Rama rrezikon të bosnjëzojë Shqipërinë

13 Prill 2016, 09:37Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Në mes të një dite kur vëmendja e publikut ishte fokusuar diku tjetër, kryeministri Edi Rama lëshoi një risi që vetëm më pas erdhi dhe u bë tronditëse: mësimin i fesë në shkolla. Qëllimi i tij është fitorja në zgjedhjet që po vijnë, ku komunitete fetare janë serbator votash. Por ajo që po bën Rama për një mandat, nëse e vë në jetë, do ti dëgjohet gjëmimi për shumë mandate. Duke e kuptua se opinionin shqiptar u trondit, u përpoq ta amortizonte duke nxjerrë ministren e arsimit ta justifikojë, dhe shkruar se kjo është një ide që mendohet prej kohësh dhe në konsultim edhe me të huaj.

Gjithësa thuhet për studime që janë ndërmarrë, për projekte pilot dhe konsultime me intelektualë, nuk ka gjurmë të kenë ndodhur, dhe në kanë ndodhur, është një gabim i rëndë kjo fshehtësi. Ky është ndër ato probleme kur orientimi evropian i vendit, bashkegzistenca paqësore, laiciteti, dhe shumë arritje të shoqërisë shqiptare, po vihen në lojë me një goditje të vetme, për një problem ku çdo reformë do të dukej si lojë fëmijësh, dhe për një problem që as kjo maxhoracë jo e jo, por as ky brez, nuk e ka mandatin të vendosë.

Që projekti është konsultuar me institucione franceze, të cilin Rama na e hodhi si argument mbyllagojës, kjo nuk na bën më shumë sesa kavje eksperimentale. Pasi nëse gjithçka shkon keq, francezët do t’i këpusin një “më fal” dhe ne do të na lënë në zjarrin e sherreve ndërfetare.

Aq më tepër që ekspertët francezë të Ramës nuk kanë qenë në gjendje të zgjidhin mosmarrëveshjet apo ndërtojnë modele mes katolikëve francezë me magrebinët myslimanë që jetojnë në Francë, ndaj si dreqin do t’i zgjidhin problemet e një pluhurnaje besimesh dhe sektesh që është Shqipëria?

Rasti i konglomeratit fetar shqiptar, është një rast i veçantë në botë dhe nuk mund të merret eksperiencë nga asnjë vend, pasi askund si këtu nuk janë prezent fetë dhe shizmat e tyre. Nëse për kodin penal, tregëtar apo ligje të ndryshme, mund të marrim ato perëndimore dhe adoptojmë, këtu nuk kemi nga marrim dhe duhet të zhvillojmë eksperiencën tonë.

Toleranca jonë, më shumë se produkt i kulturës tonë fetare dhe komponent i tolerancës civile, është rrjedhojë e mosnjohjes së feve dhe doktrinave të tyre. Të hapësh kutinë e Pandorës dhe fusësh mësimin e saj nëpër shkolla, nuk është një taktikë e zgjuar. Është një shans më shumë për rritjen e dasive. Pasi askund asnjëherë nuk ka ndodhur që mësimi i doktrinave fetare apo i feve të ndërsjellta i bën njerëzit më tolerantë. Toleranca fetare nuk ka ardhur për shkak të njohjes së thellë të fesë. Toleranca fetare, përjashto rastin shqiptar, ka ardhur si rezultat i arsimimit, ka ardhur për shkak të iluminizmit, ka ardhur për shkak të laicizmit. Ashtu siç është e njohur që periudhat kur feja ka pasur frenat e shoqërisë, nuk njihen për periudha të ndritura të historisë. Është shumë herët të pranosh se laicizmi ka dështuar në frenimin e intolerancës fetare, siç deklaroi kryeministri. Është disfatizëm.
Intoleranca apo toleranca fetare në rrafshin politik, nuk ka ardhur asnjëherë për shkak të besimeve dhe doktrinave të tyre. Çdo libër i shenjtë, çdo doktrinë ka mënyra interpretimi. Bibla ishte libër lufte për kryqtarët dhe paqeje për shumë Papë. Kurani është libër paqeje për shumë myslimanë dhe lufte për mendjet e ndezura të tij. Konkluzioni i gjithë këtyre argumenteve dhe mijëra të tjerave, është se në momentin kur besimi del në rrugë, ai bëhet politik, dhe shfrytëzohet për qëllime politike, pikërisht siç po bën Edi Rama, është i rrezikshëm. Në një rast kompleks si ai shqiptar, të duash të bësh eksperimente në fund të mandatit, është ruletë ruse. Aq më shumë kur nuk e di çfarë dhe si do ta bësh.

Por në llogari të fundit, dy rrugë janë të aplikueshme. E para ka të bëje me zgjerimin e lëndës së historisë dhe përfshirjes në të edhe të besimeve të mëdha, por gjithmonë si histori e botës dhe jo e doktrinave. Kjo mund të bëhet pa pasur probleme edhe fëmijët e laikëve apo ateistëve që studiojnë aty dhe nuk duan t’iu japin fëmijëve orientim religjoz.

Rruga e dytë është ndarja e fëmijëve sipas besimit dhe dhënia e leksioneve nga klerikë. Dhe kjo është një minë me sahat, një segregacion i nxitur nga shteti. I cili nuk i jep përgjigje një pyetje të madhe: po fëmijët e atyre që e quajnë veten ateistë, deistë, agnosticistë, dhe nuk besojnë në asnjë nga format aktuale të besimeve të mëdha, ku do t’i fusin?

Nëse ka një problem bota perëndimore sot, nuk është futja e fesë në shkolla por si ta nxjerrin atë. Sektorë të tërë të shoqërisë janë kundër prezencës së saj, ashtu si shumë prindër të fëmijëve nuk duan që fëmijët të marrin edukatë fetare. Dhe bëhet fjalë për kombe ku feja ka pasur rol të madh në plazmimin e identitetit të tyre. Po pse duhet në Shqipëri ky eksperiment i rrezikshëm, aq më pak pa diskutim publik?

Rilindasit shqiptarë, ata të vërtetët dhe jo karikaturat, mund të ishin burra me defekte dhe virtyte; ishin politikanë, shkrimtarë, poetë, filozofë modestë të krahasuar me Rilindjen Evropiane. Por patën guximin e çmëndur të ëndërronin një komb me katër grupe fetare, dhe intuitën e madhe të bënin një shtet laik, dhe kujdeseshin që mos të linin asnjë nuancë dasije apo superioriteti besimesh.

Myslimanët patën mençurinë të mos ishin arrogantë në supremacinë e tyre numerike, ndërsa të krishterët të mos përdoreshin si mina kundër shtetit të shqiptarëve. Kjo arritje 100 e ca vjeçare, nuk mund të lejohet të hidhet në erë me një veprim i cili nëse gjykohet me dashamirësi, është i papërgjegjshëm; nëse gjykohet ftohtë, është antikombëtar./dritare.net

28 komente në “Rama rrezikon të bosnjëzojë Shqipërinë”

  1. ilir says:

    Rama po na ben kundershtar me zor

    1. e verteta says:

      Budallenj jane ata qe e kane besuar ndonjehere.
      Kelyshat e komunizmit si EDI A SALEHU/META qimen e nderrojne.

      dUKESH SIKUR THUA : ishe i mire ne PS O kASRTRIOT iSLAMI……

      1. resul mahmuti says:

        Perfaqesuesit e feve ne shqiperi
        sipas radhes nga e majta ne te djathte 1,2,4,5 edhe me i rendesishmi 3
        1) ortodosk
        2) bektashi
        4) myslyman
        5) katolik
        3) cifut

    2. mesuesi says:

      Ky Rama vetem per te mbijetuar kerkon te nxjerri tema te reja a thua se i realizoi ato qe premtoi dhe tani duhet te merret me tema te tjera. Feja eshte ne Perendim ne shkolle po kjo vjen ngaqe ne perendim njerezit jane pothuajse te nje feje. Shikoni cfare problemesh ka perendimime futjen e fese myslimane ne shkolla. Me te vertete qe shkolla do ishte nje ndihme per ta mesuar fene nen kontrollin e shtetit. Po kur ky nuk kontrollon dot sot se cfare predikohet neper xhami a kisha pse duhet ti besojme ne qe ky eshte ne gjendje te kontrolloje predikimin ne shkolla. Me mire te mbeshtetemi ne traditen shumeshekullore qe kemi se sa te fillojme te sajojme si piktore shto nje ngjyre ketu e shto nje ngjyre atje pa plan dhe koncept. Ky Rama sa here qe deshton fillon te mendoje per tema te reja deshtimi.

      1. tfgs1 says:

        FEJA duhet te mesohet qe ne bangat e shkolles,normalisht flas per fene e arberit ate KRISTIANE.
        sa per ate islamike,nuk po na rruhet shume se eshte fe arabe dhe nuk na intereson…………
        pra,ne nje fare menyre erdhi dita[edhe pse vone] qe te ndahen njehere e mire se cilet jane shqiptaret e vertet ndjekes te BESIMIT KRISTIAN te te pareve tane dhe atyre turkoshake,ardhur prej Arabie dhe ndjekes te fese ISLAMIKE………….

        1. kd says:

          Ik ore bithe q…qebabtoresh ti me gjithe ate Fe kristiane e myslimane dogma jevgjitesh si puna jote

        2. Arian says:

          IDIOT
          feja e shqiptarve eshte SHQIPTARIA.
          Shqiptaret jane PAGANE.
          NEe kristiane e muslimane i kane kthyer me kerbaç pushtimi Venedikas dhe Turk.

      2. Arian says:

        Perendimi ka mbi nje shekul qe ka probleme me gjithe FENE KATOLIKE CRISTIANE per PEDOFILINE

    3. sit... back..and relaks →→→ says:

      Lenda e Fese ka vend ne shkollat Laike aq sa ka vend Lenda e Edukates seksuale ne medresete e muslimaneve apo shkollat e krishtera. Jo se ka ndonje gje te keqe lenda seksuale ne shkollat fetare por problemi eshte se si do ja shpjegojne fjala vjen, lindjen e krishtit nga maria me ane te frymes se shenjte.

      1. anticensurë 543234 says:

        është njëlloj si me u mbars një homoseksual ose me e mbars me t’lëpime!!
        por ndonjëherë ndodh dhe si me marien!?!?
        prandaj quhet dhe mrekulli!?

  2. Giasou Janulatos pederasti says:

    Shqipëria vate per lesh arapi qekur serbi Sali lejoinje grek si Janullatos pederasti ne ktye te Kishes se Nolit te madh, e qekur e futi vendin ne organizaten e vendeve islamike e u hapi rrugen financimeve dubioze me background islamik.
    Ate cka baballaret e kombit ndertuan duke luftuar e u vrane nder shekuj, sali serbi e shkaterroi brenda nates

  3. Realist says:

    Plotesisht dakort, sipas edhe eskperiences personale , duke jetuar e banuar ne perendim. Prinderit mundohen ti mbajne larg femijet nga dogmat fetare, harrojeni qe jane vende Kristiane. Do te thoja 70% e popullsise jane ateiste. SDhkojne ne kishe vetem per ndonje ceremoni familjare kur ja u kerkojne prinderit e tyre te vjeter ose gjysherit e gjyshet. Shoqeria civile duhet te protestoje dhe te mos lejoje kryeministrin te fusi helmin shoqerise shqiptare. Shqiptaret arrijne sot te intergrohen ne cfardo lloj shoqerie ku te ndodhen , fale laiciteit e ateizmit te tyre. Nese pati nje avantazh periudha komuniste ky eshte i vetmi qe kemi pasur.

  4. Para Laci says:

    O Edi, mos e ngacmo mutin e that se i vjen era.
    Ti nga njera ane i shet mend botes se ne kemi tolerance/bashkjetese fetare, dhe nga ana tjeter je konsultuar me francezet se si t’ja bejme me bashkjetesen fetare ne shqiperi. hajde mendje, hajde.
    Po te dinin francezet se si te bashkjetonin me myslimanet, ata nuk do u bombardonin nga vete myslimanet e frances. A pak arsye kemi pasur deri tani ne shqiptaret te vrasim njeri tjetrin, me veri e jug, per gjakmarrje, per grabitje, per 2 metra toke, pse me pe ne sy, etj, etj, Tani duhet te vritemi dhe per fene? Vetem feja na ka mbetur pa e perdorur si shkak per tu vrar me njeri tjetrin.

    Saliu futi ne lufte veriun me jugun, kurse ti po fut ne lufte myslimanet me te krishteret. Ti po mundohesh ti besh gjerat perfekte, por po i prish me shume sesa po i rregullon. Kot nuk themi ne shqiptaret, mos e luj me se e prishe. Prandaj O Ed mos u merr me me fene se e prishe.

  5. True story says:

    Rama nje koqe gomari , nje idiot i pashembellt, qe per ca vota me shume shet Shqiperine , familjen , dhe te gjithe shqipetaret. Ik o trap se na hape barkun i ktheve permbys te gjitha gjerat qe kishe aritur me shume pune. Trap me zile

  6. Klimax says:

    Jam dakort me autorin e shkrimit Dritan Hila!
    Menyra se si e trajton Rama problemin e mesimit te fese ne shkolla eshte jo vetem e gabuar, por teper e rrezikshme!
    Rama mendon se ne qoftese qytetari shqiptar do te edukohet ne shkolle me ideologjite fetare, do te minimizohet fanatizmi apo keqkuptimi i besimeve fetare!!!!!! Po perse atehere vendet me radikale te botes islame, vende te cilat shkollat e tyre jane 100% nen ndikimin e besimit islam si baza themelore e edukates se femijve, ndodh pikerisht e kunderta? Perse atehere eshte kaq i madh numri i te rinjve xhihadista, pikerisht nga vendet qe edukata e “islamit te vertet” studjohet me rigorozitet ne shkollat e tyre?
    Ne bote, vendi qe popullsia beson me pak ne fe eshte Kina. Dikush mund te thote se Kina eshte nje vend komunist dhe besimi eshte ndaluar me ligj. Ok! Le ta marrim te pranueshem kete argument, por, po ne rastin e Japonise qe vetem 11% e popullsise deklaron se beson ne fe, kush eshte si argument? Mos valle ne Japonine moderne shtypen te drejtat e qytetareve?
    Le te “largohemi” nga Azia dhe te ndalojme ne Europe. Suedia eshte vendi i trete ne bote dhe i pari ne Europe qe besimi fetar ne popullsine suedeze eshte vetem 19%, numer i cili do te ishte edhe me i vogel ne qoftese nuk do te kishte kaq te ardhur nga bota islame ne 25 vitet e fundit. Suedia ndoshta me te drejte mund te quhet edhe vendi me tolerant i botes. Ne shkolla femijet suedez nuk mesojne si lend te vecante besimet fetare, por ne lenden e historise perfshihet edhe studimi i besimeve fetare me te medha te botes, te kuptohemi vetem si histori dhe asgje me teper!
    Atehere perse mos te marrim nje shembull te tille, por kerkojme te bejme eksperimente sa te cuditeshme aq edhe te frikshme duke radikalizuar rrezikshem shkollat laike shqiptare?

    1. kd says:

      Sepse e don Janulla apo ndonje tjeter moter q…. i joti ore Klimax kurva qe te radikalizohen shkollat laike shqiptare por puna eshte se kur ky problem behet serioz edhe ju kurvat “greke” fillon e ju djeg bitha se e dini se kush jeni ne te vertete dhe c pasoja ka kjo gje edhe per ju

  7. albarn says:

    Dritan Hila, po pse “perjashto rastin shqiptar”, pse thua se ketu toleranca vjen thjesht nga injoranca? Populli qenka injorant, kurse zotrote apo ai qe kritikoni, Rama me shoke, qenkeshi te ditur? Ku e çove gjithe trashegimine arsimore, edukative, morale qe vendosi komunizmi ne Shqiperi? Mesues, shkrimtare, gazetare, arkitekte, inxhiniere, punetore te specializuar, oficere te talentuar, etj. etj., pse nuk flet per ta? O D.Hila, ai “regjim”, i mori vajzat myslimane dhe u hoqi perçet, i nxori nga regjimi islamik i familjeve, i çoi ne shkolle, ne aksione, ne universitet, i martoi me ortodokse dhe katolike, madje rinia nuk shihte me cfare feje kishte tjetri, por i jepte perparesi ndjenjave, dashurise. Apo nuk ka qene keshtu? Keshtu ka qene! Si nuk paskesh qene emancipim ky? Dituria, hapja e shkollave cep me cep te Shqiperise, universitetet, laboratoret, akademite, nuk kishte fshat te humbur ne Shqiperi te mos kishte shkolle, mjek, farmaci, siguri, pra te gjitha keto i hapen syte popullit qe ishte analfabet ne 1945 (hiq nje “elite” katundaresh osmane dhe nje grushti te vogel tjeter te emancipuar ne qytetet kryesore, sa ishin? 500 vete maksimumi). keto 30 vjet kane qene rrenim arsimor, ekonomik, social, ushtarak dhe do te thoja edhe psikologjik. Ky popull eshte i semure. Pra kjo s’eshte tolerance. Nuk eshte as indiference sic thote Lubonja. Kjo eshte heshtje qe vjen nga çensura qe u behet shqiptareve te ditur nga dhuna e pushtetit.

  8. Eduardi Madh says:

    E gjora Shqipëri,i gjori popull, e gjora “mender” shoqëria civile Shqipëtare,të gjorët “mender”analistë të gjoja mediave të pavarura, e shumë e shumë të gjorë të vëndit tim, që besojnë se kjo klasë politike ( e të gjitha ngjyrave) po mendon e punon për të mirën e këtij vëndi. HAROHENI. Për sa kohë analistë të tipit Fevziu,Vangjeli, “Karl Marksit”Artur Zhei, zogajt, “Uria-Ipit” Stefani, “gagaçit” Dudushi, “fotozhenikut” Balla etj….. marin përgjegjësinë të na mbushin mëndjen se çfarë po ndodh e si duhet të punoj politika shqiptare, duke na pozuar e demostruar,si kurvat e ndyra,kush e kush ka orat dhe byzylyqet më të shtrenjta, kush e kush është më i zgjuar, duke marrë përsipër , paturpsisht të imitojnë, ashtu siç thotë Zoti Hila, Enverin që dinte gjithçka. Populli jonë i mënçur ( jo ky i sotmi) ka bërë një konstatim të pavdekshëm: Një budalla hedh një gur në lumë, e njëmijë të mënçur nuk e nxjerrin dot. Prandaj ju analistë të tipit Zheji ,Stefani etj……. Përpiquni të zhdukeni nga ekrani dhe të mos ju dëgjojmë më……Zoti Hila keni shumë të drejtë.

  9. mero i bazit te canes says:

    ça lesh francezesh kane konsultuar keta ….! ju garantoj une qe ne shkollat franceze nuk jepet lenda e fese !
    eshte thjesht shpikje e ketyre per te justifikuar gomarrllekun e tyre !

  10. katarakti says:

    Ky eshte budallalliku i rradhes i Rames. Shqiperia nuk kishte nevoje per kete. Nje nga te mirat qe pati komunizmi ishte mbyllja e institucioneve fatare dhe bashkimi i popullit. Pa pare fe, ndarje krahinore apo pasurore. Tani na ka ardhur ky Rama “antikomunisti” i Rilindjes dhe do te ktheje mprapsht gjithçka. Droga qe ka merre dikur me duket se ka bere punen e vet. Ky nuk eshte 100 per qind ne rregull. Prandaj edhe Shqiperia vazhdon te vuaje.

  11. qenka konultuar me francezet a thua nuk do bejme dot gje pa u konsultuar me te huajt says:

    qenka konultuar nga francezet shtet koqe gjoja po thone te huajt eshte mire a thua u plasi francezve per ne sa per dijeni franca eshte nje nga shtetet me antishqiptare ne europe ne France nuk po rregullojne dot problemin e tyre me myslymanet e tani do ta rregullojne tek ne……… pikerisht nqs se e kane konsultuar me te huajt eshte per ti vene flaken shqiperise dhe per ta percare me fe si e kane bere me shekuj greket serbet turqit etj me kete mesimin ne shkolla po ferkojne duart turqia greqia edhe serbia ku do ta bejne shqiperine lesh arapi

  12. mirel says:

    Pyetja e pare qe I shtrohet Rames:
    1- Perse I lindi nevoja e konsultes me te huajt, kur te huajt e mburren Shqiperine si vendin nga I cili duhet te mesojne te gjithe shtetet e tjera.
    Fakti I bashkejeteses fetare ishte nje fakt suksesi dhe I duartrokitur nga e gjithe bota, deri te vete Papa, nga doli e kunderta qe Shqiperia paska nje problem me fene, dhe nga kjo u dashka konsulta e atyre qe u habiten me shembullin tone pozitiv.
    Kjo eshte nje kontradite e madhe llogjike, qe jo vetem nuk qendron, por ka prapaskene te rrezikshme sepse po behet nje plan dhe ndertohet nje skenar qe kerkon ta zhbeje kete shembull. Interesi ne kete zhberje te bashkekzistences ka vetem nje qellim. Ate te kundertin, qe I bie lufta e grupimeve fetare kunder njeri tjetrit.
    Perse e trazon Rama, ate qe sipas botes, ishte mire e bukur?
    Kujt ja hedh keto teori me te huaj e francize?
    A nuk ishin keta francize qe e keshilluan, dhe detyruan qeverine e Kosoves te pranoje grupet fondamentaliste ne Kosove si nje detyrim I te drejtes Europiane? Perndryshe nuk do lobonin per Statusin e Kosoves. Status qe Kosova as sot nuk po e merr, duke ja servirur ne tepsi perseri Serbise, me falje e Karaxhicit, dhe justifikimin e genocidit serb si lufte kunder terrorrizmit.
    A doni te perseriten skenat greke me came e muslimane, ku sopatat do bien mbi qafat e shqiptareve, ortodokse e muslimane?
    Kjo nuk eshte nje lajthitje e Rames.
    Kjo eshte shitje e Shqiperise drejt copetimit te plote.
    Dhe ai po e ben ne fshehtesi perseri, sikur shqiptaret nuk paskan me mend dhe zemer te gjykojne.
    Populli tani eshte nje dele , tufe ne stanin e Rames,
    Populli nuk duhet te dije cfare planesh ka qeveri e Ramiut. Populli duhet vetem te pesoje.
    Shqiptare te mjere cohuni sot, se neser do jete vone.

  13. aqif tahipi says:

    Or zogj hute te shqupit .Me duket se po harroni ose po doni te harroni nje pjese thelbesore te ketij ” puzzle ” . Po per shqiptaret jashte kufijve shteterore kush mban pergjegjesi apo manastiret sllave serbo bullkaro maqedon. Ne asnje menyre nuk duhet anashkaluar radikalizimi islam ne kosove dhe maqedoni ,qe eshte i injektuar nga sllavet per interesa antishqiptare. Nuk duhet te behen llogarite vetem per katundin tone brenda kufijve dhe nje nga ilacet me kryesore per te luftuar kete ekstremizem eshte arsimimi .Te gjithe keta sumeshpuarit ,qe na hiqen si laike ne rradhe te pare duhet ti puthin bolet enverit se eshte brezi i edukuar ne kohen e tij qe eshte me toleranti. Nderkohe qe edukimi i pas 90 ,ka sjelle cdo lloj mjekerroshi nga arabia ,turqia ,greqia ,italia .Po ky brez a mendon se feja e shqiptarit eshte shqiptaria ???

  14. Ben says:

    Bravo Hila, perfect article

  15. Dielli mbi Korab says:

    Ky shkrim duhet botuar ne faqe te pare te gazetes Tema.
    Nje shkrim gjigandesh qe i duhet derguar Edi Rames babit te Zahos dhe burrit te Lindes qe ta lexoje.

  16. lelegu says:

    Rama eshte skizofren. Doktoret e tij kane frike te dalin hapur ne media. Do na beje gropen si komb. Mbajeni mend.

  17. Arian says:

    Quando i primi missionari
    arrivarono in Africa,
    noi avevamo la terra
    e loro la Bibbia.
    Allora chiudemmo gli occhi
    e pregammo.
    Quando li riaprimmo,
    noi avevamo in mano la Bibbia
    e loro avevano la terra.
    (Desmond Tutu)

  18. Akilis says:

    Pse duhet te besojme qe,nje njeri mundet edhe idiot apo injorant u ngjall dhe kete ta bejme Zot!
    Si simbol i Kryqezimit nga romaket ne rregul,por te na thone perralla qe vajti atje,beri kete,nuk u gjet ne varr,tha ate dhe nuk kemi asnje dokument atehere keto jane pune te Zotit?
    Larg Feve dhe minave te pa plasura.
    Nje eshte Zoti,simboli i Dijes Athina qendra e Botes,ku kane lindur Demokracia,Thatro,Lojerat Olimpike,perendite.
    Dikush mund te thote qe “vdiq” Profesori problemi kush ka Para apo fuqi.
    Atehere per cfare zoti flasim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje