Të shtunën e kaluar, (tri ditë më parë) Kryeministri i Shqipërisë bëri publike iniciativën për mësimin e fesë në sistemin arsimor shqiptar.
Dukshëm nga diskutimet që kam vënë re në mediat e ndryshme, kjo ka hapur debate të shumta, por unë mendoj se kjo iniciativë për të diskutuar fenë në shkollë është në drejtimin e duhur.
Kryeministri ka qenë transparent me ne, 5 komunitetet e zyrtarizuara fetare, (Ungjillorët, Ortodoksët, Katolikët, Muslimanët dhe Bektashinjtë), duke na njoftuar më herët për këtë iniciativë dhe duke na ftuar në procesin e përgatitjes së zbatimit të kësaj iniciative. Në takimin e parë të gjithë jemi shprehur pozitivë për këtë iniciativë.
Ne si ungjillore, mendojmë se ky hap i rëndësishëm duhet të jetë i mirëpritur nga gjithë shoqëria shqiptare, sepse bën transparent një diskutim të feve që deri tani është bërë kryesisht nëpër “shtëpitë” e feve të ndryshme dhe jo në “sheshin” e gjithë shqiptarëve si një bashkëbisedim.
Informacioni i gjithanshëm në një shoqëri pluraliste e bën të pashmangshëm përballjen me ide të ndryshme, prandaj nuk ka vlerë përpjekja e shmangies nga përballja me idetë e ndryshme, por duhet të përgatitemi si të diskutojmë në mënyrë të informuar për to.
Shkolla është vendi më i mirë për të filluar diskutimin e feve të ndryshme, duke organizuar një informim të mirë e të ekuilibruar me argumente të përgatitura nga palë të ndryshme, dhe për të ditur ku mund të drejtohemi për më shumë informacion më vonë sipas preferencave dhe bindjeve të secilit.
Arsyet tona si ungjillorë për të qenë pozitivë ndaj kësaj iniciative përfshijnë:
1) Ne si të krishterë ungjillorë kemi qenë në krye të iniciativës për alfabetin e sotëm të shqipes, dhe për të hapur shkolla shqipe qysh në fillimet e Rilindjes kombëtare me familjen Qiriazi dhe shohim një lidhje të ngushtë të shkollës me fenë sepse shkolla është një instrument i dijes për të vërtetën.
2) “E vërteta i bën njerëzit të lirë.” E vërteta nuk është monopoli i askujt dhe i asnjë feje ,shkolla është institucioni i përkushtuar për të aftësuar nxënësit të kuptojnë dijen e të vërtetës së realitetit.
3) Kjo iniciativë e qeverisë bën dallimin e dimensionit fetar të shoqërisë, si nje dimension i rëndësishëm i jetës për t’u studjuar nga një institucion i dijes së përgjithshme.
4) Kjo iniciativë gjithashtu tregon besim tek shqiptarët që nuk duhet të kenë frikë nga feja, por janë gati t’a diskutojnë hapur në “sofrën” e tyre që i ka të gjithë të barabartë.
5) Një garanci e kësaj iniciative për sukses është përfshirja e gjithë komuniteteve fetare. Asnjë nga pëfaqësuesit e feve shqiptare nuk ka mundësinë që t’a bëjë shkollën vend indoktrinimi, sepse ne jemi ftuar të gjithë në këtë tryezë dhe media ka një rol të rëndësishëm për të ruajtur në prezantimet e veta këtë pluralitet të ideve në “tryezën” shqiptare të feve.
6) Fatmirësisht ekzistojnë përvoja të shumta nga vende të ndryshme në këtë drejtim dhe nuk do kemi nevojë të krijojmë çudira, por sigurisht do kërkohej një diskutim i përshtatur ndaj situatës shqiptare ku asnjë nga fetë nuk ka monopolin e Shqiptarisë që konsiston në bazën e bashkëjetesës sonë vëllazërore.
Sugjerimi ynë si ungjillorë është:
Mësimi për fenë duhet të synojë (1) që nxënësit të mësojnë të analizojnë tiparet e besimeve specifike, parë në kontekstin e (2) jetës së praktikantëve të tyre, (3) përgjithësimeve universale për fenë, dhe (4) në diskutim me botëkuptimet e tjera jofetare.
Mendimet tona më specifike do të kemi rast t’i bëjmë të ditura më vonë, por parimi ynë për mbarëvajtjen e kësaj punë mbetet ai i Jezus Krishtit “bëj për tjetrin atë që do të doje të bëhej për ty”. Kështu që, kam besim se bashkë me komunitetet e tjera do të farkëtojmë një strukturë tolerante për të dëgjuar qartë të gjithë zërat fetarë dhe jofetarë të shqiptarëve për realitetin përfundimtar të supozuar nga feja.
Edhe një herë, ne jemi optimistë për iniciativën e Kryeministrit dhe qeverisë së tij, për t’a bërë objekt studimi serioz besimin fetar duke vlerësuar kështu një fakt të rëndësishëm të jetës, “faktin fetar.”
Tani, mbetet vetëm të punojmë që të kemi diskutime serioze për të kuptuar sa më mirë mendimet e njeri- tjetrit me synim aftësimin e nxënësve dhe studentëve të dallojnë dhe vlerësojnë format e ndryshme të kuptimeve fetare për jetën dhe botën ku jetojmë.
*Kryetar i Vëllazëria Ungjillore e Shipërisë
Ore ungjillor. Po ne protestanteve, perse nuk na njeh si fe ti? Po Jahovain perse nuk e njeh? Hap syte, se mos dalin me shume. Aq sa parti ka, aq fe do te kete Shqiperia. Per asnjeren nuk i plasi bytha kujt. Sepse shqiptari kurr nuk ka qene besimtar, pervec ju kryetareve te partive fetare qe doni te gjeni nje vend pune per te perfituar.
Mesjetë!
Në shkollat e epokës sonë studjohet kuptimi real i botës nëpërmjet arsyetimit me logjikë shkencore dhe në përputhje me zbulimin dhe formulimin e Lavozierit (më 1756): “Asgjë s’lind vetiu, asgjë s’krijohet, po çdo gjë transformohet”. Mandej, në shkollat e epokës sonë mësohet zhvillimi I qytetrimit, zhvillimit kulturor që përfshin, zhvillimin historic të njeriut nëpërmjet teknologjisë dhe menyrës së jetesë; perfshinë kulturën në terësi që shprehet me: artin, letërsinë që nga mitet deri tek krijimtaria e poemave, dramave dhe romaneve, mandej me sistemet ideologjike, sistemet politike, sistemet e demokracive, të diktatuave, format e qeverisjev; si dhe shfaqja e ideologëve teiste dhe degezimi I feve me origjine hebaraike apo edhe jo-hebraike, me permbajtjen dhe komentin me logjike shkencore te citateve morale të shkrimeve të shenjta. Pavaresisht se këto dhe dalja ne skenë e ideve fetare përfshihen ne lendën e histories, në këtë kuadër mund të futen edhe veccmas si lëndë më vete me titullin “Qytetrimi Boteror” dhe në ketë kuadër të përfshihet si temë e veçantë eshe Lindja dhe Zhvillimi i ideologjisë teiste që degezohet në ideologjira fetare, të cilat janë ushtruar dhe vazhdojnë, aty-ketu, të ushtrohen nepermjet politikave sunduese dhe ekspanmsioniste fetare. Pra, nuk mund të futet nëpër shkolla edukata fetare qe ushtrohet prej klerikesh neper faltore divergjente. Mbase e tolerueshme edhe mund të vihesh lenda “Teologjia, Astrologjia dhe Kuptimi Real i Botës”.
Nga doli ky ungjillori qe paska luftuar per gjuhen shqipe!
Perse duhen 100 fe dhe kisha qe te gjitha besojne tek krishti?
Ju jenin te percare per vete,o DJALL I ZI dhe doni te na mbushni mendjen se femijetv tane duhet t’u njohin juve!
LARG FETE NGA SHTETI DHE ARSIMI SHQIPTAR!
Jemi shtet LAIK dhe nuk kemi pune me fete,pervec se doni te percani popullin dhe te zbatoni porosite e atyre qe nuk e duan ARSIMIN tone!
Femijeve u duhet mesuar SHKENCA e jo feja!
FEJA KA QENE DHE ESHTE OPIUM PER POPULLIN!
Ne se jeni fetare te bindur,PSE i keni pranuar pushtetaret t’u urojne per pashke e per bajram kur dihet se disa nga ata jane me DJALLIN dhe kane bere krime si Berisha,Mediu etj???
LARG DUART E FELLIQURA NGA ARSIMI!
Ne prinderit,gjysherit etj jemi kunder futjes cse FESE ne shkolla!
Kush te doje fete le ta coje femine ne shkolla fetare!
EDI NRAMA!
Po i ve kazmen arsimit!
NGA NA MBIU NJE FE ME SHUME? UNGJILLORET!!!????
PRITE KUR TE DALIN EDHE BISHTA TE TJERA.
Eshte fatkeqesi shperfytyrimi i shtetit L A I K.
Shkolla eshte Laike. Per kete luftuan rilindasit dhe ata qe hapen shkollat e para Shqipe. Fusni fene ne shkolle dhe i keni futur sherrin dhe percarjen fetare ketij vendi.
Ka Rilindje dhe Lirindje.
Kur Lirindja drejtohet nga tradhetare dhe kriminele, kthehet ne Rivrasje.
Koha e hyqymetit ka ardhur prape per Shqiptaret, nderkohe qe Qeveria e Pustecit punon per tharjen e Liqenezes dhe varrin e shqiptareve.
Shqipot nuk po kuptojne akoma cpo ndodh, po merren me nje video seksi te buza e Lanes.
Indinjohen pse spo ndertohet Parku te Liqeni, qe Ramuti I Pustecit e ka hapur per loje me PDne, te defrehet pak se si luhen ndjenjat e shqipkareve per PSne e Pustecit. Dhe te mjekerroshave.
Deri dje kujtonim se vetem Salua na e damkosi Republiken dhe e njollosi ne anetaresimin e vendeve islamike.
Tani kemi kete gallofin megalloman qe mbart lavdine me dron dhe me fjalime, ndersa vertet shqiptareve ju fut thiken pas shpine, dhe ju nderton nganje park per ti marre me te mire, kalamajte..
Ti e mbeshtet se vetem kisha qe besojnev tek Krishti jane nja 10 ne Shqiperi!
E keni kthyer ne biznes e jo fe!
Vetem Enver Hoxha ju erdhi hakut ju mjekerr cjepeve!
Pordhe me rigone o njeriu i Zotit………………….!!! ”Tolerance” dhe ”Mirekuptim” me gjaxoret sunite,shiite dhe mujahedine….!!!!!!!!!!! JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO,eshte thjesht HIPOKRIZIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII!
Nuk ka ”shkuarje vllazerore” me dylberat e Mohamedit,kush beson te kunderten thjesht eshte per psikiatro!
Miremore Ylli, po ti je nje doc bir doci dhe nuk te ze bese kush.A mund te kete idjotesi me te madhe ,qe ti dergojme femijet ne shkolle per te marre dijet e shkences dhe atje ta kthejme ne murg e murgeshe,ate krijese te njome,qe ende s`ka dale ne jete ?! Vetem felliqesira si puna jote edhe e Edi Rames , nje cope psikopat i neveritshem mund te beje marrezira si kjo . Turp…, nje mije here turp per kete popull ! Kjo paska qene Rilindja e shkolles dhe arsimit tek ne ? Me vjen te ulerij nga tmerri qe ndjej thelle ne shpirt, se si po e katandisin vendin keta kriminele te vertete.
Ne shkolla duhen marrre dije te themelta mbi shtetin e se drejtes,mbi Kushtetuten ,mbi te drejtat dhe detyrat e qytetarit,,,,te cilat ende fatkeqesisht nuk jane futur ne programet e edukimit.
NUK e mbeshtes nismen e Kryeministrit,per futjen e njohurive te kultuarve fetare ne programet shkollore,,,t’a quaj lajthitje ,eshte shume pak.
TUNG.
Ja pra dhe aresyeja pse e mbeshtesin rAMEN keta. Sic edhe e sqaron qarte zoteria duan qe femijet te njihen me BOTEKUPTIMIN fetar dhe jo me historicitetin e fese, gje qe eshte tashme e trajtuar ne tekstet shkollore.
Njohja e botekuptimit fetar krahas atij shkencor me qellim krahasimin e te dyjave duke i vene ne te njejtin nivel dhe duke i barazuar thjesht si dy botekuptime te ndryshme eshte shkulje nga THEMELET e parimit te laicitetit dhe MINIM i edukimit shkencor te brezave te ardhshem.
Mos harrojme qe keto direktiva vijne nga SHBA, shteti perendimor me besimtar ku 72% e njerezve besojne se krishti u ngjall nga varri. Nuk duhet te biem ne gracken e tyre. Jemi nje vend me tradite laike te konsoliduar dhe ky eshte nje rrezik shume i madh qe i kanoset kesaj tradite.
Tjeter gje thote artikullshkruesi, per tjeter gje e komentojne te tjeret. Duket qe e kane mendjen te mbushur dhe te mbyllur. Ketu nuk behet fjale per reklamuar x klerik, po per te dhene me shume informacion per thelbin e seciles nga fete. Ne Shqiperi prania e feve te ndryshme eshte realitet. Cfare do te behet, do te injorohet ky fakt apo do te kete me shume informacion qe te kuptojme me mire njeri-tjetrin? Eshte tjeter gje qe mund te debatohet a duhet apo nuk duhet, se si mund te realizohet, si mund te ndertohet nje liber per kete pune etj. Mbase mund te jete nje lende jo e detyrueshme, pra me deshire. Po nuk mund te anashkalohet fakti qe ne vendin tone ka shume njerez qe besojne ne Zot me gjithe zemer, ashtu sic ka plot te tjere qe nuk besojne me gjithe zemer. Keshtu qe askush nuk ka te drejte te marre flamurin e “patriotizmit” me duart e ateizmit dhe te na shese atdhetari. Shqiperia eshte e te gjitheve ne qe kemi lindur ne kete vend, nuk eshte vetem e ateisteve. Ku dolem me 50 vjet qe ndaluam fene? Kur te pranojme dhe respektojme tjetrin edhe pse mendon ndryshe atehere kemi bere progres. Keshtu kemi per te mbetur ne po kete vorbull lindore. Dhe mos harroni, libri i pare ne gjuhen shqipe eshte “Meshari” i Gjion Buzukut, edhe i dyti, edhe i treti. Nuk i vjen e keqja njeriut nga dituria (edhe per fene), perkundrazi, padituria eshte ajo qe sjell me vete te keqen. Sa per ilustrim: Inkuizicioni ne mesjete mbeshtetej ne dituri apo padituri? Mbeshtetej ne moslejimin leximit te shkrimeve te shenjta nga njerezit (pra, ne padituri). Ishin turma njerezish te paditur, te trembur e te manipuluar qe ngrinin zerat ne kor per te dhene denimet kapitale. Keshtu me ngjane sot edhe komentet e mesiperme. Tung!
Mjaftojne njohurite themelore historike per lindjen e feve te ndryshme, per bazat e tyre. Ne Shqiperi kjo mjafton. Keto njohuri mund te thellohen ne lendet e historise, gjeografise, letersise, historise se artit etj. Ore te veçanta per fene do te shkaktojne vetem perçarje, rremuje dhe sherre.
po mire mo nuk e kuptoj se ç’fare do tu mesoni femijeve rreth fese, se si dijetaret e kohes dhe shkencetaret digjeshin ne turen e druve nga feja, se si muhamedi u martua me nje 9 vjecare etj etj pa fund si keto…., jetoj ne EU dhe te them te drejten femijet lenden qe urrejne me teper eshte ajo qe behet rreth fese..
alex, e ve re sec’po thua: “shkencetaret digjeshin ne turren e druve nga feja”. Inkuizicioni qe lindi ne Spanje nuk lejonte qe njerezit te informoheshin per besimin. Nuk lejonin qe Bibla te perkthehej dhe te lexohej nga njerezit e te kuptohej. Pra, donte t’i mbante njerezit ne injorance. Ishte vetem ne gjuhen latine dhe mundesite per ta lexuar i kishin vetem shume pak njerez. Nuk behej fjale per besim, por per bestytni. Bibla nuk i predikon keto gjera, vrasje, djegie etj. Shfletoje dhe do te bindesh. Prandaj, shpjegimi i thelbit te seciles nga fete do te ndihmoje te kuptohet se c’eshte secila dhe jo te kthehet nje mjet ku cdo manipulator i veshur me petkun e klerikut (si ne mesjete) te mos arrije te perfitoje nga padija e njerezve.
Per te shpetuar arsimin dhe brezin e rri nga nje atavizem tjeter i diktuar nga mendjet e ngushta te politikaneve duhet te bejme REFERENDUM.
“HISTORIA e RELIGJIONIT” etj. nuk ka rëndësi se si do quhet lënda mësimore, është lëndë mësimore integrale e sistemit mësimor në Evropë e gjetkë. Lënda mbështetet në shpjegimin e zhvillimit historik të religjionit, format e të menduarit, parimet filosofike që fshihen pas cdo relgjioni,
periudhat e abuzimeve me religjionin, esenca etike e relgjionit, e religjioneve.
Mësimet nuk kanë objektiv indoktrinimi e as sistemimi renditës e kategorizues së feve në” të mira”, “më pak të mira” e “të këqia”. Nxënësit marrin njohuri dhe kulturë mendimi të pavarur, pët t´u aftësuar të nxjerrin gjykime vetë.
Nuk kam dije që kjo lëndë të merr funksionin e indoktrinimit e të ushtrimit të ritualeve fetare në shkollë. Dikush mund të më sqarojë si qëndron puna me Greqinë….
Larg nga indoktrinimi propagandistik fetar!
Shkollat nuk janë faltore, asesi.