Nuk kishte asgjë komike në thirrjen e djeshme të ish-kryeministrit për të rrëmbyer armët, por vetë personazhi është qesharak. Dhe unë nuk do të isha këtu përpara jush sot, nëse nuk do të kishte një pjesë të shoqërisë sonë, e cila e merr akoma seriozisht këtë personazh qesharak. Ashtu sikundër nuk do t’ia vlente humbja e kohës me të, nëse ky personazh qesharak nuk do të diktonte axhendën politike dhe tonin e komunikimit publik të opozitës më të madhe në vend, Partisë Demokratike.
Ka disa arsye për të hetuar Sali Berishën si ish-kryeministër i vendit. Kjo e thirrjes së popullit për t’u armatosur, është vetëm një arsye më shumë. Në një vend normal, sot tellalli i kryengritjes së armatosur, do të ishte përpara prokurorëve. Kështu e thotë edhe ligji ynë i shkruar normalisht, për një vend normal. Por Shqipëria s’mund të jetë një vend tërësisht normal, për sa kohë çka shkruhet në ligj nuk vlen njësoj për të gjithë. Për sa kohë nuk shpëton nga zgjedha e pandëshkueshmërisë së politikanëve, prokurorëve, gjyqtarëve. Shqipëria s’mund të bëhet vendi normal që meritojnë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi për të cilët ligji lexohet ndryshe dhe zbatohet ndryshe nga ç’lexohet e zbatohet për ata që i bëjnë ligjet apo për ata që paguhen nga taksat e shqiptarëve për t’i trajtuar të gjithë si të barabartë përpara ligji. Prandaj, Sali Berisha nuk është hetuar deri më sot për çfarë ka bërë e as mund të hetohet për çka tha dje, për sa kohë Reforma në Drejtësi nuk do të votohet dhe zbatohet.
Njerëz të ndershëm e të arsyeshëm, përpiqen të gjejnë “pse”-në e thirrjes haluçinante të Saliut për të armatosur shqiptarët. Shumë prej tyre më kanë shkruar edhe mua, tepër të shqetësuar. “E bën për këtë, e bën për atë”, etj, etj… Të gjitha çfarë thonë bëjnë sens, padyshim, por në thelb s’ka asgjë të re dhe në fakt asgjë për t’u shqetësuar, përtej një gjëje: fatit të Reformës në Drejtësi.
Në thelb, thirrja e Saliut është një fakt më shumë, për një gjë që dihet botërisht prej shumë vitesh: Pabarazia para ligjit.
Dhe pikërisht, privilegji i të qenit mbi ligjin është shënjestra e Reformës në Drejtësi, e cila hap rrugën për shembjen e kastës së politikanëve, prokurorëve, gjyqtarëve, që prej 25 vjetësh jetojnë jashtë kufijve ligjorë të Republikës së Shqipërisë. Saliu është tipiku, prandaj dhe bie më shumë në sy. Është shëmbëlltyra më monumentale e “të fortëve” të veshur me kostum. Prandaj dhe e enjtja është bërë dita kur parlamenti nuk u tregon shqiptarëve rëndësinë e ligjeve që miraton, për të cilat nuk flitet thuajse fare, por u tregon pafuqinë e ligjit përballë një personazhi aq qesharak, sa në çdo vend tjetër të Europës apo dhe të rajonit tonë, do ta kishin sistemuar me kohë në arkivat e të shkuarës.
E enjtja është bërë prej disa muajsh dita e veçantë e sebepeve për të shtyrë e zvarritur Reformën në Drejtësi. Sa më shumë rritet presioni publik dhe ndërkombëtar për reformën, aq më shumë rritet tensioni në Parlament. Sa më shumë afrohen afatet fundore të reformës, aq më shumë dëshpërimi i Saliut bëhet dëshpërimi i Partisë Demokratike. Sa më shumë ngushtohet rrethimi për ata që i tremben reformës, si djalli temjanit, aq më shumë thellohet politika kriminalizuese e Partisë Demokratike për qeverinë.
Në vend të vinte në rritje, siç do të ishte e udhës dhe normale në respekt të të gjithë shqiptarëve, të atyre që votojnë këtë shumicë apo dhe atyre që votojnë PD-në, intensiteti i punës së përbashkët për reformën që e duan praktikisht të gjithë shqiptarët e zakonshëm, në fakt ka ardhur në rritje tensioni artificial që Partia Demokratike me Saliun në krye, e kanë çuar dje në kulm, duke i bërë thirrje popullit për marrjen e armëve. Kjo zbulon qartë se dinamika e kësaj politike të dëshpëruar tensionimi, është e planifikuar për të ardhur në rritje, për të penguar reformën dhe mundësisht për ta abortuar atë, duke krijuar një atmosferë sa më të rëndë për të nxitur zhvillime që justifikojnë braktisjen e reformës. Nëse i kthehemi gjithë kronikës së këtyre muajve dhe shohim si është krijuar kjo dinamikë, do të shohim se është pjesë e një plani, pavarësisht se ekseset nga vezët te lodrat janë shprehje e një fakti të thjeshtë: plani është i dëshpëruar, ata që duan ta vënë në jetë janë të dëshpëruar dhe shanset që ky plan të funksionojë, janë dëshpëruese.
Saliu nuk e do reformën. As PD-ja s’mund ta dojë reformën dhe jo vetëm sepse nuk e do Saliu, që është një arsye shumë e madhe dhe e pakapërcyeshme për PD-në, po sepse Saliu s’është i vetmi demokratikas që sëkëlldiset nga ideja se reforma mund t’i kthejë “të fortët” e veshur me kostum dhe të strehuar nën flamur, në të pandehur, të pafuqishëm për të dalë mbi ligjin. Por as Saliu, as PD-ja, nuk kanë kurajo ta thonë që nuk e duan reformën dhe duan t’a hedhin në erë rrugën e reformës, duke rritur në maksimum intensitetin e politikës kriminalizuese e duke shpresuar që rrugës të plasë ndonjë gjë sa më e rëndë dhe ata të justifikojnë asgjësimin e reformës.
Ja pse e rritën në kulm volumin e gënjeshtrave e të akuzave ndaj qeverisë dhe policisë për rastin e Emiliano Shullazit pas mesazhin të marrë nga Shtëpia e Bardhë për reformën. Ja pse është rritur këto ditë edhe volumi i plehrave anonime që nxjerr koshi digjital i Saliut. Ja pse u bë dhe thirrja për marrjen e armëve!
Shtëpia e Bardhë dha një mesazh shumë të fortë e të qartë për Reformën në Drejtësi, për të gjitha palët, në respekt të plotë të popullit shqiptar dhe të aspiratës së popullit shqiptar për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian në një proces që Shtëpia e Bardhë, SHBA, e mbështesin fuqimisht. Mesazhi është shumë i qartë: Të gjithë ata që përfaqësojnë popullin shqiptar, qofshin në qeveri, qofshin në opozitë, nuk munden dot ta tradhtojnë këtë aspiratë madhore që përcakton dhe fatin e procesit të integrimit në një fazë ku Shqipëria ka të gjitha mundësitë, ka të gjithë partnerët dhe ka siguruar të gjithë mbështetjen për të hapur negociatat dhe ku njëkohësisht politika nuk mund të bëjë lojën e zjarrit që ta djegë këtë shans historik, sepse gjërat janë dinamike dhe Europa e nesërme nuk është e thënë që të jetë Europa e sotme.
Gatishmëria e sotme e partnerëve tanë më të mëdhenj, nuk është e thënë që të mbetet e pandryshuar, për shkaqe që nuk varen domosdoshmërisht nga ne.
Çuditërisht, ndërkohë që duhet të ishte intensifikuar puna për reformën pas mesazhit të qartë edhe të Shtëpisë së Bardhë, vjen mesazhi për të marrë armët. Me demek, për t’u mbrojtur nga krimi që ka marrë dhenë, po në fakt për të mbrojtur Saliun nga Reforma në Drejtësi.
Çdo mendje normalisht e kthjellët këtë e kupton siç kuptojnë sytë dritën e diellit. Për t’i dhënë këtij personazhi qesharak, një justifikim sa më të madh, që të mos bashkëpunojë, ai dhe partia e tij, me qeverinë e krimit. Sepse Saliu e di më mirë se shumë të tjerë, në mos më mirë nga të gjithë, kuptimin e plotë të mesazhit të Shtëpisë së Bardhë. Ashtu siç e di më mirë se të gjithë që mesazhet e Shtëpisë së Bardhë, nuk janë pikat e Rregullores së Kuvendit, që ai s’i ka marrë parasysh asnjë sekondë për 25 vjet rresht. Prandaj edhe e ka humbur krejtësisht toruan dhe thërret në ndihmë gjithë arsenalin e fantazisë së tij, në një përpjekje ekstreme dhe të dëshpëruar, që t’u tregojë shqiptarëve një film aq të tmerrshëm, me kriminelë dhe me qeveritarë që janë njësh me njëri-tjetrin, për të justifikuar pastaj thirrjen: “Merrni armët, që të mbroheni!” Po në fakt, në pritje që të gjenden qorra, që ta ndjekin pas e të bëjnë mundësisht ndonjë nga ato hatatë që ai ka treguar në histori se i thërret në ndihmë, kur i lëkunden fort këmbët, jo më sot që e kanë lënë dhe gjunjët.
Po kjo është e gjitha një përsëritje qesharake e historisë tragjike të hapjes së depove të armëve, nga i njëjti njeri që sot s’ka asgjë në dorë, përveç inferioritetit absurd ndaj tij të klubit të SHQUP-it, e vetmja gjë që ka në dorë. Prandaj askush s’duhet të shqetësohet dhe të marrë seriozisht mundësinë që nën thirrjen e Saliut të shfaqen prapë armët. Por, të gjithë së bashku duhet të shqetësohemi për fatin e Reformës në Drejtësi.
Sot Shqipëria dhe shqiptarët janë në pozicionin më të mirë gjeopolitik të të paktën njëqind viteve të fundit. Jemi anëtarë në NATO, jemi kandidatë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Partneriteti strategjik me SHBA është tanimë dokument i shkruar. Partneriteti ynë i ngushtë me Gjermaninë është tashmë një garanci shumë e fortë në një proces historik, si ky i integrimit europian. Aleatët tanë, Italia Franca etj, janë në të njëjtën linjë. Jemi të vlerësuar jo vetëm për kontributin tonë në rajon, por edhe për rolin që luajmë si shqiptarë në Ballkan. Shqiptarët e Kosovës sot, po ashtu, janë aty ku askush nga ne se kishte imagjinuar dot vetëm një dekadë më parë.
Shqipëria po përjeton një moment historik, ku për herë të parë të gjithë fqinjët i kanë ulur armët dhe kanë çelur rrugën e bashkëpunimit me njëri tjetrin, falë lidershipit të Kancelares gjermane, që me kurajo nxiti një proces që po vazhdon dhe ka filluar të japë frytet e veta të para.
Vlerësohemi sot si popull dhe si vend si shembull për vëllazërinë dhe harmoninë fetare, një thesar që kemi ditur ta ruajmë dhe një virtyt të cilit i referohen udhëheqësit më të mëdhenj të njerëzimit sot, që nga Papa Françesku, Presidenti Obama, patjetër dhe të tjerët.
Qeverisë sonë i janë hapur të gjitha dyert dhe në çdo derë pritemi me respekt e marrim vlerësime inkurajuese për të ecur më tutje. Çka kemi bërë është qartësisht një arsye për të na pritur me respekt, për të na vlerësuar dhe sigurisht për të besuar se çka mbetet për të bërë, që është akoma më shumë, është e mundur dhe kur, në këtë kontekst, duhet të bëjmë edhe hapin e fundit. Përpara se të hapim dyert e negociatave na del thirrja për të marrë armët, e cila jo rastësisht mbush mediat e botës, sepse Shqipëria sot shihet ndryshe. Saliu ka folur për armët edhe më parë, po mediat e botës i mbushi kur armët kërcitën, jo kur i përmendi. Fakti që mbushi mediat e botës tregon që kjo është një surprizë shumë e madhe, sepse nga Shqipëria që ata shohin dhe nga Shqipëria me të cilën bashkëpunojnë presin gjëra të tjera.
Ndaj unë dua t’u them të gjithëve sot:
Ne po marrim një kthesë të vështirë në çdo sektor të jetës, pas aq shumë vitesh ecje në drejtimin e gabuar dhe rrënues për ekonominë, për energjinë, për arsimin e shëndetësinë, pronat, territorin, për rendin e sigurinë, etj. Reforma në Drejtësi është finalizimi i kësaj kthese, për të vazhduar rrugën në drejtimin e duhur dhe mbledhur hap pas hapi frytet e reformave të rënda, por historike, të këtyre 30 muajve shumë të vështirë. Kemi filluar të bëjmë shtet, por është Reforma në Drejtësi ajo që i jep shtetit forcën e të qenit garant i barazisë së të gjithëve para ligjit. Prandaj edhe është reforma më e zorshme për t’u kaluar, sepse prek ata që deri më sot kanë bërë ligje apo gjyqe dhe ligjet i kanë shkelur më shumë se të gjithë të tjerët, e gjyqet i kanë përdorur për të shkelur të tjerët. Kjo reformë është fillimi i fundit të kastës së të pandëshkueshmëve në politikë dhe në gjyqësor. Prandaj mos u çudisni dhe mos merrni seriozisht rrezikun se njerëzit do marrin armët, sepse Saliut mbrapa nuk i shkon njeri jo për të marrë armët, por as për të mbajtur xhaketën.
Por, shqetësohuni dhe të jemi të gjithë të shqetësuar për këtë rezistencë të kastës dhe që është në fakt rezistenca e lidhjes së hershme në mëkat mes pushtetit të politikës dhe pushtetit gjyqësor.
Nga ana tjetër, po e mbyll duke ju siguruar që reforma do të kalojë. Ajo që mbetet për të parë është me çfarë çmimi.
Edo je NONA.
Demagog I klasit nderkombetar.
Kur ecen ndonje pune mire del e ben llogje e batuta bajate,kur te ngec sharra ne gozhde del e na sqaron si burr I ndershem.
Ke shumicen e popullit me vehte dhe tallesh si delenxhi,njerzit presin drejtesine nga shteti I se drejtes qe te jet nje per te gjith e ti meresh me Visin e Kavajes.
More PS-ne dhe e katandise si pune e PD-se
Ti do edhe shtetin po paske nevoj edhe per gangestera ?? Do drejtesi por me te padrejtet jasht hekurave.I rrepte me fukarenjte I sjellshem me maskarenjte,.
Ti fiton e do fitosh deri sa te jet opozita kjo qe eshte por kjo nuk do te thot se je ne rruge te mbare.
Ngelesh e keqja me e vogel ne ate vend dhe jo zgjidhja me e mire.
Te lumte gjatosh! ?
Pune te mbare dhe suksese, per te miren e popullit!
pse tallesh me arkitektin e rilindjes se vdekur?
Po ku e ke reformed ne drejtesi more Palo mashtrues. Kam te drejte te them kokrra e mashtruesit sepse me fyen intelektit Tim.
Ec plako. ………..pastroje vendin nga bajgat. …..qe bien ere larg shume. …..
Ndermarrja Meta – Kokedhima po mban Peng reformen ne drejtesi. Kryeministri kerkon mjegull duke ngrene kohen me idiotesira derisa Hajduti Meta ti japi driven jeshile.
Gafa tjeter qe do te beje gjatoshit jane zgjedhjet. Ai do ti lere zona te lira LSI se qe te fitoje. Te jete I sigurt qe ato zona do ti fitoje PD ja. Ilir Meta do te kerkoje vota Socialistesh per LSI. Kjo nuk mund te ndodhe qe krye-hajdutit ti dhurohen me deshire thesaret e shtetit.
Meta ka futur pyken Gjermane qe ta shtyjne ne pafundesi kete reforme. Me sa duket AI Gjermani qe foli ne parlament e ka mbushur xhepin mire me parate e thesit. Foli ashtu sic donte Metushi.
Rama po pret kampionatin European. Duke pare ndeshjet asnjerit nuk do ti veje mendja per reformen ne drejtesi. Edhe dy muaj te tjere pas tij do te diskutimet per rezultatet dhe futbolli dhe ben vaki shqiperia te kalojne turin eleminator Ilir Meta do te gezohet me shume nga te gjithe shqiptaret. Shqiptaret do ta kene marre me sukses injeksionin trulloses te rradhes nga politika. Rama do te thote se ska nevoje per reformen ne drejtesi sepse kemi ekipin kombetares qe na con ne konsensus per cdo problem. Kampionati europian do te perdoret per te shtyre akrepat e ores se reformes ne drejtesi. Po arriten ta shtyjne deri ne fund te vitit reformen ne drejtesi e mori lumi.
Do tu thote shqiptareve se perpara kemi zgjedhjet qe jane me te rendesishem. Do te perdoret termi se skemi pse nxitohemi me reformen ne drejtesi sepse po u nxituam do gabojme. Sidomos me e rendesishem eshte zgjidhja e presidentit Ilir Meta I cili do te udheheqe keshillin e larte te drejtesise. Keshtu me ne krye krye-hajdutin Meta reforma ne drejtesi do te ECE perpara me sukses. Ketu eshte e gjithe endrra e hajdutit Meta. Te behet president qe te jete protagonist I nje reforme te deshtuar ne drejtesi. Presidenti ne vend qe te tundi djepen e foshnjes reforme ne drejtesi ka per ti ngulur asaj thonjte ne fyt. Kjo eshte arsyeja pse kjo reforme “amerikane” nuk po duket ne parlament. Duhet ta marim vesh nga Sokol Balla ne “Top Story” kur te fitoje Fatmir Xhafen dhe te na sqaroje per kete problem. Por deri tek presidenti eshte me shume se nje vit kohe qe politika jone e pacipe do ta shtyje PA ju skuqur fytyra. Ne se Saliu nuk e do ti degjohet emri reformes ne drejtesi, Rama dhe Meta duan ta fusin ate ne frigorifer qe ta hane ate te perfunduar dhe gatuar ne guzhinen e tyre Vitin tjeter.
Kam te drejte te them qe do te ndodhe keshtu sepse pacipesia e politikes per te dhunuar intelektit e popullit eshte ashiqare. Kryeministri jone u pyet ne janar se kur to te kalojne reforma e drejtesise ne parlament? Ai tha do kalojne brenda marsit. Kur u pyet ne emisionin Tonight Ilva Tare tha se do kalojne brenda pranveres dmth ne afat edhe pse pranvera ka 3 muaj. Dhe e fundit tha se do kalojne brenda veres. Po ne vere eshte kampionati European dhe deputetet shkojne me pushime e skane nge per reforme se jane te lodhur dhe do shtyhet deri ne vjeshte. Ne vjeshte do kete perseri lufte imagjinare per konsensus derisa Reforma ne Drejtesi te kapi cakun e krishtlindjeve. Po u arrit kjo atehere bye bye reforme ne drejtesi. Ajo do te hidhet ne tenxheren me kapak te LSI se per te mos u hapur me si e tille.
Rama po pret kampionatin European. Duke pare ndeshjet asnjerit nuk do ti veje mendja per reformen ne drejtesi. Edhe dy muaj te tjere pas tij do te diskutimet per rezultatet dhe futbolli dhe ben vaki shqiperia te kalojne turin eleminator Ilir Meta do te gezohet me shume nga te gjithe shqiptaret. Shqiptaret do ta kene marre me sukses injeksionin trulloses te rradhes nga politika. Rama do te thote se ska nevoje per reformen ne drejtesi sepse kemi ekipin kombetares qe na con ne konsensus per cdo problem. Kampionati europian do te perdoret per te shtyre akrepat e ores se reformes ne drejtesi. Po arriten ta shtyjne deri ne fund te vitit reformen ne drejtesi e mori lumi.
Do tu thote shqiptareve se perpara kemi zgjedhjet qe jane me te rendesishem. Do te perdoret termi se skemi pse nxitohemi me reformen ne drejtesi sepse po u nxituam do gabojme. Sidomos me e rendesishem eshte zgjidhja e presidentit Ilir Meta I cili do te udheheqe keshillin e larte te drejtesise. Keshtu me ne krye krye-hajdutin Meta reforma ne drejtesi do te ECE perpara me sukses. Ketu eshte e gjithe endrra e hajdutit Meta. Te UH behet president qe te jete protagonist I nje reforme te deshtuar ne drejtesi. Presidenti ne vend qe te tundi djepen e foshnjes reforme ne drejtesi ka per ti ngulur asaj thonjte ne fyt. Kjo eshte arsyeja pse kjo reforme “amerikane” nuk po duket ne parlament. Duhet ta marim vesh nga Sokol Balla ne “Top Story” kur te fitoje Fatmir Xhafen dhe te na sqaroje per kete problem. Por deri tek presidenti eshte me shume se nje vit kohe qe politika jone e pacipe do ta shtyje PA ju skuqur fytyra. Ne se Saliu nuk e do ti degjohet emri reformes ne drejtesi, Rama dhe Meta duan ta fusin ate ne frigorifer qe ta hane ate te perfunduar dhe gatuar ne guzhinen e tyre Vitin tjeter.
Kam te drejte te them qe do te ndodhe keshtu sepse pacipesia e politikes per te dhunuar intelektit e popullit eshte ashiqare. Kryeministri jone u pyet ne janar se kur to te kalojne reforma e drejtesise ne parlament? Ai tha do kalojne brenda marsit. Kur u pyet ne emisionin Tonight Ilva Tare tha se do kalojne brenda pranveres dmth ne afat edhe pse pranvera ka 3 muaj. Dhe e fundit tha se do kalojne brenda veres. Po ne vere eshte kampionati European dhe deputetet shkojne me pushime e skane nge per reforme se jane te lodhur dhe do shtyhet deri ne vjeshte. Ne vjeshte do kete perseri lufte imagjinare per konsensus derisa Reforma ne Drejtesi te kapi cakun e krishtlindjeve. Po u arrit kjo atehere bye bye reforme ne drejtesi. Ajo do te hidhet ne tenxheren me kapak te LSI se per te mos u hapur me si e tille.
Leri perrallat e kriminelit se ate e njohem ta dhame voten per te bere reformat qe ka nevoje vendi po pate guxim beje perndryshe e ke radhen ti per tu bere per tu qeshur. Apo nuk te le kapoja kuvendit ai qe sndihet gjekundi.
Do te ishte shkrim i bukur po ta shkruante nje qe nuk ka gje ne dore, po jo kryeministri. Populli e votoi, i delegoi pushtetin qe te shohi se si kriminelet , te korruptuerit, hajdutet. te denohen, qe te ndershmit te mos i duket vetja i pazoti dhe i pa afte. A do te vije ajo dite ? Eeeehh e veshtire duket !
Populli shqiptar ndodhet ne nje situate si dikur populli izraelit qe priste Mesian.Ne kete rast presin Reformen!Dhe Pilatus perpiqet te qetesoje popullin me dele te evropes!
BRAVO RAMA NA MBYTE ME REFORMA …HAPE VENDE PUNE …. TE KORRUPTUARIT I FYTE NE BURGJE … SHQIPERINE E PASTROVE NGA PISELLIQET …… BRAVO TANI NA TREGO QYFYRE ME BERISHEN QE ESHTE NJE SKIZOFREN METE KOKE QEPEN BASHEN LOPCARIN … TALLU ME POPULLIN SE VETE KE ME HONGER KE VILA DHE DISA VETURA …POPULLI SKA AS UJE ME PI …. RACONTE ANCORE DES CONERIE .POVER CON ..
Kjo puna e reformes ne drejtesi ka po ate trajektore te Kushtetutes se Shqiperise por me ndryshim te aktoreve nga PS.Edhe atehere Saliu beri cfar mundi por nuk i shkoj lekura dhe me vone na bente mbrojtesin e saj.Te gjithe besuan tek PS per reformen dhe si koalicion i keni te gjitha numrat e nevojshem.Cna nxirni kete Plak matuf dhe te rjedhur perpara?NQS nuk bini dakort si te paafte ja lini popullit me Referendum.Ne ju deleguam pushtetin ju se beni dot.Edi ti e di qe tani nuk bejme me shaka dhe leri filozofite.Boll e lodhet popullin.
Edi rama pengesa kryesore e reformes ne drejtesi..Plani eshte te fitoje zgjedhjet me zgjedhjen e Ilir Metes PRESIDENT,I cili do ta shkrije kancerin LSI ne gjirine PS. Atehere ju plehrat e PS, CFARE DO NA DERDELLISNI. Keshilla ime , merrni rrugen e kurbetit per inat te Edi Rames.
Bravo Edi Rama, je i qarte dha i sakte si asnjehere, fatet e vendit jane ne duarte tuaja, te qeverise tuaj, te gupit tuaj politik, Perpara me kembengulje dhe mbylleni me sukses edhe kete kryereforme te rendesishme qe njerzit mezi po e presin. Ndeshje pa kompromis me fantazmat e Makbethit qe duan ti shmangen gjykuimit te barabarte para ligjit, qe e kane thithur si shushunjat ate vend te bekuar dhe duan te dalin pa lagur. Me hir apo pa hir reforma ne drejtesi do te behet, siç me te drejte e me vendosmeri thoni edhe ju, pra me çdo çmim. Dhe nese jo, shpejtoni REFERENDUMIN, pra drejtohuni savranit, popullit, qe mezi po e pret kete dite fatlume, se i eshte marre fryma ne keto 25 vjet. Eshte momenti me kruçial per vendin, ndaj organizim i persosur, intelegjenze maksimale, ndershmeri e guxim si asnjehere tjeter per te mos bere asnje kompromis me hileqaret, hajdutet, hipokritet, kriminelet e maskarenjte. Beni ate qe duhet te behet ne keto momente te rendesishem per vendin qe te meritoje te ngelet me te vertet ne histori. Asnje terheqje nga ajo qe eshte pregatitur deri tani ne tere paketat ligjore per drejtesine, ndryshe, perserise, drejtohuni tek populli, se ai e di me mire se ku i do mushka drute. Mjafte me se nuk durohet kjo maskarade qe eshte bere deri tani dhe te veje sa me pare haku tek i zoti.
Kryekrimineli i Vicidolit duhet te vihet prapa hekurave, ndryshe Edi Rama dhe PS e LSI-ja nuk e kryer
misionin e tyre historik ….!!!’