Nxënës e studentë, të rinj miq të librit dhe banorë tëNjësisë Bashkiake nr.6 në Tiranëkanënjë ambient të ri dhe të denjë ku mund tëlexojnë, por edhe të kalojnë kohën e lirë duke u angazhuar në aktivitete të ndryshme artistike, sociale dhe kulturore. Në“Ditën Ndërkombëtare të Librit” Bashkia e Tiranës përuroi ambientet e reja të Bibliotekës në Kombinat, e cila ofron kushte dhe një fond të gjerëlibrash të dhuruara kryesisht nga mësuesit, komuniteti dhe shtëpitë botuese. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,tha se bashkia synon tëringrejë të gjitha bibliotekate lagjeve, për të krijuarnjë mundësi më shumë për të rinjtë eapasionuar pas librit.
“Në komunitetet tona duhet të jenë gjithnjë më të rëndësishëm të rinjtë dhe të rejat e talentuara, jeta e të cilëve ndryshon nëpërmjet librave. E duke ndryshuar jetën e tyre, këta të rinj ndryshojnë edhe jetën e komunitetit ku jetojnë”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Më tej, ai tha se projekti i kësaj biblioteke shërben edhe si një projekt pilot, për të parë nëse bibliotekat e lagjeve mund të funksionojnë edhe si qendra rinore, por pa humbur funksionin primar, librin.
“Më vjen mirë që Kombinati është stacioni ynë i parë ku ne rihapim bibliotekat e lagjes. Me pak inkurajim nga bashkia, mund ta bëjmë qendrën e Kombinatit në një shembulltë ri, ku edhe Lapraka, edhe njësitë e tjera mund të vijnë dhe të shohin se si menaxhohet kjo si qendër komunitare, përtej funksionit si bibliotekë”, tha Veliaj. Ai shtoi se Bashkia e Tiranës do të rikonstruktojë të gjitha bibliotekat e lagjeve dhe do të shfrytëzojë të gjitha hapësirat dhe ambientet në pronësi të bashkisë për të mundësuar që ato të shërbejnë edhe si qendra komunitare.
Gjithashtu, kryebashkiaku u bëri thirrje banorëvetëKombinatit qëtëkontribuojnë në pasurimine bibliotekës me libra qëdo t’i shërbejnëedukimit dhe rikthimin e të rinjve te libri. “Do të doja shumë që të gjithë bashkëtë bëjmë një pakt qytetar, së pari ta kthejmë këtë në një qendër komunitare, në një qendër model ku jo vetëm lexohet, por ku bisedohet, ku debatohet, ku promovohet, ku nxisim edukatën qytetare”, deklaroi Veliaj.
Ndërkohë, shtëpia botuese “Dudaj”, në kuadër edhe të “Ditës Ndërkombëtare të Librit”, i ka dhuruar bibliotekës një fond librash, kryesisht për fëmijë, teksa përfaqësuesja e saj, Arlinda Dudaj, vlerësoi nismën e Bashkisë për të rikthyer vëmendjen e qytetarëve dhe në mënyrë të veçantë të të rinjve, te libri. “Sot deklarojmë të hapur edhe projektin tonë “Qyteti i lexuesit”. Në fakt çfarë nënkupton ky projekt? Nuk mjafton që librat janë këtu. Librat janë këtu por e rëndësishme është rivitalizimi dhe prurja e sa më shumë njerëzve në bibliotekë. Jemi përpjekur të sjellim shumë libra për të gjitha grupmoshat, por sidomos për fëmijët sepse është një target shumë i rëndësishëm dhe një grupmoshë që lexon pak, edhe për shkak të teknologjisë”, tha Dudaj.
Bashkia e Tiranës do tënisë një projekt i cili synon që rikonstruktimin e bibliotekavetë lagjeve, duke i shndërruar ato edhe në qendra rinore, që mund të shërbejnë për aktivitete artistike, sociale, kulturore, sportive, etj.
Projekt per tu admiruar,por sa eshte interesi?
Sot,miqt e librit i fshehin librat kur kalojn rruges,druhen mos i tallin.
Me kujtohen disa vargje te nje poezie,qe thote:
…njerzit gjithmone e me te shtrenjta i blejne palltot,
t’ua falesh nje liber me poezi,nuk e duan…..
Akoma ky Erioni nuk e ka marre vesh se Bashkia e Tiranes nuk mbaron tek Zogu i Zi,por tek ish komunat perreth qe jane si mos me keq???
Duku nje here ne Yzberish o adoleshent,karagjoz,se ti nuk je per pune por per show!
Po per mbifaturimet e ujit nga UKT a e more vesh qe nuk e cau njeri trapin per ty?
I paguam mbifaturimet te gjitha bashke me kamaten!!!
Ndersa ti na mashtrove,sa hoqe drejtorin e vjeter se ky i riu eshte me keq se ai.
I vjetri na i futi mbifaturimet,ndersa ky i riu na i mori leket!
Dhe ti na the :ANKOHUNI”!
Te dhjefsha ne ankesat!
Më në fund, gjëja më e mirë për formimin njerëzor…më mirë të lexosh libër se të merresh me llafe në kafe apo të luash domino në park.
Ju lumtë, shpresojmë të vazhdojë kjo inisiativë.
40 Km larg Tiranes por Durresi nuk ka ende nje bibloteke femijesh.
Edhe librat e asaj qe qe perpara I kan cuar tek Varrezat e Deshmoreve.
Thuaj se qetesia a shpirtit te deshmoreve do I bej femijet me te etur per te lexuar.
Po kujt I rruhet … xhuxhi Dako heroik sapo na prezantoj nje project te ri miliona dollaresh
me nje vele te madhe betoni prane portit thuaj se te vegjelit tane do e marrin diturine nga
skulpturat e betonit te Dakos e jo nga nje dhome e vogel kur lexohet dija.