Rama s’ka thënë asgjë të gabuar në lidhje me Trump

14 Prill 2016, 11:12Blog TEMA

Nga Ada Heqimi

 

Kryeministri Edi Rama nuk ka thene asgje te gabuar per Donald Trumpin. Ai ka thene ate qe mendojne pjesa e publikut amerikan, qe nuk e ka votuar manjatin. Sipas tyre ai eshte jashte binareve te diplomacise dhe politikes te ndjekur deri tani nga SHBA.

Rama, po njesoj si shume lidere dhe vezhgues boterore, analiste politike, demokrate dhe shume republikane te vjeter e te rinj, qe e shohin si shqetesim per Partine e Madhe te Vjeter (GOP) Donald Trumpin ka shprehur mendimin e tij “per cka do ti shkonte per shtat SHBA”, ne syte e aleateve dhe ketu nuk ka asgje per t’u lakuar kaq shume.

Donald Trump eshte votuar deri tani ne zgjedhjet paraprake, por edhe Partia e tij, te ciles i perket, duke llogaritur edhe luhatjet e treguara prej tij ne debate (per te kandiduar i vetem) po perpiqet te kete planin e eleminimit te tij nga gara e Nentorit. Ai nuk eshte votuar President dhe Kryeministri shqiptar nuk ka bere asnje gabim duke thene ate qe mendon, ne fakt nuk eshte i vetem, per kete etape te fushates ne SHBA.

Gazetari Richard Quest eshte nje prej te preferuarve te mi, per menyren krejt te vecante dhe pa “diplomatic nicities” (klishe diplomatike) dhe me menyren e drejtperdrejte te pyetjeve, duke menduar per publikun dhe jo qoken e rastit.

Nuk eshte aspak kjo pyetje qe e ve ne veshtiresi Kryeministrin, eshte ajo e kandidimit te Donald Trumpit nga Partia e tij, (te ciles, shpeshhere i eshte dashur te distancohet nga qendrimet e tij) dhe pergjigjia eshte e duhura. Ashtu si cdo lider, edhe Trumpi duhet te mbaje premtimet:

“Te ndertoje mure te larte mospranimi dhe izolimi”?

Pse e tille eshte historia e Amerikes qe e beri ate vendin e madh te vlerave dhe bashkejeteses mes popujve te ndryshem, kulturave dhe besimeve?

Leksioni i mbajtjes se premtimeve te fushates, qe jep Kryeministri duhet te jete i mesuar mire prej tij. (Ketu nis nje debat tjeter, qe sa shkeputet aq lidhet me deklaraten e tij per Trumpin) te jem korrekte.

E fundit, ajo qe sme duket me gazetari, por nje stil i njohur flirtimi: “Kujdes, mos flit se neser ky mund te jete shefi yt, hesht dhe mbyte zerin e mendjes se ky mund te jete neser eprori yt, ne rastin e Trumpit, (nese ai nominohet dhe behet President), hesht se do t’ia kesh nevojen”- nuk percjellin asnje vlere apo moral.

Me vjen me shume keq per ata, qe jane stepur, megjithese ne gazetari. Misioni i ketij profesioni, ia kujtoj dhe vetes, eshte zbulimi i fakteve dhe hapja e rruges drejt se vertetes, pa asnje kompromis.

14 komente në “Rama s’ka thënë asgjë të gabuar në lidhje me Trump”

  1. shqip says:

    Po ai nuk eshte votues amerikan, moj Ada….ai eshte kryeministri i vendit me te varfer dhe me qeverine me te korruptuar te Europes!!!!!

  2. Dardan says:

    Ajo qe injoranti delirant kryeminister “made in Albania” eshte se ka mijra Halle per te zgjidh ne vendin e tij , me mobilimin e shtepise se tij 100m te gjate, syzet $60000 te djalit te vet, me se paku $200 million dollar te depozituar ne offshore, ndertim pallati I gruas se vet pa harxhu nje cent??
    Pyet ja eshte:
    Kush eshte me I rrezikshem Ky palla jone apo Donald Trump??

    1. PO QY...ORE ! says:

      Ne kete rast,zoti Dardan ,del qe te jesh ti me i rrezikshem , si megafon ne duart e shpellarit te Vicidolit ! Ti je nje cope injorant , qe paske mesuar sepaku te shkruash disa fjale , por per ty , nuk ka asnje rendesi se cfar derdellit. Qenke i zoti per gjithecka !

  3. krysho ludovik says:

    marshallah marshallah
    po percen ku e ke me mahmudije?

  4. qiri says:

    Qepeni halene qe ju flet, INJORANTE. s’kini aspak te drejte te beni komente publike per te drejtat a popujve te tjere. E ndritet vendin tuaj dhe tani jepni mendime per ata qe s’i kapni dot. Poshtersira. Ju duket vehtja e zgjuar. Funderina.

  5. sit... back..and relaks →→→ says:

    Po mire ky karabushi jone e ditka qe Trump nuk eshte zgjedhja e duhur, po kush eshte zgjedhja e duhur nuk ja tha publikut amerikan. Cila parti eshte e duhura republikanet apo demokratet, nuk ja tha publikut amerikan. Terthorazi mesazhi i rames ishte per lobin shqiptaro-amerikan qe te votonin per kandidatin demokrat cilidoqofte ai dhe jo per ate republikan. NJe mesazh qe prapa ka dhe ndonje premtim apo shperblim. Ishalla i ka lujt zarat mire karabushi se perndryshe olele obobo

    1. luli says:

      Une jam 24 vjet ne USA kam votu qe me zgjedhjen e dyte te Bushit ( atehere u bera shtetas) jam republikan 100% familjarisht po ama nese nominohet Trump harroje qe do te votoj per te .Keshtu si un jan jo pak republikane tani ne USA .Sa per lobin shqiptaro amerikan harroje qe mund te ndikohen nga palo politikanet shqiptare .

  6. franko says:

    Kryeministri i nje vendi te vogel qe akoma s`mund te beje zgjedhje te pakontestueshme, u jep leksione amerikaneve.

  7. Agalliu says:

    Si cdo kryeminister apo i pare i vendit ne historine e Shqiperise se pasluftes se dyte boterore edhe palloshi Rama mendon vetem per veten, pasurimin e tij dhe familjes dhe karrigen e tij.
    Mbrapa fshihen vetem keto interesa dhe asgje me tej. Ai u be papagall i ndonje muhabeti ne ndonje takim majtistesh si Soros etj. dhe foli ato qe degjoi per interesameskine. Kaq, lereni qolen te beje rolin e kaqolit.

  8. pff says:

    Adaaaaa, Edi Rama nuk perfaqeson mendimin e nje shtrese amerikanesh, as eshte I authorizuar te flase ne emer te tyre edhe pse mund te kete te njejtin mendim. Ai eshte kryeminister i nje vendi qe nuk ben pjese ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, prandaj mos ngaterro kekun me byrekun. Intervista me te eshte si Kryetar Shteti dhe jo person anonim qe mund te thote mendimin e tij. Kryetari i Shtetit mban qendrim diplomatic ndaj ceshtjeve nderkombetare dhe kete e permban job description e dashur. Gazetaret angleze nje thone dhe dy nenkuptojne dhe ti duhet ta dish kete meqe e pelqen kete gazetar. Meqe permende misionin e gazetarit, nise edhe njehere vitin e pare Gazetari se mbase te ndihmojne 5 W-te!!

  9. Na bashkoj kenga popullore says:

    E keqja jon nuk eshte se merremi me politik por qe nuk kuptojm i kar ne politik,deklarata e Zotit Rama kunder Trump thjesht nenkupton se fati i Kombit Shqiptar varet nga Amerika,pa Ameriken a do kishim Kosoven e lir sot?

  10. mirel says:

    Kur ka kaqole si puna e kesaj Edi Ramuti i sjell ne qeveri dhe i ben Drejtoresha. Orandaj Ada vazhdo punen si e ke nisur se nje te mire je me ja pa kryeidiotit.

  11. Demo says:

    Nga e kane marre kete ftyre?Nga estrada ushtarit?

  12. s.h. says:

    Plehrat e pd …po ndotin ngado rrjetet sociale ….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje