh fishtes.i dha preteks Enverit qe ti likvidon shum popa pa gjykim,armet qe u gjeten ne muret e kishes,nuk ishte ideja e popave,po e xhorxh fishtes,per qka u mshefen ato arm nuk pi ceki se ju minoritart e dini me mire,a ka shkru letra aska shkru nuk eshte ka me intereson fare,aj qe eshte kundra kombit jeta dhe veprat e tij nuk kan vlere,te fishta kombi ka qene sekundar,kurse kisha primar dhe aty tregohet se per qfar racisti behet fjale,po kohen e fundit i kemi edhe shkrimet e kishes ne Bosnje ku ka msu shkoll se kush ka qene xhorxhi.
Epo c’na gjeti. Nuk ishin mjaft Andoni, Kikia dhe Pinderi, por na doli edhe Rugova tani. Edhe shqip nuk di mire ky, dhe nuk i thote fe, por religjion.
Ne fakt me vjen mire qe shume komente qe jane bere keto dy dite, jane bere nga njerez qe e urrejne ekstremizmin fetar dhe fene ne pergjithesi. Eshte e vertete qe nga shkollat me baze fetare nuk vjen asgje e mire.
Por, me thene te drejten, pavaresisht nga mendimi im personal per Ramen, ne kete pike e ka drejt, dhe shumica e komentuesve bashke me artikullshkruesit Andoni, Pinderi, Kikia dhe Rugova, te me falni, por ja kane futur “si kau peles”. Kerkoj falje per kete krahasim vulgar, por nuk mund te mos revoltohesh nga diletantizmi I disa te ashtuquajturve gazetaret apo publiciste. Pa pritur e pa kujtuar na dolen njemije eksperte per aresimi, te cilet nuk folen kur aresimin po e merrte lumi. Ishte ky Edi Rama qe ju la te flisni pa frike se po ju ve dikush bomba poshte makines (Mero e di mire kete pune). Nuk them t’ja dini per nder, por te pakten mos merrni kot sikur jeni me shume demokrater apo me shume progresiste nga ai.
Keni marre kot, por kaq kot, sa do ju vije turp nga vetja kur te lexoni se ku e kishte fjalen Edi Rama per lenden e Edukates Fetare ne shkolla.
Ju qe po bertisni neper komente ose me artikuj me kujtoni ata pakistanezet apo arabet e revoltuar qe djegin flamure amerikane per nje artikull gazete apo per nje karikature.
Po ju nga e dini qe mesimi fetar ne shkolla eshte I demshem? Pra dini dicka. Cfare do dreqin dini, e keni mesuar diku. Ku mutin e keni mesuar se na cate trapin? Pra keni lexuar per fete. Po dreqi ta haje, kete duhet t’ju mesojme edhe femijeve tane. Ti qe flet, mendon vetem me trurin tend, dhe nuk e vret mendjen se si mendon ai fshatari nga Tropoja, Kukesi, Permeti, Korca, Tepelena, Berati, etj. A e di ti shkrues apo lexues se sa bektashinj po rriten per dite ne Berat dhe Tepelene? Se sa ortodokse te bindur po rriten ne Fier, Lushnje, Gjirokastra apo Sarande? Se sa myslimane te thekur po rriten ne Burrel.
, Peshkopit, Tirane apo Kavaje? Se sa katolike te vegjel po edukohen nga misionaret ne Puke, Lezhe. Mirdite, apo Shkoder? Jo, nuk e dini. Se po t’a dinit, nuk do vinit ketu e te na tregonit perralla per laicitetin e shkolle publike. E dini ju, e ne te tjeret nuk e dikerkemi!! Na cate trapin na cate. Shqiperia nuk eshte vetem Tirana dhe shkolla ku shkon djali apo vajza juaj. Femijet shqipetare jane nevoje per kulture fetare, qe te shikojne pertej fese qe u mesojme prinderit ne shtepi, apo misionaret dhe imamet e paskrupull.
Realiteti fetar eshte ekzistent dhe nuk mund te fshihet. Jane qindra shqipetare te Kosoves dhe Republikes se Shqiperise qe luftojne per ISIL, ndersa ky Rugova na ben teorira. Shkolla pra ka nje rol te domosdoshem per te luajtur. Por qysh ta luaje kur dalin disa pordhacer qe na shesin mend se dine nga aresimi dhe nga feja? Shkolla e ka per detyre t’i tregoje myslimanit dhe kristianit se nuk ka vetem nje fe, se feja ka lindur nga disa shkaqe historike, ekonomike dhe kulturore, se njeriu duhet respektuar si njeri dhe Jo si besimtar, se ne bote ka edhe njerez si une qe nuk besojne ne zot, por jemi njerez te mire pavaresisht nga kjo.
A ka mundesi te mendoheni nja njezet here para se te shkruani budallalleqe? Jeni bere me keq nga ata qe grisin dhe djegin flamure se u shajne profetin, apo ata qe u shndrisin syte si te cmendur neper mitingje.
Ejani ne vete, dhe lexojeni disa here ate qe tha Edi Rama, para se te jepni mendim. Dhe ketu nuk ka fare rendesi se kush eshte Edi Rama. Ai ka ndenjur shtrember, por ka folur drejt.
Duket qart sesi llumi sunit,shiit e kesisoi rrace turkoshakesh[jo shqiptare] sulmon Ramen dhe mohon ne te njejten kohe BESIMIN FETAR KRISTIAN te te pareve tane arbereshe disa shekullor.
E nisi pederi islamik Hoxha ne ’67-en duke shkaterruar fene shekullore te shqiptareve[nuk flitet per besimin arab myslimon],kjo per faktin e INFERIORITETIT qe ndjejne keta !
Do te vinte dita kur i Madhi Anastasio do te Ringjallte BESIMIN KRISTIAN SHQIPTAR dhe Kishen Ortho/xe shqiptare.
Sot,Ai luftohet me cdo menyre pikerisht nga ky llum sunit antishqiptar,jane po keta turkoshake qe luftojne Ramen qe do te fus ne shkolle besimin fetar kristian[nuk na rruhet per ate arab]……………..
Foli dhe bytha e Janullës!
Kam pershtypjen se Rama tani po flet per fete sic beri Saliu kur foli per organizatat e ylberit. Askush nuk e beson se e mendojne vertet, por dikush ua kerkon si kusht per ate te shkrete pasaporte per ne EU! Te pakten Saliu ketej fliste pro tyre, ketej qeshte me ate shprehjen e tij tipike djallezore sa here qe e di dhe vete qe po thote nje genjeshter: “Mos i merrni seriozisht keto qe them, po ashtu eshte nje pune…” Kurse Rama i thoshte me fytyre dhe ton serioz!… Eshte akoma ne fillim, nuk eshte bere 100 % politikan profesionist…
Pajtohem me Artikulshkruesin, zhvillimi vjen me forcimin e arsimit, me mesimin e shkencave, jo me mesimin e fese. Sa per historine e fese, aq jepet ne histori. Ne me te hershmit nga historia kemi mesuar, e natyrisht dhe nga leximi i librave (jo fetare), nga dokumentare te ndryshem e te tjere. Ne periudhen e monizmit kur nuk kishte kisha e xhami, nuk kishim konflikte me baze fetare. tani qe ka me shume kisha e xhami se shkolla, jane shtuar dhe konfliktet, eshte shtuar dhe kriminilatiteti.
E se si qenka “ne respekt te laicitetit te shkolles” (sipas ministres se arsimit), futja e mesimit te fese ne shkolle, kete vetem Lindita Nikolla dhe Edi Rama e kuptojne.
Per kete bejne mire jo vetem te mendohen mire, por te marrin mendimin e shqiptareve. Le ti vene gishtin kokes e te mendojne mire pse shkroi poeti, “lini me nj’ane kisha e xhamia, feja e shqiptarit eshte shqiptaria”? Ca me teper qe te neve ka me shume fe se shqiptare.
Yll Rugova, e vleresoj analizen reagim tuajen. Thjeshte dhe qarte. Uroj t ‘ju lexojne nje shumice shqiptaresh dhe jo vetem juve por edhe reagime te tjera te cilat argumentojne drejte aventuren e rradhes te “rilindjes ” te shqipfolesve te shekullit 21!
Pohimi i kesaj aventure nga ministrja e arsimit, kultures dhe shkences shqiptare me befasoi, pasi mendova se ishte thjesht aventura e rradhes e delirit te Krye “rilindasit “, ndjeva keqardhje. Shkrimi i Yll Rugoves eshte nje shuplake e forte per kete zonje. Uroj ta sjelle me “kembe ne arsim, shkence, kulture dhe shqiptarizem ” duke e larguar nga influencat aventurore dhe obskurantiste qe i serviren. Shumica e shqiptareve duhet te njohin personalitetet e shkences, kultures dhe artit, drejtuesit kryesore, veprat e ketyre institucioneve, sepse sic realisht sot =shqiptaret njohin kryepriftin, kryebektashiun, kryekatolikun ndersa nuk njohin Rektoret e Universiteteve, Kryetarin e Akademise se Shkencave, projektet apo veprat e Institucioneve qe ata drejtojne. Propogandimi i tyre dhe jo i obskurantizmit qe i ka luftuar dhe qe vazhdon edhe sot, do te sjelle nje evolucion pozitiv ne mentalittin e tronditur e shqiptareve.
Ky Ylli Rugova ne radhe te pare duhet te mesoje te shkruaje gjuhen shqipe zyrtare, sepse nuk po flet me shoket e tij qe vjen dhe shkruan ne dialekt. (thuhet “fè” dhe jo “religjion”, thuhet “siç”, jo “siq”, etj)
Jam kunder futjes se lendes fetare neper shkolla, si psh mesimin e Bibles apo Kuranit, por jam dakord qe te futet nje dege e veçante per mesimin e historise fetare, pra, si linden fete, pse linden, cilat ishin arsyet, etj.
Ka te drejte komentuesi Grigor, te mesosh fè dhe te mesosh rreth feve, jane dy gjera te ndryshme. Nuk ka nevoje te mesosh ça ka thene Jezusi apo Muhameti, rendesi ka te mesosh shkaqet, rrethanat dhe arsyet si dhe pse linden fete. Pastaj, ai qe do te behet praktikues fetar, le te shkoje ne kishe apo xhami.