Aksioni i Bashkisë Tiranë “Ta pastrojmë Tiranën” është zhvendosur këtë të shtunë në periferi, në lumin e Tiranës.
Nënkryetari Abaz Hado u shpreh se Bashkia i kushton të njëjtën rëndësi si qendrës edhe periferisë së kryeqytetit ndërsa theskoi se qëllimi i këtij aksioni është ndërgjegjësimi i qytetarëve për të mbajtur pastër mjedisin.