Në Konferencën e dytë të Traumës mjekët kanë kërkuar nga Minsitria e Shëndetësisë hapjen e një dege të traumës në Universitetin e Mjekësisë. Shtimi i fondeve për përmirsimin e infrastrukturës ishte një tjetër kërkesë e shtruar nga mjekët, të cilët u shprehën se kapacitetet dhe infrastruktuar aktuale e spitalit të Traumës nuk mjafton për të mbuluar numrin e lartë të pacientëve. Nevojën për përmirësimin e sisitemit të Traumës e vuri në dukje edhe presidenti i Traumës për Europën Ari Leppäniemi. I pranishëm në Konferëncë, ministri Ilir Beqaj njoftoi se do të akordojë një shumë prej 100 milionë lekësh për blerjen e protezave që do të vihen në funksion tëkëtij institucioni.
Nga Teuta Shamku
Qytetarët e grupmoshës 20-44 vjeç, përbëjnë gjysmën numrit të vdekjeve që shkatohen nga aksidentet, sëmundje që në mjeksi trjatohen si trauma. Për të ulur numrin e vdekshmërisë nga trauma, mjekët kërkojnë përmirësimin e sistemit të traumës, çka do të thotë më shumë fonde për infrastrukurën dhe rritje të kapciteteve të trajnuara. Këto u bënë të ditura në Konferencën e 2-të Kombëtare të Traumës, e mbledhur në Tiranë, ku mjekët kërkuan edhe shtimin e një degë të traumës në Fakultetin e Mjeksisë.
Presidenti i Shoqatës së Traumës në Shqipëri, Myftar Torba, nënvizoi se ndonëse është punuar shumë dhe numri i vdekshmërisë nga kjo sëmundje është ulur, kërkohet të punohet në ngritjen e kapaciteve të sistemit të traumës.
Ndërsa Presidenti i Traumës për Europën Ari Leppäniemi, nënvizoi se Shqipëria ka mjekë shumë të kualifikuar që përballen me një fluks të të aksidentuarave, por qeveria duhet të punojë në drejtim të forcimit të sistemit të Traumës.
“Dje erdha në Tiranë, doja të shijoja bukuritë e vendit dhe peshkun po ashtu. Shkova në një restorant pranë bregdetit, një person që ishte aty më tregoi se kishte bërë aksident me makinë, kishte këmbën e dëmtuar, ai më tha : “Doktorët më shpëtuan jetën”. Por në fakt është më shumë se kaq, ajo që i shpëtoi jetën atij, është sistemi, pra sistemi i traumës. Kujdesi ndaj traumës fillon që nga moment i evidentimit, ndihma ndaj të aksidentuarit, transporti për në spital, pra është një zinxhir i tërë që duhet të funksionojë për të mbijetuar nga aksidenti. Ky sistem duhet të përsoset që të mos humbim jetë”, tha Leppäniemi.
Lidhur me akuzat e ngritura në media se Spitali i Traumës nuk ka as proteza, pajisje të domosdoshme në rastet e aksidenteve, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dha lajmin e mirë se 100 milionë lekë do të vihen në dispozicion për blerjen e protezave.
Trauma renditet e gjashta si sëmundje si shkak i vdekshmërisë në botë. Në vit humbin jetën nga traumat afro 5-6 milionë njerëz. Kjo është një sëmundje me kosto të lartë në trajtim dhe ndërhyrja në kohë mund të shpëtojë jetën e afro 30 % të aksidentuarve.