Figurat kryesore të partisë Republikane në SHBA nuk duan që Donald Trump të jetë kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë. Kjo, për dy arsye – e para sepse nuk pëlqejnë që Donaldi të jetë lideri i partisë së tyre, dhe e dyta, sepse sondazhet tregojnë se ai ka gjasa të mundet keqazi si nga demokratja Hillary Clinton, edhe nga socialdemokrati Bernie Sanders.
Për të bërë të mundur që në Shtëpinë e Bardhë të shkojë një republikan, pas 8 vjetëve të demokratit Obama në të, figurat kryesore republikane kanë tre plane. I pari, plani A, është që Ted Cruz të ketë më shumë delegatë të tij në Konventën Republikane se sa Donaldi.
Në qoftë se ky plan dështon, plani B është që Donaldi të mos ketë më shumë se gjysmën e delegatëve në Konventë, dhe pas disa raundesh votimi, të zgjidhet atje me konsensus një kandidat tjetër – John Kasich, që është i treti në garën primare ose Paul Ryan (Kryetari i Dhomës së përfaqësuesve në Kongres), që s’është fare në garën primare.
Në qoftë se edhe plani B dështon, dhe Donaldi zgjidhet kandidat për në Shtëpinë e Bardhë, mund të futet në lojë plani C. Figurat kryesore republikane po mendojnë që të mbështesin kandidaturën e pavarur të ish-gjeneralit të marinsave, James Mattis, i cili punon aktualisht në Hoover Institution, i lidhur me Stanford University.
Edhe pse pa përvojë politike, Mattis njihet si një lider i madh ushtarak, që sipas figurave kryesore republikane, mund të përsërisë përvojën e ish-gjeneralit Ajzenhauer në Shtëpinë e Bardhë. Që ai të arrijë deri atje, i duhet vetëm të kandidojë si i pavarur dhe të fitojë në tre shtete – Florida, Ohio dhe Pennsylvania. Në këtë mënyrë, asnjë nga kandidatët nuk mund të arrijë numrin magjik të 270 votave elektorale për t’u zgjedhur president. Dhe në këtë rast, sipas amendamentit 12 të kushtetutës amerikane, Mattis mund të zgjidhet president nga Dhoma e Përfaqësuesve në Kongres, ku mbizotërojnë dukshëm republikanët.
Sipas revistës Military Times, ish-gjenerali Mattis ka deklaruar se nuk është i interesuar për t’u bërë president i SHBA-së. Por kështu deklaroi edhe ish-gjenerali Ajzenhauer para se të kandidonte. Dhe më pas, ai ndëjti 8 vjet në Shtëpinë e Bardhë…
cfare u ka bere ky trampi qe i jeni qepur me buke ne traste?
une nuk di te kete thene ndonje gje per shqiperine, vetem murin me meksiken do beje?
I kujt eshte ky plan? Per mendimin tim dhe cfar po shikoj Republikanet nuk duan qe D. Tramp te arij numrin magjik 1237 delegate. Po e ariti kete nuk ka mundesi ta ndaloje asgje qe te jete ne gare per President te SHBA. Trampi eshte I bindur se ai do ti arij numrin e delegateve sepse ai eshte me shume se 200 delegate me shume se kruz, kur kane mbetur dhe 19 shtete te votojne. Me daten 19 shkurt votohet ne NewYork ku trampi e konsideron ate ” shtepin e tij’ Ne rast se Tramp nuk arin numrin e duhur te delegateve, ne Kuvendin e parties Republikane ne korrik Mund te shikohet mundesija e dyte qe te zgjidhet nga te dy pretendentet qe kane mbetur, por me shume ka mundesi te votohet per variantin e trete. per Paul Ryan Kryetari House. Per Drejtuesit e Republikaneve tani jane kunder Trampit sepse kohet e fundit ka bere disa gabime te pa faleshme per Abortin per te cilin tha : Se do te denoj cdo grua qe do te abortoj, por mbas nje dite u terhoq nga kjo sepse ai do te kishte kunder te gjithe grate e Amerikes qe perbejne me shume se gjysmen e votuesve. gjithashtu ai eshte kunder emigrantve,myslimaneve etj.