FOTOT/ Veliaj i rregullon lagjen Halim Kosovës

20 Prill 2016, 13:03Sociale TEMA
FOTOT/ Veliaj i rregullon lagjen Halim Kosovës

Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar bllokun e pallateve në njësinë nr. 5 në kryeqytet, e njohur ndryshe si blloku “Shushica”.

Por, një nga banorët e kësaj zone që do t’i gëzohet këtij investimi, me rrugë të reja, ndriçim dhe gjelbërim, është edhe ish-kandidati demokrat për kryebashkiak, Halim Kosova, kundërshtar i kryebashkiakut Veliaj në 21 qershorin e 2015. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputetin socialist Pandeli Majko ishin sot në këtë zonë ku panë nga afër investimet e rëndësishme që janë bërë. E sigurisht, Majko s’mund ta linte rastin pa bërë një batutë për Dr. Kosovën. 

“Është një moment edhe pak më i veçantë që ky ndryshim, ky rregullim i kësaj infrastrukture i shkon edhe kandidatit të Partisë Demokratike dhe mikut tonë të përbashkët, Dr. Halimit sepse i kalon afër shtëpisë dhe mendoj se nga ky investim kënaqen të gjithë, si të majtët dhe të djathtët”, tha Majko. 

Investimet në Njësinë nr. 5 ishin objekt debatesh edhe gjatë fushatës zgjedhore të qershorit 2015, kur kandidati në atë kohë, i Partisë Socialiste, Erion Veliaj i kujtoi kundërshtarit të tij në garë, kandidatit demokrat Halim Kosova, se premtonte investime në infrastrukturë ndërkohë që kishte ende të parregulluar lagjen e vet.

Por, tashmë Bashkia e Tiranës po vijon investimet në çdo zonë ku përfitues është komuniteti, pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë.

32 komente në “FOTOT/ Veliaj i rregullon lagjen Halim Kosovës”

  1. Tiku says:

    Jo per qoke por eshte duke i lujt fen, me punetor ska pasur Tirana..dhe Halimit i eshte bere qejfi besoj ?

    1. olta says:

      Veliaj po i justifikon cdo dit besimin qe i dhane qytetaret e Tiranes gjate zgjedhjeve.
      Cdo dite gjithkujt i ze syri rruge apo vende qe po rregulllohen neper Tirane dhe thua me bindje se kur ka leader ka punetore kur ska leader ka dembela . Bravo!

    2. klea says:

      Ka kaq shume probleme Tirana jone, aq sa thjesht ti mendosh nuk te del koha e jo me ti zgjidhesh te gjitha..
      Por kur shetit neper Tirane dhe sheh ndryshime te tilla te kthehet shpresa se edhe qyteti jone nje dite do jete ashtu sic gjithmone e kemi dashur te gjithe.
      Urime kryebashkiakut per punen qe po ben. I duhej Tiranes nje dore e tile.

      1. Eri Fiku says:

        Po ti Klea, cfare pune ben ?
        Apo je pa pune dhe rri qe ri ashtu kot , del edhe shetit ..

        1. Turi says:

          Ajo i jep pune ca carave si puna jote, qe merren me internetin gjithe diten.

        2. Turi says:

          Ajo i jep pune ca carave si puna jote, qe merren me internetin gjithe diten.

    3. reply says:

      gjithmone ndryshimi ne vetvete eshte pozitiv, nuk e hedh njeri poshte punen e ndermarre, por pse postohen vetem fotot qe i ineterson bashkise? Realiteti eshte shume me i zi se ngjyrat qe na paraqiten ne foto., pas 9 muajsh punime edhe plunur, atehere kur te gjithe banoret prisnin gjelberimin dhe rehabilitimin e hapesirave, bashkia shkon edhe i fut 1 shtress asfalt sheshit midis pallateve , si per te mbuluae te zezat e veta. E perseris, cdo ndryshim ne vetvete eshte pozitiv, por duke marre parasysh edhe kerkesesat e ne banorve.

  2. Gimi says:

    Te lumte Erion. Po punon cdo dite ne qytet ?

  3. Gjergji says:

    Ja kush eshte Erion Veliaj. Personi pa inate politike, njeri i punes dhe i sherbimeve ndaj qytetarit. Menaxheri me i mire per Tiranen. Njeri me vizion dhe ide. Pergezimet e mia i nderuar!

  4. Almir Gjati says:

    Pune per qyetaret e Tiranes dhe per kete qytet plot vlera.

  5. Mitat says:

    Edhe vete halimi e vlereson Erionin per punet qe po ben. Realisht hallall vota zoti Veliaj

  6. Migers says:

    Ndryshime te vogla e te medha po shoh ne cdo cep te Tiranes. Rruget ne cdo ore me punonjes bashkie. Perkushtim maksimal lali Eri.Bravo!

  7. Shpetimi says:

    Te lumte Erion. Kurioz jam cdo thote eno me 2 n tani apo keta te tjeret. Ti po ben ndryshimin e vertet ne kete qytet. Po na ben te ndjehemi krenar. Vazhdo keshtu.

  8. Armando says:

    Bravo Erion Velia. Me ne fund qyteti po ndryshon fytyre. Kjo eshte gjeja qe qytetareve u intereson. Tirana ne pune dhe me fytyre tjeter. Na ben krenar fakti qe te kemi kryetar bashkie.

  9. besimi says:

    Te gjithe ju politikanet ne nje poc pirdhni. I beni ndere njeri tjetrit kurse popullin e thjeshte e lini ne balte e rruge me gropa. Ka shume lagje te tjera qe ka me shume nevoje sesa ato te miqve tuaj o eri i partise

    1. Alkida says:

      Besim pak me shume besim. Erioni kaq pak muaj e kaq shume pune. Gjera te vogla por me vlere, projekte te medha etj personalisht e pergezoj.

  10. Lona says:

    #Ndryshime pozitive ne qytet ?

  11. moza says:

    Bravo Erion, ti po e nderton Tiranen

  12. Albi says:

    Bravo mjaftistat e bashkise. I njejti koment, i perseritur 10 here.

    1. mirel says:

      Po nje mut eshte aty qe komenton. Ndonje nga ato bajgat qe komentojne per Ahmeten,,eshte I njejti refren.
      Pyeteni pak shefin mo, piktori ia dha dha idene e ngjyrave lagjes se Halimit.
      Paska vujt piktori dhe Eri I mamakes, sa tja rregullojne Halimit, me ngjyra jeshile.
      Aman mor piktor, po ne kur do na e puthesh njehere ate prapanicen.
      U bete si Sali ProtoRama
      Vazhdoni dhe ato parakalimet prej Vipi
      Qenie te ndyra

      1. Grigor says:

        O Mirel djali
        Cfare ke qe je ka i hidhur mor burre i dheut qe mbete duke share lart e poshte si Naxhie kurva.
        Nuk ta kane fajin komentuesit qe te kane hequr nga puna apo te kane prere rriskun endonje ryshfeti.
        Njerezit shajne politikanet, ndersa ti shan njerezit.
        Ne qe jemi jashte shtetit nuk dime shume gjera por na ben petshtypje qe ziheni kaq shume per politike. Eshte teper komike kur dy te papune ne Shqiperi marrin perkatesi partiake dhe shajne njeri tjetrin.
        Pastaj nga menyra si shkruan ti, nuk hodhe ndonje gje poshte nga ato qe po ben Erion Veliaj. Ti vetem tregove se te ka mbetur hateri per dicka dhe tani vetem shan, si ata femijet e vegjel.
        Nuk jam kundra qe si Rama edhe Veliaj mund te jene te korruptuar. Por c’ben PDja mor burre? Pse nuk i denoncon ne prokurori vjedhjet? Ai kokoshi Basha te mos ngrehet kot maje plehut, por po qe se ka prova per ato 200 miljonet e Rames te shkoje t’ja ngreje leckat ne prokurori. Po keshtu edhe Berisha.
        Per ministrin e shendetesise Beqja u fol e u sterfol por ai prape minister eshte dhe prape jep koncesione. Gjemb ne kembe nuk i ka hyre.
        Te dhjefsha ty, te dhjefsha tere komentuesit si puna jite, te dhjefsha Bashen e Berishen, te dhjefsha tere opoziten, sepse vetem te lehni si qen rrugesh dini, por me nder mutin te hani. Po qe per juve, Rama vdes kryeminister.
        Pse nuk ngriheni ne protesta qindra mijeshe per t’a hequr Ramen “prej zhelesh” nga kryeministria, sic thoshte ajo merimanga e zeze?
        Edhe protestat i late se e pate qe dolet fiasko. Tani Basha ka dale fshatce.
        Nuk e sheh qe Rama dhe Berisha po zihen kush te fleje ne shtrat me Like Floririn? Nuk e sheh qe bejne sikur zihen por asgje ne fakt nuk ndodh? Nuk e sheh qe reforma e shume pritur ne drejtesi po shtyhet e po shtyhet pa fund? E ke pyetur veten se kush e vonon reformen? Gjeje pergjigjen dhe pastaj vrije mendjen mire para se te shkruash komente kalamajsh ketu, se te paska mbetur qejfi per nje kothere korrupsion qe t’a hoqen nga goja ty dhe ja dhane nje tjetri. Pastaj je edhe fytyre te shash njerezit e thjeshte qe vetem shpresojne te shkretet se me ne fund mos del ndonje qeveri e sakte qe nuk heq e ve te korruptuar cdo kater vjet, por te ndertoje ate dreq shteti qe e prishi nje budall ne 1991- shin dhe kane 25 vjet qe nuk po e ndertojne dot prape.

      2. pertejfasades says:

        Ti o Mirel e paske pire sherbetin e Sales dhe si te gjithe ju edhe ti mbyll syte e shan, vetem shan. Si edhe gjithe te tjeret si ti, ju o skote koqesh
        kamikaze, nuk do mesoni kurre te gjeni ndonje argument per te formuluar te pakten nje fjali per te qene… Eshte mire qe te flisni sic po flet ti
        por brenda kulles suaj idiote dhe suksesin aty do t’jua kishte zili cdo star boteror… Kjo do ishte edhe maksimumi qe do te mund te bente edhe ai shefuci juaj i mbrami te cilin e len zeri here pas here. Un jam i bindur qe PS-ja lutet per shendetin e tij dhe qeveria i jep rroge mujore dhe te majme madje…
        Prej tij nuk i hyn gjemb ne kembe perjetesisht

  13. Sal Grinci qe vjedh Christmas says:

    jo jo nuk eshte I njejti person qe komenton. Populli nuk e do PD e sal grincit qe vjedh Christmas.
    Bravo Erion, zgjedhjet do I fitosh me rezultat edhe me te thelle ne Tirane. Kane frike keta banditet primitive te sal grincit qe vjedh Christmas.

  14. Toni says:

    Une jam banor i kesaj lagje dhe jam i majte .Qe ta dini ju ky eshte me mire mos ti bej se sa ti bej keto rregullime se pastaj i zhvat nga parate banoret e zones .Per tre hyrje pallatesh ka vizuar vetem 7- 8 vende parkimi ,dhe sigurisht qe nuk ka vend per te gjithe banoret e lagjes .Keshtu qe je i detyruar kthehesh nga puna i lodhur te parkosh jashte vizimeve ,por menjehere te vejne gjoben ose hekurin te goma ,te keni parasysh qe keto jane ruge qore qe te cojne thjesht tek hyrja dhe askund tjeter .Ka dhe me keq, tha qe do i pajis banoret me karte dmth nje takse me teper per te paguar .Z Kryetar eshte nje zhvates i paskrupullt i parave te qytetareve .

  15. Toni says:

    ky eshte vetem nje zhvates i xhepave te qytetareve

  16. enter"" says:

    Pergezime per punen e bukur.

  17. Artan says:

    Kur e gjykoni dhe kete vajmedet. Punet qe premtoi po ben ,ato pune qe lul basha sguxoi kurre se flinte gjume…

  18. pertejfasades says:

    Edhe un si Toni, jo si shumica juaj komentues profesioniste krahembajtes, jam banor i lagjes, i majte dhe perkrah fuqimisht komentin e Tonit, duke shtuar se me ate mungese parkimesh qe kane lene ne rrugicat tona qorre pervec alernatives se hekurit te verdhe ke rrota na kane bere te mundur edhe ekoparkingun e bashkise tek stadiumi Dinamo, me pagese prej 100 Leke te reja ne ore, ose 20 Euro ne dite per nje dite qe nuk ke nevoje per makinen. Cili eshte ai specialist i famshem rrugor qe 50 ml rrugice qorre midis pallateve e ka planifikuar pa asnje vendparkim, me dy kahje levizje dhe me tabea ndalim qendrimi ne te dy anet, qe do t’ja kishte zili shumica e rrugeve nacionale ne Shqiperi.

    1. Eri Fiku says:

      Te dashur komenues .
      Ashtu sic ka thene edhe Kryetari yne, populli, pra ju , jeni pronaret e vertete, kurse ne jemi sherbetoret tuaj.
      Ndoshta ja fus kot, por edhe ai kryetari tjeter, qe ka vdekur, para ketij Kryetarit tim , kushte thoshte me duket…
      Nejse qe te mos zgjatem, sic e dini une kam nje ender: Edhe te pasurit ti hypin autobuzit.
      Prandaj, keq me vjen, por deri sa te realizohet endra im e, ju do te rrini pa gjume..
      Prandaj filloni qe tani te mendoni si te beheni te pasur, qe te mos kemi llafe pastaj.
      Nuk dini si te beheni te pasur ? Nuk ka problem : ju jep leksione xhaxhi Koço i partise sime.
      Por kujdes se mos ju ben shume te pasur ai ,se pastaj ju vjen kriminel Shullazi dhe jua merr te gjitha si Robin Hudi.
      Por kujt ja jep ai millionat tuaja do thoni ju ? E kemi zgjidhur edhe kete : kemi Erion Braçen !

      Shkurt ne jemi nje parti-qeveri qe funksionojme si pakete e plote ne sherbimin tuaj.

      Hajt tung tani se po me iken aroplani per Londer .

  19. Genti says:

    Bravo Toni. Ne qe jemi banor te lagjes e kuptojme ca halli na ka gjet. Ta parkojme makinen te mami i Erit. Jemi bo si shtetrrethim, mire nuk ka ku me parku po vijne na vizitojne cdo 10 min makinat e bashkise per gjoba. Po rruge lagje me sens unik jane, ku e sheh te keqen lali eri te parkojme ne te dy krahet ose rrugica lagje me sens unik me dy korsi pse mos te jet njeri krah parkim???!!!!
    Ju qe e lavderoni ishalla ju masakron ne lagjen tuaj.

  20. e verteta says:

    Shume bukur kesaj I thone me ta ly mutin me bojra vaji shume ngjyreshe. Nje pikture e vertete si Banana Republic.

    Sa tgezume jane kamunistat ,e harruan Shullaz-Tahir dhe bemat e PS ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje