Emiljano Shullazi duket se është kthyer në kryefjalën e ditëve të fundit. Emri i tij është përmendur në çdo media dhe thuajse nga çdo politikan i mundshëm. Kjo ka bërë që popullariteti i tij, pavarësisht se ka qenë i përfshirë në shumë ngjarje kriminale, të rritet. Së fundi, portali “Jeta Osh Qef” ka publikuar një video, ku disa vajza përshëndesin Emiljano Shullazin dhe bandën e tij.
Ndoshta mediat dhe personat publikë duhet të bëjnë pak më tepër kujdes kur është fjala për të tilla raste, pasi rrezikojnë që persona të tillë t’i kthejnë në heronj dhe modele për t’u ndjekur.
keto vajzat do kete patur parasysh edhe Meroja, qe ne editorianlin e tij te djeshem e quante Shullazin hero, padashur kuptohet. Ja cdo me thone me qene qefli femrash…ha ha ha