Nga “kryeqytet i gjumit”, në “Tirana në Punë”

20 Prill 2016, 09:45Sociale TEMA
Nga “kryeqytet i gjumit”, në “Tirana në

Nisja e detyrës si kryebashkiak i Tiranës ishte mjaft e vrullshme për Erion Veliajn, i cili duhet të përballej me një kryeqytet që, siç shprehej ai, i kishin munguar investimet gjatë 4 viteve të drejtimit nga Lulzim Basha, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike.

Pas 4 vjet gjumi – siç vlerësonte Veliaj punën që (nuk) kishte bërë për kryeqytetasit ish-kryebashkiaku Basha, tashmë për të ishte koha që të sillte përmirësim të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Erion Veliaj u ul në karrigen e kryebashkiakut në korrik të 2015-ës, e pavarësisht ‘vapës’ përveshi mëngët për të nisur menjëherë nga puna.

Një gjuhë e vendosur, por mjaft e ashpër ndaj atyre që nuk do të kryenin detyrën ashtu siç duhet në shërbim të qytetarëve, por edhe ndaj qytetareve qe shkelnin rregullat e bashkejeteses ne komunitet.

Në takimet e shpeshta që zhvillonte me punonjesit e Bashkise se Tiranes refren i deklaratave të tij ishte: Puna për qytetarët. Po kaq e ashpër ishte edhe gjuha me kryeqytetasit: Kush do të shkelte ligjet e të jetuarit në komunitet, do të gjobitej.

Por 9 muaj më pas, Veliaj duket se është kënaqur nga puna e tyre, aq sa punonjësit e pastrim gjelbërimit, apo ata që kujdesen për ndriçimin në rrugët e Tiranës, kryebashkiaku i quan kolegë.

Rasti më i fundit është në këtë status të ditës së sotme në rrjetin social Facebook, ku shoqëruar edhe me disa foto, Veliaj shkruan:

“Mirënjohje për të gjithë kolegët tanë, e bëjnë Tiranën një qytet më të mirë çdo ditë. ‪Tirana në Punë”.

2 komente në “Nga “kryeqytet i gjumit”, në “Tirana në Punë””

  1. Albi says:

    Edhe betonieret te Parku ne darke shkojne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje