Zbardhen akuzat për Shullazin dhe miqtë e tij, akuzohen për gjobvënie ndaj biznesmenëve të ndryshëm

17 Prill 2016, 11:23Politika TEMA

Prokuroria e Tiranës ka ngritur disa akuza ndaj Emiljano Shullazit dhe dy miqtë e tij që u ndaluan mbrëmë.

Ata u shoqëruan në policinë e kryeqytetit me udhër – ndalimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ndaj Shullazit, Gilmando Danit dhe Blerim Shullanit rëndojnë akuzat për gjobëvenie, shkatërrim prone me eksploziv, kërcënim dhe krijim të grupi të strukturuar kriminal.

Sipas prokurorisë, ata kanë shtrënguar disa bizesmenë për dhënie të pasurisë.

“Egzekutohet urdhëri i ndalimit i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndalimin e tre shtetasve për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit A. Z., me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë.

Më datë 17.04.2016, në orën 01:30, u bë ndalimi ishtetasve:

• Emiljano Shullazi, 38 vjeç, banues në Tiranë.

• Gilmando  Dani, 38 vjeç, banues në Tiranë.

• Blerim Shullazi, 32 vjeç, banues në Krujë.

Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë në kohë dhe qytete të ndryshme, kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë në mënyrë të padrejtë biznesmen të ndryshëm.

Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, për tre shtetasit e sipërpërmendur, ka rregjistruar një sërë proçedimesh penale për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e amëve luftarake dhe e municionit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga Nenet 109/b, 152, 278/4, 283/a dhe 333/a Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.

4 komente në “Zbardhen akuzat për Shullazin dhe miqtë e tij, akuzohen për gjobvënie ndaj biznesmenëve të ndryshëm”

  1. Dino says:

    Shtet i kalbur i korruptuar ne cdo qelize.
    I arreston me buje dhe i liron ne heshtje.
    vetem show dhe asgje tjeter.
    Nese do te ishte per krimet qe kryen ky bandit me banden e tij cdo dite tani do ishte thinjur ne burg.
    Perse nuk dalin ketej nga europa te kercenojne njerez keta spurdhjake apo e dine qe se shohin me driten e diellit deri sa re ngordhin si minj.

  2. salem says:

    Po he de mbase i mbyllet goja edhe Berishes,se na cau tr. Shullazi,Shullazi.

  3. NINO says:

    O DINO, mus u ngut o DINO…
    nuk mund te etiketosh dike kriminel sepse del nga goja e nje njeriu, qe e ka zakon te shpife…po pse qenka kriminik Shullazi??? c’fare te ka bere ty??
    mos vrau gje me 11 Janar?? ne sy te kamerave??? une nuk di te kete bere nje gje te tille…

    se i bie qe c’do person qe nuk na pelqen, ose vjen per shtat, te jete kriminel dhe me shume…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje